AGIM BAJRAMI: QYTET I ASFIKSUAR, POEZI

 

QYTET I ASFIKSUAR

 

Të gjitha rrugët janë bllokuar

Makina dhe njerëz mizëri

Qyteti ngjan i asfiksuar

Nuk i punon  asnjë mushkëri

 

Ngado një  mjegull ti vesh sytë

Zhurma motoresh dhe borish

Ti ke dëshire të prekësh detin

Por është vështirë që t’ia  mbërrish

 

Përballë të del një turmë e çmëndur

Që vjen rreth vetes si gjithmonë

Ajo mund të të thithëbpërbrënda vetes

Dhe’ s’merret vesh se ku të çon

 

Ndërsa qëndroj majë trotuarit

Mbështjellë me djersë dhe trurin bosh

Më  ikën qejfi për tu larë

Dhe emri i detit më s’më josh

 

Masive plehrash lloje lloje

Qëndrojnë   si mal mbi trotuar

Nëse nuk do të nxjerresh zorrët

Largohu të lutem sa më parë

 

Të gjitha venat më  janë bllokuar

Boritë jehojnë.si ulërimë

Qyteti ngjan i asfiksuar

Dhe unë mes tij , kacek pa frymë

 

 

SKULPTURË E PAPËRFUNDUAR

 

Trendafilat mbi flokë s’lëshojnë ende  ar

Por sytë e saj  janë të ftohtë si   acar

Ajo i ngjan  një skulpture ,të papërfunduar akoma

Braktisur nga mjeshtri,  pak kohë  më parë

 

I shmang gjithë njerëzit që ka pranë

Mbështjellë me pyetje dhe kërshëri

Ajo jeton     jetën  e saj

Dhe s’le në të, të hyjë njeri

 

Megjithatë,  kjo s’do të thotë

Se ajo s’pret ndonjë trokitje

Kjo mund  të ngjasë dikur patjetër

Ndonjë mëngjes ,apo mbasdite

 

Dikush papritur do trokasë

Tek porta e saj plot ëmbëlsi

Mund të jetë ndonjë çapkën  sykaltër

Ose ndonjë djalë me flokë të zinj

 

Ajo  do të dalë në prag patjetër

Nën dhëmb  diçka do mërmërisë

Gjithmonë me sy pak mosbesues

Por kurrë të veshur prej besdisë

 

Trëndafilat mbi flokë ngjajnë të parritur akoma

I tremb dhe erë më e lehtë

Ato s’lëshojnë ende aroma

Por kjo do ndodhë shumë shpejt ,shumë shpejt.

 

 

 

PYJE NË FLAKË

 

Po digjen dhe   pyjet, që ende  kishin mbetur

Kafshët dhe njerëzit kanë marrë arratinë

Gjithë  malet  më ngjajnë me ca gjigandër të rrjepur

Me shenja të zeza mbi shpinë.

 

Ska mbetur në këmbë asnjë pishë apo bredh

( Nën hijen e tyre unë rrrija përditë )

Një erë djegësire gjithë trupin ma dredh

Dhe mushkëritë si në prush mi përzhit

 

Brenda natës u zhduk dhe lendina e bleruar

Me lule pa fund dhe me bar

Më duhet patjeter  ti mbuloj  sytë me duar

Mos ta shoh  këtë tmerr ,që ka ngjarë

 

Ca zogj që shpëtuan rrahin krahët  në ajër

Me klithma dhe zëra të shuar

Poshtë tyre lëvizin akoma vandalët

Me urat e  zjarrit në duar

 

Nën degët e pemëve lëvizin si hije

Te zhdukin cdo gjë pa ngurrim

Shkretetirat gjithmonë kanë fytyrat e tyre

Me pluhur të.zi edhe tym

 

Po digjen dhe pyjet ,që  kishin mbetur akoma

Çdo zog i la koncertet në mes

Pranverat e ardhshme do të vijnë pa aroma

Dhe ajri nga dhimbja do të  vdesë.

