Flet për gazetën Nacional – Arslan Bayir (Turqi) , botues i “Revista Contemporary Art” dhe Shtëpisw Botuese Baygenç

Flet për gazetën Nacional – Arslan Bayir (Turqi) , botues i “Revista Contemporary Art” dhe Shtëpisw Botuese Baygenç

A. Kosta: PËRSHËNDETJE ARSAN. KUR DOLI PËR HERË TË PARË REVISTA JUAJ NË TREG?

Arsan Bayır: Revista Contemporary Art u themelua në vitin 2008 në Antalia Alanya, Turqi ndërsa Shtëpia Botuese Baygenç u themelua në vitin 2013.

A. Kosta: SI I KRIJUAT LIDHJET ME POETËT NGA VENDE TË NDRYSHME TË BOTËS NË REVISTËN TUAJ GÜZEL SANAT?

Arslan Bayır: Në të kaluarën isha editori i një reviste tjetër, të cilën e themelova sëbashku me katër shokët e mi dhe kjo na mundësoi që të krijonim që atëherë ura – lidhje me shkrimtarë botërorë, të cilët më rekomandonin vazhdimisht poetë dhe shkrimtarë të tjerë botërorë të cilët i kam takuar edhe personalisht në vende të ndryshme. Vite më pas, u njohëm me shkrimtarë dhe poetë të rinj nëpërmjet platformës Facebook. Miqtë tanë në grupin tim “Baygenç Kitapta” janë të gjithë shkrimtarë dhe poetë të afirmuar, kështuqë tashmë botojmë poezi dhe artikuj nga e gjithë bota. Ne jemi të kënaqur për këtë edhe pse tani për tani në revistë janë botuar autorë vetëm nga 56 vende të botës, por mendoj se në të ardhmen numri do të rritet akoma edhe më shumë.

A. Kosta: SA LIBRA KENI BOTUAR NË SHTËPINË TUAJ BOTUESE DHE ÇFARË PËRMBAJNË ATO?

Arslan Bayır: Në Shtëpinë Botuese Baygenç kam botuar mbi 550 libra. Ndër këto ka poezi, tregime, novela, kërkime shkencore, artikuj të ndryshëm, libra historik si dhe libra për fëmijë. Këta libra janë përkthyer dhe botuar jo vetëm në turqisht por edhe uzbekisht, serbisht, rusisht, gjermanisht, kazakisht dhe azerbajxhanas. Së shpejti do të botojmë libra edhe nga vende të tjera. Për shembull, mund të jenë autorë nga vendi juaj Shqipëria, Kosova ose Italia.

A. Kosta: CILA KA QENË VËSHTIRËSIA JUAJ NË ARRITJET E LETËRSISË BASHKËKOHORE

Arslan Bayır: Nuk kemi shumë vështirësi në botimin e revistës sonë pasi kemi shumë shkrimtarë dhe poetë të mirënjohur nga Turqia dhe bota. Megjithatë, duke qenë se revista jonë është dy muajshe, artikujt vijnë ndonjëherë me vonesë, kështuqë koha jonë e leximit, e rishikimit dhe e redaktimit është me pak kohë mbetje ndaj kërkojmë nga shkrimtarët dhe poetët që t’i dërgojnë më herët krijimet e tyre.
Ndërsa përsa i përket publikimit të një libri nuk ka asnjë problem me botimin sepse fazat e daljes në treg të një vepre janë paksa ndryshe nga ajo e revistës.

A. Kosta: ÇFARË MENDONI PËR LETËRSINË E SOTME BASHKËKOHORE?

Arslan Bayır: Mendoj se letërsia e sotme duhet të bëhet krijuese më me nivel të lartë në mbarë botën. Por ka një gjë të rëndësishme e cila na tërheq vëmendjen të gjithëve: faqet e internetit (portalet), po marrin përparësi ndaj botimeve të shkrimeve dhe gazetave. Kjo më bën të mendoj disi, sepse faqet e internetit nuk të japin kënaqësinë e një gazete, reviste apo libri të printuar. Ekziston një diferencë e madhe nga ato që janë “shkrimtarë të internetit” dhe nga autorët që botojnë nëpërmjet një Shtëpie Botuese, ja pse unë nuk jam pro internetit.

A.Kosta: NA THONI DIÇKA PËR JETËN TUAJ TË PËRDITSHME… KUR KENI KOHË TË SHKRUANI?

