Dr. Mujë Buçpapaj: Poezia “Kuajt” e Gjekë Marinajt shënoi fundin e realizmit socialist

34 vjet nga botimi i poezisë disidente “Kuajt”, në gazetën “Drita”

“Marinaj me poezinë “Kuajt” identifikohet si një poet i lirisë dhe i revoltës qytetare kundër totalitarizmit. Ai përmes metaforës së kuajve të bindur, ironizoi nënshtrimin fatal ndaj diktaturës për shkak të frikës dhe masave shtërnguese që perdorte ajo. Poezia, nxiti revoltën, ngritjen krye kundër shtypjes staliniste, evokoi lirinë si një ndjenjë të përbotshme kundër nënshtrimit, cfarë e bën atë një poezi të gjithëkoshme dhe vetë Marinajn një poet universal tw paqes.”

Nga Mujë Bucpapaj

Gekë Marinaj me poezinë “Kuajt “ të botuar në gazetën “Drita” më 19 gusht 1990, paralajmëroi fundin e realizmit socialist në Shqipëri. Poezia “Kuajt ” u shndërruar aq shpejt në kredon e një brezi të rinjsh që po kërkonin ndryshim, në fakt paralajmëroi rënjen e vetë regjimit stalinist të Tiranës, cfarë do të ndodhte vetëm pak muaj më vonë, në dhjetor 1990.
Në brez poetësh të rinj të stileve dhe të përvojave të ndryshme letrare, në fund të viteve 1980 po bënin përpjekje të konsiderueshme që të mos identifikoheshin më me socializmin. Marinaj më poezinë Kuajt në këtë kuptim, iu kundërvu hapur asaj që thirrej si “tematikë e kongreseve dhe plenumeve.”
Marinaj preferoi goditjën e sistemit nëpërmjet ironizimit të njeriut të ri të nënshtruar që nuk kishte të drejtë as të mëndonte, por të ecnte pa menduar përpara si kalë karroce, krejt ndryshe nga brezi i dy dekadave më parë që preferoi poemat epike dhe epike-lirike me ngarkesë të madhe ideologjike që i bënin jehonë politikës së ditës.
Marinaj hyri në letërsinë shqipe kur sistemi politik ishte konsoliduar me tiparet e një diktature monopartiake ekstremiste, ndërsa sistemi letrar i kishte përcaktuar rregullat, parimet, biles edhe rendin brenda hierarkisë poetike. Ishte përcaktuar modeli i poezisë lirike, i poezisë afirmative, i poezisë tribunale të tipit “bomb dhe flamur” i poemës politike dhe asaj të entuziazmit, duke lënë pak hapësirë për ndryshim.
Poezia “Kuajt” vinte në kundërshtim me poezitë e toneve të rënda politike që buronin nga parimet estetike të realizmit dogmatik shqiptar dhe shtysat politike që nxisnin poetët dhe shkrimtarët të lëvronin temat e parapelqyera nga regjimi.
Marinaj duke zgjedhur të dilte jashtë rregullave të paracaktuara, në mënyrë të vetëdijshme zgjodhi konfrontimin me sistemimin dhe kritikën idelogjike të tij.
Marinaj duke botuar një poezi denoncuese ndaj njeriut të ri të socializmit shqiptar, e diversikoi poezinë shqipe duke qënë një zë ndryshe. Sido që në fund të sistemit monist, ajo shërbeu për të ndërgjegjësuar të rinjtë shqiptarë për të dalë nga rreshti uniformë dhe kundërvnë regjimit që shtypte liritë dhe të të drejtat themelore të njeriut.
Ai inspiroi një sistem të hapur letrar dhe rënd pluralist, por u përball me ndërhyrjen e fortë të politikës së kohës, dhe kërcënimet veglave të diktaturës të cilat po mbanin akoma në këmbë qeverinë komuniste të Tiranës, ndërsa pluralizmi kishte mbërritur përgjatë gjithë Europës Lindore.

2.

