Portret dhe intervistë me gazetarin e njohur. MENTOR HOXHA, INTERVISTUESI I SHQUAR I VIP-AVE

 

Përgatiti dhe intervistoi: Flori SLATINA

 

Mentor Faik Hoxha është një personalitet i njohur nga Dibra. Flet anglisht, frëngjisht dhe greqisht. Vepra e tij publicistike, letrare e studimore është voluminoze dhe e larmishme. Përfshin qindra artikuj politikë e social-kulturor, 1500 portrete e intervista exluzive me Vip-at më të njohur të Shqipërisë dhe 12 libra me reportazhe, poezi, studime letrare e historike dhe intervista exluzive me figurat më të rëndësishme politike, akademike, artistike, kulturore, letrare, mediatike e sportive shqiptare të 28 viteve të fundit. Nga librat e tij veçohen “Figura e femrës në letërsinë shqipe” (2015, studim letrar), “Blliçja, Çidhna dhe Dibra në historiografinë shqiptare e botërore”(2015, monografi historike), “Sekretet e VIP-ave”(2005, 2011, portrete dhe intervista me presidentë, kryeministra, kryeparlamentarë, ministra, deputetë, ambasadorë, akademikë, shkrimtarë, gazetarë, moderatorë, misse, artistë, aktorë, këngëtarë, sportistë etj.), “Albanian Eurovizion” (2011, histori dhe intervista exluzive me përfaqësuesit e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës), “Lirika nga Europa” (2010), “Shënime nga Europa” (2010), “Shpërthimet e zemrës” (2004, poezi) dhe “Sekretet e Miss­-eve”(1998, portrete dhe intervista me kryebukuroshet shqiptare). Ka përgatitur enciklopedinë tre vëllimëshe mbi aktorët, regjisorët, skenaristët dhe dramaturgët shqiptarë, të cilën e ka dorëzuar pranë Shtëpisë Botuese “Vektor Edition” me të cilën ka patur një kontratë pune.

U lind në fshatin Blliçe të rrethit Dibër. Nga viti 1997 deri më 15 qershor 2016 kur u detyrua të largohet nga Shqipëria ka banuar në Tiranë. Prej tre vitesh jeton në Francë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit shtetëror të Tiranës (1991-1995). U diplomua më 26.06.1995 dhe mori titullin “Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe për shkollat e mesme”. Më 2013-2015 kreu shkëlqyeshëm me notë mesatare 9.1 studimet me kohë të plotë në Master Shkencor për “Studime Letrare” pranë Qendrës Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike në Tiranë. Diplomën e mbrojti më 21.05.2015 me mikrotezën “Figura e femrës në letërsinë shqipe” (Stërmilli-Kokalari-Migjeni-Koliqi) me udhëheqës shkencor akademikun e shquar, Prof. Dr. Shaban Sinanin. Ka kryer edhe disa kurse e trajnime profesionale në Angli dhe në Francë.

Ka punuar si mësues i lëndës “gjuhë-letërsi” në disa shkolla të mesme në Dibër, mësues e zv.drejtor në shkollën jo publike “Sarina 2002” (Tiranë), gazetar për Prefekturën e Dibrës te gazeta “Koha Jonë” (1995-1997), gazetar te revista javore “Blic” (1998-1999), shef kulture te gazeta “Emigranti shqiptar” (1999-2000), redaktor politik e shef kulture te gazeta“SOT” (2005-2007), shef kulture te gazeta ditore “Telegraf” (2010-2011), aksioner dhe anëtar i Këshillit Botues te gazeta “Rruga e “Rruga e Arbërit” (2013-2014), kryeredaktor te revista “Vajza e Ditës” (2008 -qershor 1916) dhe “Personazhe VIP” (2005-qershor 2016), si dhe analist e opinionist në disa gazeta të njohura shqiptare (2011-qershor 2016). Është anëtar i “Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë” (1995 e në vazhdim) dhe i “Unionit të Gazetarëve Shqiptarë” (2016 e në vazhdim). Ka fituar disa çmime letrare kombëtare dhe është redaktor e reçensues i mbi 100 librave të autorëve të njohur shqiptarë. Për kontributin në fushën mediatike, letrare dhe arsimore është përfshirë në librat “Gazetarë dhe Publicistë Shqiptarë”(2005), “Enciklopedia e Dibrës”(2006), “Një shekull poezi dibrane”(2009), “Historia e Arsimit shqip në Dibër”(2011), “Antologjia e poezisë dibrane”(2003) dhe “Pena e Dibrës” (shtator 2014), etj. Më 2005 u shpall “Figura Muajit” nga revista “Muaji” (Athinë, Greqi, tetor 2005). Për talentin dhe 12 librat e tij janë  botuar mbi 50 artikuj në televizionet Top Channel, Klan, TVSH, Vizion Plus, “TV Shijak”, “TV Arbëria”, TV Peshkopia, Radio Tirana, Radio Dibra, “Gazeta Shqiptare”, “Telegraf”, “Albania”, “Republika”, “Koha jonë”, “Nacional”, “55”, “Gazeta e Athinës”,  “Dibra”, Rruga e Arbërit, Bulqiza;  në revistat “Blic”,  “Klan”, “Muaji” (Athinë, Greqi), “Personazhe VIP”, “Hello Albania”, etj.

