LUCIANO LUISI ka risjellë ndjenjat dhe pasionet poezisë së re.
SALVATORE QUASIMODO
Përgatiti dhe shqipëroi ANILA DAHRIU
Edhe një herë Luisi dëshmon se është poeti i Urtësisë së zemrës, poeti që ka mundur të vëreh dridhërimat të gjendjes njerëzore, duke kapur thelbin e tyre pozitiv, edhe në këndin imagjinar të hijes së lë ndinë s të Leopardit ,të nënvizohet që Luisi i qëndroi besnik një poezie të vërtetuar nga një lirikë e lehtë dhe e plotësuar, në të cilën ka përshkuar magjinë e ndjenjave dhe dridhjet që shpojnë perdet e sipërfaqes, për të na bërë të shikojmë aq thellë brenda.
DANTE MAFFIA
Dhe, më thuaj kur
fillon të vdesësh.
Nëse një mëngjes duke hapur dritaren
dhe në qiell drita qesh,
një re e zezë kalon mbi diell dhe errëson:
Ndoshta kjo është shenja?
ose kur në kopshtin e ndritshëm
uragani godet i egërsuar
nata bie herët
madje edhe lulet çarmatosen
të rrënuara në një moçal,
ose kur…”.
HAKMARRJA
Nga kush po ikni?
Pemët nuk kanë krahë,
ajri nuk ka fole
dhe sytë e shtëpive nuk mbyllen.
Kapsja e flokëve jep një sinjal
dhe veshja jote e kuqe ngjason me zjarrin.
është si një dallgë oktapodi: po vijnë!
Kanë flamujt e urrejtjes brenda syve të tyre.
Ritmi i tyre rritet nën harqe
madje zhurma në shesh fryhet.
(Hija tashmë ka lindur midis shtëpive,
në rrënoja, ngjitet mbrapa rrapëve,
tashmë fshin gjurmët mbi pluhurat,
por, ende nuk ka forcë të të fshehë.
Besnike ndaj jush në kohë të gjatë
mbërthehet në skutën të zemrës sate,
brumet në mendimet e tua,
bëhet ndryshk në tëndin vështrim,
por, ende nuk ka forcë të të fshehë).
Me duar të shtrira mbërijnë drejt jush.
Duart tek ishin gjethe nëpër ajër
të bëjnë gardhe degësh mbi fytyrën tënde,
të verbërojnë, ngatërrohen
për të rrëmbyër zjarrminë.
Ndërsa ke lindur lakuriq
nga copat e grisura të mëndafshit.
copëton një fije gjaku
Papritur bardhësi gjoksi yt.
Ti nuk je këtu, mos qaj,
dhe po të qash është një zë nga jugperëndimi.
Duart që nuk dinë më të përkëdhelin,
duar që nuk dridhen më kur prekin.
por trupi yt allçi nuk ka më dridhërima.
A të kujtohet? Ishte verë,
atë mbrëmje mbi lumë dhe gjunjët të dridheshin
dhe fytyra jote flakërim: ishte një dorë
e ngrohtë ndërsa lutej për sekretin tënd
duke të zbuluar si grua në parin afsh.)
Le të vijë nata, ta mbështjellë sheshin në errësirë,
që të mos e dimë të tillë kërdi,
eja natës, madje sill lodhjen!
Nuk vraponë më askush në rrugët e shkretuar,
të mos rrahë më hapat në tempujt e tu!
Hapat nuk rrahin më tëmthat!
Eja Natë!
E kryqëzuar në një rrap, hedh dritë.
Lëkur zhveshur
më e bardhë se drapi i hënës.
Të turbullt largohen
dëshirat nga shikimet, e dëlirë
je si koha e hidhur e fëmijërisë.
Por nëna jote nuk mundet të vi më të të mbulojë,
deri në grykë, këmbëzbathur,
avash mban frymën, duke të yshtur
në ballë me hulli, që makthi
le të iki dhe mallkimi të mos të të zë
mbi trupin tënd në lulëzim.
Tommy është aq larg.
Ishte një jastëk i vogël e i ngrohtë
ajo dora e tij e zezë.
Ajri mbante erë melase
madje trupi yt ishte një livadh i ngrohtë.
Tani ke ftohtë .Askush
mbeti .Askush nuk ngeli sonte
për të të ngrohur me frymën.
DASHURIA NË PERIFERI
Dashuria do të lind në periferi
përtej shtëpive,
përtej lumenjve që shënojnë,
stepin e fundit të qytetit,
në livadhet tek kundërmojnë nga fieret.
