Jete e dashur 1
Alice MUNRO:
TË ARRISH DERI NË JAPONI
Sapo Peteri e futi valixhën e saj në tren, natyrisht mezi priste që të shmangej. Por jo të shkonte. Ai sqaroi për të se treni mund të nisej dhe pikërisht kjo e vinte në siklet. Qëndroi në platformë dhe bëri me dorë, me shikimin e ngritur drejt dritares së tyre. Buzëqeshte, tundte dorën. Buzëqeshja për Katy-n ishte krejt e hapur, e ngazëllyer, e kthjellët, pa dyshimin më të vogël në botë, thuajse besonte fuqimisht se ajo do t’ia zbukuronte jetën e tij, dhe ai do t’ia zbukuronte jetën e saj, përgjithmonë. Buzëqeshja drejtuar për gruan e tij dukej shpresëplotë dhe besimplotë, me një lloj të vendosmërisë së caktuar në të. Diçka që nuk mund të thuhet lehtë me fjalë dhe vërtet nuk mund të thuhet kurrë. Nëse Greta do ta kishte përmendur një gjë të tillë ai do të kishte thënë: Mos u bëj qesharake. Dhe ajo do të ishte pajtuar me të, duke menduar se kjo ishte jo e natyrshme për njerëzit të cilët e shohin njëri-tjetrin ditën, vazhdimisht, se duhej sqaruar njëri tjetrit çkadoqoftë.
Kur Peter ishte foshnjë, nëna e kishte transferuar nëpër disa male emrat e të cilave Greta i harronte gjithnjë, në mënyrë që ta nxirrte prej Çekosllovakisë Sovjetike për ta dërguar në Europën Perëndimore. Me ata shkonin njerëz të tjerë, natyrisht. Babai i Peterit kishte synuar të shkojë po ashtu me ata, por përfundoi në sanatorium një ditë para se ata të largoheshin nga vendi tinëzisht. Duhej të shkonte pas tyre sa më shpejt që të mundej, por në vend të kësaj ai vdiq.
“Kam lexuar tregime sikur ky,” tha Greta, kur Peteri së pari i foli asaj rreth kësaj. Ajo sqaroi si në tregime foshnja do të fillonte të qajë dhe pa ndryshim duhej mbuluar me diçka apo të ngulfatej ashtu që zëri të mos e rrezikonte tërë grupin e të arratisurve.
Peteri tha se si kurrë nuk e kishte dëgjuar një rrëfim të tillë dhe ai nuk deshi të spekulojë se çka nëna e tij do të ndërmerrte në rrethana të tilla.
Dhe nëna e tij e ndërmori këtë për të arritur në British Columbia ku do ta përmirësonte Anglishten e saj e do të punësohej si profesoreshë në atë çka atëherë quhej Praktika e Biznesit për nxënësit e shkollës së mesme. Peterin e ngriti vetë, e bëri me fakultet, dhe ai tanimë ishte inxhinier. Kur ajo vinte në apartamentin e tyre, më vonë shtëpi e tyre, gjithnjë ulej në dhomën e ndenjes, kurrë nuk hynte në kuzhinë, përveç nëse e thërriste Greta. Ky ishte stili i saj. Ajo e çoi mos rënien në sy deri në skajshmëri. Të mos binte në sy, të mos përzihej, të mos jepte këshilla, ndonëse në çdo shkathtësi të veçantë shtëpiake apo art ajo e linte nusen e djalit larg prapa vetes.
Ajo po ashtu e shiti apartamentin ku Peteri ishte rritur dhe u zhvendos në një apartament më të vogël që nuk kishte dhomë të gjumit, por vetëm dhomë për një kauç të palosshëm. Vallë që Peteri të mos mund të kthehej në shtëpi tek nëna? e ngacmonte Greta atë, por ajo dukej e zënë në befasi. Shakatë i duronte me vështirësi. Ndoshta ky ishte një problem i gjuhës. Por gjuha Angleze ishte gjuhë e rëndomtë për të tash dhe vërtet e vetmja gjuhë të cilën Peteri e dinte. Ai e kishte mësuar Praktikën e Biznesit – ndonëse jo prej nënës së tij – kur Greta ishte duke e mësuar Paradise Lost/Parajsën e humbur. Ajo e shmangte çdo gjë të dobishme si sëmundjen epidemike. Ai sikur shkonte krejtësisht në drejtimin e kundërt.
