Naim J. Krasniqi: SFERAT E INTERESIT NË BALLKAN DERI NË – KONGRESIN E BERLINIT

SFERAT E INTERESIT NË BALLKAN DERI NË – KONGRESIN E BERLINIT

Shkruan: Naim J. Krasniqi
nkrasniq-i@htmail.de

Shkatërrimi i dy Perandorive; Perandorisë Romake dhe asaj Bizantine, bëri që gjatë lindjes, zhvillimit dhe krijimit të mbretërive e më vonë të shteteve të ndryshme të kemi shumë konstalacione të interesave të tyre, që të kanë ndikim në zgjerimet territoriale, (ku dhe planifikuan ndikimet e tyre si në aspektin diplomatik, po ashtu edhe në atë ushtarak)
Këto rrethana, po thuaj se u dominuan deri në Kongresin e Vjenës (1814). Gjatë kësaj periudhe kemi shumë luftëra të karakterit të mbretërive, apo te Principatave që luftonin për zgjerime të territoreve, (por duhet kuptuare se ato nuk ishin shumë të konsoliduar), prandaj më tepër ishin luftëra të karakterit lokal. Po ashtu kemi edhe luftëra fetare, e këto u karakterizuan më shume pas daljes së Perandorisë Osmane në skenën ndërkombëtare e sidomos pas pushtimeve të saj në Ballkan (Pas Betejës se Marices 1371 -`72 ).
Pra këto ishin luftëra që nuk kishte aleanca, por gjithë se cili mundohet të mbrohej ose të merrte sulme preventive për të mbrojtur territoret e tyre e ndoshta edhe të zgjeronin ndopak, duke i shfrytëzuar dobësitë e kundërshtarit. Pra nuk kishte Aleanca të forta në mes tyre. Kështu që në Perëndim gjatë mesjetës kemi forcimin dhe ndikimin e Papatit, ndërsa në lindje zgjerimin e Perandorisë së shpejtë romane (Bizantin) si dhe lindjen dhe forcimin e Perandorisë Osmane. Ky ekuilibër forcash zgjati deri në Revolucionin Borgjezë Francezë (1789).
Pas këtij revolucioni kemi forcimin e sistemit Republikan. Forcimi i (Francës në kohën e Republikës), i këtij sistemi, (në aspektin e rregullimit të brendshëm) bëri të kuptohej, se tani e tutje luftërat do të bëheshin për forcimin si dhe zgjerimin e territoreve të tyre. Si rezultat të këtij revolucioni kemi luftërat e shumta që bëri Franca. Këtu duhet të përmendim qëndrimin “RAISON D’ ETAT”, të princit (kardinalit) RISHELJ, ku përcaktohej qartë “politika e jashtme franceze, parim, te cilin shtetet tjera të Evropës e adaptuan në shekullin që po vinte”. Me këtë politik të jashtme Franca në atë kohë fillojë dominimin dhe më vonë zgjerimin territorial të saj, duke shfrytëzuar edhe përçarjet, (se pari të fqinjëve të saj) siç ishin mbretëritë dhe princërit e varfër dhe të përçarë gjerman, po ashtu edhe dobësimin e Spanjës, ndërkaq kemi zgjerimin e Perandorisë Osmane, që Francën nuk e pengonte, në fillim të zgjerimit të saj, (sepse ishte shumë largët interesave të saja, në kuptim gjeografik).

Kur erdhi Napoloni në pushtet ai e gjeti (të themi) një infrastrukturë mirë të përgatitur diplomatike. Atij ju deshtë vetëm ti mobilizonte dhe forconte forcat ushtarake dhe të fillojë zgjerimin territorial. Kur Franca mbërriti “zenitin” e saj politik dhe ushtarakë, shtetet evropiane filluan të mendonin për rrezikun që u kanosej. Por në këtë kohë kemi edhe lindjen e një fuqie të re në Evropën lindore, forcimin e Rusisë, e cila me metoda të ndryshme krijonte konflikte në Evropë, e sidomos në kohën e Aleksandërit të madh, ku haptas shprehte aspiratat për perëndimin, duke shfrytëzuar elementin sllavë në Ballkan.
