Manifestimet popullore shqiptare në PLAVË-GUCI-KRAJË-SHESTAN. Studim nga Dr. Rovena VATA

 

“Te shqiptarët në Mal të Zi”, shkruar nga Prof.  Ramazan Bogdani

 

 

“Pasuria shkencore dhe kulturore që profesori ka sjellë ndër vite, është rezultat i qindra ekspeditave anekënd viseve shqiptare, por së cilës i kishte munguar eksplorimi i disa trevave shqiptare në Mal të Zi. Për të plotësuar këtë boshllëk, me pasionin e tij shkencor, profesori ndërmori në gushtin e vitit 2016, një eksplorim vetjak me qëllim hulumtimin e manifestimeve kulturore popullore te shqiptarët e Malit të Zi, më konkretisht në krahinat e Plavës, Gucisë, Tuzit, Krajës e Shestanit.”

 

 

 

Profesor Ramazan Bogdani, njihet si studiues dhe hulumtues i koreografisë popullore shqiptare dhe më gjerë, i cili është mirënjohur për punimet dhe botimet e tij shkencore në këtë fushë, të cilat kanë përfshirë pothuaj të gjitha viset shqiptare brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë, si dhe shqiptarët e Diasporës. Për këtë punë shkencore dhjetravjeçare, profesor Bogdani është nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, që shënon një tregues të qartë të kontribitit të tij mjaft të rëndësishëm, që ka dhënë në studimin dhe evidentimin e thesareve popullore të shkencës shqiptare dhe jo vetëm.

Pasuria shkencore dhe kulturore që profesori ka sjellë ndër vite, është rezultat i qindra ekspeditave anekënd viseve shqiptare, por së cilës i kishte munguar eksplorimi i disa trevave shqiptare në Mal të Zi. Për të plotësuar këtë boshllëk, me pasionin e tij shkencor, profesori ndërmori në gushtin e vitit 2016, një eksplorim vetjak me qëllim hulumtimin e manifestimeve kulturore popullore te shqiptarët e Malit të Zi, më konkretisht në krahinat e Plavës, Gucisë, Tuzit, Krajës e Shestanit.

Hulumtimet për këtë udhëtim i cili zgjati vetëm 4-ditor u shoqërua me ilustrime fotografike dhe shpjegime përkatëse, por edhe meditime të kahershme të vetë autorit, të cilat vijnë në dorën e lexuesit në formën e një libri të vogël, të botuar nga shtëpia botuese “Mileniumi i Ri”. Është në traditën e kësaj botuese publikimi dhe promovimi i studimeve si dhe të monografive rreth historisë, kulturës e dokeve të krahinave të ndryshme të Shqipërisë.

Ditën e parë të investigimit për manifestime popullore të trecave shqiptare në Mal të Zi profesor Bogdani e nis ditën e henë me datë 8 gusht 2016.

Dita e parë,

e henë, 8 gusht 2016

Në ditën e parë të këtij investigimi autori niset nga Tirana me agjensinë “Pollogu” për në Malin e Zi, pasi arrita në qytetin e Podgoricës, shprehet autori i cili ishte, një qytet i vogël dhe i qetë me pallate kryesisht të arkitekturës së kohës të ish-Jugosllavisë. E më pas ai vazhdon rrëfimin e tij në lidhje me zonat që kishte parë, ku shprehet se: Buzërrugës automobilistike shfaqet sinjalistika e zonës së Rozhajës, në qendër të së cilës kishte disa shtëpi që shtriheshin rrëzë një kodrine. Edhe pse isha në linjë urbane, nuk ia fala vetes që, qoftë edhe gjatë kthimit, të mund të bëja një ndalesë të vogël “për të parë më sy dhe prekur me dorë”, siç thotë një urti popullore, atë ngulim shqiptarësh në Malin e Zi!. Gjithashtu ai jep edhe një fotografi me veshje burrash me kostum kombëtar të Rozhajës, ku kjo foto përbën një përfaqësim përgjithësues për zonat alpine, kryesisht brenda Shqipërisë.

Profesor Bogdani herë pas here bie edhe në meditim me bukuritë e natyrës ku shprehej se: Rruga ishte me pamje magjepëse, përmes shpatëmalesh të lartë, me pyje, përrenj, kullota dhe bregore të thepisura luginore. Bashkëudhëtare hijerëndë dhe të kudondodhura gjatë hyrjes për në Plavë Guci dhe kudo në ato treva malore janë kullat e larta, aq karakeristike për arkitekturën apline shqiptare. Të pafundme ishin edhe banesat tip-vilë, më së shumti sipas urbanistikës kullë, të ndërtuara ato kryesisht nga emigrantët vendas. Qytetëza e Plavës shtrihej në një rrafshajë me shtatë kodra, teksa hijerëndë zbardhëte Liqeni i Plavës, me ujësjellshëm të pastër dhe bjeshkët e maleve. Plavianët krenohen me këtë mrekulli natyrore, ndaj edhe e kanë mbiquajtur edhe me emrin “Liqeni i Zanave”. Profesori është i pikëlluar në lidhje me këtë qytet ku thotë se: Të dhëmb shpirti kur mendon se Plava dhe Gucia e kanë humbur tashmë shumicën shqiptare.

