C  35 US RENE NE TOKEN SHQIPTARE. Fragment romani në dorëshkrim, nga Skifter Këlliçi

 

 

 

Ky roman i kushtohet bujarisë dhe guximit të shqiptarëve, që në periudhën 8 nëntor 1943-7 janar 1944, mbajtën të fshehur nga pushtuesit gjermanë 30 mjekë dhe ndihmësmjekë amerikanë, të rënë në Shqipëri nga një avion ushtarak amerikan, që ishte nisur për në Bari të Italisë dhe i dërguan ne bregdetin e Karaburunit, nga ku u kthyen në atë qytet  nga një anije ushtarake angleze.

 

Në dhomën e madhe të  shtëpisë së tij,Rustemi,  vazhdonte biseden me dy partizanet. Gruaja e tij, Melihaja,po mblidhte në tabaka filxhanët e kafesë.

– Të lumshin duartë, Meliha, se edhekafetë si dreken i paske qarë, – i thapartizani I parë.

– E përse të mos i qaj, more bij, që si im bir keni vënë kokën në torbë në këtë luftë!

Ndërkohë, nga larg u dëgjua një zhaurimë e largët që vinte e zmadhohej. Rustemi dolinë dritare dhe pastaj i zbehur u kthye nga  dy partizanët.

– Gjermanët!…- mezi përmbajti një britmë. – Sapo zbritën nga një makinë!

– Po vinë këndej? – pyeti partizani i parë.

– Jo, po sillen andej – këndej dhe diç po kërkojnë tutje  nga liqeni.

– Por mund t’ia behinedhe këtu, – tha partizani i dytë.

– Sa janë?- pyeti partizani i parë.

-Nja gjashtë dhe një me rroba qytetari me ta, – iu përgj Rustemi.

– Korba!- këlthiti Melihaja.

– Mblidh veten, grua,- iu hakërrye Rustemi.

– Merr shpejt fëmijë e nipër ik te fqinjët dhe lajmëroi ç’po ndodh, – i tha partizani i parë Melihasë.

Dhe ajo doli me të shpejtë nga dhoma..

– Po ju ç’do të bëni? – pyeti Rustemi.

– Do t’i  qëllojmë?- tha partizani i dytë.

– Kjo mbetet e fundit, – tha partizani I parë, – se këtamund te jenë tëpararojës dhe pas tyre  të jetë duke ardhur ushtria. Atëherë, gjermanët mund të bëjnë atë që bënë në Borovë, kur po vinin nga Greqia. Sepse tanët i qëlluanpas shpine dhe vranë disa prej tyre. Dhe ata, për hakmarrje, vranë mbi 100 fshatarë, me pleq e plaka të atij fshati dhe pastaj edodhën të tërin.

Rustemi mbet ndërdyshas.

– Po unë ç’do të bëj?- pyeti pastaj.

– Ti, Rustem, qëndro këtu dhe mos e prish terezinë, -tha partizani i parë, duke shkuar te dritarja. – Ata mbase vinë këtu edhe për të mësuarprejjushpëravionin amerikan. Nëse të pyesin, ti përgjigjiu se  në fshat asnjë nuk ka haber se ç’u bë me atë avion. Kurse ne po ruajmë atje pas trungjeve të pemëve, prapa oborrit.

Pastaj duke ngritur automatikun shtoi:

-Na ke ne, Rustem, ndaj mbahu fort.

Ata dolën me rrëmbim nga dhoma, zbritën shkallët e prapme të shtëpisë,  kapërcyen oborrin dhe u fshehën pas trungjeve të pemëve.

Rustemi mbeti me sy të ngulitur nga  fusha, ku ishte ulur një ditë më parë   avioni ushtarak amerikan  C 35 dhe ku gjermanët po afroheshin.

 

– Edhe këndej, Hans, nuk shoh të paktën ndonjë copkë llamarine që të dyshoj se është e avionit, – shkrofëtiukapiteni Kraus dhe fytyra e reshkur e tij iu thekërua.

– Edhe unë, kapiteni Kraus , – tha togeri Hans.