Me xhamin mes tyre dhe Katy-n që nuk lejonte që bërja me dorë të ngadalësohej, ato u ishin lëshuar grimasave komike apo madje pamjeve të marra të vullnetit të mirë. Ajo mendonte sa me pamje të hirshme ishte ai, dhe sa shumë dukej të jetë i pavetëdijshëm për këtë. Ai e kishte të qethur flokun shkurt, në stilin e kohës – sidomos për meshkujt që me profesion ishin inxhinierë apo diçka asisojit – dhe lëkura e tij e ndritshme kurrë nuk skuqej si lëkura e saj dhe kurrë nuk ishte mbuluar me njolla nga dielli, por nga ai qe nxirë në mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh stinën e vitit.
Mendimet e tij ishin diçka sikur ngjyra e fytyrës së tij. Sa herë që shkuan në kinema, më vonë kurrë nuk dëshironte të flasë për filmin. Do të thoshte vetëm se filmi ishte i mirë, apo bukur i mirë, ose jo i keq. Nuk e kuptonte qëllimin e bisedës së mëtejshme. E shikonte televizorin dhe lexonte libra në mënyrë përafërsisht të njëjtë. Kishte mirëkuptim për gjëra të tilla. Njerëzit të cilët i kishin krijuar me siguri i kanë punuar si kanë ditur e është më së miri, por kjo si është më së miri nuk ishte e mjaftueshme dhe ura u rrëzua.
Në vend që të lëshohej në debat, ai vetëm buzëqeshte.
Kjo nuk është e njëjta gjë, tha ai.
Jo?
Jo.
Gretës duhej t’i ishte e qartë se qëndrimi i tillë – i distancuar, tolerues, – ishte për të sikur i porositur, sepse ajo ishte poete, dhe disa gjëra në poezitë e saj nuk ishin aspak të gëzuara dhe as që jepnin të sqaroheshin lehtë.
(Nëna e Peterit dhe njerëzit me të cilët ai ka punuar – ata të cilët dinin rreth kësaj – edhe më tutje flisnin poetesha. Ajo e kishte stërvitur të birin të mos e përdorë atë fjalë. Përndryshe nuk kishte nevojë për atë stërvitje. Të afërmit me të cilët ajo e kishte humbur çdo lidhje, dhe njerëzit të cilët i kishte njohur tash në rolin e saj si shtëpiake dhe nënë nuk duhej t’i stërvisë sepse ata as nuk kishin ditur për atë anë të saj të parëndomtë.)
Më vonë në jetën e saj, do të jetë shumë më vështirë të sqarohet çka ishte e pranueshme e çka nuk ishte e pranueshme për të në atë kohë. Ju mund të thoni, e mirë, pra, ky nuk ishte feminizmi. Por pastaj duhet të sqaroni se në atë kohë fjala feminizëm nuk ishte përdorur fare nga njerëzit. Atëherë do të ngatërroheshit plotësisht kur do të thoshit se cilado ide serioze, ambicien as të mos e përmendim, madje as leximin e librit të rëndomtë, do të përjetohej si diçka e dyshimtë, diçka për shkak të së cilës fëmija juaj mund ta fitonte ndezjen e mushkërive, dhe vërejtja pollitike në zyrën e partisë mund t’i kushtonte burrit tuaj me ndaljen e ngritjes në pozitë. Nuk do të ishte me rëndësi as për cilën parti politike ishte fjala. Fajtore do të ishte gruaja sepse nuk e kishte mbyllur gojën të mos flasë.
