10-VJETË MË PARË NDËRROI JETË HYSEN BIBERAJ. Nga Frank Shkreli

 

 

10-vjetë më parë ndërroi jetë Hysen Biberajt — një burr i njohur i

Malësisë së Gjakovës dhe një patriot i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan

prej disa dekadash – përfaqsues i një brezi atdhetarësh shqiptarë anti-komunistë që,

fatkeqësisht, nuk janë më. Fjala ë e rastit eshtë mbajtur ditën e varrimit më 10

gusht, 2011.  Ai u varros në lagjën Ferfeks të shtetit Virxhinia, jo larg

Uashingtonit, i përcjellurnë jetën e amëshuar nga qindra bashkatdhetarë dhe

miqë amerikanë të familjes të ardhur nga shtete të ndryshme të SHBA-ave. Gjatë

ceremonisë përkujtimore, Frank Shkreli, një mik i ngusht i Hysenit dhe i familjes

Biberaj e kujtoi mikun e tij me këto fjalë:

__________________________________________

 

“E nderuara familja Biberaj, të afërm, miq e dashamirë të Hysenit dhe të familjes.

Jemi këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit një burri malësor, i cili kurr nuk iu

përul rrethanave të vështira dhe asnjëherë nuk iu nënshtrua padrejtësisë dhe

hipokrizisë.

 

Hysenin e kam njohur për pothuaj 40-vjetë më parë, pasi isha njoftuar me të birin,

Elezin në universitetin Lehman në Nju Jork, në fillim të 70-ave. Ç’prej asaj kohe

deri më sot, Hyseni – megjithëse unë nga Shkreli i Malësisë së Madhe e ai nga

Tropoja e Malësisë së Gjakovës — ai më bëri pjesë të pandarë të familjes së tij

mbasi ai due familja u shpërngulën nga Nju Jorku në Uashington, kur i biri i tij

Elez Biberaj filloi punën në Zërin e Amerikës. Për këtë e falenderoj nga zemra.

Si shumë prej nesh, pjesën më të madhe të jetës së tij, Hyseni e kaloi jasht Ardheut.

Me të ardhur në Amerikë, Hyseni iu përvesh punës së rëndë për të rritur 8 fëmij,

me përpjekjedhe mundime të pa-ndërprera e me cilësi të rralla ndershmërie,

ndërkohë që posedonte një vizion pothuaj të përpikët, duke e bërë familjen e tij një

shembull të pashoqtë, jo vetëm për botën shqiptare, por edhe për vendin e adaptuar

– Amerikën. Nuk e besoj se mund të gjëndet ndonjë familje tjetër shqiptare me

 

shumë diploma universitare e post-universitare se familja e Hysen

Biberajt.99Përgjegjës për këtë fakt ishte vet Hyseni, i cili i ndihmonte, i këshillonte

e bile i shtynte fëmijtë e vet– djemë e vajza – të vazhdonin shkollën e të kryenin

universitetin. Si rrjedhim, familja Biberaj ka në mesin e saj autorë e publicistë,

bisnismenë, avoketën e llogaritarë.

Meritat e kësaj familjeje janë të mëdha. Dje, ish-ambasadori i parë amerikan në

Shqipëri, Zoti Rajerson, i cili erdhi për të shprehur ngushëllimet e tija familjes për

humbjen e babait e gjyshit të tyre, në bisedë e sipër u shpreh se Amerika i ka borxh

Hysen Biberajt për kontributin që ka dhënë familja e tij për këtë vend. Ai ra dakord

se edhe Shqipëria dhe i gjithë kombi shqiptar i ka borxh kësaj familje për

kontributin e dhenë për lirinë e demokracinë që shqiptarët gëzojnë sot në Ballkan.

Megjithëse pa ndonjë shkollë të madhe, Hyseni9e dinte mirë historinë e kombit

tonë.99Ai i njihte mirë, pasi kishte qenë dëshmitar, vuajtjet e papërshkrueshme të

popullit tonë gjatë dekadave të shekullit të kaluar nën komunizëm – një histori kjo

burgimesh, internimesh, ekzekutimesh publike dhe vrasjesh të fshehta në burgjet e

Enver Hoxhës dhe të komunizmit jugosllav.

Hyseni ishte gjithmonë i informuar mirë pasi ndiqte me kujdes lajmet mbi

zhvillimet aktuale në trojet tona due ishte gjithmonë i gatëshëm për të biseduar9në

lidhje me to. Më kujtohet se gjatë torturave çnjerzore e masakrimeve kundër

shqiptarëve të Kosovës nga ana e forcave kriminale të regjimit terrorist të

Millosheviçit, Hyseni shpesh shprehte mërzinë e madhe dhe ankohej9se pse botës

nuk i vinte keq due pse nuk reagonte rreth krimeve që po ndodhnin në Kosovë dhe

pyeste se si ishte e mundur që nuk revoltohej ndërgjegjëja e të gjithë shqiptarëve

ndaj këtyre krimeve.

Atdhedashurinë Hyseni e kishte9traditë në familje e farefis. Çdo gjë dhe çdo

aktivitet që ndërmirrte Hyseni – duke filluar nga përkujdessja9për familjen që ishte

prioriteti numër një për të – e deri tek nismat për të ndihmuar shqiptarët në nevojë,

siç ishte ndihma e tij për viktimat e përmbytjeve në rrethin e Shkodrës vitin që

kaloi – Hyseni i bënte9me qëllimin më të lartë altruistik dhe për hir të99naltësimit të

emërit të mirë të kombit të vet.