Arslan Bayır: Unë e filloj jetën time të përditshme duke u zgjuar herët në mëngjes dhe puna ime e parë është të lexoj gazetat e ditës. Në fakt, leximi i gazetave në mëngjes është një veçori e imja prej vitesh. Pasi mbaroj së lexuari gazetat, filloj punën time duke iu përgjigjur e – maileve në postën elektronike e më pas hyj në Facebook dhe Instagram. Më pas lexoj, kontrolloj dhe redaktoj artikujt apo poezitë të cilat i përzgjedh me vëmendje dhe më pas i dërgoj në bordin editorial të revistës për botim.
Nëse ka propozime edhe për dorëshkrime për t’u botuar nga Shtëpia Botuese Baygenç, i redaktoj dhe më pas ia dërgoj redaksisë për botim. Të gjitha librat dhe artikujt e revistave botohen pasi miratohen nga redaksia.
Nëse gjatë ditës kam punë apo aktivitete sociale për të bërë në qytetin ku jetoj, i kryej ato patjetër. Gjithashtu, sigurohem të lexoj librat e autorëve dhe poetëve të mi të preferuar që duhet të lexoj brenda një dite. Kjo më merr disa orë të ditës duke bërë këtë. Herë pas here, nëse më jepet rasti, shkoj në kinema apo në teatër në mbrëmje. Duke qenë se kjo është një zonë bregdetare gjatë verës, bëj not 2-3 orë rresht, sigurisht kjo ndodh kur kam pak redaktime për të bërë. Unë nuk bie në gjumë pa lexuar dhe nuk rri zgjuar shumë vonë ndaj fle herët në mbrëmje. Kur bëhet fjalë për kohën time të shkrimit, ajo ndryshon midis tregimeve dhe poezisë ose kërkimit. Studimi është parimor për mua në shkrime sepse siguron të shënojë dhe të evidencojë vëzhgimet e mia. Unë filloj dhe shkruaj një pjesë të dorëshkrimit në letër, pastaj e hedh në kompjuter dhe e rishikoj kur t’i vijë koha. Poezia është një ndodhi emocionesh ndaj nuk i dihet se kur të vjen frymëzimi. Unë shkruaj sa herë që e shoh kohën të përshtatshme dhe të volitshme, ja pse e lë “të pushojë”, bëj vazhdimisht korrigjime nëse e shoh të nevojshme dhe më pas e publikoj.
Artikujt e mi të kërkimit dhe studimit janë gjithmonë në tryezën time, me librat afër. Unë shkruaj gjatë gjithë kohës, duke përfituar prej dispozicionit të kohës së mjaftueshme që kam, duke paraqitur kështu idetë e mia të përpunuara në periudha të gjata kohore. Kjo është arsyeja pse shkrimi im ndryshon vazhdimisht në varësi të fushës sime të studimit. Sidomos kur një libër është në prag të botimit, nuk shikoj kohën por punoj derisa të lodhem, pastaj filloj sërish të shplodhem dhe sapo frymëzohem nis sërish të shkruaj.

A. Kosta: CILA ËSHTË MUZA JUAJ E PREFERUAR NË POEZI?

Arslan Bayır: Shumë poetë dhe shkrimtarë nga e gjithë bota janë të gjithë në vend të parë për mua e megjithatë, më i rëndësishmi prej tyre është poeti turk Nazım Hikmet. Ai është poet botëror dhe veprat e tij janë botuar në shumë gjuhë. Ne jemi rritur me veprat e tij, unë jam frymëzuar prej tij dhe nëpërmjet muzës së tij të çmuar kam gjetur rrugëtimin tim profesional.

A. Kosta: ME SA ÇMIME TË RËNDËSISHME KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE JENI VLERËSUAR?

Arslan Bayır: Deri tanimë kam marrë 26 çmime kombëtare dhe 9 ndërkombëtare.
A. Kosta: CILI ËSHTË REAGIMI JUAJ NDAJ LUFTËS SË UKRAINËS DHE PALESTINËS?
Arslan Bayır: Uroj që të mos ketë kurrë më luftë, por fatkeqësisht ende ka në shumë vende të botës të cilat vazhdojnë pa u ndalur. Ndër këto, luftërat e Ukrainës dhe Palestinës janë më të afërtat. Populli në fakt nuk është aspak fajtor, faji është vetëm i qeverive dhe i atyre që janë të përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të armëve. Shpresoj që këto luftëra të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