 

 

 

MBËRRITJA E VJESHTËS NË QYTETIN TIM

 

Janë shtuar dallget edhe era

(Mbremë desh u mbyt një fqinji im )

Flamujt e ikjes përkund vera

Dhe niset larg , në udhë pa kthim

 

Nuk gjen më vende në tragete

Të gjithë vijnë bosh dhe nisen plot

Imazhi i tyre nëpër dete

Me gjuhë prej  vjeshte diç më thotë

 

Diçka me thotë edhe kjo nënë

E sapo ndarë nga i biri

Largimi i tij ende i dhemb

Ndaj si fsheh dot një ankth nga syri

 

Pas pak do të  kthehet në shtëpi

Të ç’lodh pak kockat anës shtratit

Të gjithë e ndjejnë ardhjen e vjeshtës

Por jo si nëna  e emigrantit

 

Janë  shtuar dallgët edhe era

Pas pak do nisë dhe një stuhi

Qyteti rrugët i ka zbrazur

Ku shetit veç mërzia e tij

 

 

 

 

QEN I VRARË NË BUZË TË RRUGËS

 

Dikush me plumb e ka qëlluar

( Krimi s’ka kohë që ka ngjarë )

Nga i shogët  i dërrmuar

Rrjedh një çurg gjaku i patharë

 

Ca njolla terri  ndjen mes syve

E ndjen se vdekja po e merr

Kërkon pak ndihmë, por s’merr përgjigje

Ndaj  psherëtin me dhimbje e tmerr

 

S’do ta besojë, se është pranë fundit

Dhe fati i tij ish kaq cinik

Se   vrasësi i tij  s’ish një i huaj

Por një që  e shihte   si  një  mik

 

Sa gdhinte dita, gjer në mbrëmje

Nga pas e ndiqte pa bërë zë

Tash e mësoi se për dykëmbëshat

Një  qen si ai, nuk vlen asgjë

 

Dikush me plumb i ra mbi ballë

( Përse e vrau, se shpiegoj  dot)

Ndaj shpirti i tij ka frikë të dalë

Mbas trupit mbahet dhe klith fort.

 

 

DUKE PRITUR AVIONIN!

 

 

Në orët e ardhshme, ajo pritet

të mbërrijë

(Avioni i saj po shfaqet në radarë )

Unë do të vesh kostumin e ri

Dhe do të dal për ta parë

 

Nuk do t’i flas më si dikur

( Ajo e mban shumë gjatë mërinë)

Veç do shikoj si vizatohet

Portreti i saj në çdo vitrinë.

 

Si ec me ngut, pa kthyer kokën

Të ikë larg turmës, që zhurmon

E ndjekur pas nga sytë e zogjve

Por dhe të mijtë, si gjithmonë

 

Më tej, do ndal ta kthesa e pare

Ku ndezur pret një “Ford i zi

Atë e lusin shumë udhëtarë

Por  veç saj  s’merr njeri

 

Sapo e sheh i  shndrit  fytyra

Dhe rend drejt saj si një atlet

Unë s’di se  ç’lojë ‘luhet mes tyre

Por nga një si ajo çfarë  s’pret

 

Në orët e ardhshme,  ajo pritet

të mbërrijë

Me avionin e bardhe  mbuluar prej resh

Gjithë zërat më thonë, ta harroj që tani

Por unë jam shurdhuar dhe s’degjoj

nga ai vesh.

 

 

 

DHUNË …

 

Qielli mu mbyll mbi kokë sërish

Dhe unë nën të jam.strukur

Dje një djalosh  qëlloi një bishë

Një engjëll kaq të bukur

 

S’u prek nga pamja e tij e brishtë

Vështrimi i dlirë , pa faj

Njeriu  i dhunës  vjen nga nata

Ndaj s’ndahet lehtë prej saj

 

.Në ajër vërtiten ende klithmat

Dhe grushti që godet

Përralla e ujkut dhe e qengjit

Këtu është e vërtetë.

 

Mes nesh vërtitet si një gjëmë

Çdo cast ,duke na vrarë

Unë kam shumë gjëra për të thënë

Por s’di ç’te them më parë

 

Qielli mbi kokë mu ul sërish

Nje qiell i rëndë si shkëmb

Dje mbi një djalë.qëlloi një bishë

Dhe plagë e tij dhëmb ,dhëmb