Gjatë rrugës për në Guci ai bën një bisedë të këndshme me shoferin që sapo e pa e mikpriti me shprehjen: Hajde hip në kërr!, i cili ishte një burrë te 55 vitet dhe quhej Fadil Ferri, një kushëri i artistit të njohur të dramës dhe filmit shqiptar, Xhevdet Ferrit. Siç mësova edhe nga të tjerë ai vinte nga një familje e madhe dhe me tradita patriotike. Bashkëbisedimi me Fadilin rrëfen profesori-nisi këndshëm ngasë ishte një tip i qetë, mendjekthjellët dhe me një shqipe të kulluar. Mbërrij në Guci. Përshtypja e parë porsa zbres nga makina ishte joshtëse, afërsisht me ngjashmëri si Plava. Kishte një rrugë kryesore me dyqane-shitore në anë, të cilët tregtonin gjithfarë asortimentesh.

Më pas profesor Bogdani thotë: Mbase duhej pranuar kur mësova se në Vuthaj, më 29 korrik deri 1 gusht 2016, ishte zhvilluar për të 20-tin radhazi manifestimi folkloriko-sprotiv tradicional “Mirësevini në Alpet Shqiptare-Vuthaj 2016”, duke u shprehur se “Kishte mbetur i befasuar teksa kishte dëgjuar për herë të parë një veprimtari të tillë, për më shumë edhe nga titulli me një timbrikë sa poetike aq edhe kombëtare. Veprimtaria popullore “Mirësevini në Alpet Shqiptare”, për nga titulli dhe tharmi krahinor, më ngjasoi me manifestimin “ditët Alpine”, që praktikohet tashmë tradicionalisht në Lepushë të Kelmendit të Shqipërisë. Në vijim për “Mirësevini në Alpe”, shprehet autori se organizatorët kishin qenë kryesisht nikoqirët vendas: Vuthaj-Guci-Plavë. Pjesëmarrës në atë festivitet kishte qenë edhe Presidenti jonë i Republikës z. Bujar Nishani, i cili ishte ftuar nga mësuesit dhe nxënësit e atyre shkollave. Për këtë vizitë dhe manifestimin në tërësi dëgjova të flitej shumë, sikundër dëshmohej edhe në revistën “Koha javore”, i vetmi organ te shqiptarët në Malin e Zi”.

 

Dita e dytë, e martë, 9 gusht 2016

 

Gjatë viztitës së ditës së dytë profesori tregon se njohu Jasim Uçelej i cili e kishte ndihmuar për tu lidhur në linje telefonike me Shqiprinë. Teksa po nisesha për në Shtëpinë e Kulturës, shprehet ai, Jasimi më njohu me një të pranishëm, Gani Kuka, i cili ishte banues në Vuthaj, por punonjës i Shtëpisë së Kulturës të Plavës. Ndjeva se Ganiu ishte njohës shumë i mirë i traditave vendase, gjë që përqasej edhe me objeksionet e mia për Plavë Gucinë dhe më gjerë.

Për të dhëna më të sakta të veprimtarive në Plavë ai thirri edhe një bashkëvendas, Tahir Gjonbalaj, nga Vuthajt, edhe ky njohës shumë i mirë i traditave vendase, njëherësh punonjës në Komunën e Plavës. Kishte pamje serioze, të folur të qetë dhe të rrjedhshme, të cilat ia zbardhnin më së shumti paraqitjen burrërore të malësorit alpin.

Nga Tahiri mësova për veprimtarinë “Dani boronica”. Madje, u shpreva edhe njëfarë xhelozie të pranishmëve teksa ajo fetsë nuk qenkërka e jona!

Veprimtaria “Mirëse vini në Alpet Shqiptare-Vuthaj 2016”, ishte zhvilluar nën sloganin “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon gjithmonë nën valvitjen e flamurit kombëtar shqiptar”. Shpalosja e vlerave artistiko-sportive ishin mishëruar më së miri përmes një programi të begatë për nga tradta vendase. Dhe sa keqardhje ndjeva që ai manifestim ishte zhvilluar vetëm para shtatë ditësh nga ardhja ime në Plavë e Guci.

