Luiza Duka: NË DRITAREN TIME

1. EDHE UNË SI TI!

luiza duka
Jam vjeshtë,
Madje akoma më
vjeshtë…e trishtuar..

Jam ngricë, kallkan
Jam dëborë e bardhë
Me shpirt të bukur
Që e dua jetën.

Jam një prag dimri
E egër si koha,
E cfilitur, e shkatërruar,
E kërcënuar,
E pres të ma shuajnë
Qiririn e jetës egërsisht
Ata që nuk njohin Zotin!

Përbindëshat e kësaj bote.

Plaga ime e pambyllur deri në varr, nga ju që dilni mbi
Zotin tim!

L.Duka.15-11-2020

2.KU JE SHEGA IME!

Kërkova gjithandej
Shegën përmbi Shtëpi,
Baba e kishte mbjellë
Me dorën e tij!

Gardhet qenkën zhdukur,
Të shkretët s’i pashë më.
Tokën plehëruan,
u kalbën nën të!

Mani s’ishte më.
Që mblidhte pekmez.
Veç trungu i kish mbetur
Si zgavër pa shpresë.

S’e pashë me qershinë
Te kopshti përbri.
Aty ku baba ziente raki!

Po fiqtë dhe degët
Mbi trumë bënin hije,
Në degët e tij
luanim ne fëmijë…

S’e pashë më derrin
As lugun e tij,
Derri kish dhënë jetën
Për pak pastërti…

Dhe lopa e gjora
Që rritej me bar,
Të gjithëve na ushqente.
Me qumësht në behar!

Truma në oborr
Që gjithë fshatin mblidhte,
Sa mbushnin ujë
Nëna i përcillte..

S’e pashë më trumën
Ndoshta kishte vdekur,
Toka ku qëndronte
Rri gjithnjë e etur!

Një shtëpi të vockël
Bërë për mrekulli
Aty flinin lepuj e pula përbri!

Kërkova, kërkova,
Trokita nëpër dyer
Gardhe kapërceva,
E s’u ndjeva mirë..

A mos vallë e humba vendin
ku kam lindur!?
A mos vallë jam në ndonjë ëndërr të vjetër,
Varri nuk më lë në varr pa të gjetur!

L. Duka 15 -11- 2020

3.DALLGËT!

Dallgët e shpirtit
Trazuar, në këtë fund vjeshte,
Të pakuptimta, ditët tona.

Kjo vjeshtë me gjethe të vdekura
Në fundin e lëndinave …
Zverdh tokën, ligështon shpresën…

Dallgët e detit inatosur,
me erën e rërën në breg,
Ky fund vjeshte, solli prapë virusin
E po merr jetë…

Hëna e kërrusur
Si murg i qiellit rri
Dallëndyshe e zogj
Po marrin arrati!

Dallga rreh brigjet e saj
Anijet lidhur me litar në fyt,
Në pritje të dimrit të acartë,
Të jetës së pakuptimtë!

L.Duka-15-11-2020.

4.ATY KU E NISA!

Edhe pse lapsin, s’di ta mbaj
Se fjalët i shkruaj gjysma,
Mendimet më janë fshehur,
Të kthehem aty ku e nisa!

Nuk kish në atë kohë ligësi,
Nuk kishte lugetër,
As ziliqar, e njerëz që të shqyejnë,
Nuk kishte të pangopur,
vampirë që të përpijnë.

Ishim vëlla e motër,
rritur në një djep,
Ushqyer në një sahan,
paskemi qenë mbret!

Ishim – Ëngjëj
rrit me pafajësi,
kafshata e gojës,
E ndanim të dy!

S’kish njerëz të babëzitur,
S’kishte lakmitarë,
bota qe e vogël,
veç shpirtra të bardhë!

Bota sot ndryshoi
Plot me njerëz të zi,
Gropën, ta hap varrin,
Më i afërti….

Kush shumë të përkëdhel
Ruaju fort nga ai!

Kush fort të përkëdhel
Ai të bën magji,
Njërën dorë te balli,
Tjetrën në allti!

As sikur të kthehemi
Dhe njëherë fëmijë…
Të na quanin ëngjëj
Jo shpirtra të zinj!

Njerëzve ju besova
Deri në marrëzi
vëllezërve, motrës sime
Ju fala dashuri!

Gjithë jetën e sinqertë
Besën, kisha armë të fshehtë.
Paskëm ngelë e vogël,
Në këtë botë t’padrejtë!

Ah sikur të kthehen
Vitet një nga një,
Të kem vëlla e motër,
Të vegjël fëmijë!

Aty ku e nisa
Të mbetem përsëri!

15-11-2020

5.NË DRITAREN TIME!

Te xhami i dritares rri
Duke pritur të dalësh
Ti vjeshtë e trishtuar
Në këtë mëngjes të trishtë,
dhe pse dielli po shkëlqen
Me rrezet e tij përpiqet
Të na ngrohë, zemrat e ngrira!

E lëkunde tokën Maqedoni e Prishtinë,
Tirana u zgjua më herët se çdo herë…
O Zot vëre dorën e fuqishme
e na mbro ne të pambrojturit!
Tërmete më mos të na bien!

Nuk e dua këtë zymtësi vjeshte
gjethet që bien lëndinave pa jetë,
Pemët e zhveshura, si fëmija që sapo lind,
Toka që lëkundet në këtë planet!

Vjeshta më trishton këto vite
Më trishton 2019- 2020.
Edhe pse dimri i egër, në prag më troket!

Te xhami i dritares rri
Si pranverën si verën
I kam larg…
Por Zoti më pret në prag!

11-11-2020