Aleksandri, që u bë i njohur si reformatorë, pasi që kishte reformuar Perandorin e “kalbur” ruse, ai fitojë një simpati edhe tek qarqet evropiane, duke e shfrytëzuar autoritetin e tij, ai ne vitin 1804, i propozon kryeministrit britanik, William Pitti i Ri, qe te behet një Paqe UNIVEZALE, ku duhej me i dhanë fund Feudalizmit, e te ndërtohej një rend i ri shoqërorë. Pitti, këtë e kuptoje si afrim i Rusisë qe po i behej Britanisë, e ne anën tjetër duke ju frikësuar forcimeve te madhe franceze qe kishte ndodhur ne Evrope, e tërhoqi shume ky propozim i Aleksandërit, për kundër qe kishte rezervat e tija ndaj Aleksandërit. Propozim i Aleksandërit u prite me interesim edhe nga shtet tjera, por edhe ne Perandorinë Osmane pati ndikim, pasi qe sistemi i saj i brendshëm nuk ishte reformuar po thuaj me dekada, e nga ana tjetër kryengritjet e luftërat e brendshme (ne mjedise te territorit te saj qe zhvilloheshin nga popujt e robëruar) e po ashtu edhe ato te jashtme , lenin për te dëshiruar. Prandaj ky propozim ishte i mirëseardhur edhe për Perandorinë Osmane. Ndërsa për anglezet ishte një brenge, tjetër me e rëndësishme, zgjerimet ruse ne lindje (ne Azi), ku britaniket nuk dëshironin te rrezikoheshin interesat e tyre ne ketë rajon, pasi qe siç dihet këta mbizotërojnë ne këto territore, sepse deri tani ata pak interesoheshin për interesa ne Evropë, pasi qe ishin një ishull i ndare, dhe po thuaj se vetëm përcjellin ngjarjet, duke mbajture një vije neutraliteti karshi forcave qe ishin ne Evrope. Por forcim franceze nuk e inkurajonte, e tani ky propozimi rus e shtyri qe te mendonin me seriozisht edhe për këto territore. Britaniket filluan te kontaktonin me mbretëritë prusiane, pasi qe këta ishin te përçare, por ne anën tjetër, anglezet i shihnin si një element te forte Prusianet, (qe ti përdorin karshi forcës Franceze, dhe aspiratave ruse) ne Evropën qendrore. Mbretëritë prusiane ne këtë kohe kishin antagonizma te mëdha ne mes veti, sa qe nganjëherë me tepër favorizonin Francën, (mbretërit ne perëndim te Prusisë) por edhe ndikimin ruse qe filloj te depërtojë ne këto territore.
Pra për herë te parë nga Paqja e Vestfalijes,(1648) tani nga Rusia cariste vinte një propozim për një rregullim me” liberal” te shteteve, por se si do te zhvilloheshin ngjarjet do te shihet me vone. Është koha, kur ne Rusi sundonte sundimi autokrat i Aleksandërit, prandaj, anglezet e morën me rezerva, por ishin te detyruar, për shkak te rrezikut franceze. Por, këto kontakte ruso-angleze nuk mbeten pa u vërejtur nga francezet, por edhe nga princërit gjerman, sepse qysh pas fitores se Revolucionit Francez, vëreheshin ndryshime, e sidomos ne vendet ku ende sundonin marrëdhëniet feudale, këto vende, revolucionin e shihnin si rrezik te tyre. Kështu qe u be një koalicion kundër Francës, ku u përfshinë te gjitha vendet e Evropës, qe te pengonin depërtimin e ideve borgjeze ne vendet e tyre. Por siç shkruan GETE,” Ne ketë vend dhe ne këtë dite, filloi një epoke e re ne histori”. Andaj edhe filluan kontaktet e para diplomatike për ndarjen e sferave te dominimeve apo Interesave. Edhe pse ne Deklaratën e lëshuar nga Kuvendi i Revolucionit (Francezë),për te drejtat e njeriut, thuhej se “populli i Francës do ti përmbahet ligjeve luftarake gjate kohës se luftës dhe se ne as një mënyre nuk do te përdorte forcën kundër një populli te lire”, Franca tani me ishte bere Perandori, çka jep me kuptuar se nuk mungonte përdorimi i forcës, por dihet se për te arritur qëllimet edhe forca arsyetohej. Duke pare këto zhvillime, ruset te paret ranë ne kontakt me Napolonin dhe bën plane për ndarjen e sferave te interesit ne Evrope, ku përfshihej edhe Ballkani.
