VETMIA. Poezi nga Nicolae Corlat, Rumani. Përktheu: Anila Dahriu

VETMIA

Nga Nicolae Corlat, Rumani

Poezi plot me imazhe ndjellëse dhe intensive, me një ton që lëkundet mes melankolisë dhe një kërkimi të ethshëm për ngjizje. Temat kryesore përballen rreth humbjes dhe izolimit, por edhe tensionit drejt një kuptimi, një iluzion apo një fragment shprese në një kontekst të humbjes.Pra me optimizmin për të parë kthjellët(si nga ana emocionale dhe atë ekzistenziale).
Luftën për ta kapërcyer këtë gjendje shpirtërorë të zhytur mes dhimbjes dhe vuajtjes..
Janë kompozime që lënë vend për shumë interpretime dhe, për këtë arsye,etja për t’i lexuar shtohet si një burim i pashtershëm.
Të gjitha vargjet përmbledhin një ndjenjë poetike të mahnitse, një kërkim për atë që është e paarritshme, ndërsa përfshijnë shumë emocione drithëruse.
Do të vazhdoja gjatë për të rëfyer imazhe të forta dhe aq metafora të gjetura nga autori,aq atmosfera të ndjeshme dhe të thella, ku bashkohen ëndrrat, kujtimet dhe misteri.
Po në të ardhme do të kem mundësinë të përkthej dhe të shkruaj më shumë mbi poezinë dhe krijtarinë e tij.Solla vetëm këto poezi të përkthyera në shqip të këtij autori të rëndësishëm të letersisë bashkëkohore rumune dhe internazionale me dimesione universale.
ANILA DAHRIU

KUNDËR VERBËRISË

Në mëngjes plaken më shpejt ëngjët
Sytë e tu përkunden në një zbrazëti të padukshme
Kërkoj poezinë mes akujve të vendeve të varfëra
Në tëndin vështrim të sëmurë.

Po pres kthimin
Orët rriten në gjakun tim.
Në mëngjes,kur fëmijët shkojnë në shkollë për t’u bërë burra
Cipa e syrit tënd preket nga semafori më i afërt i tregut
Përmes analogjive
Endem- si një shpëtimtar i uritur me iluzione
Harroj fjalët
Eci si një kërmill mbi gjurmët e hapave të tu
I humbur nëpër qytetin e fantazmave gjatë ditës
Në çdo kthin
Vështroj vetëm teshat e tua të varura nëpër llambat e rrugëve
Kërkoj, megjithatë pjesëza të vështrimit tënd të humbur
Kthyer kundër lëkundjes të kësaj ndienje të tejzgjatur
Kundër verbërisë

Ti

Nëse mbyll sytë shoh udhën
Nga ku arrin
Nga një vend i largët
Madje,udha ngjason gjithëmon e më shumë me ty
Ti si një gjethe e ardhur nga era
Vjeshta ëndërron me ty
Si sytë që fundosen në folen e tyre
Dhe prej andej lindin imazhet
Imazhet të pleksura njëra pas tjetrës në grykën e humnerës
Pastaj dëgjohet një fishkëllim
Të një sirene
Një këngë melankolike dhe e trishtë
Të thërret
Por ti ikën pa u menduar
Kthen kohën
Hija jote stërgjatet jashtë kohe
Hyn mes natës
Si mund të hyj në një strehë kundër bombardimeve.

Mbylli sytë
Udha nga ku mbërrin bëhet xixëllonjë
Pushton me vezullim gjithandej pavetdijen
Nga ku mbërrin çdo natë
Nga ku hëna me rrezet e saja delikate
Të mërr për dore
Të përciell jashtë
Në buzë liqenit të qetë
Kështu pamja jote përkundet
Pa u ndier
Mes pasqyrimit të qiellit
Mes yjesh.

TË FITOJ

Sifonia më e bukur
është frymëmarrja jote gjatë natës
E dëgjoj madje dhe me distancë
Edhe nga afër
Kam frikë nëse të shqetësoj me një gjest
Me një lëvizje të krahut
Papritur më pyet.Ti je këtu?
Ndihej parfumin tënd!
Nga skaji tjetër i të qënurit
Thërras:e dashur,vjeshta ka filluar të vërshoj
Rrezet po bien të blerta mbi tokë…
Nga shkretëtira fjalësh një njeri zbret vetëm.