Njerëzit do të qeshnin dhe do të flisnin në këtë, Paj, ndoshta megjithatë po bëni shaka, dhe ju do të thoshit, E pra, jo dhe aq shumë. Dhe në këtë ajo do të thoshte, por një gjë qëndron, nëse veç e keni shkruar poezinë, deri diku ishte më e sigurt të ishe grua, dhe jo mashkull. Kjo ishte kohë kur fjala poeteshë më bënte punë, sikur rrjeta e fijeve të sheqerit. Peter nuk ka menduar në atë mënyrë, tha ajo, por kujto se ai ishte i lindur në Europë. Megjithatë, ai kishte kuptuar se çka prej meshkujve të tillë me të cilët ai kishte punuar ishte pritur të mendojnë rreth gjërave të tilla.
Atë verë Peter do të duhej ta kalonte një muaj apo ndoshta më gjatë në krye të një pune që ishte duke e bërë në Lund, vend lart në veri, në fakt vendi më i largët ku mund të shkonit në veri. Atje nuk pati vend për Katy-n dhe Greta-n.
Por Greta kishte për të mbajtur kontakt me një vajzë me të cilën punonte më herët në librarinë e Vancouver-it, që ishte martuar tash dhe ishte duke jetuar në Toronto. Ajo dhe burri i saj do të shkonin ta kalojnë një muaj në Europë asaj vere – ai ishte një mësues – dhe ajo i shkroi Gretës duke e pyetur nëse Greta dhe familja e saj do t’ua bënin një shërbim – se ajo ishte shumë e sjellshme – dhe të qëndronin në shtëpinë e tyre në Toronto bile një pjesë të asaj kohe, që shtëpia të mos rrinte e zbrazët. Greta iu përgjigj, i tha se Peter kishte punë, por e pranoi ofertën për vete dhe Katy-n.
Për këtë shkak tash i tundnin e i tundnin duart nga platforma dhe nga treni.
Në atë kohë ka pasur një revistë, quhej The Eco Answers, e cila delte në Toronto jo rregullisht. Greta e kishte zbuluar këtë në librari dhe atyre ua dërgoi disa poezi. Dy nga poezitë i ishin botuar, dhe rezultati ishte se kur botuesi i revistës erdhi në Vancouver, vonë në vjeshtë, ai kishte qenë duke e ftuar për ta takuar atë në një mbrëmje argëtuese, të festojë me shkrimtarët e tjerë. Festimi do të mbahej në shtëpinë e njërit shkrimtar emri i të cilit kishte për të qenë i njohur për të, me sa duket, për gjithë jetën e saj. Tubimi do të mbahej vonë pasdite, kur Peteri ndodhej ende në punë, kështu ajo e punësoi një motër dhe u nis me autobusin e Vancouverit Verior mespërmes Lions Gate Bridge dhe nëpër Stanley Park. Pastaj ajo u desh të presë përpara shtëpisë së mallrave të the Hodson’s Bay për një udhëtim të gjatë me autobusin tjetër deri në kampin universitar, i cili ishte dhe vendi ku shkrimtari jetonte. Kur ajo erdhi në kthesën e fundit, e gjeti rrugën dhe u nis me këmbë, duke e ngulur vështrimin në numrat e shtëpive. Ajo kishte këpucë me taka të larta që ia ngadalësonin ecjen bukur shumë. Po ashtu veshja e saj e zezë më elegante, me mbyllësin prej patenti në shpinë, shtrënguar fort në bel dhe gjithmonë pak e ngushtë në vithe. Dukem pakëz qesharake në të, ndërsa ngecte ngapak nëpër rrugët e lakadredhuara pa trotuare, dhe askund në horizont në pasditen e vonë nuk shihej njeri i gjallë. Shtëpi moderne, mure të mëdha qelqi, si në çdo periferi me perspektivë, në përgjithësi jo një lloj lagjeje siç e kishte pritur. Kishte filluar ta pyesë veten mos kishte hyrë në rrugë të gabuar dhe nuk ishte e palumtur ta mendonte këtë. Ajo mund të kthehej te stacioni për pritjen e autobusit ku ishte një bankë për t’u ulur. Mund t’i heqte këpucët dhe t’i vendoste në ulësen pranë në udhëtimin e gjatë e të vetmuar deri në shtëpi.