Hyseni nuk i kurseu askujt mbështetjen dhe përkrahjen e tij.99Gjatë viteve në

Amerikë, ai bëri me qindra garanci për emigrantët shqiptarë9të shpërndarë anë e

mbanë rrugëve të Evropës, sidomos në Itali. Kushdo i kërsiste në derë të Hysen

Biberajt, aty gjente ngushëllim e ndihmë miqësore e mikpritje shqiptare, bile në

shumë raste edhe për të panjohurin – një frymë miqësore këjo mikpritjeje që ka

dalluar kombin tonë nga të tjerët me shekuj dhe një veti kjo që ka lartësuar moralin

e tij në jetën dhe veprimtarinë e përditshme.

Hysen Biberaj ishte simbol i gjallë i brezit të tij që, fatkqesisht, po zhduket dal nga

dalë – brez ky që jetën e vet e jetonte duke u bazuar në ndihmën e Zotit dhe në

vlerat e virtytet e pastra që dallojnë kombin tonë – urtësinë, nderin e burrëninë dhe

të cilët e donin dhe vendosnin interesat e Shqipërisë dhe të Kombit mbi ato

personale.

Gjatë dekadave të fundit, shtëpia e Hysenit këtu në Virxhinia, afër Uashingtonit,

ishte si të thuash një ndalesë e detyrueshme e udhëheqësve më të lartë shqiptarë

nga të gjitha trojet si dhe pjesëtarë të ajkës kulturore e artistike të kombit që vinin

për vizita zyrtare në Uashington. Si anëtar të familjes që më konsideronte, unë isha

gjithmonë i ftuar në shtëpinë e Hysenit kur kishte vizitorë të tillë. Më kujtohet se

në raste të tilla, Hyseni fliste pak, por fjalët e tija ishin të peshuara mirë dhe të

matura, e në frymën më miqësore.

Megjithëse e ndiente veten të kënaqur në shoqërinë e përsonaliteteve të tilla – atij i

shkonte biseda sidomos me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova – gjatë një

periudhe që po shkruhej historia moderne e Kombit – Hyseni mbi të gjitha ishte

shembull si bashkshort, si prind dhe si gjysh.Për festën e Bajramit dhe për raste

familjare, në shtëpinë e tij, paraqitej dhe shfaqej një skenë e lumnueshme kur të

gjithë fëmijt9viheshin në rend për të përshëndetur gjyshin. Fëtyra e Hysenit

pasqyronte një kënaqësi të mendjes dhe të shpirtit.

Skena të tilla shpesh më kujtojshin traditën tonë, kur dikurë mblidheshim rreth

votrës në frymën më të9shëndoshë të dokeve tona, kur rreth zjarmit të votrës

mblidhej e gjithë familja e në krye të votrës rrinte i zoti i shtëpisë.99Jam i sigurt se

nipat e mbesat e Hysenit, dashtë e pa dashtë, janë influencuar nga shembulli dhe

parimet e të zotit të shtëpisë – këtij burri fisnik e të ndershëm.

Kështuqë trashëgimia e Hysenit, megjithse në dhe të huaj dhe larg Tropojës së tij të

dashur9– për familjen e tij dhe për të gjithë ne që e kemi pasur fatin e mirë9për ta

njohur – do të jetë një kujtim dhe një dëshmi e gjallë që lëshon rreze njerëzie ndaj

vlerave9më të mira të Kombit tonë, për dekada në të ardhmen.

Hyseni ndërroi jetë pasi ka përmbushur me ndërgjegje të plotë dhe me nder të

gjitha detyrimet e tija ndaj familjes dhe ndaj Atdheut. Prandaj kujtimi i tij do të

mbetet i gjallë, jo vetëm në zemrat e familjes së tij, në zemërat e miqëve, shokëve e

 

dashamirsëve të tij – por mbi të gjitha edhe në historinë e qendresës anti-komuniste

shqiptare.

Fatkqesisht, me Hysenin sikur po mbyllet një periudhë historike e një brezi që

vështirë se mund të zevendësohet leht. Hyseni ishte jo vetëm9simbol, por edhe një

anëtar krenar i këtij brezi, brez i cili mbi të gjitha donte të mbante lartë –para botës

–nderin e Shqipërisë etnike, brez ky i cili tërë jetën punoi për rivendosjen e

drejtësisë dhe lirisë për mbar Kombin shqiptar. Ishte ky një brez i pas Luftës së

Dytë Botërore që e kishte kuptuar se komunizmi ndërkombëtar do t’i sillte Kombit

shqiptar dëme të papërshkrueshme, pasojat e të cilit nuk do shlyhen për një kohë të

gjatë.

I dashur Hysen – të qoftë e lehtë toka e lirë e këtij vendi të madh e bujar, për të

cilin vetë, fjalë të mira fole gjithmonë. Të falendroj nga zemëra për dashuninë dhe

miqësinë ndaj meje dhe familjes time. Qoftë i përjetëshëm kujtimi i yt dhe i Madhi

Zot të dhashtë qetësi në jetën e pasosur.

Familjes së dashur Biberaj dhe mbarë farefisit këtu dhe anë e mbanë trojeve tona –

shprehjet më të gjalla me ndjenja përdhimtimi– me urim që këte dhimbje tua

këthejmë në gëzime mbas sodit.”

*Fjala e mbajtur (nga Frank Shkreli) në varrimin e Hysen Biberajt më 10 gusht,

2011 në Virxhina, afër Washingtonit. Ribotohet në 10-vjetorin e vdekjes së tij.

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here