Pse njohja ndërkombëtare e Mbretërisë Shqiptare?
Në 92 vjetorin e Mbretërisë Shqiptare dhe në kontekst të zhvillimeve të sotme shqiptare, në mënyrë legjitime mund të shtrohet pyetja: pse Mbretëria Shqiptare u njoh menjëherë nga aleatët natyralë të Shqipërisë?
Në këto 108 vjet tështetit shqiptar, spektri qeverisës i Shqipërisënë momente të veçanta ka qenëi paqëndrueshëm, madje dhe ka munguar plotësisht. Shqipëria provoi një qeverisje rreth njëvjeçare të themeluesit të saj Ismail Qemalit që ndërkombëtarët e pasuan me një qeveri gjashtëmujore të një princi joshqiptar të përzgjedhur prej tyre. Në Luftën e Parë Botërore Shqipëria u gjet krejt pa qeveri kombëtare. Qeveria disa mujore e Fan Nolit pothuajse nuk u njoh ndërkombëtarisht. Në Luftën e Dytë Botërore Shqipëria u gjet përsëri pa qeveri kombëtare. Qeveria e diktaturës komuniste 45 vjeçare u njoh vetëm nga vendet komuniste dhe, formalisht, edhe nga pak vende perëndimore, por asnjëherë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
Përkundër, qeveria disavjeçare e Ahmet Zogut sikryeministër e president dhe Mbretëria 11 vjeçare Shqiptare u njohën nga të gjitha shtetet perëndimore, më së pari nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
Njohja e shteteve është një ndër elementët më të rëndësishëm që përcakton vetē ekzistencën e shtetit si subjekt i njohur i të drejtës ndērkombëtare. Në këtë kuadër, njohja ndërkombëtare e qeverisë plotëson njohjen e shtetit dhe e jetëson atë. Njohja ndërkombëtare e shtetit kushtëzohet nga pranimi i të drejtës së një populli të ketë shtet. Njohja ndërkombëtare e një qeverie kushtëzohet nga shkalla e legjitimitetit të saj për të përfaqësuar shtetin.
Shteti mund të funksionojë edhe pa njohje, por një shtet i tillë ose e ka jetën të shkurtër, ose shndërrohet në diktaturë. Përvoja e Shqipërisë e konfirmon plotësisht këtë përfundim.
Të gjitha vendet e Ballkanit midis dy luftrave ishin monarki, përveç Shqipërisë. Si të tilla ato përfaqësonin më mirë dhe përcillnin më me efektivitet interesat kombëtare të vendeve të tyre. Mbretërit përfaqësonin gjithë kombin në krahasim me politikanët që përfaqësonin vetëm forcën e tyre politike. Mbretërit ofrojnë përfaqësim afatgjatë, jo interesa afatshkurtra siç përfaqësojnë politikanët. Mbretëritë, duke qëndruar mbi politikën, sigurojnë stabilitet politik duke i dhënë të drejtën një figure qëndrore të ndërhyjë për të mos e lënë vendin të bjerë në kaos politik. Politikanët bëjnë premtime për vendin të cilat të nesërmen i kompromentojnë, ndërsa mbretëria nuk është e interesuar të zhvleftësojë veten.
Shqipëria e vitit 1928 kishte ardhur në një domosdoshmëri të tillë. Pas vitit 1914,deri në Kongresin e Lushnjes,Shqipëria ishte pothuajse pa qeveri dhe kombi pa një shtet amë. Kjo do të sillte pasoja të rënda kombëtare për shtetin dhe kombin shqiptar deri në rrezikun e vënies në pikëpyetje të ekzistencës së tyre. Do të ishte kryesisht për meritë të filozofisë politike të Presidentit amerikan Uillson që Shqipëria shpëtoi pa u goditur deri në shpërbërje.