Por kur i pa automobilat e parkuar, e pa numrin e shtëpisë, ishte shumë vonë të kthehej. Nën dyert e mbyllura zhurma lagësonte jashtë dhe ajo duhej t’i binte ziles dy herë.
Ajo ishte përshëndetur nga gruaja që dukej të kishte qenë duke e pritur dikë tjetër. Përshëndetur ishte fjalë e gabuar – gruaja e hapi derën dhe Greta tha se ky duhej të ishte vendi ku ata ishin duke e pasur festimin.
“E po çfarë menduat?” tha gruaja, dhe u mbështet në kornizë dere. Rruga ishte ndaluar derisa ajo – Greta – tha: “Mund të hy brenda?” dhe pastaj aty ishte një lëvizje që dukej të shkaktojë dhimbje të konsiderueshme. Ajo nuk kërkoi që Greta ta përcjellë por Greta e bëri këtë sidoqoftë.
Askush nuk foli me të apo ta vinte re por në një kohë të shkurtër një vajzë adoleshente u shfaq me tabakanë ku ishin gotat me atë çka dukej sikur limonadë ngjyrë trëndafili në to. Greta e mori një gotë, dhe e piu me një gëllënjkë të etur, pastaj e mori tjetrën. Ajo e falënderoi vajzën, dhe provoi ta nis një bisedë rreth ecjes së gjatë nëpër mot të ngrohtë, por vajza nuk ishte e interesuar ta dëgjojë dhe ia ktheu shpinën e iu kthye punës së saj.
Greta vazhdoi tutje. Qeshte vazhdimisht. Askush nuk e shikonte as thuajse po e njohin apo se ishin të kënaqur dhe pse duhej të ishin ashtu ata? Sytë e njerëzve rrëshqisnin rreth saj dhe pastaj ata vazhdonin me bisedat e tyre. Ata qeshnin. Secili pos Gretës ishte me ndonjë mik, me shaka, gjysmë-fshehtësitë, secili dukej të kishte gjetur dikënd për t’i dëshiruar mirëseardhje. Me përjashtim të vajzave të reja që vazhdimisht dhe buzëvarur i kalonin papushim pijet e tyre ngjyrë trëndafili.
Por ajo nuk u dorëzua. Pija i ndihmoi dhe e vendosi ta pijë edhe një gotë kur tabakaja të arrinte përsëri deri tek ajo. Ajo vrojtonte për një grup bisedimor që mund ta kishte një zbraztësirë në të, ku do të mund ta fuste veten. Mundi ta gjejë një vend të zbrazët kur i dëgjoi emrat e filmave që u përmendën. Filma Europianë, siç kishin filluar të shfaqën në Vancouver në atë kohë. E dëgjoi emrin e njërit prej filmave të cilin ajo dhe Peteri kishin shkuar ta shohin. The Four Hundred Blows/Katërqind goditjet. “Oh, unë e kam parë atë.” Ajo e tha këtë zëshëm dhe e entuziazmuar, dhe ata të gjithë shikuan në të dhe njëri, si duket në emër të të gjithëve, tha: “Vërtet?”
Greta ishte e dehur, natyrisht. Pija Pinm’s No. 1 dhe lëngu i grejpfrutit të kuq ishin rrokullisur gurmazit ngutshëm. Nuk e mori këtë përçmim siç do ta merrte rëndom në rrethanat normale. Vetëm u përvodh tutje, duke e ditur se e kishte humbur disi orientimin e saj, por edhe me njëfarë ndjenje se këtu mbretëronte atmosfera e dehurisë, në të cilën është lejuar gjithçka, se nuk ishte me rëndësi që nuk ishte shoqëruar me askënd, dhe se mund të endej nëpër dhomë dhe ta paraqesë mendimin e vet.
