ZYRA PËRMBARIMORE PRIVATE “ARDAEL” shpk, shpall shitjen ne ankand te parë per pasurinë;
– “Arë+ Truall+ Ndertesë” me sip. Totale 6,420 m2 (gjashtë mijë e katërqind e njëzetë m2), nga e cila truall me sip 500m2 (pesëqind m2) dhe ndërtesë me sip. 219.8m2 ( dyqind e nëntëmbëdhjetë pikë tetë m2) regjistruar ne regjistrin hipotekor me Nr. Pasurie 59/4, vol.2, fq.68, ZK.2367, sipas percaktimeve kadastrale, ndodhur ne adresën Lagjia e Re, Tiranë, ne pronësi të Znj. Lavdije Muharremaj.
Ankandi fillon me çmim fillestar në masën 240,000 (dyqind e dyzetë mijë) Euro ose 23,508,000 (njëzetë e tre milion e pesëqind e tetë mijë) Lekë.
Ankandi zhvillohet ne date 28.08.2025 ora 16:00, ne zyren e Permbaruesit Ardian Elezi ne adresen si me poshte.
Personat e interesuar mund te paraqiten prane Zyres ne adresen Rr. “Xhorxh W Bush”, Kulla 1, Kati I, poshte lokal Elizes, perballe Parlamentit, Tiranë.


















