Mirela Leka Xhava : Kryqëzohem e pres përfundimin e veprës, poezi

UDHËTARI
(Inspiruar nga skulpturat e Bruno Catalano*)

Ai, nuk ka një emër si të tjerët
si të mos ekzistonte në këtë botë të marrë
një valixhe prej druri në njërën dorë
këpucë të lyera me vaj si pasqyrë,
për të shtruar fl okët, që era bashkëudhëtare ia shpërndan.
Udhëtari
destinacioneve merr etiketa epitetesh
I huaj,
i çuditshëm,
emigrant,
apati dhe empati që e ndjekin nga pas,
udhëtimit të tij në kohë dhe hapësirë
ndërsa të vërtetin emër e ka humbur atje
në anijen ku ngriheshin dallgë, e përmbytnin lotët oqean.
Ai dhe valixhja e mallit bashkë
ecin udhëtimit Sokratik brenda vetes e botës përqark
një trup me shpirtin të ndarë
eksplorues që marshon përmes shekujsh
e hap një faqe të re identiteti
pemës së jetës ku rrënjët janë larg.

*Bruno Catalano autor bashkëkohor italo-francez i skulpturave në
bronx “Udhëtari”.

PAK FRYMË NGA KAMY

Ka kohë që skulptoj veten,
Mbase lindur kam me dhunti perëndish
Vertikalisht-horizontalisht
Kryqëzohem e pres përfundimin e veprës
Që s’ka as fund as fi llim.
Diku, dikur fryj pluhurin e absurdit
Përsosjen time gravitacionit shekullor t’a shkëpus
T’i ngjaj pjesës tjetër të qiellit që s’u kuptuam kurrë.
Në “atelien” time
Tashmë sklupturohem pa dhimbje
Morformës imagjinatë.
E huaj më duket vetja përditë e përditë
Përveç apotezës buzëqeshje që e njoh në sy.

QYTETIT TIM
(Elbasanit)
Eci mbi ty qyteti im mijëvjeçar
E druhem mos të të krijoj dhembje
Majë gishtash mbi gurët që të mbulojnë
Rrënjët
Plagëve të shkuara fshehur thellë damarëve.
Eci mbi ty Egnatia, rrugë e fëmijërisë,
Kryqëzata romakësh kristianizmit i mbillnin farën mbi themele
Fortesash,
Deri në fundin tënd të gjarpërimit,
Atje ku tjetër erë e egër do frynte
Të na rrëzonte e ngrinte natës së gjatë të shekujve.
Eci mbi ty qyteti im sot
Gjurmëve të Rilindjes së dallëndysheve të fjalës
Themele të reja ndërtuar vizionit largpamës
Shtrenjtë paguar mbijetesës ; gjuhë të Nënës.
Qyteti im i dashur,
Ikur larg teje më vjen pas kënga e kumurive
E m’i lë pa gjumë ëndrrat
Në pritje agimesh.

NË BIBLIOTEKËN MERIADECK

Ajo nuk ëshë biblioteka Mazarin e shekullit të 17- të
ku era e drurit të eksplozon nuhatjen
e të thith brenda së shkuarës.
Ajo është moderne, me ashensorë, e fasadë gjigande qelqi.
rafte të bardhë, tapetë të kuq
dhe sigurisht brenda mureve, heshtje.
Me këmbënguljen time
kërkoj të gjej perlën e rrallë në oqeanin e thellë, kohë
ku pa frikë zhytem e dal çuditërisht në të 17- tin shekull.
Epokë e largët, kronikani, dikur trojet e mia ka shkelur
njohu historinë e të parëve të mi.
ishte atje para sysh
kur gjaku i gjakut tim është mbjellur.
Në fl etët e zverdhura, zhubravitur
përtej syve, kohës dhe hapësirës , ringjall Mesjetën.
përballë meje,kronikani dhe kufi ri, shekujt.

