Mësyn misteri mërinë memece,
e shkreh, e shqep, e shkul…
në prym e pezm, pikëllon paniku,
gur i grindjes, gër – gëri gur….
U shkul, e shakull shemben shpresat,
çatia, çastet, çardaku, çmimet…
baresin brengat, bërr- bërr babëzia,
vraga vetmie, vetflijime vegimesh.
Fshehur fantazmat në fjollat e frikës,
me mure mëkati mëkuar mërzinë,
dëshira dështake, deziluzione drite,
prita pendimesh, përmbysje, pluhurimë…
Klithin këmbanat, keqardhje kokëkrisur,
gjakime të gjora, gjymtime gjithkund,
ujrash yshtur, ulërima ujqërish …
rrëmujë rrëpirash, rrënjëdalat rrënjë.
Mësyn misteri mërinë memece,
shtypet, shkrumbon, shpirti shpëtimit,
qelqthyer qiejt, qëndrat e qoshkat,
gërbonjë gangrene, gur i gabimit …