Një Shqipëri e shpërbërë do të ishte goditje fatale për kombin shqiptar. Një Shqipëri e shpërbërë do të ndryshonte gjithashtu të gjitha balancat gjeopolitike në Ballkan. Në këto kushte, Shqipëria e shqiptarët shpëtoheshin vetëm nga një dorë e fortë e centralizuar. Nga një Shqipëri e centralizuar lehtësohej dhe Ballkani,madje edhe Europa nga një konflikt të cilit nuk i dihej fundi.
Në funksion të këtyre imperativave gjeopolitikë e kombëtare, si dhe në respekt të vlerave e kritereve për njohje ndërkombëtare, Mbretëria Shqiptare u njoh nga një numër relativisht i madh shtetesh për kohën. Por shumë më e rëndësishme se sa numri, është fakti që Mbretëria Shqiptare u njoh nga të gjitha shtetet me histori të gjatë demokratiketë cilat si kriter themelor kanë legjitimitetin. Ndërkohë, Europa ishte shumë e interesuar për një Ballkan të qëndrueshëm dhe, në këtë mes, edhe për një Shqipëri të qëndrueshme. Në këtë kuadër, do të ishte e rrezikshme që një vend me histori dhe përkatësí natyrale europiane siç ishte Shqipëria, të pushtohej nga bolshevizmi.
Në këto kushte kombëtare dhe ndërkombëtare, Mbretëria ishte alternativa më e mirë e mundshme për të zgjidhur jo vetëm ngërçin kombëtar shqiptar, por edhe problemin ndërkombëtar që mund të shkaktonte shthurja e Shqipërisë. Ishin pikërisht këto domosdoshmëri të kohës që përbënë bazën e njohjes ndërkombëtare të Mbretërisë. Ajo u njoh menjëherë nga aleatët natyralë të saj. Italia ishte e para që e njohu Mbretërinë Shqiptare. Brenda muajit shtator kur ajo u shpall, u njoh zyrtarisht nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria e Gjermania. Sigurisht ishte një sukses diplomatik që u njoh edhe nga Greqia, Franca, Jugosllavia, Bullgaria, Rumania, Spanja e deri edhe Uruguaji, Japonia, Lituania, etj.
Një njohës dhe pjesmarrës aktiv në zhvillimet politike në Shqipërinë të atyre kohëve, Eqrem bej Vlora, vlerësonte se: “Në këtë botë egoiste askush nuk të dhuron gjë badihava. Ahmet Zogu e ka merituar suksesin e tij me vështirësitë, mundimet dhe rreziqet që iu desh të përballojë”.
Nga letër këmbimet për njohjet e Mbretërisë Shqiptare, po pasqyrojmë vetëm atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Mbreti Zog idrejtohet Presidentit të SHBA – Calvin Coolidge dhe të Ministrit të Jashtëm Amerikan Frank B. Kellogg.
875.91 /280 : Telegram
The Secretary of State to the Minister in Albania (Hart)
WASHINGTON, September 12, 1928-5 p.m
- Your No. 58, September 6, 11 a.m., and Department’s 30, September 5, 6 p.m. Uponreceipt of this telegram please address anote in the following terms to the Minister for Foreign Affairs:
“My Government has taken note of the action of the ConstituentAssembly of Albania in changing the form of the government ofAlbania to that of a constitutional monarchy and in proclaimingPresident Ahmed Zogu ‘Zog First, King of the Albanians.’ I nowtake pleasure in informing Your Excellency, under instructions frommy Government, that the Government of the United States extendsrecognition to the Kingdom of Albania, it being understood that theexchange of notes of June 22, 1922, between the United States andAlbania 7 and the provisions of Albanian law enacted in pursuancetherewith will continue in force.”
The following telegram is being sent today by the President to theKing of the Albanians :
“It is with pleasure that I extend to Your Majesty and to thepeople of Albania congratulations on the occasion of your accessionto the throne. The American people join with me in expressing bestwishes for Your Majesty’s good health and happiness and for theprosperity of Albania.”
