PORTRET I NJË INTELEKTUALI DHE PUBLICISTI TË PALODHUR
Ago Nezha, pena që nuk njeh lodhje dhe ndërgjegjja kritike e kohës
Nga Dukati i Labërisë te një krijimtari e gjerë letrare, poetike dhe publicistike, rrugëtimi i Prof. Dr. Ago Nezhës dëshmon pasionin e pandërprerë për shkrimin, guximin e kritikës dhe përkushtimin ndaj çështjeve të shoqërisë shqiptare. Një homazh për krijuesin që, pavarësisht moshës dhe vështirësive, vazhdon të shkruajë, të dëshmojë dhe të sfidojë heshtjen.
Nga Pandeli Bardhi
Që të flasësh për Prof.Ago Nezha, duhet të kesh kohë mbasi sivinë e tij, kushdo do ta kishte zili. Unë, nuk mund ta shpreh më mirë nga sa e ka shprehur i Madhi Dritëro Agolli i cili shkruan: “Agos, mikut tim të shumëcmuar dhe publicist të shquar e të nderuar që ka energji të pashtershme dhe shkruan parreshtur në prozë, poezi e publicistikë, me frymë të rreptë kritike”!
Unë nuk pata mundësinë që të shkoj në promovimin e librave të tij të fundit “Ishim më mirë kur ishim më keq” dhe “Demonët e Demokracisë”, ku figura të shquara të Botës Akademike Prof. Dr Ksenofon Krisafi, Prof. Dr Et-hem Ruka, Prof Dr. Pullumb Xhufi. Prof. Dr. Rexhep Uka. Prof:Dr Paskal Milo etj bënë vlerësimet e tyre për punën krijuese e të gjithanëshme në të gjitha gjinitë të Prof. Dr Ago Nezha.
E ka filluar punën e tij krijuese si një talent i spikatur në fushën e krijimtarisë qysh ne Shkollen shtatëvjecare në fshatin e lindjes Dukat në qytetin e Vlorës për të vazhduar me pas në shkollën e mesme bujqësore në Golem Kavajë. Mbas shumë vitesh si agronom në fshatin Kocul të Vlorës, prirjet e tij për aktor, bëri të mundur që të mari pjesë në konkursin për aktrim dhe fitoi vëndin e parë. Si shpërblim për këtë, nga “kompetentët” e Partisë, u pa e arësyeshme që të vazhdonte “punën për sigurimin e prodhimit të bukës, mbasi për në institutin e arteve kishte të tjerë”!.
Vazhdoi më pas Universitetin Bujqësor në Kamëz për 5 vite në degën agronomi por nga krijimtaria e tij nuk hoqi dorë. Vazhdoi me korespondencë dhe përfundoi Fakultetin ekonomik dhe atë të filosofisë.
“Prof. Dr. Ago Nezha, si bir i Dukatit dhe i Labërisë nuk është lodhur kurrë së shkruari. Truri i tij, është një “ Laborator” që ka prodhuar papushim, ditë pas dite , muaj pas muaji dhe vit pas viti. Dora dhe mëndja e tij, nuk kanë bërë dhe vazhdojnë të mos bëjnë asnjëherë pushim..” shkruan mes të tjerave Prof, Dr. Et-hem Ruka. Ai, ushqeu shpirtin dhe fantazinë e tij qysh në fëmijëri me këngët, legjendat, baladat dhe historitë e mocme të Kapedanëve të lirisë jo vetëm të Labërisë e Vlorës si “Perëndeshë e Pavarësisë” por të gjithë Shqipërisë.
I tillë ka qënë në vegjëli, i tillë në rini, i tillë në vazhdimësi, është edhe sot në këtë moshë.
E tërë galeria e tij e botimeve, sot është pronë e lexuese.
Si shkrimtar dhe poet, Ago Nezha, i ka dhënë publikut një sërë veprash sic janë pesë Vëllimet e tij poetike e një sërë veprash si “Balil Nezha Kalorës i trimërisë, “Sfidat e jetës të Seit Boshnjakut”, “Shoqata Labëria, 30 vjet jetë dhe aktivitet”, “Papagajtë e politikës”, “Shtëpia në amfiteatrin e pemëve”, “Ishim më mirë kur ishim më keq”, “Lot në sytë e Detit”. “Hëna e verbuar”, “Portrete me penë”, “.Hall me nuse, keq me
vjehra…..”. “Lypësi dhe zyrtari” e dhjetra e dhjetra krijime te tjera, të të gjitha gjinive, përfshi ato publicistike, tregime, skica humoristike , botime shkencore , krijime të tij dhe si bashkëpuntor shkencor,etj
Për Mikun tim të hershëm Prof. Dr. Ago Nezha, unë kam shumë për të thënë, mbasi ky prezantim , nuk është hicgjë, krahasuar me punën e tij voluminoze , për t ja lënë këtë kohës
Po e mbyll këtë shkrim me një vlerësim të Akademikut Rexhep Qose: “Ago Nezhën e kanë bërë publicist,madje publicist posacërisht, të angazhuar në radhë të parë, të këqiat e quajtura politike, partiake e pushtetore, vërtet të shumta dhe vërtet shumë të ndryshme.. Në dallim me shumë intelektualë të tjerë shqiptarë në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë, Ago Nezha, nuk ka mundur të nbyllë sytë e të mos shohë dhe të mbyllë gojën e të mos flaësë për ato të këqia të shumta e të shumëllojshme”!
E megjithatë, për këtë intelektual të shquar, që aq shumë i ka dhënë shoqërisë, politika e sotme, këtu e disa vite të shkuara, qysh nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019, kur banesa e tij u dëmtua, megjithë premtimet e shumta, të politikës qëndrore e vendore, vazhdojnë ta lënë më një banesë me qira, në periferi të Kryeqytetit, sic duket për “t ‘i qarë hallin” që të punojë “në qetësi, larg zhurrmës, rrëmujës e rrëmetit..”
As më shumë e as më pak, është edhe kjo një dëshmi, se sa shumë u “qajnë hallin” krijuesve politika dhe politikanët e aq më shumë kritikëve të tillë si Prof, Dr Ago Nezha, dhe kontributin e tij të cmuar në mbarëvajtjen e punëve në shërbim të qytetarëve nga politika dhe politikanët e të gjitha rangjeve….
Me këtë takim të sotëm me Prof. Dr. Ago Nezha, biseduam gjatë dhe më dhuroi edhe librin e tij, mungesë në Bibliotekën time, “Shqipëria dhe Krahinomania”!
Urime dhe suksese Professor Ago në krijimtarinë tuaj e cila kjo, nuk ka ndërmënd të iki nga shpirti juaj, shpirt ku ka gjetur ngrohtësinë e saj edhe në kohë të ftohta e të vështira, shiprt që edhe me kalimin e moshës krijiomtaria rinohet sin ë rininë e saj.
Urime dhe suksese Professor Dr, Ago në pounën tuaj të lavdishme, krijimtarinë tuaj të të gjitha zhanreve..


