VETMIA

Kur të zgjohesh
Në mëngjës llambat janë shuara
Dhe,nuk do të më gjesh më

Era fryn në kutizën e letrave
Bardhësia e zemrës nuk sjell paqe
Por harresën.
Kur të zgjohesh nga dehja e netëve të gjata
Do të jetë një vetmi e përkryer.

SINAPSET

Të këqyr si këqyr një të vdekur
Me shpirtin të ikur përtej
Brenda teje nuk fshihet askund
Shoh sytë e tu,shoh fytyrën tënde
Si të shoh horizontet e kuqtë
Në një mëngjes
Gjurmuar nga një ushtri e huaj
Të një nëntori me rreshje të ftohta
Të një nëntori aq të largët

Po të shkruaj nga një lagje ku hijet
Po hyjnë në një labirint pakthim
Ndërsa pamjet kalbin perëndimin
Dhe unë kthehem më embëlsi midis jush
Ju vë në ballë kurorat e rënda të dafinës dhe të shpresës
Si giada(guri i çmuar në kohën Egjiptianëve)
Po të shkruaj nga nata e qetë
Nga ku pasuria më bën vizitë si kurrë më
Rregulli i botës varet nga maja e një pene
Por do të mbërrij çasti kur drita
do të dali e gjallë nga humnera
Dhe atëherë shkëlqimi i botës
Do të bashkohet vetëm në një pikë
Në të vetmen sinapse.

Shënim(Sinapse ‘”hapësirë komunikuese”)

PA KUFIJ

Midis meje dhe borës të pafund
Nuk eksistojnë kufijtë
Kam ftohtë
Derisa të mbërrij tek ty
Zemra ime po ngrin
Ushtarët qëllojnë me pushkët
Asgjë nuk më prek
Unë mbërrij përtej kufireve
Përtej kohës
Tek ty
Asgjë nuk më përket

E dashura ime
Do të jem qëndra e universit tënd
Kur ti të ngrish në këtë botë
Bora do të jetë çarçafi ynë
Freskia jastëku ku do të vendosësh
Frymën e fundit

Dërsa mbërrij tek ti
E dashura ime
Zemra ime ngrin
Përgjigjem me buzëqeshjen
Shenjëtarëve të mprehtë
Ti më sheh përtej kohës që na ndan
Ti sheh gjoksin e hapur
Sheh si manteli im rrokulliset
Gjithëmonë larg
Lakuriq vrapoj drejt teje
Dashuria ime
Verë
Dimër
Drejt teje.

BIOGRAFIA
Nicolae Corlat, Ka lindur më 1 korrik 1965, në Suluita – Botoșani. Poet, eseist, publicist, kritik letrar. Anëtar i Unionit të Shkrimtarëve Rumune, anëtar i “Copy Ro”. Themelues i Shoqërisë Kulturore “Agora”, – shoqëria e shkrimtarëve të rinjve botoshanë. Anëtar i redaksisë së revistës kulturore “Hyperion”. Librat e botuar: vëllime me poezi “Grădina cu zaruri” (Shtëpia Botuese Axa, Botoșani – 1997); “Lumturia” ( Cluj Napoca – 2002); “Veți crede ca ni existent” (Timpul, Iași – 2004); “Deja vu” (Editura Tipo Moldova, Iași -2010); “Engjëjt vijnë kur nuk telefonojnë” (Editura Junimea, Iași – 2015). Prozë në vëllimin kolektiv La Beclean pe Someș, cândva (2004, 2008).
Boton poezi dhe proza të shkurtra në antologji, vëllime kolektive dhe revista letrare, në gjuhët: rumanisht, gjermanisht, frëngjisht, rusisht, shqip dhe arabisht.
Është vlerësuar me çmime dhe vlerësime të shumta, ndër të cilat: çmimi debutues i Shtëpisë Botuese Axa, çmimi i Unionit të Shkrimtarëve Rumun – dega Iasi, çmimi i Unionit të Shkrimtarëve Moldavian, çmimi i Festivalit të Poezisë Sighetul Marmatiei, çmimi APLER Galer, Titulli i poetit të Iasi-t në 2015 dhe 2023.