Suksesin më të madh e ka patur në gjininë e intervistave. Për tabutë që theu dhe risitë që solli në këtë fushë është cilësuar nga mediat e njohura shqiptare si një nga intervistuesit më të mirë të Shqipërisë. Nga intervistat exluzive të Mentor Hoxhës me personazhe VIP veçohen ato me kryebukuroshet e para shqiptare, Valbona Selimllari (“Miss Shqipëria 1992”), Sidorela Kola (“Miss Shqipëria 1993”), Monika Zguro (“Miss Shqipëria 1994”), Hygerta Sako (“Miss Shqipëria 1995”) dhe Aldona Elezi (“Miss Shqipëria 1997”); me Kristina Slavinskayas (“Miss Globe 2004”), Enkelejda Bargjo (Miss Shqipëria 2004”), Amanda Pëllumbi  (“Miss Bikini of The World”); me ish Presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, me ish ministret dhe ministrat, Mimi Kodheli, Majlinda Bregu, Arta Dade, Besnik Mustafaj, Teodor Laço, Arian Starova, Fatmir Mediu, Genc Pollo, Nard Ndoka, Ylli Pango, me ish kryetarin e Republikanëve, Sabri Godo, ish krybashkiakun e Tiranës, Albert Brojka, me vajzën e ish Presidentit, Alfred Moisu, Rubena Moisiu, me Sekretarin e Parë të Ambasadës Rumune në Tiranë, Adrian Sërbu; me akademikun e shquar Prof. Dr. Shaban Sinani, studiuesen e talentuar, Prof. Dr. Klara Kodra; me shkrimtarët e shquar: Dritëro Agolli, Fatos Kongoli, Prof. Dr. Agim Vinca, Dr. Agron Tufa, Dionis Bubani, Mimoza Ahmeti, Petraq Kolevica, Mujo Buçpapaj, Iliaz Bobaj, Viron Kona, Perikli Jorgoni dhe shkrimtarin e njohur grek Dino Kubatis; me ish Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, z. Gudar Beqiraj, me korifejtë e ekranit dhe të skenës; Kadri Roshi, Serafin Fanku, Timo Flloko, Hajrie Rondo, Llazi Serbo, Vasjan Lami, Edmond Budina, Leonard Bombaj, Rozina Prendi, Gëzim Kame, Sulejman Dibra, Vasillaq Vangjeli, Sejfulla Myftari (Cekja i Beratit), Behar Mera, Rita Lati, Met Bega, Muharrem Hoxha, Stefan Prifti, Tahir Baçova, Eriselda Shllaku; me aktoren italiane Veronika Xhentili dhe regjisorin e famshëm, Gëzim Kame; me piktorët e mrekullueshëm Alush Shima, Arben Golemi, Arben Morina, Gazmend Leka, Taulant Pustina, Jona Dividi dhe Njazi Ruka. Para tij kanë zbrazur sekretet e tyre moderatoret  dhe gazetarët më të famshëm, si Rudina Magjistari, Ardit Gjebrea, Rezart Xhaxhiu, Juli Xhokaxhi, Denisa Pasholli, Xhemi Shehu, Eneida Xhelili, Anjeza Maja, Vilma Masha, Sonila Laci, Elton Kraja, Artemisa Ozaj, Julia Guga, Avni Elezi dhe Eglantina Alliaj; kompozitorët gjeni, Zhani Ciko, Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi e Adrian Hila; këngëtarët e Eurovizionit, Anjeza Shahini, Kejsi Tola, Olta Boka e Aurela Gaçe; këngëtarët legjendë Anita Take, Liri Rasha, Ilir Shaqiri, Bujar Qamili, Eli Fara, Albërie Hadërgjonaj, Dava Gjergji, Alban Skënderaj, Greta Koçi, Bleona Qerreti, Bashkim Alibali, Myfarete Laze, Rovena Dilo, Hysni Zela, Artiola Toska, Mira Konçi, Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani, Edona Llalloshi, Sinan Hoxha, Anxhela Peristeri, Elisabeta Marku, Sabiani, Ervin Bushati, Rovena Stefa, Ardian Trebicka, Mira Bregu, Ingrid Gjoni, Evis Mula, Rozana Radi, Anjeza Branka, Eglantina Toska, Silvana Dollapi, Erlinda Pepnika e Kozeta Kalaci; këngëtarët e shquar lirikë Kastriot Tusha, Agim Hushi, Irini Qirjako, Etleva Golemi, Anila Gjermeni dhe Alma Strazimiri; këngëtarja lirike e teatrit kombëtar të Rumanisë, Simona Neagu dhe baresti i shquar rumun Pompeiu Harasteanu; sportistët legjendë, Ela Tase dhe Fiqiri Rama; koreografi i talentuar, Agron Aliaj dhe regjisori Nikolin Gurakuqi; valltarët më të mirë të Shqipërisë; Liliana Cingu dhe Rexhep Çeliku, prima baleria Enada Hoxha, Uejda El Sajed, Inis Gjoni, Manjola Hasani (koreografia e spektaklit Portokalli”), Flora Gargani nga Italia, Blerina Arbana (Drejtoresha e Shkollës së Baletit), Ledia Sulaj, Elinda Sulejmani, Elona Shuli, Eneida Molla, Romina Alku (Sofia e parë te “Zonë e lirë” të Arian Çanit), Anjeza Përmeti, Isida Mollaymeri dhe shumë e shumë VIP-a të tjerë të njohur nga të gjitha fushat. Nga portretet veçohen ato për Sali Berishën, Jozefina Topallin, Ilir Metën e Monika Kryemadhin dhe Adelina e Genta Ismajlin.