Krausi bëri disa hapa dhe qëndroi, këqyri ushtarët me automatikë në duar që prisnin ç’urdhër do të jepte dhe  vetullvarur hungëroi:

-S’kemi pse humbim kohë më këtu.

Pastaj bëri disa hapa dhe u bë gati të hipte në makinë.  Pas tij Hansi, përkthyesi dhe ushtarët.

Rustemi mbylli sytënjë çast dhe   ahoi. Gjermanët po largoheshin dhe nuk kishte pse të trembej se mos ktheheshin përsëri. U bë gati të dilte nga shtëpia dhe të thërriste Melihaë, që me siguri bashkë me fëmijët kishte shkuar te fqinjët.

Edhe partizanët pas trungjeve të pemëve që kundronin nga larg gjermanët, shamtinë.

Por, pa pritur Krausi u ndal, dhe me një vështrm të ngultë mbështolli konakun e Rustemit.

– E di, Hans, se kjoshtëpi më duket shumë e përshtatshme për komandaturën gjermane? -i tha.- Nëse doemërohemkomandant i kësaj zone, këtu do të kishadëshirë që të vendosesha.

– Ide shume e goditur, zotiKraus, – tha togeri Hans.

Krausi ktheu kokën ngakokën dhe nga përkthyesi shqiptar.

– Edhe unë kështu mendoj, zoti kapiten,- tha ai me përulësi.

-Prandaj dua ta shoh nga brenda.

Dhe me të thënë këto fjalë kapiteni Kraus u bëri shenjë me dorë atyre që e shoqëronin, që ta ndiqnin nga pas.

 

Oficeri gjerman dhe shpura e tij po ngjiste shkallët. Rustemi nga dritarja e dhomës ajgëtoiqë oficeri gjerman për pak kohë do të ishte në dhomën ku qëndronte. Tërë kurmin ia kaploi një makth sa që një grimëherë nuk dinteç’të bënte. Por vetëm një grimëherë, sepse në çast sytë flakërimthi i zunë karrekllëën në një kënd të dhomës. U sul ta merrte por, sakaq, në derë u dëgjuan tëtë trokitura që iu dukën se trokisnn  në trurin e tij. Atëherë si vetëtimë e mori dhe e vendosi karrekllën prapa derës së dhomës dhe priti, duke u rrekur të dukej sa më i çtendosur.

Pas pak Krausi bashkë me gjermanët hyrinë dhomë.

– I zoti I shtëpisë?- pyeti ai duke e shigjetuar Rustemin me sytë e të tij grizhdë.

Pa qenë nevoja që të ndërhynte përkthyesi, Rustemi pohoi me kokë.

– Pranoni një vizitë?

Rustemi sërishmi pohoime kokë.

– Më shoqëroni nëpërshtëpi ,- tha Krausi dhe me sy i bëri shenjë Rustemit t’i vinte pas.

Të dy partizanët që vrojtonin pas trungjeve, vështruan të topitur njeri-tjerin..

– Ç’po ndodh kështu? – pyeti partizani i parë.

– As unë nuk po e kuptoj, – iu përgjigj partizani i dytë.

– Po sikur të shohin në dhomën ku ndenjëm atë karrekllëne hekurt?

– Mos ndoshta do të dyshojnëse është e avionit amerikan?

-Ndoshta,- tha partizani i parë.

 

 

Krausi, Hansi me ata që e shoqëronin,u kthyen rishtas në dhomën ku kishin qenë.

– Ku i ke njerëzit e tjerë të shtëpisë?- pyeti Krausi Rustemin.

– Gruaja ime me dymbesat dhe nusen e djalit kanë shkuar te një fqinj,- iu përgjigj Rustemi, pasi dëgjoi ç’po i thoshte përkthyesi.

– Po djali juaj?

– Ndodhet në nje qytet tjetërdhe kthehet ndoshta nesër.

 

Krausi e përbiroi me një shikim  dyshues.

Po uluni, zoti kapiten,- tha përsëri pëulësisht përkthyesi.