Ministri i jashtëm i Napolonit, (Talëre) doli me një Projekt ne vitin 1805, ku kërkonte ruajtjen e Perandorisë Osmane, duke i quajtur ato territore si “res mullius” te askujt, prandaj kërkonte qe ato te mbesin ashtu siç janë nen Perandorinë Osmane. Ketë teze e arsyetoje para Napolonit duke thëne; ” Sot s’kemi çka te frikohemi nga osmanet- turqit. Ata munden vetëm vetveten ta frikojnë. Por rrezikun turk sot e zëvendëson rreziku rus. Vetëm Austria mundet qe ti bllokoje rustë, andaj duhet ta përkrahim dhe ta forcojmë Austrinë”. Mirëpo këtë propozim te Talërit, Napoloni e refuzoje, sepse ne anën tjetër Princi rus dhe ai francez zhvillonin bisedime te fshehta, ku arritën qe edhe ta kenë një pajtim për ndarjen e Evropës ne sfera te interesit. Por nuk munden te merreshin vesh për ndarjen e Perandorisë Osmane, ku me vone Napoloni deklaroje se “Kam mundur vet te ndaje Perandorinë Turke me Rusinë. Kjo ka qene çështje qe shume here e kemi biseduar, por Rusia gjithë here e ka shpëtuar Turqinë”.
Tani çështja e ndarjes se sferave te interesi po depërtonte neper kancelaritë evropiane, e po ashtu edhe ne Portën e Larte, çështjet filluan te komplikoheshin se kush do te fitonte ndikim me te madhe ne territoret evropiane (te Perandorisë Osmane), por neper këto mbretëri ekzistonte bindja, se nuk do te ishte lehet për dominim, por tereni me i përshtatshëm ishte Ballkani, ku sundimtari i tyre filloj te quhej “i sëmuri i Bosforit”, prandaj Rusia nuk pajtohej qe te ndante sferat e interesit me Francën ne këto territore. Për këto bisedime ishte e involuara edhe Austria, e cila pretendonte territore ne Ballkan, e ne anën tjetër kishte një mbështetje te Francezeve, duke ju sugjeruar qe te mos lejojnë shkatërrimin e Perandorisë Osmane, sepse me ketë shkatërrim nuk do te pengohej depërtimi i Ruseve ne Ballkan. Kancelari austriak, Meternik, kishte planet e tij për zgjerim ne Ballkan, prandaj edhe kundërshtonte planet Ruse. Por është interesante, se te gjitha këta e dinin se Perandoria Osmane ishte shume e dobësuar, dhe te gjithë shprehnin aspiratat për këto territore, por asnjëherë nuk pajtohej qe te sulmonin apo ta shkatërronin, sepse prisnin çastin se si do ti realizonin aspiratat e tyre, karshi këtyre territoreve. Por Napoloni shihet se vetëm nuk do te mundte ta shpëtonte Turqinë, e ne anën tjetër shihen qëllimet ruse e pse jo edhe ato austriake, gjë qe kjo (Austria) e fundit doli me propozimin për formimin e një shteti te krishter, e ky shtet do te ishte Mbretëria Greke, qe do te jete një balancim mes Perandorisë Osmane dhe Rusisë, e qe do te kininë te drejte qe te interesoheshin për ketë shtet krishter, por nuk do te kundërshtojnë edhe nëse do te formohej një shtet i ri, siç ishte Bullgaria, qe te kënaqeshin interesat ruse për një shtet sllave, e kështu te behej një balancim forcash.
