MBAHET NE GJAKOVE MITINGU I POEZISË (TAKIMI JUBILAR1964 -2024 ). Nga Neki Lulaj

Në Gjakovë në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”u mbajtë Mitingu i Poezisë”i (60) gjashtëdhjeti me radhë-1964-2024 . Ky manifestim madheshtor i mirë organizuar nga i pari i Komunës zt. Ardian Gjini i cili përshëndeti të pranishmit duku uruar punë të mbarë edhe në vitet në vijim ,pastaj tha se populli jonë ka përjetuar gjatë historisë ndërrimin e 4 katër ose 5 pasaportave dhe prap i kemi rezistu ekzistencës si shqiptarë dhe kjo nuk është pakë andaj edhe Klubi Letrar “Gjon Nikoll Kazazi”uroj punë të mbarë e jetë të gjatë.
Në orën Qendrore të Mitingut të Poezisë u evokuan 6 decenje jetë nëpër dimërat e mëdhej dhe motet e liga plotë sfida e sakrifica por krenari e mbijetesë.Salla e Pallatit të kulturës “Asim Vokshi”ishte e vogël për ti zenë të gjithë pjesëmarrësit në këtë Mitimg madheshtor, ku merrnin pjesë artdashësit po thuaj nga të gjitha qytetet e Republëkës të Kosovës, pastaj edhe nga qytetet e ndryshme të Republikës të Shqipërisë.Kishte dashamirë të artit dhe të poezisë të ardhur nga Gjermania Neki Lulaj dhe nga Austrija Anton Marku.
Mitingut qendror të Poezisë ja shtuan vlerës me prezencën e tyre disa nga bashkë themeluesit të kësaj Kështjelle poetike si prof.Jusuf Buxhovi, i cili tha jam i emocioniar por dhe i gëzuar,i emocionuar qe nuk e kemi prezent ideatorin dhe bashkëthemeluesin e kësaj kështjelle poetike Dinë Mehmetin , dr. Ibrahim Rugovën ,EnverGjerqekun,Teki Dervishin e shumë penda të tjera qe i dhanë ide,jetë e gjallëri të çmuara por që ikën nga kjo botë.
Kryetari i Klubit “Gjon Nikoll Kazazi” Muharrem Jahkurti bëri një rezime të thukët mbi punën dhe rezultatet e Mitingut të Poezisë duke theksuar se deshirojmë ky Miting të jetë gjithë kombëtar pasiqe ky Organizim prej kohësh ka thyer kufijt ku këtu kanë marrë pjesë edhe poet të trevave tjera jashtë kufijve shqiptar si nga Amerika Maqedonija e veriit etj.
Kurse zt.Agim Byci, mes tjersh tha për 60 vite pune mund e sakrifice kemi pritë e përcjellë mbi dymijë poet, për punën tonë mund ti shkruajm mbi dy mijë faqe.0
Në vazhdim u ndan disa Çmime Jubilare,si dr. Ibrahim Rugovës,Teki Fervishi,Jusuf Buxhovi,Sabri Hamiti,Besnik Mustafai,Milazim Krasniqi.etj.
Kështu në këtë atmosferë të bukur poetike vazhdoj Ora Qendrore e Poezisë ku para pjesëmarrësve entuziast poezit i e tyte i lexuan,
Sabri Hamiti,Milazim Krasniqi,Naime Beqiraj, Sali Bashota,Lulzim Logu,Neki Lulaj Arif Bozaxhiu, Agim Desku Migena Orllati etj.
Jakova e vjetër heroike mbijetoj nëpër dallgët ugurzeza të kohërave duke përkundur në djepin e saj poetet e mëdhej qe u benë rezistencë kohërave duke zenë vend meritor në analet lavdishe te historisë.
Edhe disa nga pjesëmarrësit në këtë Miting jubilar ju ndanë mirnjohje dhe dekorata.
Tradita vazhdon me kryetarin dhe udhëheqesit e vyer zt. Muharrem Kurti dhe kryesin e Klubit “Gjon Nikoll Kazazi.