Eliksiri i Jetës (Meditim në ditët e karantinës). Nga Elpiola Lluka

 

Jeta eshte ajo cka i jep kuptim gjithckaje te gjalle, por edhe te vdekur! Njeriu dhe cdo gjallese eshte ciklike, gjithashtu komplekse gjate gjithe ciklit te tij jetik! Ne i perkasim jetes, por edhe jeta na perket ne! Ne i perkasim jetes ne liri te plote, ndersa jeta na perket e kufizuar ne liri.

Thuhet se liria arrihet kur njeriu i pranon gjerat ashtu sic jane! Realiteti eshte ai qe tregon se si eshte gjithcka. Por realiteti nuk mund te jete standard tek cdo individ! Realiteti im mund te mos jete realiteti jot, dhe anasjelltas! Atehere cfare na tregon vertetesine?! Vertetesine na e tregon nocioni i kohes… Koha eshte i vetmi realitet qe flet pa doreza per veprimet tona. Koha eshte ajo e cila ecen pa u ndalur, dhe pa u tjetersuar… Pavaresisht avancimit, ajo perseri mbetet i njejti nocion! Ne ecim njetrajtesisht me kohen, por ne trajektore te ndryshme…

Here hasim rrugen e se mires, e here rrugen e se keqes. E mira dhe e keqja na ofrohet si eliksir, here i lenget per t’u kaperdire, dhe here i ngurte per t’u stepur… Disa nga ne perpiqen gjate gjithe ciklit te tyre jetik te mbajne nje balance konstante te se mires dhe se keqes, disa te tjere imbalancohen drejt se mires ose drejt se keqes… Te drejtohesh tek e mira do te thote te jesh i tille me veten. Por gjithmone lindin pyetje nese e mira dhe e keqja eshte relative; Kur je i mire me veten, je i mire edhe me te tjeret! Kur ben paqe me veten, e gjithe bota eshte ne paqe me ty! Kur meson te duash veten, fillon te duash te tjeret dhe le hapesire per te tjeret te te duan ty! Kur je i kenaqur me aq sa ke, dhe te tjeret jane te kenaqur me ate cka je! Njerezit e pakenaqur me veten, kane pakenaqesi me gjithcka & gjithkend! Lumturia fitohet ne beteje me vetveten & percillet ne kontakt tek te tjeret. Ky eshte ligji i relativitetit te jetes!  Eshte e mira dhe e keqja liri individuale?!

Sigurisht, ky binom eshte deshmuesi qe e cileson njeriun si qenie humane ose jo! Nje individ eshte i lire te zgjedhe se ku do e drejtoje timonin e rrugetimit te jetes; Ne trajektoren e se mires apo te se keqes?!

A do te ekzistonte e mira po te mos ishte e keqja, dhe a do njihej dot e keqja po te mos ekzistonte e mira?! A do dalloheshin dot cilesite e cdo individi nese ky binom do shkrihej ne nje?! Gjithmone do te mbizoterojne dy te kunderta per te na unifikuar cilet jemi, per te na treguar se si kemi jetuar ne nje te shkuar, si po vazhdojme te jetojme nje te tashme dhe si do vazhdojme te jetojme ne nje te ardhme… Ky eshte eliksiri i jetes. Ndersa ne jemi beteja e tij, e humbur ose e fituar…

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here