A. Kosta: KENI NJOHURI PËR POETËT E LETËRSISË SHQIPE? ÇFARË MESAZHI DO U JEPNIT AUTORËVE NË SHQIPËRI DHE NË DIASPORË?

Arslan Bayır: Shqiptarët dhe turqit kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të mira dhe janë frymëzuar nga mendimet e njëri-tjetrit. Mirëpo, duke qenë se veprat e shumë shkrimtarëve shqiptarë nuk janë përkthyer në turqisht, nuk mund të thuhet se ato janë shumë të njohura. Me këtë dua të them se vetëm disa nga poetët dhe shkrimtarët shqiptarë janë të njohur për lexuesit dhe shkrimtarët turq e sigurisht edhe për mua. Ata janë siç po i përmend më poshtë: İsmail Kadere, Dritëro Agolli, Mujo Buçpapaj, Salih Butka, Fatmir Gajta, Besnik Mustafaj, Ahmet Prenci, Angela Kosta. Këto janë ata që mund t’i rendis të parët por sigurisht ka edhe shumë poetë të tjerë për t’i përmendur.
Dhe pikërisht këtë dua t’u them autorëve shqiptarë jashtë Shqipërisë: mbështesni promovimin e vendit tuaj në fushën letrare dhe kulturore duke përkrahur shkrimtarët dhe poetët e vendit tuaj, duke i përkthyer veprat e tyre në gjuhë tē ndryshme të botës. Vetëm kështu letërsia e Shqipërisë do të triumfojë kudo!
E dashur Angela Kosta, të falenderoj përzemërsisht për intervistën, ashtu sikurse falenderoj Drejtorin MUJO BUCPAPAJ dhe Gazetën Prestigjoze Nacional që më dhatë këtë mundësi. Faleminderit të gjithë lexuesve shqiptarë kudo që ndodhen. Mirënjohje dhe respekt nga Turqia!

Angela Kosta: Faleminderit Juve Arslan Bayır për intervistën dhe përkushtimin e kohës.

Arslan Bayır ka lindur në vitin 1958, në fshatin Bayır të Alanyas, Antalia. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, shkollën tetëvjeçare dhe të mesme në Alanya kurse universitetin në Denizli. Ai u diplomua gjithashtu në gjuhën turke nga Universiteti Anatolian në vitin 1999.

Librat e tij të botuar janë:

– Revista e historisë dhe poezisë së Artit Bashkëkohor (Güncel Sanat), konkurs nga 1 deri në 6 numra

– Të udhëtosh në kaltërsi

– Nga penda e zogut

– Lumturi Pavarësisë (Kazakistan – Turk)

LIBRA ME POEZI
Fara, Male të lakuara, Lulëzim, Grumbullim ëndrrash vjeshte, Duke u lagur si pika shiu, Araldi i Pranvesës (në Uzbek), Life Passes – Jeta kalon – Koha kalon, (në uzbek, në bashkëpunim me Aman Matcan), Britmë në kaltërsi.

LIBRA PËR FËMIJË

Fytyra të ëmbla, Fëmijë Plus (+) Lulja, Tregime, Përrallat e gjyshes, Përrallat dhe Legjendat tona, Libri ynë, Përralla nga ne, Zabeli i Alarës, Përrallat e nomadëve të Demit, Nga penda e zogut.

HISTORI

Histori mishngrënëse, Dy pikëza dhe katër ditë, Bajame në lulëzim, Fllad mëngjesi

LIBRA KËRKIMORË

Forca që na nevojitet Atatürk, Përse lexojmë kaq pak, Kush do e bëjë, Shpëto Turk, Kënga e diellit (në serbisht), Jam vetëm pa ty (në uzbek)

ESE

– Nga mendimi në penë

BISEDA

– Shkronja dhe biseda.

Shumë nga poezitë e Arslanit janë botuar në gjuhët: ukrainase, kirgize, moldave, ruse, gjermane, kazake, uzbeke, lituaneze, persiane, bashkir, maqedonase, boshnjake, bullgare, polake, ujgure, indiane, tatare, turkmene, tuva, yakut, balkariane, koreane, greke, arabe, gagauziane, mongole, angleze, azerbajxhanase, chuviane, italiane, spanjolle, hebraike, kineze, vietnameze, portugeze, serbe, tatar, bengaleze spanjolle, portugeze.

ÇMIMET

– Në vitin 1997, Çmimi i Poezisë së Qipros në konkursin poetik të revistës “Mısralık”, me librin e tij të titulluar “Filiz”.

– Në vitin 2000, Çmimi Special i Jurisë për mësimin e konkursit të poezisë me temë të koordinuar nga “Anasam” në Kayseri

– 2001- 2003 Çmimi Special i Jurisë në degën e lirë të konkursit të poezisë koordinuar nga “Simav Anadolu”

– Në vitin 2003, vendet e parë në të dyja konkurset e historisë dhe poezisë Alanya ALKOD

– Çmim special për seksionin Intervista nga revista Aydın Söke Sarı Zeybek

– Në vitin 2004, fitues i vendit të tretë në konkursin e poezisë Yirçe në Izmir

– Në vitin 2004, fitues i vendit të parë në Konkursin e Poezisë Şair Sabit İnce me librin, “Çocuk Artı Çiçek”

