Në ambientin ku punoj çdo ditë, më vjen një ditë koreografi lushnjar Agron Sinani. Pak si i brengosur e me një mërzi që i flinte brenda syve. Më përshëndeti.Çfarë ka artisti, çfarë e mundon, i them dhe, ai qesh, e më shtrëngon dorën. Ti je burrëneshë, je bijë e Shebenikut, je edhe nuse e Myzeqesë, je, pra, je.
Kemi valle dhe këngë myzeqare që mrekullojnë gjithkënd në Lushnjë, në Shqipëridhe në në botë! Dua t’i ringjallim këngët, vallet, ka shumë heshtje, shumë mungesë, sidomos te brezat e rinj…Ti ke shpirt artisti i them, je i mbushur me plot guxim dhe energji.Do t’i ngremë bashkë këto vlera deri në qiell te Vaçe Zela, te Vath Koreshi,te Margarita Xhepa.. do t’i përtërijmë, të trashëgohen te nipërit dhe mbesat tona.
Më ftuan në grupin folklorik, Shoqata Kulturore-Artistike “Margarta Xhepa” me kryetar z.Tomor Bali, udhëheqës artistik, z.Agron Çuko, koreograf, z.Agron Sinani, dhe bashkërishtë pregatitëm pogramin argetimi dhe
kaluam disa momente argëtimi mes Artistève dhe valltarve . tè floklorit Myzeqar duke besuar në energjinë time.
Mirnjohje Kr/ Eriselda Sefa që na dha dorën për mbështetje .
E falenderova Margarita Xhepën, miken time më të mirë dhe nisa të koordinoj punën. Si organizatore, thërrita vëllain tim, Nderin e Kombit, artistin, bilbilin e Çermenikës Hysni Hoxha. Sepse artisti u paraqit me këngën për Mbretëreshën e madhe të kombit dhe myzeqesë. Ftova miqtë e mi të fushës së artit për të bashkëpunuar, Nga Tirana, Lola Shehi poete ,Amb nderkombëtare ,Marjeta spaho zaimi Amb ,Artiste Arteve Dekorative qeramikes dhe figurativ ,te pikures nga Lushnja, me çmime “Nderkombëtare “
Koncerti festiv i ‘’Ansamblit Artistik Margarita Xhepa’’,18 Dhjetor 18. 12 .2024 u zhvillua përpara Muzeut Historik. Pjesëmarrja e njerëzve, grupi artistik, larmia e kostumeve popullore tregoi se Lushnja e do artin, se Lushnja frymon art, dashuri njerëzore, fisnikëri ndienjash. Pjesëmarrja e pushtetit vendor, që është gjithmonë pranë dhe e lidhur shumë ngushtë me popullin, i dha koncertit seriozitetin e një aktiviteti të mirëfilltë myzeqar që do të vijojë gjithmonë në rrugën e viteve.
Shpërtheu zëri i solistëve, shpërtheu dhe bëri bashkë popullin që është i lindur që në djep me këngën myzeqare të Vaçe Zelës.Fytyrën e ka të Margarita Xhepës, zërin e fushës së pamatë myzeqare të Vaçe Zelës.Shumë fisnikërisht dhe myzeqarçe! Si vallja e ngjalës si dyshja myzeqarçe!
Nga Lodhja e treqind e gjashtëdhjetë ditëve të puntorëve myzeqarë, në stinët e nxehta, por edhe në stuhinë e mbijetesës, duke larguar dhimbjen dhe pikëllimin e nënave për fëmijët e ikur, zëri i të afërmve është këtu, në këtë fushë të pamatë dhe të begatuar nga Zoti.Bekuar e paç, Zot!
Kjo festë lëshoi tinguj bashkimi me diellin që shkëlqente këtu. Këtu, ku fytyrat e të gjithëve reflektonin mesazhe humanizmi, rrezatonin dritë, shpresë, vazhdimësi, ecje të pafund në ëndërrimin e të rinjve, në zërin e fëmijëve, në hapin e vallëtarëve, në duart e pjesëmarrësve, në sytë e të ardhurve mbushur plot shpresë, që e duan të kaluarën si sytë e ballit.E shkuara e bukur është modeli i paçmuar që na jep origjinën, zërin, fytyrën e vërtetë, është ajo që jemi dhe kemi qenë! Shikojeni fytyrën e të madhes Margaritë! Në të qesh Myzeqeja, buzëqesh Shqipëria, shkëlqen arti brez pas brezi!
Unë, si poete dhe si Ambasadore e Paqes Botërore për të drejtat e njeriut, shkrihem këtu, te këta njerëz të mrekullueshëm që derdhin ndienjat e tyre në artin e vërtetë myzeqar.E ku ka më bukur se kaq?
Ç’duhet të jesh më shumë se kaq? Brenda shpirtit të valles dyshe myzeqare, brenda valles së ngjalës është shpirti myzeqar, aty vallëzon dhe shkëlqen myzeqeja me tërë hiret e saj të mrekullueshme, aty kuvendojnë muzat me zërat e tyre të sertë dhe të butë, si vetë fusha e bukur.