– Të ulem, po ku ? – u zgërdhi Krausi,- shtëpi fshati këto, ku vështirë të gjesh karrike.

– Ja, zoti komandant, – tha përkthyesi që mori  karriken prapa derës dhe ia vuri e Krausit përpara.

Rustemi ndjeu se një grafullim  kallkantë akullues vërshoi në tërë qënien e tij dhe parandjeu se ç’mund të ndodhte.

– çudi se si nuk më paska rënë ne sy kur hymë këtu!

Mbështëti duart në shpinoren e hekurt, siç ishte e hekurt edhe karrikia  vetë.

-Po këtë ku e keni  gjetur?- pyeti pastaj Krausi – Duket si karrike  e ndonjë avioni.

Në ato grimca kohe mekanizmat e trurit të Rustemit u vunë kaq shpejt në lëvizje, sa ai me një siguri qëe befasoiKrausin, u përgjigj:

– Ashtu është. Tre vjet te shkuara këndej nga anët tona  u rrëzua një avion ushtarak italian dhe u bë shkrumb e hi. Shpëtoi  vetem kjo karrike,ndaje mora.

– Mirë paske bërë, plaçkë lufte, siç i thonë,- u ngërdhesh Krausi,- Dhe ne, si plaçkë lufte do ta sekuestrojme këtë shtëpi për komandaturën tone, kupton?

Pasi dëgjoi fjalët e përkthyesit Rustemi ngriti supat dhe bëri “po” me kokë.

 

– Për këtë qëllim do të shoh dhe oborrin,- shtoi Krausi.

Si zbritën atje Krausi këqyripërreth dhe sytë e tij u ndalen te vatha, pastaj shikimi I tyrerrëshqititutje saj  te disa vjetërsira.

Rustemi ndjeu se një një flakëzë shprese po e ngrohte,se Krausi do të largohej që aty, por ndjeu se ajo po shuhej,  kur sytë e Krausit u kthyen kthehen sërishmi nga vatha dhe u ndalën te dera.

Atbotë, nënqeshi me dinakëri dhe me gishtin tregues i bëri shenjë Rustemit të afrohej.

-Po këtë derë?- e pyeti.- Mos edhe këtë e ke gjejur te avioni i rrëzuar italian para tre vjetësh dhe si pasojë edhe kjo…është plaçkë lufte?

Rustemi u orvat t’i jepte vetesnje pamje të shpenguar dhe sërishmiiu përgjigj me përkulje pohuese të kokës.

– Vemi tani në vendin ku është rrezuar ky… avioni se aty, besojtë ketë edhe mbeturina të tjera të tij, – u skëmit Krausi dhe e shtyu Rustemin përpara.

Rustemi e parandjeu se tashmë çdo flakëzëshprese po mbytej   në veten e tij. Sidoqoftë,duke u përpjekur të dukej i qetë, ishpjego Krausit i:

– Nuk e mbaj mend mirë ku ështe rrëzuar. Mbase diku prapa asaj kodre..

Dhe zgjati  dorën diku andej-këndej.

Ushtarët gjermanë morën vrulltas përparatë ndjekur nga Krausi që vazhdonte të shtynte përparaRustemin.

Ndërkohë dy partizanet lanë trungjet  nga vrojtonindhe u shtrinë me automatikë në duar  pas një pirgu, jo shumë larg vendit ku tashmë kishte qëndruar Rustemi dhe gjermanët me përkthyesin.

-Ku është rrëzuar, ku?..- iu gërmush Krausi Rustemit tek vazhdonin të çapiteshinshpejt përpara.

Kjo ndodhi kur të tërë lanë pas dy gropat embuluara me dhe ku ishin groposur dy motorët e avionit. Rustemi ndjeu që ankthi që  e sëmbote, po fashitej.

– Në këtë zonë, zoti kapiten Kraus  , nuk ka mbeturina të ndonjë avioni të rrëzuar, – raportoi  një nga ushtarët gjermanë.