Është interesant `se ky propozim austriak, qe mendonte qe te formoheshin këto dy shtete por jo edhe shtete tjera qe cenonin interesat e saj. Por si duket dinakëria e diplomacisë ruse do te dilte triumfuese. Prej propozimit te Aleksandërit qe i beri Anglisë për një rend te ri Liberal, popujt sllave filluan me te madhe kryengritjet e tyre për çlirim nga Perandoria Osmane, e kjo kuptohej se çka përmbanin këto qëllime, sikurse ai austriak për Greqi dhe Bullgari. Por Napolonin dhe Aleksandri arritën qe te lidhin një marrëveshje për ndarjen e Sferave te interesit ne Evrope e konkretisht me Ballkan kjo u arrite me 25 qershor te vitit 1807. Por ne shkurt te vitit 1808 , Ambasadori francez, i ofroj ministrit te jashtëm te Rusisë një projekte tjetër për ndarjen e territoreve te Perandorisë Osmane. Projekti franceze parashihte qe Turqia te shtrihej deri ne Stamboll dhe një pjese te Rumelisë, Franca do ta merrte territoret shqiptare, një pjese te Bosnjës, Morën dhe Kretën, e Rusia Besarabine, Moldavinë, Vllahinë dhe Bullgarinë, ndërsa Austrisë do ti takonin Kroacia dhe një pjese e Bosnjës. Ndërsa për Serbinë, (pas Kryengritjes se pare te tyre,(1804) ka qenë marrëveshja për një pavarësi te udhëhequr nga një princ austriak ose ndonjë tjetër) e te mbetej ajo qe ishin marre vesh. Ky ishte projekti franceze, por ne te vërtet ishte edhe një projekt austriak, ku parashihej qe Perandoria Osmane te mos kishte dalje ne Evropë, e Austria te ketë ndikimin e saj përveç Kroacisë dhe një pjese te Bosnjës edhe ne Serbi, Maqedoninë, deri ne Selanik, por këtu thyheshin “shtizat” e interesave ruse dhe franceze, edhe pse Serbia nuk ishte ne sfere te interesit Ruse, sepse Rusia nuk e konsideronte Serbinë si sferë interesi, por ajo donte ta njehtë si territor te vetin. Kështu, po thuaje se këto projekte ndryshonin nga takimi ne takim, sepse te mëdhenjtë kur bisedonin për këto sfera se cili mbronte interesat e tyre, por ne një takim ne mes te carit rus (Aleksandërit te Pare)dhe Napolonit, Aleksandri deklaron se” ne as një mënyre s’do ta kalonin Danubin trupat tuja”, edhe pse Franca negocionte me Perandorinë Osmane qe ne raste te një lufte ruso – frënge , te ndihmohej nga ta, e ku i premtonte territoret nga Vllahia, Moldavia, Serbinë por do ti jepeshin tere territore e Detit te Zi dhe deri ne Krime, e nga ana tjetër Austria do te merrte territoret e larte përmendura.
Ne vitin 1828, kemi edhe një projekte për ndarjen e Ballkanit qe ju propozua Mbretit rus Nikollai I nga diplomati grek Kapadistrija, ku parashihej kjo ndarje;
-Principata ose Mbretëria e Dakisë, ku do te përfshiheshin Vllahia dhe Moldavia, e qe do ti takonte mbretëreshës ruse Kanarina II,
-Mbretëria Serbe do te përfshinte Bullgarinë dhe Bosnjën,
-Mbretëria e Maqedonisë qe ne perëndim do te kufizohej ne linjën Shkup- Selanik, e ne veri me pjesën jugore te Bullgarisë do te dilte ne Detin e Zi, e do te kishte dalje edhe ne Detin Egje,
-Mbretëria e Epirit do te përfshihej Shqipëria pjesa perëndimore e Maqedonisë e ne jug do te shkonte deri tek Arta, Trikalla dhe Platomanija,
-Dhe ne Jug do te ishte shteti Grek.
Stambolli do te ishte qytet i lire dhe do te shërbente si kryeqytet i këtyre 5 mbretërive apo shteteve ballkanike .
