SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance Group.
Kompania SIGAL Insurance Group, në kanalet e veta zyrtare në rrjetet sociale, njoftoi zyrtarisht se për 5 vitet e ardhshme do t’i ofrojë mbulimin shëndetësor dhe sigurimin e jetës stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
“Për më shumë se 10 vite, SIGAL Insurance Group ka ofruar mbulim shëndetësor për personelin e Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri dhe familjarët e tyre të kualifikuar, në përputhje me kushtet dhe përfitimet e përcaktuara në kontratën e sigurimit.
Ky partneritet i qëndrueshëm do të vijojë edhe për 5 vite të tjera, duke përfshirë tashmë mbulimin si me Sigurimin e Shëndetit, ashtu edhe me Sigurimin e Jetës për stafin e Ambasadës.
Në SIGAL Insurance Group besojmë se Sigurimi i Shëndetit dhe i Jetës shkon përtej mbrojtjes financiare.
Vlera e tij e vërtetë qëndron tek ofrimi i aksesit në kujdes shëndetësor, sigurisë dhe mbështetjes atëherë kur njerëzit kanë më shumë nevojë.”
Ky ishte publikimi zyrtar i kompanisë së sigurimeve në rrjetet e veta sociale.
Edhe në raportin zyrtar të AMF për periudhën janar-gusht 2026, në drejtim të pjesës së tregut dhe në drejtim të dëmeve të paguara, SIGAL mbetet në të dhëna zyrtare kompania kryesore e sigurimeve në vend.


