 

-Përshëndetje z. Hoxha. Keni patur përballë presidentë, kryeministra, kryeparlamentarë, ministra, diplomatë, kryebashkiakë, deputetë, akademikë, shkrimtarë, artistë, gazetarë, kryemise dhe sportistë të shquar. Si je ndjerë me këto personazhe që kanë bërë dhe po bëjnë historinë e Shqipërisë?

 

– Intervistat exluzive me figura publike janë privilegj për çdo gazetar në botë, por dhe përgjegjësi, pasi kisha përballë figurat më të njohura të Shqipërisë.

 

-Ka patur ndonjë që ju ka refuzuar?

 

– Meqë punoja në revista dhe gazeta të njohura, emri im si gazetar dhe intervistues ishte bërë i njohur në publik, kështu që nuk m’i refuzonin ftesat. Nga 1500 persona vetëm tre persona më kanë refuzuar; Soni Malaj, Luiza Xhuvani dhe Ema Andrea.

 

– Në intervistat me ta ju sollët risi të reja në median shqiptare, pasi zbuluat sekretet e tyre përmes pyetjeve shumë intime dhe fotove që për kohën quheshin tabu. Ka patur ndonjë që ju ka shfaqur vërejtje pas botimit të intervistës?

 

-Përgjithësisht kam marrë falënderime, por ka patur dhe pakënaqësi nga ndonjë. Misioni i gazetarit nuk është vetëm të reklamojë sukseset e tyre, por dhe të rrëmojë e zbulojë sekretet e tyre. Intervistat i regjistroja dhe në asnjë rast nuk kam shtuar apo hequr diçka.

 

-Kush ju ka kontestuar,  stërmunduar apo vlerësuar më shumë?

 

-Stërmundimet më të mëdha i kam patur me aktorët, këngëtarët dhe moderatorët, ndërkohë jam ndjerë shumë mirë me politikanët, sportistët dhe kryemiss-et shqiptare. Do ju tregoj një rast që është për të qarë e për të qeshur. Pas botimit intervistës me këngëtaren e njohur shkodrane, Myfarete Laze, drejtori i gazetës duke qeshur më thotë; “Ç’farë ke shkruar për Myfareten se në mesazhet e shumta në facebooku-un e gazetës thonë që e ke lartësuar shumë atë, kurse nga ana tjetër Myfaretja më kishte bërë disa vërejtje.

 

-Krahas intervistave të shumta në mediat, keni botuar dhe 12 libra me intervista, reportazhe, poezi e studime letrare e historike, të gjithë të sponsorizuar apo jo??

