Guseppina Groccia: Midis shtresave delikate të shpirtit, poezi. Përktheu: Anila Dahriu

1-Fundosi kthetrat e tua
midis shtresave delikate të shpirtit …
ti, që ende më rrëmben frymën.

2-
Më pëlqen përher
të mendoj,
të gjëndem njëkohësisht
në dy vende të ndryshme
këtu …
dhe, ku, më “përciell ti”.

3-

Më kërko
Të mbyllur
në emocione…
të thurur në fjalë.
me gjej shpirtin të
çliruar
nga çdo ligj.

4-

Dhe, rishtazi vendosa pak buzëkuq
për të anashkaluar në këtë xhungël
Asgjë të çmuar,
një mburojë dylli
mes meje dhe të vërtetave të pafundme
të një pasqyre,
Është një humbje shumëngjyrëshe
këtu midis mureve të zemrës.

5-

Një horizont ekstrem që zbardh
zë nuk pipëtin,
madje as hapat nuk ndihen,
Me shpier atje,
mes hapësirave të buta të qiellit,
Si një mirazh drithërues
në prag të një pritjeje…
Për t’u takuar sërish me detin
sepse, aty ,na pret
Të ëndërrojmë njëri-tjetrin.

6-

Gjurmët e valëve në muzg
përciellin lutjet e kohës
Është koha e perëndimit të diellit
avash, avash dhe memec,
Ata, që përgatisin heshtjen
të besojnë tek fati,
Me mundësinë të kthehen
dhe të rëfejnë vetveten
nën strehën e një përqafimi.

Për të këqyrur konturet e qiellit
Teksa nëpër lutjet banojnë yjet.
dhe horizonti dhuron jehonën e melankolisë.

Do të shkojnë të pushojnë në fund të detit
Atje ,ku zhytet edhe dielli i heshtur.


8-
Të largëta janë ditët
ndërsa hapëm zemrat tona
për të numëruar plagët e bëra,
Tashmë e humbur është magjia,
mes lumenjwve të rinjë për t’u eksploruar
është një daulle e shurdhët.
kjo rrahje zemre që nuk mund të heshtë.
rëket e kripura rrjedhin mbi shtretër
dikur fole përkëdheljesh.
Ja ku jam, spektatore e heshtur
tw turbullimeve të mia melankolike.
Aty ku mbarojnë kufijtë e mi,
mbërrijnë shkëputjet
e pavetëdijshëme dhe robinë,
unë korr frytet e brishtësisë sime.
Në pasqyrën refleks të çdo shpirti
kërkojmë dhe gjejmë
një shëmbëllim për të përkëdhelur
një frymim ë njohur…
dhe,më vonë e lëmë të iki.

9—
Zërat e thellshme
Atje, në gjysmën tjetër
të shpirtit tim,
tek frymojnë heshtjet
si pluhuri
për të gdhendur ëndrrat..
për të skalitur premtime të kota
tek përfundojnë duke të hutuar
në buzë të një pafundësie
duke u zhdukur më në fund
në copëza të vogla.

10—

Ndodh gjithcka
në një kohë pezull
madje edhe shërimi
nga kujtime të gabuara…
Duke përtypur
nën zë,
të pakuptueshme
zinxhirët e dashurisë…
pa asnjë brazdë.

pa asnjë qëllim
Ishte thjesht një trill.
për të çmuar momentet.

11—
Nuk gjendet asnjë vend para reve…
Lërmë të gëlltisë qiellin
KËTU…
në një koncert të pafund humoresh.
Më lejo t’i shkruaj të gjitha mbi gojën e twnde,
një mijë shënime të vogla
të shpërndara mes buzwe tw tua.

Për t’i rigjetur përsëri,
sëbashku në një mijë udhëtime të tjera .

Shqipëroi Anila Dahriu

Biografia

Giuseppina Irene Groccia ose emri në art “GiGro”
ka lindur në Calopezzati në provincën e Kozencës,
Itali. Aktualisht jeton dhe punon në Mirto Crosia
(CS). I afrohet artit duke ndjekur një rrugë studimesh
laboratorike, ku thellon teknikat të ndryshme
piktoreske. Formacioni i saj tregon ndikime të
theksuara nga kërkimet bashkëkohore. E tjerr krijimin
e vet artistik si një mjet për reflektimin e vetvetes.
Dimensioni introspektiv merr formë kështu në gjuhët
e saja të ndryshme shprehëse si piktura, arti dixhital
dhe fotografia, kjo e bën “GiGro” një artiste eklektike
të aftë për të krijuar një “transferim” emocional midis
emocioneve të veta, të përkthyer në mendime vizuale
dhe perceptimit të ndjeshëm e frytëdhënës.
Ka merita në ekspozita të shumta kombëtare dhe
ndërkombëtare.
Dy nga veprat e saja.” Identiteti i të menduarit”
dhe”Psherëtimë”,janë pjesë e koleksionit të përhershëm
të Paris Garden në Zyrat Halkin – LONDËR
Vepra “Muret” është e pranishme në “Koleksionin
e Përhershëm të Artit Bashkëkohor” në Qendrën
Kulturore “La Riseria” në Novara.
Vepra “BlurManequin” është blerë nga qyteti
CASAGIOVE (CASERTA), për koleksionin e fondit artistik komunal.
Shumë prej veprave të saja janë pjesë e koleksioneve
private në Itali, Angli, Illinois, Florida, Louisiana,
Kanada, Arkansas dhe Melburn (Australi).
Të gjitha shitjet e veprave janë të kuruara nga
galeria kryesore e artit në internet ‘Saatchi Art’ me
qendër në Los Angeles.
Në vitin 2022 botoi MENTE OCCHI CUORE, librin
e saj të parë fotografik që mbledh një përzgjedhje të
kujdesshme të veprave të saja dhe ku kompletohet
mes fjalëve dhe imazheve dhe bëhet historia e saj.
E freskët nga shtypi, në shkurt 2023, është vepra e
saj e dytë editoriale “LENS VIZIONS”. Faqe e vogël
dhe e çmuar kushtuar një rruge eksperimentimi të
pikturës njëngjyrëshe të zezë në artin fotografik me
“perla të vogla” tekstuale brenda.
Artiste dhe komunikuese entuziaste e botës
së artit bashkëkohor, është autore e blogut
“L’ArteCheMiPiace” dhe e revistës “ContempoArte”
ku publikon periodikisht artikuj, intervista dhe
projekte kushtuar artit dhe kulturës.
Si Redaktore, ka redaktuar projektin e revistës së
artit XartMagazine.
Bashkëpunon me blogun Art&Investments dhe me
revistën mujore ExitUrbanMagazine.
Faqja e internetit www.gigroart.com