– Sidoqoftë, nësenuk tregon tani ku është rrëzuar avioni italian, do të të të shpiem në komandaturen tonë më të afërt dhe atje mjerë ti,- kërkëlliti dhëmbët Krausi duke nxjerrë revolverin dhe duke ia ngjeshur Rustemit pas kokës.

Por befas  togeri Hans, që kishte mbetur ca pas, tha tërë hovëzim:

 

– Zoti kapiten, më bëjnë përshypje këto dy grumbuj me dhe të shtypur, që që duket i shkrifët dhe i freskët, ( dhe ai  shtypi me këmbë dheun në ato vende të cilat i kishin rënë në sy).-Më duket se jane gropa mbuluara këto ditë.

Sytë e Krausitxixëmuan.

– Të lumtë, Hans,- vikati ai. – I pashë dhe unë keto dy grumbuj dheu të shtypur , por ja që nuk më shkoi ndërmend kjo që the ti!

Rustemi ndjeu se qënia e tij po zgavrohej.

Në çast dy ushtarë  me lopata të vogla zunë të hiqnin me ngulm dheun. Dalëngadale para syve t të Krausit, filluan të dukeshin  përvijimet e dy motorëve të cilët ushtarët, të ndihmuar dhe nga të tjerë  jo pa vështirësi i nxorën  prej andej.

– Po keta ç’janë?- zhgarepsi sytë e grizhdë Krausi.

– Motorët e atij avioni italian, – zuri të shpjegonte Rustemi duke u përpjekur të tregohej sa më i shkujdesur.- Dikush nga ne i solli qe andej nga ishte rrëzuar. I lanë shumë kohe atydhe pastaj i groposënkëto dite, se askujt nuki duheshin..

Krausi nuk shqiptoi asnjë fjalë, por u kërrus mbi njerin nga motorët, pastaj ngriti kryet dhe iu kanos Rustemit.

– Në këta motorë,shkruhet“Made in USA”, që do të thotë “Prodhuar ne Amerikë”. Pra, janë motorët e atij avionit amerikan që u u pa dje të binte diku në tokën shqiptare. Dhe paska rënë, ja,mu këtu në fshatin tuaj.Dhe ti,  zorzop, që hiqesh si engjëll,kërkon të na marrësh për budallenj?!

Pas këtyre fjalëve e goditi e Rustemin me grushtdisa herë në fytyrë,sa e gjakosi.

– Trego tani ku janë amerikanët, se ndryshe hekurin e skuqur do të fus ta gojë dhe pastaj plumbin në ballë, – ulëriu Krausi .

Kur pa që Rustemi heshtte, ktheu kokën ngaHansi dhe e porosti:

– Toger Hans, njofto  me telefon gjeneralinMinke se u gjet vendi ku ka rënë avioni: Në afërsi të fshatitBelsh në Shqipërinë e mesmedhe se amerikanet që ishin në të,do te zbulohen se shpejti.Kemi kapur nje alamet peshkuqë do të na rrefeje,besoj shumë gjëra, pasi ta përkëdhelim si dimë ne.I pari e fillova unë, por vetëm meca grushta.

 

Me një lëvizje të vrullshme të krahut urdhëroi ushtarët që e mbrthyen   Rustemin nga krahet e tyre dhe vrulluan  me të  drejt mikrobusit,  të ndjekurnga Hansi.

Por, në këto e sipër ,dy partianët me breshëri të automatikëve të tyre i qëlluan  gjermanët, të cilëtu plandosën të vdekur për tokë. Të dy gjermanët qe mberthenin në krahë Rustemin, e lëshuan atë dhe  u përpoqën të mbroheshin, duke shtënë me automatikë , por edhe atau këputën  te vdekur nga plumbat e dy partizaneve.  Përkthyesi nuk u pa nga ia mbathi.

Pastaj tëdypartizanët dolën vetëtimthi nga vendi ku po qëllonin gjermanët.

– Rustem, largohunisa më shpejt  që këtu,- tha partizani i parë.- Merr gruan nipat dhe bashkë me fshatarë të tjerë, fshihuni ne fshatrat sipër. Gjermanët mund ta sjellin kokën shpejt këtu.

 

 

skellici@comcast.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here