 

-Po. Falënderoj sponsorizuesit që mundësuan botimin e tyre.

 

-Libri juaj i parë “Sekretet e Miss-eve” (1998) u botua në 3 mijë kopje dhe bëri bujë të madhe për nga cilësia e botimit dhe risitë që solli në media-t dhe botimet shqiptare. Është libri i parë me ngjyra për Kryebukuroshet shqiptare dhe i pari që  zbuloi botën intime të tyre përmes pyetjeve tabu dhe fotove gjysmë të zhveshura, një gjë e pandodhur më parë në Shqipëri. Si ju lindi ideja e këtij libri që për kohën kur u botua u quajt një bestseller?

 

-Para botimit të tij kisha botuar te revista javore “Blic” (mjaft e njohur dhe e lexuar në atë kohë), një intervistë exluzive me Sidorela Kolën (“Miss Albania 1993”), Aldona Elezin (“Miss Shqipëria 1997”) dhe Monika LLupën (“Miss Vlora 1997”). Gjatë intervistave me ta zbulova shumë sekrete nga bota e tyre intime dhe intelektuale dhe mendova se i’a vlente një libër për kryemisset shqiptare. Intervistat i gërshetova në libër me 100 foto shumë të bukura me ngjyra që tregonin fytyrën ëngjëllore dhe linjat e tyre trupore të mrekullueshme.

 

-Kritikët, media dhe lexuesi e kanë vlerësuar shumë këtë libër. Ku qëndron suksesi i tij?

 

-Qëndron në faktin se ishte një libër krejt tjetër nga librat paraardhës. Titulli intrigues “Sekretet e Misse-ve” dhe fotot paksa të zhveshura në kopertinë dhe brenda librit  shërbyen si karem për lexuesit e shumtë për të parë çfarë fshihej brenda librit dhe brenda shpirtit të kryebukurosheve. Në kohën kur u botua libri, miss-et shqiptare shiheshin si Perëndi dhe lakmoheshin nga të gjithë, kështu që edhe kureshtja për të mësuar sekretet e tyre ishte shumë i madh. Media dhe publiku nuk ishte mësuar me këto libra ku intervistat intime gërshetoheshin me fotot e tyre gjysmë të zhveshura. Ishin misset e para dhe njerëzit ishin kurioz jo vetëm për botën e tyre shpirtërore e intime, por dhe diapazonin e tyre intelektual. Femrat e bukura shqiptare nuk janë vlerësuar kurrë për intelektin e tyre, por përgjigjet e tyre të sinqerta, të zgjuara e shumë fine janë perla të këtij libri.

 

-Unë e kam blerë dhe lexuar atë libër dhe kam vënë re se suksesi nuk qëndron vetëm te fotot dhe titulli intrigues, por edhe tek pyetje-përgjigjet brilante dhe ndërtimi artistik i portretit të tyre profesional e njerëzor i gdhendur mjeshtërisht nga Ju. Ky libër doli si një kartolinë në një periudhë kur Shqipëria sapo kishte dalë nga lufta civile e ‘97-ës dhe e zbuti paksa klimën e ndezur politike që mbizotëronte në vend?

 

-Ju falënderoj shumë për konstatimin dhe vlerësimin që më bëni. Jam munduar të bëj më të mirën në atë libër.

 

-Kam dëgjuar se keni dhënë shumë autografe për këtë libër?

 

-Intervistat e tyre brilante e të thella në mendim, si dhe fotot mjaft të bukura me ngjyra u bënë muza e gjithësecilit në atë kohë. Mjaft  vajza adoloshente, studente apo gra të martuara, madje dhe meshkuj më ndalonin në rrugë, nxirrnin librin dhe më kërkonin autograf. Shumë prindër më thonin duke qeshur; “na i çmende vajzat me librin tënd për miss-et”. Nuk harroj një rast në ambasadën e një shteti të madh evropian. Po kërkoja një vizë si gazetar dhe punonjësi i ambasadës sapo pa emrin tim më tha; -Ju jeni autori i librit të miss-eve shqiptare dhe më kërkoi një libër me autograf.  I’a thashë dhe më falënderoi shumë. Një rast tjetër lidhet me një pedagog në universitetin e Tiranës, i cili më tha; “Si ke mundur t’u rezistosh pa bërë ndonjë skandal”.

 

-Në atë kohë ju keni qenë beqar dhe në moshën më të bukur për t’u martuar. Nuk ju shkoi ndërmend t’i propozonit ndonjërës për ta patur në shtrat gjithë jetën?