E gjithë letërsia që shkruhej në Shqipërinë shtetërore ishte konfirmuese e arritjeve të socializmit. Brezi i viteve 1970
në ndryshim nga pararendësit, poezinë afirmative, apo poezinë e entuziazmit revolucionar për industrializimin, elektrifikimin, apo ndryshimet socialiste që kishin përfshirë vendin, e realizuan me mjete poetike, duke e mbajtur poezinë si zhanër të letërsisë dhe jo të politikës, të slloganeve të kohës siç ishte rrezikuar vërtetë në atë kohë. Por nuk guxoi t’i kundërvihej sistemit.
Marinaj bën një kapercim të madh dhe të guximshëm. Jo vetëm që nuk zgjedh një dykuptimësi fjalësh dhe figurash për të shprehur disidencen estetike, por përmes simbolit të kalit të punës të nënshtruar, që tërhiqet nga kapistra nga padroni, në fakt portretizoi një popull të nënshtruar dhe të gjunjëzuar para diktuarës. Tashmë në Europën Lindore kishin rënë regjimet komuniste ndërkohë udhëheqja e lartë e Tiranës vijonte me slloganet që “Shqipëria nuk është as lindje dhe as perëndim”, që “as nuk hapet dhe as nuk mbyllet”, e të tjera sllogane që kishin revoltuar në masë rinjtë shqiptarë.
Poezia futuro-socialiste e Frederik Rreshpjes për elektrifikimin dhe aksionet, poezia hermetiko-lirike e Moikom Zeqos për mbjelljen e ullinjve, poezia surrealiste e Skënder Buçpapajt për qytetet punëtore, poezia e meditimit afirmativ të Ndoc Paplekës për digën e Fierzës dhe modeli i poezisë antropcentriste të Xh.Spahiut, F.Halitit dhe Sadik Bejkos, R.Markut, H.Aliajt, përbëjnë një ndryshim të madh në poezisë shqipe të kohës me këto tema. Por ata nuk mund të dilnin aq hapur kundër sistemit, sic bëri Gjekë Marinaj me poezinë “Kuajt”.
Lirizmi impersionues i këtij brezi e demilitarizoi poezinë revolucionare të kohës, duke i dhënë trajtë poetike të lartë dhe stil të ri modern, pra një fytyrë njerëzore.
Ndërkohë që poezia e Marinjat, e botuar kur sistemi ishte akoma kërcënues dhe i rrezikshëm, kur kishte debuar më dhjetra vjet burg një grup disdentësh politikë që kishin rrezuar bustin e Stalinit në Shkodër me 13 janar 1990 dhe vriste në kufij të rinjtë që kërkonin të kapërcenin telat me gjemba, kur dy vjet më parë kishte varur në litar poetin disident Havzi Nela, e profilizoi Marinjan si një poet të guximshëm dhe rebel.
Poezia “Kujat” e ndihmoi letërsinë shqipe dhe posaçërisht poezinë për t’iu drejtuar së ardhmes dhe komunikuar normalisht me një lexues tjetër që edhe sot pas 30 vjetësh, kur ngrehinat ideologjike që mbanin në këmbë realizmin socialist kanë rënë dhe procesi letrar është hapur ndaj çdo mundësie dhe prirje estetike, si një poezi që mbart vlera, të lexohet akoma më shumë vemendje.
Ky fakt është një tregues i fortë i një ndryshimi esencial i poezisë së kohës, i arritur përmes polemikash dhe mosbesimi të kritikës së kontrolluar si dhe pasojave që poetët patën për shkak të daljes nga rregulli.
Poezia “Kuajt” e realizuar përmes mjeteve strikte letrare, poetike, shënoi një prirje e re të poezisë së kohës, duke e vënë sistemin diktatorial në alarm dhe për këtë shkak sigurimi i shtetit e vuri poetin në shenjetër për ta arrestuar , duke e detyruar atë të ikte nga vendi për të gjetur siguri jashtë shtetit.

3.

Poezia Kujt ,është një poezi e revoltës njerëzore e distancuar nga zhvillimet brohoritëse, sociale dhe politike, slloganet dhe parrullat përkatëse. Kjo poezi i dha fund realizmit socialist shqiptar, poezisë tribunale të kohës duke qënë një ndryshim i madh, por që i kushtoi autorit arratisjen jashtë vendit. Vetëm dy muaj më vonë ne fund të tetorit 1990 shkrimtari i shquar Ismail Kadare u arratis nga Shqipëria si i vetmi mjet që kishte mbetur në dorë për të shrehur mospajtimin e tij me udhëheqjen komuniste të Tiranës e cila nuk po jepte asnjë shenjë se do të hapte vendin dhe pranonte pluralizmin politik.