Do të shkojmë krah për krah nëpër rrugët
e panjohura,
do të ndalemi para syve të tyre
vetëm kur për ne do jëtë e lehtë frika,
Madje, askush nuk do të jetë
më në gjendje të na ndjekë
kundër dëshirës sonë
kur akoma ende jemi të rinj.
Me një përqafim të qetë gjatë natës
tek do të na mbulojë:
në errësirë vetëm dritë është gjoksi yt.
DREJT RRUGËVE TË HIJES
Nuk është shumë e vështirë, vërtet.
E shkëputa vështrimin nga uji
kur sperkati në orën që doja,
Madje nuk u ktheva kurrë në atë hotel
kur u takuan rastësisht…
Kështu gjërat miqësore brenda meje largohen.
Dhe madje arrita të mbyll sytë,
i pandjeshëm pa iu drejtuar atij treni
që po të largonte.
Pak nga pak nuk dhemb më shumë
se era shpërndan zëra dhe fytyra
të cilat i ruajta me xhelozi:I habitur
Këqyr dhomën me hapa të ngadaltë
janë vetem çaste tek më përciellin imazhet
e mia sakaq në humbëtirë.
Vërtet arti i humbjes
nuk është shumë i vështirë.
MIA MADRE
E bekuar qofsh si bletët
Me të lehtën zhurmë
Si shamajmane teksa grumbullon nektarin
Për të falënderuar jetën gjithë mjaltë.
Madje,Si lulet e përulura ndër lëndina
Vetëm një çast të shkurtër tek i japin asaj,
Aq shumë ndriçim.
Dhe,aq e bekuar si këta harabelë
Ndërsa kënaqen me gjithçka që gjejnë,
Kërkojnë aq pak për të mbijetuar.
Dhe ,qofsh e bekuar për mahnitjen
Ndërsa shndrit në sytë e tu si vogëlushe,
Jotja pasuri tek trashëgova,
madje, të kërkoj falje,
si dhuratë.
THËLLËZA
E shita një thëllëzë.
Ecte bashkë me dhimbjen,
e habitur mbi asfalt përballë portës time.
Dhe,kuptova duke e kqyryr
çfarë është pesha e jetës.
Madje lart ishte qielli aq i bukur
Midis pemëve dhe shtëpive
Ndërsa të ftonte për të fluturuar.
Tashmë shumë larg,i paharritshëm
Për të, pa frymë.
Po mbytet-mendova-
mes detit me kërcimin e saj të çmendur.
NË BARIN E GJELBËR
Oh si është dashuria aq e vakët
ndaj kufizimit të trupit tek e prek me barin e gjelbërt.
Nuk e di livadhin tjetrin tek është zjarr.
Aq pak sa më ngelet
Në qiell strehohet
Brenda syve të tu pasqyra ime e fshehtë.
Por nëse ngrihesh dhe largohesh nga unë
Drita e fundit që kërkoj
madje gjithçka më çon karshi errësirës
Të rezistoj e shoh të palyeshme
Mbi barin e ftohtë vulosen,
Gjurmët e jetës që më arratisen.
SHPRESA E FUNDIT
Cila valë për mua ,mbi çfarë bregu
Do të shtyj trupin tim,si kjo guaskë
Që tashmë këtu dhuna e detit e dënon
Të vdes nga dielli?
Kush do të jetë bregu,cili qiell
Të më mirëpres më vonë?
Për atë thellësi të ujit tek dhuronte jetën,
u bë ajër për t’a mbytur.
Oh, motra ime e dashur
Edhe unë duke trasformuar qiellin
Do të rrëzohem i humbur në një vorbull,
i tmerruar në një vend shkretëtirë pa ndriçim.
Biografia
Luciano Luisi ka lindur në Livorno dhe Roman i birësuar, ka qënë për shumë dekada një nga zërat autoritar dhe shumë i vlerësuar në fushën e kritikës së artit dhe gazetarisë.
Duke bashkëpunuar në gazeta të ndryshme dhe duke pritur shumë programe kulturore për RAI si dhe duke raportuar për ngjarje prestigjioze.
Poet, tregimtar dhe dramaturg, emri i tij figuron në listën e nderit të çmimeve të shumta letrare, si në juri apo fitues.
Ka kuruar disa monografi për poetë, shkrimtarë dhe artistë.Gjithashtu ka qënë docent në institucione akademike.
Përgatiti dhe shqipëroi ANILA DAHRIU