 

– Këtë pyetje ma kanë bërë shumë gazetarë që më kanë intervistuar. Në atë kohë miss-et lakmosheshin nga të gjithë meshkujt, natyrisht edhe nga unë, por qëllimi im kryesor ishte realizimi i një projekti të bukur artistik që do kënaqte shijet artistike të lexuesit, shijet e mia, të kryebukurosheve, të mediave dhe të botimeve shqiptare.

 

-Nga ajo kohë kanë kaluar 20 vjet dhe misset shqiptare janë shtuar shumë. Mendoni ta ribotoni me të gjitha miss-et së bashku?

 

-Pas botimit të tij, kam intervistuar edhe disa miss-e të tjera, por mendoj se nuk i’a vlen ribotimi, por as nuk mund të bëj një libër më të mirë. Çdo gjë ka kohën dhe shkëlqimin e vet. Në kohën kur u botua, shqiptarët nuk ishin mësuar me libra të tillë. Ishte një fushë e virgjër, e pashkelur dhe e palëvruar nga të tjerët, ndërkohë as baret luksoze të Tiranës ku realizuam intervistat nuk ekzistojnë më. Nga viti 1998 kur u botua kanë dalë shumë miss-e, por nuk e kanë shkëlqimin dhe adhurimin e pesë kryebukurosheve të para shqiptare të librit tim, Valbona Selimllari, Sidorela Kola, Monika Zguro, Hygerta Sako dhe Aldona Elezi.

 

-Ç’farë kujtoni tani nga takimi me ta?

 

-Kujtoj përkushtimin, gadishmërinë, thellësinë e mendimit dhe çiltërsinë e tyre për t’u përgjigjur edhe në pyetje që për kohën quheshin tabu. Këto intervista dëshmuan se ata nuk ishin vetëm vajzat më të bukura të Shqipërisë, por edhe vajzat më inteligjente të kombit shqiptar. U jam shumë mirënjohës.

 

-Keni intervistuar edhe Miss Globe 2004. Si u takuat me të dhe si u ndjetë pranë saj? Ndonjë dallim mes saj dhe kryebukurosheve shqiptare që keni intervistuar?

 

-Në atë kohë punoja si shef kulture te gazeta “SOT” dhe në Shqipëri organizohej Konkursi i Bukurisë “Miss Globe 2005”. Ajo kishte ardhur për t’i dorëzuar kurorën zëvendësueses dhe ndodhej në Durrës bashkë me konkurentët e “Miss Globe 2005”. Me vartësen time, sot gazetare e njohur e kulturës shkuam në Durrës dhe bëmë një reportazh me foto shumë të bukura me të gjitha misset e globit. E takova dhe atë, i bëra ofertën për intervistë dhe pranoi menjëherë. Ishte një femër shumë e bukur, shumë e sinqertë dhe shumë e thellë në mendim, por jo se kishte ndonjë ndryshim në paraqitje e përgjigje nga kryemiset tona.

 

Më 2005 botuat librin Sekretet e VIP-ave”. Përmes portreteve e intervistave exluzive me  100 personazhet më të spikatura në politikë, shkencë, art, kulturë, letërsi, diplomaci, sport, teatër, kinematografi, media, muzikë të 28 viteve të fundit në Shqipëri  ju zbuloni sekretet e tyre. Nga mënyra e ndërtimit të portretit dhe intervistave dhe nga paraqitja grafike e përzgjedhja e fotove edhe ky libër pati një shitje të madhe dhe një vlerësim të madh nga të gjitha media-t shqiptare. Në vitin 2011 botuat librin “Albanian Eurovizion”, një libër me portrete dhe intervista exluzive me përfaqësuesit shqiptarë në Festivalin e Evropian. Edhe ky libër është libri i parë i shkruar për Eurovizionin,  ndërkohë,  kolanën e librave Sekretet e Vipave e vazhduat edhe me dy libra të tjerë, por pas vitit 2011 ju u shkëputët pothuaj plotësisht nga intervistat me personazhe VIP dhe i’u përkushtuat studimeve letrare e historike me artikuj të shumtë në media. Përse i braktisët intervistat, gjininë tuaj më të suksesshme?  

 

-Mendova si ata futbollistët e famshëm që i japin fund karrierës në kulmin e suksesit tyre, për të nisur një aventurë të re. Pas një pune të lodhshme shumë vjeçare  si gazetar aktiv, mendova të nis një aventurë tjetër të re; atë të studimeve shkencore.