Poezia “Kuajt”shënoi një zhvillim të ri në poezinë shqipe që e solli me shumë talent dhe kurajë Marinaj.
Terminologjia politike, frymëzimi i skajshëm ideologjik dhe përfshirja e poezisë në aksionet apo fushatat politike, e kishte shndërruar vetë poezinë në një tip gazete ditore apo kronike lajmesh nga kantieret dhe fabrikat, duke i mohuar poezisë shpirtin e saj lirik, meditativ, njerëzor dhe mistikën e frymës së përjetshme të dashurisë, jetës, mallit dhe vdekjes, apo revoltës qytetare.
Njeriu i ri as që duhej të dyshonte tek drejtësia e vijës së partisë dhe në këtë kuptim denoncimi i Marinjat, ironia therrëse e kuajve të bindur, e fut poezinë tonë në një fazë të re të clirimit të saj nga ngarkesat ideologjike dhe kërkimit të lirive politike, shoqërore. Kjo nuk kishte ndodhur më parë në poezinë shqipe.

Më parë epizmi i Luftës dhe në vitet 1960 epizmi politik dhe lufta ideologjike ndërkombëtare, ku ishte përfshirë regjimi, kishin shërbyer si nxitje për shumë poetë për të dalë me poema të mëdha luftarake, epike ku amplifikoheshin fitoret e partisë “në luftë me armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm.” Kjo lloji poezie e kishte denatyruar atë dhe larguar nga ndjesia njerëzore. Në fakt sic vëren edhe akademik Shaban Sinani, këta poetë i bënë shumë dëm, sidomos zhanrit të poemës, pasi krijuan një model shabllon të ngrirë, atë të poemës luftarake politike, të stilit të Majakovskit tek poema për Lenin, një model që mbeti i pandryshuar deri në vitin 1990.
Marinaj vuri shpirtin e tij në poezinë Kuajt duke sjellë jetën, qënien, vetveten, në një dimension që dilte nga skaneri partiak i kontrollit të jetës deri në pafundësi.
Kontrasti i saj ishte i fortë dhe i dukshëm si jetë njerëzore dhe fizike, pasi kjo poezi solli edhe mistikën e lirisë dhe dyshimit tek socializmi, tek udhëheqja e cila e quante vetën të pagabueshme.

4.

Mendoj se poezia Kuajt , solli një ndryshim të dukshëm dhe të verifikueshëm në letërsinë e kohës. Ajo e nxori poezinë nga ugari revolucionar i njeriut që mendonte vetëm për fitoren e revolucionit duke e sjellë atë në një bazë të qëndrueshme humane, intelektuale të revoltës së përjetshme dhe kërkimit të lirisë.
Ky poezi u konsiderua nga politika dhe instucionet e diktarurës si një humbje e besimit tek partia dhe deformim i njeriut të ri i cili i ishte përkushtuar luftës për ndërtimin e socializmit dhe për fitoren përfundimtare të komunizmit.
Gjeka me këtë poezi jo vetëm që kishte vënë në dyshim artificialitetin me të cilin Partia Komuniste ushqente rininë si dhe vetë letërsinë, por ai shkon më tej duke shrehur një mosbesim të hapur ndaj ideologjisë së kohës, duke kërkuar fundin e nënshtrimit, fundin e kuajve të bindur.Ai e ironizon deri në sarkazëm sistemin dhe slloganet e tij të njeriut të ri që rritej vetëm me idealet e partisë.
Gjeka tashmë kishte kapercyer atë që Rugova e quan si “hermetizëm lirik” të brezitë të viteve 1970 i cili shfaqet në poezinë e brezit të poetëve të viteve 1970 në Shqipërinë shtetërore sido që i kufizuar, ndërsa në Prishtinë në përmasa më të gjëra, si shprehës i botës individuale të kompikuar, si ndjenjë që poetët nuk e ndajnë qëllimisht me të tjerët, sepse ai është një qënie që përjeton një trasformim shpirtëror të besueshëm dhe të paprekshëm.
Ky “hermetizëm lirik” i shfaqur tek Moikom Zeqo, Frederik Rreshpja, Xhevahir Spahiu, Anton Papleka, Faslli Haliti, Skënder Buçpapaj, Sadik Bejko, Rudof Marku, Sulejman Mato, Hamit Aliaj etj, është një ngjarje e përjetimit individual, human dhe jo si hermetizëm ideologjik, jo si platformë që synonte të vinte në pikëpyetje vështrim e jetës plot shkëlqim të “metodës së realizmit socialist” apo si një tendencë për të mohuar atë. Ky brez poetik nuk ishte dizident, thjeshtë temat socialiste të jetës i përjetoi në mënyrë idividuale, të mbyllur dhe shpesh hermetike.