Nën një qemer ishte grumbulli i njerëzve të gjithë figura të rëndësishme. Ajo në mesin e tyre pa të zotin e shtëpisë, shkrimtarin emrin dhe pamjen e të cilit e njihte aq gjatë. Fliste me zë të lartë dhe plot tension dhe prej tij e disa burrave të tjerë, thuajse kërcënohej rreziku, sikur do të lëndonin me lehtësinë e njëjtë dhe ashtu lehtë edhe do të shikonin. Gratë e tyre, erdhi në përfundim ajo, e kishin bërë atë rrethin në të cilin u përpoq të futej.
Gruaja e cila ia kishte hapur derën nuk i përkiste asnjërit grup, sepse edhe vetë ishte shkrimtare. Greta e pa kthimin e saj kur dikush e thirri me emër. Ishte ky një emër bashkëpunëtoreje në të njëjtën revistë ku edhe ajo i botoi punimet e saj. A nuk do të mund t’i afrohej dhe paraqitej në bazë të kësaj? Të jetë e barabartë me të, pavarësisht nga pritja e ftohtë në hyrje?
Por tash gruaja e ka hedhur kokën dhe është mbështetur në supin e mashkullit i cili e thirri në emër, dhe ndoshta nuk do ta prisnin mirë t’i ndërprente.
Ky mendim i kujdesshëm bëri që Greta të ulet, dhe pasi aty nuk pati karrige ajo u ul në dysheme. Asaj iu kujtua diçka. Iu kujtua se kur kishte shkuar me Peterin në një festim inxhinierësh atmosfera ishte e këndshme megjithëse biseda ishte e mërzitshme. Kjo ishte pasi secili e kishte të ngulitur dhe të vendosur rëndësinë e tyre së paku tani për tani. Këtu askush nuk ishte i sigurt. Gjykimet mund të silleshin prapa kurrizeve, bile edhe për ata të njohurit dhe të botuarit. Mbizotëronte një atmosferë e mençurisë dhe nervozizmit, nuk ka rëndësi kush ishit.
Dhe ajo e shkreta shpresonte e dëshpëruar se ndokush do t’i hidhte ndonjë thërrimë të bisedës.
Kur e ka zhvilluar teorinë e saj të pakëndëshmërisë, u ndie e lehtësuar dhe iu bë krejt njësoj se a donte ndokush të bisedojë me të apo jo. I hoqi këpucët dhe ndjeu lehtësim të pamasë. Ishte ulur me shpinën e mbështetur për muri dhe i zgjati këmbët përmes njërës prej kalimeve më të pakta në tubimin argëtues. Në mënyrë që të mos e sillte në rrezik që ta derdhte pijen nëpër qilim, e piu atë në shpejtësi.
Mbi të po qëndronte një mashkull. Tha: “Si arritet këtu?”
Ajo ndjeu keqardhje për këmbët e tij të rënda, me këpucët me thumba. Ndiente keqardhje për secilin që duhej të qëndronte në këmbë.
Tha se ishte e ftuar.
“Po. Por a keni ardhur me makinë?”
“Erdha këmbë.”
Por kjo nuk ishte e mjaft ndaj pas pak kohe arriti të ofrojë edhe pjesën tjetër të përgjigjes.
“Kam ardhur me autobus, pastaj kam ecur.”
Njëri prej njerëzve nga ai rrethi i veçantë tash po qëndronte prapa
njeriut me këpucë. Tha: “Ide e shkëlqyeshme.” Dukej sikur me të vërtetë po përgatitej të bisedonte me të.
Mashkulli i parë nuk u kujdes për këtë të dytin aq. Ai i kishte marrë këpucët e Greta-s, por ajo i refuzoi ato, duke sqaruar se ato po e dëmtonin aq shumë.