– Në vitin 2005, Çmimi Special i Jurisë në Konkursin e Poezisë Yirçe

– Në vitin 2006, Çmimi Special i Jurisë në konkursin e poezisë i koordinuar nga revista Sevgi Yolu, dhe Çmimi i Shërbimit për Poezinë Turke nga Bursa Local Agenda 21 (“Bursa Yerel Gündem 21”)

– Në vitin 2007, fitues në vendin e dytë në të dyja degët si në ese po ashtu në atë kërkimore në Sabit İnce Literature Awards

– Në vitin 2013, vendi i tretë në konkursin me tregime të shkurtra Kıbatek (Shoqata e Letërsisë Turke Qipriote dhe Ballkanike e Euro – Azisë)

– Në vitin 2015, Çmimi i Jurisë për Punë në Poezinë e Fëmijëve në Konkursin e Letërsisë për Fëmijë Mevlüt Kaplan

– Në vitin 2015, vendi i parë në konkursin e artikullit Mustay Karim Altun Kurat i koordinuar nga Shoqata e Gazetarëve Rusë dhe dhe shkrimtarët Bashkir

– Në vitin 2020, Penda e Artë dhe Medalja e Argjendtë në Rusi

– Në vitin 2021, Golden Pen Award në Rusi

– Çmimi Emir Temur i Republikës së Uzbekistanit (2022)

– Vendi i parë Golden Pen Award në konkursin e esesë së Urës së Miqësisë të Republikës Kirgize (2022)

– Çmimi Kazakistan Ahmet Yesevi 2023 iu dha për studimet dhe kërkimet e tij kulturore në botën turke.

PUBLIKIME NË KËTO REVISTA DHE GAZETA

Antalya Güncel, Cumhuriyet, Siyah Beyaz, Yeni Alanya, Bizim Alanya, Demokrat Alanya, Haber Alanya, Yeni Adana, Bartın, Ekspres, Hür Gerze, Hür Işık, Devrek Postası gazetelerinde ve Güncel Sanat, Aykırısanat, Maki, Tını, Damar, Kuzeysu, Kıyı, Çalı, Somhaber, Kardelen, Beşparmak, Bay (Jugosllavi), Şafak (Greqi), Türk Sözü (Moldavi), Balon, Alev (Bullgaristan), Kitap Dünyası (Uzbekistan), İzdinish Uygur edebiyatı, (Uyghurs) Broy, Simav Anadolu, Sarı Zeybek, Berfin Bahar, Duygu Seli, A- Edebiyat, Samsun Sanat, Amik, Güneysu, Kırk Ambar, Kimsesiz, Ana, Sevgi Pınarı, Sevgi Yolu, Şiiri Özlüyorum, Yankı, Başkent, Sanat ve İnsan, Uzak, İspinoz, Orbita, Mavi Yeşil, Mavi Dergi, Tay, Bizim Ece, Karalama, Şair Çıkmazı, Yaşayan Yarın, Yalın Ses, Ekin Sanat, abece, Öğretmen Dünyası, Şehir.

Arslan boton libra të autorëve të tjerë në Shtëpinë Botuese Baygenç në Turqi si dhe në Revistën ndërkombëtare Contemporary Art.

TË JESH I LIRË

Në malet e mia
I lirë do të jem
Ku të gjitha gjërat fallco
Pa emocione janë
Derisa akoma frymë të marr
Unë do të bërtas
Në një atmosferë festive
Gjithcka që mund të ndodhë
Do të qesh dhe do t’ia dal mbanë
Do të pi në ujërat e freskëta
Në bregun e një lumi
Përgjithmonë.
Edhe pse do të më thonë se ftohtë do të kem
Nuk do të më vijë keq
Sepse do të jem i lirë
Nga të gjitha këto ndjenja fallco
Sikurse dashuria.

TRENI

Ja treni që niset
Kështu që përsëri
Edhe një herë
Shpresat e mia do të duken si karroca
Ikin të gjitha njëri pas tjetrit.
Salla e pritjes është plot
E më pas sërish e zbrazur
Dikur
Pasagjerët që mbërrinin
Ata në pritje përshëndesnin
E megjithatë askush nuk më përshëndet
Ashtu si shpresat e mia
Vetëm unë jam tani
Në këtë sallë pritjeje bosh
Me orët e pritjes që duket sikur nuk lëvizin
Si shpresat e mia të humbura.

VJESHTË

Vjeshta mbërriti
I ngrohtë fryn flladi
Gjethet vendosen një e nga një
Në trotuar
Të heshtura dhe të qeta
Duke takuar tokën ngjyrë gështenjë
Oh, gjethe e verdhë,
Ku shfaqet shpirti yt?
Sikur të më jepje një shenjë…

Përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, editore, promovuese