Ndërsa poezia “Kuajt” është një poezi disidente, ajo bën thirrje për rrëzimin e sistemit, duke demaskuar atë që letërsia e kohës e quante arritjen më të madhe të socializmit, njeriut të ri, i cili nuk ishte gjë tjetër vetëm një kalë cirku i bindur në arenen e madhe të socializmit totalitar.

5.

Brezi i viteve 1970 zbuloi si realizmi socialist, i variantit të Tiranës, kishte nxjerrë jashtë ndikimit fuqinë artistike të shprehjes, duke e lenë artin pa shpirt dhe ndjenjë, duke e politizuar atë që nga krijimi deri në interpretim, pra duke i hequr anën njerëzore dhe estetike.
Ndërsa poezia “Kuajt” i kapërcen këta disidentë estetikë, ajo i kundërvihet hapur sistemit totalitar ndërsa ben thirrje për të dhënë fund nënshtrimit.
Ironia kuptimore është një mjet që përdoret me mjeshtri nga Marinaj për të shprehur mospajtimet e tij me disa fenomene të realitetit të kohës, sic ishte nënshtrimi fatal i njeriut ndaj eksperimentit shkarrimtar të komunizmit.
Ndërsa poezia e stërangazhuar e kohës ishte e mbyshur me fjalor konfirmues dhe stil fitoresh, Marinja me poezinë Kuajt futi në poezinë shqipe edhe një qëndrim kritik, mospajtues dhe ironizues ndaj realitetit komunist. Deformimet që kishte pësuar sistemi përtej utopisë së përfolur kishte sjellë zhgënjime të njëpasnjëshme në jetën shoqërore dhe individuale sidomos të elitave të reja krijuese. Por rebelemi shoqëror po vonote. Qytetarët në Rumani ishin ngritur duke pushkatuar dikatorin komunist Causheku bashke me të shoqen, por kështu revolucioni demokratike kishte përfshirë gjithë kampin ish-komunist, ndërsa Shqipëria vijonte e nënshtruar si tek “Kuajt” e Marinjat.
Ndryshe nga ironia shumëformëshe, përfshirë edhe ironinë fabulare që ndeshet tek disa poetë të Prishtinës si A. Podrimja, A.Shkreli, B.Musliu, S. Hamiti, Rr. Dedaj etj, në poezinë e Tiranës ndeshet me shumë një ironi poetike, figurative.
Poetët Xhevahir Spahiu, Faslli Haliti, Frederik Rreshpja, Mehmet Ekezi, Avni R.Mulaj, Ndoc Gjetja, etj, parapëlqejnë të ironizojnë fenomene e sjellje njerëzore e shpesh burokratike.
Marinaj ironizon sistemin, zemren e rendit komunist, njeriun e ri. Kuajt godet fatalisht hipokrizinë dhe tjetërsimin shoqëror në shoqërinë totalitare.