 

Intervistat e tua të shumta me personazhe VIP janë botuar në faqet e para të gazetave e të revistave qendrore. Tek gazeta ditore “SOT” ku ju punuat si shef kulture, fotografia e të intervistuarit nga Ju zinte pjesën ballore më të madhe të kopertinës, ndryshe nga mediat e tjera që kishin në ballinë kryeministrin apo presidentin. Pse bëhej kjo?

 

-Është huazim nga media-at e njohura angleze që unë e aplikova në mediat shqiptare. Në Angli nuk e zë vendin qendror fotografia e kryeministrit, presidentit, ministrit apo e politikanëve, por intervista exluzive apo jeta private e ndonjë Vip-i, pasi preferohet më shumë nga lexuesit.

 

-Në disa artikuj të media-ve të njohura shqiptare, ju cilësoheni si një nga intervistuesit më të mirë të Shqipërisë. Si ndiheni nga këto komplimente dhe etiketime?

 

-Çdokush ndihet i lumtur kur vlerësohet nga publiku dhe nga mediat e mëdha.

 

-Si një gazetar me një karrierë të suksesshme çfarë u rekomandon gazetarëve të rinj?

– Profesioni i gazetarit është profesioni më i preferuar dhe më i lakmuar nga të gjithë qytetarët e botës, por në Shqipëri është si një fushë e minuar që jo të gjithë e kalojnë lehtë. Nëse nuk tregon kujdes mund të të hedhë në erë familjerisht.

Keni zbuluar sekretet e mbi 1500 Vip-ave shqiptarë, po sekretet e tua cilat janë?

 

-Çdo njeri ka sekrete. Ca i kam zbuluar në intervistat paraardhëse, ca mendoj t’i zbuloj më vonë, jo tani.

 

-Sukses keni patur edhe në fushën studimore me dhjetra botime letrare e historike të botuar në media të njohura dhe si autor i dy librave voluminozë me studime; “Figura e femrës në letërsinë shqipe” dhe “Blliçja, Çidhna dhe Dibra në historiografinë shqiptare e botërore”.  Këto dy libra janë redaktuar nga dy figura të shquara. I pari nga akademiku i shquar, Prof. Dr. Shaban Sinani, i dyti nga shkrimtari dhe pedagogu i talentuar, Prof. Dr. Agron Tufa. Profesor  Shabanin e keni patur pedagog dhe udhëheqës shkencor në përgatitjen dhe mbrojtjen e Tezës së Diplomës për Master Shkencor. Ndiheni i respektuar që keni bashkëpunuar me këto dy figura emblematike shqiptare?

 

-Shumë. U jam shumë mirënjohës dhe nuk di si t’ua shpërblej. I falënderoj publikisht për besimin që patën tek unë dhe për ndihmën e madhe që më kanë dhënë. Me profesor Sinanin ndihem dy herë i privilegjuar dhe me fat, pasi e kam patur edhe profesor gjatë studimeve të Masterit. Jam shumë i lumtur që u mësova prej tij dhe e pata udhërrëfyes shkencor në një nga ngjarjet më të rëndësishme të karrierës sime profesionale.

 

-Ndonëse u lindët në një familje të mesme fshatare dhe në një fshat të Dibrës arritët të bëni karrierë në kryeqytet. Nisur nga CV-ja juaj e shkëlqyer dhe vlerësimi që ju kanë bërë media-at e njohura a ndiheni i lumtur për ç’ka keni arritur?

 

-Jam shumë i lumtur, pasi gjithçka e kam arritur me forcat e mia dhe pa ndihmën e askujt. Babai im Faik Hoxha dhe nëna ime nuk kanë qenë të pasur dhe nuk kanë patur kurrë lidhje me pushtetin. As unë nuk kam qenë dhe jam anëtar i ndonjë force politike, ndërkohë, bursat më të mira dhe postet më të larta në administradën shtetërore gjatë viteve të komunizmit dhe postkomunizmit i kanë marrë fëmijët e qeveritarëve.

-Të është dashur shumë punë për të arritur deri këtu?

-Shumë. Për 10 vite me radhë kam punuar mbi 16 orë rresht për të siguruar paratë e studimeve universitare dhe të Masterit dhe për të ndërtuar shtëpinë time të madhe në kryeqytet. Nuk numërohen netët e pagjumë mbi libra për të arritur rezultate sa më të larta në mësime. Të kisha lindur në Tiranë, apo në një familje me pushtet ekonomik a politik do kisha bërë më shumë…

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here