NËNË
(Fragment)

Ti je një ëndërr Nënë,
Pranë teje mund të rrish me muaj e të duken pak.
Do prekësh lulet që mbollëm të dyja në kopshtin tënd,
Do qeshësh
E do qash kur të çeli zambaku i parë.
Rrugët ku ecëm bashkë do të të fl asin,
Por ti vështrimin do ngresh lart të shohësh avionin që do më
Sjellë sërish.
Këmbanat e kishës aty afër do bien si gjithmonë
Dhe tingujt do vijnë deri tek unë
Përzier tymnajës së qiriut që ndezëm bashkë,
Që ti nuk do e lesh të fi ket,
As deti yt me mall
Deri kur të kem ardhë.

ALBATROS
(pak frymë nga Bodler)

Pulëbardhat kthehen bregut me peshkatarët mëngjeseve,
Të tjerë zogj fl atrash gjigandë marrin fl uturimin
Lart, shumë lart,
Larg, shumë larg,
Aq sa humbasin mes ngjyrës së qiellit.
Fitimtarë lënë pas stuhitë,
Vdekur e ringjallur
Takimit horizonteve të lindjes e perëndimit me diellin.
Ndjej murmurimën në vena e
Më dhemb,
Albatros himn i Bodler.

POEZITË E NDALUARA

Kaq shumë lexuam poezi
Doktrinash
Sa ramë në dashuri me poezinë
Proletare ;
Të tjerat ,
Të panjohurat,
Pluskonin ende larg deteve,
Shisheve të hedhura fatit ,SOS.
Ato mëkataret,
Të ndaluarat,
Të mallkuarat,
Të pushkatuarat,
Shekullit mbijetuan të vetme
Dallgëve.
Për të mbërritur patjetër një ditë në breg
Si mesazh dhe muzë që kurrë nuk vdes.

UDHËTIM NË QENDËR TË VETES
(Njih veten !-Sokrat)
Në qytetet antike,eci lehtas mbi gjurmë të padukshme
Këmbësh ,gishtërinjsh,
Që më tërheqin si magnet drejt njerëzimit
Zhdukur me pergamenet që nuk u zbuluan kurrë,
Mbi mijëvjeçarët ,shekujt kaq larg dhe kaq afër
Thurur fi jeve të gjenezës deri tek unë.
Pëshpërima shpirtrash ,
Fantazma alegorike të një bote të nëndheshme rrënojash
Ku fl enë faraonët që preferuan fundin e një mumje në sarkofagë
Mbretërit Makbethiane me ëndrrat e përgjakta makabre
Shpikësit e thikave që do t’i vrisnin e arkitektët e piramidave në
Të përtejmen jetë t’i shpëtonin.
Flenë gjithashtu aktorët që luajtën amfi teatrove të kohës
Tragjedinë e të tjerëve duke harruar veten.
Flenë dhe eshtrat e “popullit te thjeshtë” gjithmonë fatalist,
Kryengritës ndonjëherë, Spartan
Thjesht vrarë
Për të ndërruar një të keqe me një të keqe.
Natyra në “déluge”-n e saj i përmbyt të tërë
I zhvarros një nga një si në gjykimin e fundit
Për t’i rivendosur bashkë të humburit dhe të fi tuarit.

SHËN LORENCO

Meteorët e gushtit sjellin lajme nga kozmosi :
Shën Lorenc nuk loton më për vjekjen e tij
Përgjithmonë ka heshtur.
Ka rjedhur kaq kohë
Shekuj, mijëvjeçarë,
Edhe xhelatët me kohë janë tretur,
Sot nuk do të ketë më nga Shën Lorenc !
Në bishtin e një ylli që bie heshtur
Le të premtojmë një botë më të mirë se sot
Dhe të zgjohemi më Pacifi stë se dje !!!

FUND VERE

Pa ikur ende, arratisjes diku përtej reve,
Më mungon vera
Ulem pragut të endrrave t’a pres deri në kthim.
Shiu i gushtit m’i lag fl okët e dielli i lodhur mezi nxjerr kryet,
Duket sikur pëshpërit ;
-era e vjeshtës do t’i thajë kur të fryjë.
Përshëndetjes së fundit kuptova
Se ishin lotët e një dielli në perëndim.
Më mungon vera,
Pa ikur ende, arratisjes diku përtej reve,
Ulem pragut të ëndrrave t’a pres, deri në kthim.

(marrë nga libri Udhëtar me erën e jugut-2024 Francë)