KONKLUZION

E vështruar në çështjet thelbësore të saj, mendoj se poezia Kuajt solli një numër risishë të identifikuara në këtë temë, krahasuar me brezat pararendës.
Kjo poezi, për shkak të natyrës së saj novatore mendoj se zë një vend të veçantë në poezinë shqipe të shekullit të njëzetë në tërësi.
Kjo poezi bëri denocimin e madh ndaj sistemit komunist i cili refuzoi ashpër çdo formë ndryshimi që kishin përfshirë vendet ish komuniste të Europës Lindore prej vjeshtës së vitit 1989, me rënjën e Murit të Berlinit.
Kjo poezi rezulton të ketë qenë një demaskim i sistemit dhe dhe nxitje e aspiratave të një brezi për ndryshim në letërsi, muzikë, teatër kinematografi, arkitekturë dhe në stilin e jetesës, dhe më kryesorja për ndyrshime politike.
Kjo poezi e vetmja e këtij lloji e botuar gjatë 50 vetëve të regjimit komunsit, mendoj se e përligj interesimin e kritikës letrare, por edhe të studimeve, siç është edhe ky shkrim me të rejat që solli në letërsinë shqipe dhe ndikimet afatgjata që pati në poezinë tonë dhe në jetën politike të vendit, në ngjarjet që u përfshi vendi në dhjetor të vitit 1990 me levzijen studentore antikomuniste.
Poezia kujt e Gjekë Marinjat për mendimin tim, ishte jo thjesht dicka ndryshe nga poezia skematike kohës, por edhe si një vokacioni i talentit të tij artistik që shprehej më mirë në këtë stil, në këtë frymë dhe ndërgjegje poetike.
Gjeka këtu bëri më të mirën e tij si poet duke shënuar diferencën me skamatizmin revolucionar të kohës. Marinja është një poet i vetvetes, por edhe i së ardhmes që do të vinte pasi disa muajsh kur vendi u përfshi në revota dhe demonstrata të fuqishme për ndyrshimin e sistemit pas dekadave të gjata të persekutimeve dhe ndalesave absurde..
Marinaj është një poet ëndërrimtar dhe utopist, ai si cdo poet mendon se poezia mund ta ndryshojë jetën dhe botën shqiptare dhe ashtu ndodhi më të veretë, poezia Kuajt u lexua në cdo tribunë të levizjeve atikomunste të të rinjve shqiptarë dhe punëtorëve shqiptarë dhe këtë e kam parë edhe vëtë duke qënë deshmitar dhe përsonazh i kësaj levizjeje.
Marinaj dhe brezi i tij dëshmuan një orientim origjinal poetik perëndimor, ishin një shembull i nxjerrjes së poezisë nga kufizimet ideo-estetike të kohës, dhe sologanet e kohës.
Nëse shkrimtarët në rajon dhe sidomos në ish-Jugosllavi, përjetuan një clirim të letërsisë nga kufizimet staliniste, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të ish-Federatës së Titos, nga Bashkimi Sovjetik më 1948 dhe sidomos pas ardhjes në fuqi të Hrushovit e në vijim pas viteve 1960, për fat të keq Shqipëria mbeti me nervozizëm dhe besnikëri një ishull stalinist i kufizimeve të ashpra, dhe absurde.
Marinaj me poezinë “Kuajt” identifikohet si një poet i lirisë dhe i revoltës qytetare kundër totalitarizmit. Ai përmes metaforës së kuajve të bindur, ironizoi nënshtrimin fatal ndaj diktaturës për shkak të frikës dhe masave shtërnguese që perdorte ajo. Poezia, nxiti revoltën, ngritjen krye kundër shtypjes staliniste, evokoi lirinë si një ndjenjë të përbotshme kundër nënshtrimit, cfarë e bën atë një poezi të gjithëkoshme dhe vetë Marinajn një poet universal.

“KUAJT”
Nga Gjeke Marinaj

Tërë jetën duke vrapuar rrimë Shohim veç përpara
Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë.
Ne nuk kemi emër
Të gjithëve kuaj na thonë.
Nuk qajmë,
Nuk qeshim;
Heshtim,
Dëgjojmë;

Hamë atë ç’na japin,

Ecim nga na thonë,

Asnjë nga ne s’është mendje hollë.
Kush qe kalë mbreti,
Posti qe i lartë
Kush qe kalë princeshe
I bënë shalë të artë
Kush qe kalë fshatari
Pat samarë me kashtë
Kush qe kalë i egër
Tërë jetën fjeti jashtë.

Po qemë dhe mbetem kuaj