Unë jam aty, së bashku me Lola Shehin, ndiej veten si vallëzon njeriu i mirë dhe kërcej çupërisht, këndoj së bashku me Tomor Bali Bujar Pepa , Bujari Kasharin e Liri Musakun; me ‘’Vajzat myzeqare’’, apo në vallen e Zenel Dubares e Mylazim Nezhës.Këndo, ti këndo, Meçan ,Bujari Kashari, është mrekulli të bëhesh pjesë, qoftë edhe për pak çaste, fluturon nëpër qiejtë e muzës myzeqare dhe harron ku je, harron që ke halle plot.Shikon aty ikonën e Myzeqesë Maragarita Xhepën dhe ëndërron se një ditë do të jesh si ajo, si Vaçe Zela, si Vath Koreshi…
Si poete, por edhe si Ambasadore e Paqes Botërore e të Drejtave të Njeriut për Kulturë, krahas punës, iu përkushtova pa reshtur, si kordinatore e grupit Artistik Margarita Xhepa, edhe ativitetit të bukur artistik, këtu në zemrën e Myzeqesë time.
Duke e kthyer poezinë në Këngë! Duke e bërë zemrën, Myzeqe të pamatë!
Shoqata njihet në të gjitha trevat kombëtare në mbrojtjen e folklorit autokton të trevës myzeqare.Unë jam e lumtur për këtë, jam e lumtur së bashku me poeten Lola Shehi!
Ky bashkëpunim i mirë poetë- artistë, me shkrimtarë, këgëtarë dhe valltarë formojnë një traditë që do të vazhdojë …Çdo gjë është e lidhur me artin …Duke punuar shumë me brezin e ri …që vlera e Artistes së Madhe “Nderi i Kombit’’, Margarita Xhepa dhe të gjithë lushnjarëve të tjerë të trashëgohen në brezat që do vinë dhe të ndjehen dinjitozë për të parët e tyre.
Përshëndetje ime ishtë një zë jehone, për të zgjuar rininë në aktivitin mbushur me muzë dhe shpresë …
Ndjehem krenare, sepse u bashkuam në dhjetor 2024, këtu në Lushnjën, ku dielli rrezaton pranverë që qesh fytyrat e të gjithë atyre që gatuajnë në shpirt muzikën myzeqare.
Kanë lindur këtu bashkë, me zërat e solistëve , të këngëve dhe valleve edhe mjeshtrat e mëdhej të këngës së folklorit myzeqar …
Ndjehem e ngopur artistikisht me pjesëmarrësit: qytetarë-artistë, deputët së bashku me Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa me Këshillin Bashkiak të qytetit. U riformua një Lushnjë e madhe, një sofër me tradita të hershme, të bukura, të çmuara, njerëzore, të qenësishme, të trashëguara që shumëfishoi kulturën duke i dhënë ndjeshmëri, jetë, ardhmëri, siguri …
Koncerti festiv i ‘Ansamblit Artistik Margarita Xhepa sfidoi lodhjen e punëtorëve lushnjarë, dhuroi çaste të gëzueshme, argëtim, u ktheu njerëzve hare e gëzim, buzëqeshje dhe qetësinë e shpirtit …
Dielli zbriste dhe flinte në thinjat e bardha të të moshuarve që buzëqeshnin, shndërroheshin në ylberë thinjat e tyre, duke shndërruar rrezet e diellit të paperënduar në mijëra nuanca shumëngjyrëshe që i qeshin edhe mëfytyrat, sepse në shpirt këndonte një muzikë e mrekullueshme. Origjina është e lindur në zërat e solistve, të këngve dhe valleve myzeqare, që mbajnë të ndezur mjeshtrat e mëdhenj të këngës së folklorit myzeqar . Ata këndojnë këtu, shqip, myzeqarçe, vallëzojnë këndshëm, sikur bëjnë gjënë më të zakonshme, sjellin pranë të shkuarën dhe të ardhmen. Arti s’ka kufij, arti është erë, fllad, furtunë aromë lulesh dhe bukurinë e ka në diplomën e vet -Myzeqe.E falenderoj me zemër kryetaren e bashkisë,zonjën Eriselda Sefa që është përherë mes njerëzve, në çdo aktivitet.
Janë mbledhur këtu në Qytetin e Kongresit njerëzit e mençur të artit!Këtu ku u rilind dielli shqiptar që nuk perëndon kurrë!Këtu ku Shqipëria foli shqip!Të gjithë këndojnë! Këndojnë shqip!
Flet shqip’’Kisha e Kuqe’’ në Vain, këndon shqip Vaçe Zela në Shqipëri e botë, ligjëron shqip Vath Koreshi i madh, shkëlqen shqip e madhja Margaritë! Vetëm kaq? Sa shumë emra dhe kulturë vezullon fusha myzeqare!
Këtu në zemrën e paqes, në myzeqe ka plot Muzë. Këtu
Dielli lind dhe nuk perëndon kurrë ….!
KËTU Në QYTETIN E KONGRESIT janë mbledhur njerëzit e mençur, në sofrën e rrumbullaktë për paqe kombëtare, për të ruajtur historinë e vlerave kombëtare shqiptare .