Por Nikollai i Pare edhe pse pranoje te bisedoje për ketë projekte me një komitet me perëndimoret, përsëri, mbrojti Perandorinë Osmane, sepse po rrezikoheshin sferat e interesit rus, prandaj edhe një here vendosi qe te ruante Perandorinë Osmane. Pasi qe e dinte se kur do te shihte situatën do ta shkatërronte Perandorinë Osmane. Është koha kur Franca dhe Anglia luftonin për pushtimin e hapësirave te reja neper detare, kuptohet ne Azinë e largët dhe Afrikën, ku anglezet donin sa me shume koloni, sepse ajo e kishte te qarte forcën e Francës ne Evrope, ndërsa çështjen e Ballkanit e shikonin si çështje Austriako-Ruso-Osmane. Ketë force te Francës, Anglia e shihte ne dobësitë e brendshme te Evropës qendrore qe lejonin ketë dominim franceze, prandaj edhe pritej një përkrahje nga ruset, duke i joshur, se ky forcim franceze do te rrezikonte edhe interesat e saj dhe te gjithë sllavet, prandaj priste me mirëseardhje çdo përkrahje ruse. Dhe se do te dëshironin një rend te ri ne Evrope, qe sipas saj duhej dërmuar Francën, qe shtetet tjera te përparonin. Prandaj Pitti, sugjeronte ruset, se nuk do te dobësohej Franca, vetëm nëse fitojnë pavarësinë (ekonomike) Vendet e Ulta,( Danimarkën, Holandën dhe Belgjikën), (pasi ruset i kishin propozuar anglezeve, qe tu njihej pavarësia ekonomike këtyre vendeve), dhe ku me tepër se 300 Marka, (principate-Fürsten), gjermane do ta joshnin Francën per te ndërhyrë, e këtu shihej rreziku franceze, prandaj duhej punuar me gjermanfolsite, qe te organizoheshin dhe forcoheshin si një shtet i vetëm, me ketë mendohej “një goditje, me dy te rame” njërën ane nuk paramendonin se gjermanet shume shpejte do te mobilizoheshin dhe jo vetëm qe do te pengonin Francën ne planet e saj, por anglezet edhe ashtu frikoheshin nga dominimi rus ne Evrope, kështu qe po te forcoheshin gjermanet do te ishte i mirëseardhur për ta.
Prandaj ishte frika e madhe franceze qe detyruan anglezet, (qe deri me tani nuk mendonin) se duhej te merrej me shume me Evropën, prandaj edhe filluan bisedimet me Ruset, Gjermanet dhe Austriaket qe te mendonin për krijimin e një aleance kundër Francës, por kurrë nuk mendonin se për një kohe te shkurte një Aleat i tyre përsëri do te rrezikonte stabilitetin ne Evrope. Po cili ishte ky aleate. Përfundimi i luftës anglo-franceze, zhvillimet e brendshme (si dhe luftërat dhe sulmet nga jashtë) kundër Perandorisë Osmane, ndryshimi i balancimit te fuqive te mëdha si dhe vendosja e Anglisë qe te merrej me shume me Evropën qendrore solli deri te Kongresi i Vjenës,(1814) ku u proklamua se nga ky Kongres, përveç se disa vend do te fitonin pavarësinë, do te ketë edhe ndryshim ne rregullimet e brendshme te shteteve. Por ne ketë Kongres me krenarinë me te madhe vinte Mbreti Aleksandër i Rusisë, i cili edhe nuk ngurroj qe te propozoje e çka edhe u vendos qe te izolohet Franca nga takimet e tilla dhe kështu, u formua një Lidhje Katër paleshë ne mes te Rusisë, Anglisë, Austrisë dhe Prusisë, por, me vone u nënshkrua edhe një marrëveshje tjetër, ku ne te u përfshinë vetëm ato shtete qe kishin ndërmend te dominonin ne territoret e Ballkanit, apo te themi te territoreve te Perandorisë Osmane, e këto ishin Rusia, Austria dhe Prusia, e qe kjo marrëveshje u quajte Aleanca e Shenjtë, (me gjithë se kjo e fundit Prusia nuk përfshinte te gjitha markat gjermane, por prej 300, ishte formuar një si Konfederatë Pruse, ku bënin pjesë nja 80 marka). Kësaj Aleance me vone ju bashkëngjitë edhe Britania.
