Poezi nga GABRIELE DANNUNZIO
Shiu në pishnajë
Shiu në pishnajë është një lirikë e kompozuar midis korrikut dhe gushtit në vitin 1902 nga poeti Gabriele D’Annunzio në Villa La Versiliana , ku ai jetonte i zhytur në gjelbërimin e pyllit me pisha në Marina Pietrasanta në Versilia.
Foto e Eleonora Duse
Tema qëndrore e kësaj poezie është dashuria e poetit për Eleonora Dusen. D’Annunzio kishte një lidhje me këtë aktore të bukur
Ajo e shoqëron poetin në një shëtitje verore në fshat kur papritmas fillon një stuhi që i befason, duke i lënë vetëm në intimitet në korijen plot pisha, nën shiun që bie dhe krijon një atmosferë surreale
Gjatë stuhisë së verës të zhytur plotësisht në peizazh, poeti i kërkon menjëherë asaj të heshtë (“Hesht!”) Të sodis vetëm tingujt e ujit dhe natyrën që ndryshon përreth, nën trokitjen e pandërprerë të shiut . Çdo varg është vetëm një hap tjetër drejt kësaj bote të pacënuar, larg njerëzimit, derisa të humbasësh plotësisht. Në fund të poezisë dy protagonistët janë bërë një me pyllin: tema e panizmit lidhet menjëherë me një tjetër, pra, ajo e metamorfozës – shndërrimi i trupit nga një formë në tjetrën ku poeti e trajton duke kujtuar. Metamorfozat e Ovidit, një poet klasik, ku protagonistët, nga njerëz, shndërrohen në elementë natyrorë si pemë apo kafshë
Eleonoren e krahason me “Ermione”, një emër që kujton një personazh nga mitologjia greke, e cila u gjet dhe u rrëmbye nga Oreste: Annunzio është Oreste dhe e gjithë Natyra është dopuar dimensionalisht për të soditur këtë korije të vogël të një bote të magjishme, duke harruar jetën kaotike të qytetit. Në lirikë ndërthuren temat e metamorfozës, të dashurisë, të funksionit muzikor e evokues të fjalës poetike.
D’Annunzio zgjedh këtë pseudonim për Duse “Ermione”
, për të pasuruar tekstin e tij me një jehonë të rafinuar klasike. Me pak fjalë, në “pisha” D’Annunzio ngre një këngë për të festuar dashurinë , bukurinë e Natyrës dhe, nëpërmjet saj, vlerën e përjetshme të poezisë së tij.
korij/e -(t) pyll i vogël me drurë jo shumë të lartë.
Mërsina është bima e dashurisë, asaj të shenjtës dhe plot pasion.
Emri( Mirta )-vjen nga fjala greke myron që do të thotë “parfum”,
për shkak të aromës karakteristike që lëshojnë gjethet kur ato fërkohen.
Shiu në pishnajë
Hesht. Në prag
të pyllit s’dëgjoj
asnjë fjalë
njerëzore por fjalët e thëna
nga fletët dhe pikat e shiut.
Dëgjo. Bie shi
Nga retë e shpërndara.
Bie mbi maretë
e kripura e të thara
bie shi mbi pisha
të kreshpërta e të ndezura,
bie mbi mërsinat
hyjnore
mbi gjineshtrat xixëlluese
me lule të tufëzuara,
mbi dëllinjat e dendura,
me kokrrat plot aromë,
bie shi mbi fytyrat tona
hyjnore (silvane) ,
bie shi mbi duart tona
lakuriqe,
mbi veshjet tona
të bardha ,
mbi mendimet e dlirta
që shpirtin ndez
në rrëfime,
mbi përallën e bukur
që dje
të mashtroi, e sot të mashtron ,
o Ermione.
Dëgjon? Shiu bie
mbi barishten e
vetmuar
një kërcitje që zgjat
dhe shpërndahet në ajër
sipas degëve
më të shpeshta e të rralla
Dëgjoje. Si i përgjigjet
me këngë vajtuese
gjinkalla
që vaji i stuhisë
nuk e frikëson
dhe as qielli i përhimtë.
Pisha
ka një tingull, dëllinja
tjetër tingull, e gjineshtra
një tjetër tingull, një larmi muzike
ndër gishta të panumërt.
Dhe ndjehemi të zhytur
në shpirtin pyjor,
frymorë me jetë drurore
e fytyra jote e dehur
ledhatohet nga shiu,
kurora e flokëve të tu
ndriçon si kreshtë
gjineshtre ,
o krijesë tokësore
që mban emrin
Ermione.
Dëgjo , dëgjoje . Akordin
Frymor të gjinkallave
Si me një urdhër
bëhet i shurdhët
nën vajin mortor,
një tjetër koral
më i zhurshëm
përhapet nën
hijen e lagësht dhe të largët .
bëhet e shurdhët, më e mekur,
pakësohet, shuhet.
Një notë e vetme
ende dridhet, e shuhet,
ngrihet, dridhet, e humbet.
Nuk dëgjohet më lëkundja e detit.
Tashmë ndjehet mbi tërë degët
fëshfërima
e shiut të argjendë
që kullon,
vrudhshëm e kalon
nga dega në degë
herë e ëmbël, herë e rreptë
Dëgjo
Bija e flladit
ka heshtur; por bija
e llumit të largët,
bretkoca,
këndon nën hijen ma të thellë,
kushedi ku, kushedi ku!
E bie shi mbi qerpikët e tu
Ermione.
Bie shi mbi qerpikët e zinj
e dukesh se përlotesh
nga kënaqësia; jo e bardhë
por thuajse gjelbëroshe,
shfaqesh prej lëvozhgës së myshkut .
Jeta shndërrohet bëhet më e freskët
plot aroma,
zemra në gjoks është si pjeshka
e paprekur,
e ndërmjet qepallash sytë e tu
si burime mes livadhesh,
dhëmbët si hojëza
e ata sy si bajamet e athta.
lëkundemi nga shkurrja në shkurre,
herë të ngjitur, herë të ndarë
(e fuqia e gjelbërimit të egër
na i lidh gjymtyrët e
na ngatërron gjunjët)
kushedi ku, kushedi ku!
E bie shi mbi fytyrat tona
të shenjta
bie mbi duart tona
lakuriqe ,
mbi veshjet tona
verore,
mbi mendimet e reja
që shpirtin rizgjon
mbi përrallën e bukur
që dje
të mashtroi, e sot të mashtron ,
o Ermione.
Shqipëroi nga Italishtja Rita Oxha (Hoxha)
.