The Department will communicate with you later concerning newletters of credence.
KELLOGG
Sekretari i Shtetit për Ministrin në Shqipëri (Hart)
Uashington 12 Shtator 1928
Sapo të merrni këtë telegram lutem adresoni një notë për Ministrin e Punëve të Jashtme me përmbajtjen si më poshtë:
“Qeveria ime ka marrë shënim veprimin e Asamblesë Kushtetuese të Shqipërisë për ndryshimin e formës së qeverisë së Shqipërisë në atë të një monarkie kushtetuese dhe shpalljen e Presidentit Ahmed Zogu, ‘Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve”.
Tani kam kënaqësinë të informoj Shkëlqesinë Tuaj, sipas udhëzimeve nga Qeveria ime, se Qeveria e Shteteve të Bashkuara i jep njohje Mbretërisë së Shqipërisë, duke kuptuar me këtë se shkëmbimi i notave të 22 qershorit 1922, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe dispozitat e ligjit shqiptar të dekretuara në zbatim të tij, do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.
Telegrami i mëposhtëm është dërguar sot nga Presidenti për Mbretin e Shqiptarëve:
“Është kënaqësia ime t’ju çojMadhërisë Tuaj dhe popullit të Shqipërisë urimet me rastin e ardhjes tuaj në fron. Populli Amerikan bashkohet me mua për të shprehur urimet më të mira për shëndet të mirë dhe lumturinë e Madhërisë suaj dhe për prosperitetin e Shqipërisë”.
Departamenti do të komunikojë me ju më vonë lidhur me letrat e reja kredenciale.
Kellogg
875.001Zog/19 : Telegram
King Zog to President Coolidge
TIRANA, September 14, 1928 – 1 p.m.
Deeply moved by the congratulations and the good wishes YourExcellency has so kindly expressed on the occasion of my accession tothe throne of Albania, I hasten to present to you the assurance of mymost profound gratitude for this act of cordial friendship toward myperson and for the Albanian people.
On this occasion it is a pleasure for me to convey to you an expression of the sentiments of gratitude which my people continue to cherish toward the noble people of the United States for the humaneassistance which they gave through the medium of the American RedCross to my people at a critical time.
Furthermore, the Albanian people are most grateful for the generous hospitality which the great Republic of the United States soliberally extends to the Albanians in the United States, thus bestowing upon them the benefits of American culture and welfare.
Please accept, Excellency, my most sincere good wishes for yourhappiness and for the greater prosperity of the noble people of theUnited States.
ZOG
Telegrami i Mbretit Zog për Presidentin Coolidge
Tiranë, 14 Shtator 1928
Thellësisht i emocionuar nga urimet dhe dëshirat e mira që Shkëlqesia Juaj ka shprehur kaq mirësisht me rastin e ardhjes time në fronin e Shqipërisë, unë nxitem t’ju paraqes sigurimet e mirënjohjes time më të thellë për këtë akt të miqësisë së përzemërt ndaj meje personalisht dhe për popullin shqiptar.
Me këtë rast, është kënaqësi për mua t’ju transmetoj shprehjen e ndjenjave të mirënjohjes, të cilat populli im vijon të ushqejë ndaj popullit fisnik të Shteteve të Bashkuara për asistencën humane që dhanë përmes Kryqit të Kuq Amerikan për popullin tim në një kohë kritike.
Për më shumë akoma, populli shqiptar është tepër mirënjohës për mikpritjen bujare që Republika madhështore e Shteteve të Bashkuara iu dha kaq lirshëm shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, duke iu ofruar atyre përfitimet e kulturës dhe mirëqënies amerikane.
Pranoni, ju lutem, Shkëlqesi, urimet e mija më të sinqerta për lumturinë tuaj dhe për prosperitet më të madh të popullit fisnik të Shteteve të Bashkuara.
ZOG
*ish deputet & kryetar i PLL