“Barti ato. Apo do t’i bart unë. Mund të ngrihesh në këmbë?”
Me shikim e kërkoi atë më të rëndësishmin, që t’i ndihmojë, por nuk ishte më tej. Tash iu kujtua se çka ai kishte shkruar. Dramën për luftëtarët e sertë që kishte shkaktuar një grindje të madhe sepse luftëtarët e sertë duhej zhveshur krejtësisht. Natyrisht, nuk ishin këta luftëtarë të vërtetë por artistë. Dhe në fund nuk i kishin lejuar të jenë të zhveshur. Provoi t’ia sqarojë këtë njeriut i cili i ndihmoi të ngrihej, por atij kjo në përgjithësi nuk i interesonte. E pyeti atë se çka shkruante. Ai i tha se nuk ishte nga ai lloj i shkrimtarëve, ai ishte gazetar. Këtu ka ardhur në vizitë me djalin dhe vajzën, janë nip e mbesë të zotit të shtëpisë.
Ata – fëmijët –kishin qenë duke shërbyer me pije.
“Vdekjeprurëse,” tha ai duke iu referuar pijeve. “Vepër penale.”
Tash ata ishin jashtë. Ajo ecte nëpër bar me çorapët në këmbët e saj, mezi duke e shmangur një llogaçe me ujë.
“Dikush ka vjellur këtu,” i tha ajo përcjellësit të saj.
“Ka vjellur me të vërtetë,” tha ai dhe e vendosi në makinë. Ajri i freskët ia ndryshoi asaj disponimin, nga një ngazëllim i pavendosur te diçka brenda kapjes së ngushtimit, bile turpit.
“Vancouveri Verior,” tha ai. Ajo duhej t’ia kishte thënë atij këtë, pra, se ku banonte.”Në rregull? Shkojmë. The Lions Gate.”
Ajo shpresonte se ai nuk do ta pyeste se prej nga i erdhi ftesa të merrte pjesë në mbrëmjen zbavitëse. Nëse do t’i duhej t’i thotë se ishte poete, gjendja e saj e tashme, përjetimi i tepruar i alkoolit, ajo do të dilte si një stereotip i lënë pas dore. Jashtë ende nuk ishte errësuar, por ishte mbrëmje. Asaj i dukej se ishin drejtuar në drejtimin e vërtetë, përgjatë një uji, pastaj përmbi urë. Urën në rrugën Burrard Street. Pastaj trafik më shumë, ajo hapte sytë dhe çdo herë i shihte drurët si lëviznin, dhe pastaj prapë i mbyllite, ndonëse nuk dëshironte. Kur makina u ndal, e dinte se kishin arritur shumë shpejt që të jenë tek shtëpia. Domethënë, tek shtëpia e saj.
29 korrik 2014; ora 20” 28h./
Ata drunj me gjethe të mëdha mbi ta. Nuk mund të shihej ndonjë yll. Por ca shndritje mbi ujë, mes cilitdo vend ku janë tash dhe dritave të qytetit.
“Vetëm ulu dhe vështro,” tha ai.
Kjo fjalë e kishte ngazëllyer.
“Vështro.”
“Për shembull, si do të hysh në shtëpi? Mund të mbahesh me dinjitet? Mos e tepro. Shpërfillëse? Supozoj se keni burrë?”
“Unë duhet së pari t’iu falënderoj që më dërgoni me makinë në shtëpi,” tha ajo. “Për këtë shkak duhet të më thoni si quheni.”
Tha se tashmë ia kishte thënë këtë. Ndoshta dy herë. Por po ua them edhe një here, në rregull. Harris Bennett. Ai ishte dhëndër i njerëzve të cilët e kishin organizuar mbrëmjen argëtuese. Fëmijët e tij kishin shërbyer pijet. Ai dhe fëmijët kishin ardhur për vizitë prej Toronto-s. ishte ajo tash e kënaqur?

