Por për kundër këtyre vendimeve qe ishin marrë ne ketë Kongres, (qe nga teksti duken qe te jene shume progresive, Aleancat e bëra lanë shume për te kuptuare qëllimet e këtyre vendimeve) sepse u pa me vone se çka ju sollën territoreve dhe popullatave te Ballkanit, as gjë vetëm edhe me shume dominim te pansllavizmit dhe te planeve te reja për dominim te fituesve kundër Napolonit, e ne radhe te pare Rusisë. Sepse kjo tani(Rusia) i kishte mundësitë edhe me te mëdha diplomatike por edhe ushtarake për te ndikuar. Franca e humbur nga lufta nuk kishte te drejte te përzihej forte ne sferat e interesit dhe pse faktikisht as nuk kishte mundësi materiale e luftarake qe te ketë ndikim, një Britani qe e ndjente veten me te sigurt pas humbjes se Francës dhe krijimit te asaj Konfederate Prusiane, (qe mendonte se do te bënte sado pak rezistencë aspiratave te Rusisë për ndikim, një Austri, qe edhe pse paraqiste një fuqi, për kohen, nuk e rrezikonte Rusinë aq shume dhe as te “sëmurin e Bosforit” qe s’mund ti shëronte plagët nga sulmet e brendshme e le ma te rrezikonte Rusinë apo interesat e saj kudo. Prandaj filluan te dirigjojnë sllavet, qe ata te luftonin dhe te mos pajtoheshin (edhe pse ata nuk kishin humbur po thuaj se as gjë me Kongresin e Vjenës, por nënshkruesit e Traktatit te Vjenës, ne një nga këto vendime ishte edhe ruajta e status quos ne Perandorinë Osmane, ku edhe vet Rusia ishte e pajtimit, por punonte ne prapa skena diplomatike.
Por ne ketë kohe ne Evropën qendrore po forcoheshin edhe disa shtete tjera si Danimarka dhe Holanda, ku edhe këto paraqitnin kërkesat e tyre për pushtim te hapësirave te reja tregtare. Ne te njëjtën kohe, Gjermania filloj te forcohej ne planin e brendshëm social, sa qe për një kohe te shkurtër nga një vend i për qare arrti qe te bashkohej dhe te shtoje bruto prodhimin e saj, e nga kjo me ardhjen e Bismarkute si kancelarë u shtuan apetitet për zgjerimin e ndikimit te saj. Por Hapësirat ishin te paketa, ne krahasim me kërkesat e shteteve te zhvilluara, prandaj duke u bazuar ne mbështetjen e Rusisë, si dhe mos interesimin anglez për Ballkanin, ajo u orientua ne territoret e Perandorisë Osmane ne Ballkan, edhe pse shihej qarte se për këto territore, me te interesuar dhe qe kishin ndikim me te mëdha ishin Rusia dhe Austro-Hungaria.
Edhe pse nga këto vendime te Vjenës dukej se do te mbizotëronte një paqe, ajo as qe ishte. Serbet jo vetëm qe nuk u pajtuan, por vazhduan me politiken e saj “tërhiq e mos këpute”, ku për shkak te mos mundësisë për pavarësi nga Perandoria Osmane, pranuan pozitën e një sovraniteti te kufizuare, por qe ky sovranitet ju jepte te drejte qe te krijonte ngatërresa me Perandorinë, e këto përkraheshin si nga Rusia po ashtu edhe Franca dhe filluan qe te simpatizoheshin edhe nga Anglia, qe besohej se “kanceri” i Portës se Larte po i vinte fundi, por se si do te dukej harta politike e këtyre territoreve as vete nuk e kishin te qarte, pas renjes se dominimit Franceze, Austria tani kërkonte mbështetje nga Anglia qe ta përkrahte ne projektet e saja për territoret ballkanike, po ashtu ne ketë kohe forcimi i Gjermanisë rriste shpresat e tyre. Por Bismarku, ne fillim nuk shprehte aspirata te hapura, por ishte e kote sepse ruset e dinin se ne një moment te përshtatshëm, gjermanet do te përkraheshin nga austriaket, prandaj me te madhe përkrahnin forcimin e faktorit sllave ne këto territore, qe ne një moment, kur te bisedohej kjo çështje, shtetet perëndimore te ishin para faktit te kryer, çka edhe ndodhi pas Kongresit te Berlinit(Qershor 1878).
Për Kongresin e Berlinit është shkruar e trajtuare shume, por as nje herë ne aspektin diplomatik, por vetëm historik. Është thëne se Kongresi i Berlinit është si rezultat i padrejtësive te Konferencës se Shën-Stefanit (Mars 1878), ku dominuan ruset, por çka solli Kongresin e Berlinit. Mendoj se me Kongresin e Berlinit elementi sllave mori vulën e dominimit ne Ballkan, si dhe u be edhe ndarja e sferave te interesit Lindje-Perëndim.