2020-ta, si shtigjet e errëta e pakrye. Nga BARIE CUPI, BULQIZË

 

E kur viti im i lodhur mbaron,

ashtu si shtigjet e errëta e pakrye,

në fillin e hollë të durimit ndalon,

në stacionin kryesor të zemrës,

gjithçka shtypet,

përpiqesh, e kalon.

 

Do më duhet të qas,

ëndrrën,

që hesht e paqtë pafund,

nga zinxhiri i kohës që tërhiqet zhytur,

syve të diellit buzën qeshur do përkund,

dhe lotin e mbytur,

rrëzuar e fshehur nën hundë,

dënesën e mallit që priti e u mërzit nën qerpikë,

supin e lodhur,

ku pesha e goditjes,natën trembi,

si copë akulli qepur në shpirt.

 

Do të ndahem me ty viti im hutaq,

larg hijeve të çmendura, do mblidhem e fortë,

në kilometra gjurmët tua s’do më lënë rehat,

o ç’zë i trishtë që më mbeti buzëve ftohtë,

joshëse e vetmisë,

që dridhet si cicërimë në dimrin e acartë.

Pakëz frymë drite,

do ta gjej në një fjalë,ta ruaj në një varg,

që s’di në ta shkruaj,

apo në cigare ta djeg,

se ashtu zbehtë, kthehet në merak.

 

Dëgjomë viti im i mbrapshtë,

i paqetë,

i pashije,

urryes,

që tokën nën këmbë ma ke shkund.

Do lotësh dhe një hap,

dhe një shteg,

pastaj…

ku  u tret? ku u zhduk?

ah!

dhe përbindëshat sygërryes,

vjen një çast e kanë një fund…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here