Nga Tahiri mësova se pikërisht i takimi im i parë këtu në Plavë, i pranishmi Gani Kuka, ishte kryetar i një veprimtarie tjetër te shqiptarët në këto anë, që thirrej “Maja e karafilit”. Ky nocion emërtues shprehej nga një toponim me të njëjtin emër në Alpet Shqiptare. Edhe ky manifestim zhvillohej tashmë i përvitshëm dhe me karakter mbarëkombëtar. Ashtu si veprimtaria e parë, edhe në këtë të dytin, veç grupeve vendase, merrnin pjesë edhe të tjerë nga Kosova e Shqipëria, për të cilën pjesëmarrësit ndjenin një krenari të madhe. Programi i sivjetshëm, siç më dëshmuan, kishte qenë i pasur, me shtjellime kulturore-artistike dhe sportive. Me këtë rast shpreha edhe dëshirën time për të ndjekur kryesisht si studiues ndonjë nga veprimtaritë folklorike dhe më gjerë të një manifestimi popullor te shqiparët në Malin e Zi. Sigurhst që si objeksion për studiuesin do ishte Plava Gucia, në veçanti ai i Vuthajve. Dhe kjo për dy arsye. Së pari, si vendbanime të thella malore të cilët gjallojnë për autenticitet të mirëfilltë të etnisë shqiptare. Së dyti, si një popull me histori të lashtë dhe tradita popullore të bëshme në tërësinë e kulturës sonë kombëtare. Në këtë suazë kisha parasysh legjendën vendase, Ali Pashë Gucinë.

U ndjeva i emocionuar, shton profesori, kur mora ftesën për të marr pjesë si mysafir në Plavë Guci për të marrë pjesë në manifestimin popullor tradicional “Mirësevini në Alpet Shqiptare-Vuthaj 2017”, si në festivalin “Maja e karafilit-Vuthaj 2017”. Vendasit më treguan me entuziazëm për pjesëmarrjen në këto veprimtari të disa drejtuesve nga Shoqata “Unioni Artistik i Popullit Shqiptar” me në krye kryetarin Azgan Haklaj, si dhe të Minella Kureta, Skënder Haklaj dhe Deli Metaliaj.

Veç pamjeve urbane të qytetit, të cilat i soditja për herë të dytë, mbreslënëse ishte “Kulla Muze e Rexhep Agaj”, monument kulture që mbrohej nga shteti. Këtë vizitë joshëse e bëri të këndshme ciceroni i saj, shuqo Rexhepoviç, punonjës shqiptar në Shtëpinë e Kulturës të Plavës, i cili kryente funksionin e kujdestarisë zyrtare. Në kullë ishte shpalosur gjithë ajo pasuri relikesh tradicionale, përfaqësuese jo vetëm për Plavë Guci, por edhe më gjerë të ngulimeve alpine. Ato përmbanin orendi shtëpiake, vegla blegtorale dhe bujqësore, armë luftarake dhe të tjera. Dekorativiteti i përbërësve muzealë shquante jo vetëm për dimensione lokale, por edhe të tilla komëbëtare, të cilat rrezatonin tharme ndjesish popullore shqiptare. Bri kullës, Shuqo kishte banesën në të cilën njëherësh dispononte edhe relike të tilla muzeale të vlerësuara nga shumë specialistë, vendës dhe të huaj. Ai raviëzonte të vetmin muze etnografik të zonës me karakter privat.

Së fundmi për Plavë Gucinë do të shënoja disa nga fshatrat e tyre, si: Martinaj, Vuthaj, Hakaj, Krushevë, Jesenicë, Kukaj. Këto vendbanime më së shumti sot janë të boshatisur, por jo të braktisur, siç shpreheshin vendasit.

Plavë Gucia që dëshmonte për një kurorë bukurie, qarkuar me shpatmale, lugina, kodra, pyje dhe livadhe të pafund. Por, edhe Plavë Gucia e zanave dhe e shtojzovalleve, e kreshnikëve që nga Muji dhe Halili e Gjergj Elez Alia. Ajo është djepi i këngëve të dashurisë, por edhe i trimërisë, i atyre trimave që bënë emër në historinë e kombit shqiptar.

Më pas mbërrij në Tuz, kryeqendra e Malësisë, siç përcaktohej ai vendbanim nga vendasit dhe veten e quajnë malësor. Tuzi është bashkësi urbane e Tuzit, njësi e Komunës së Podgoricës. Me të mbërritur në Tuz menjëherë shkoj në Shtëpinë e Kulturës, por me keqardhje ajo ishte e mbyllur. Do më duhej të dija s amë parë rreth zhvillimit të Festivalit Folklorik të Tuzit, të cilin e kam pasur objekt të posacëm lidhur me realizimin e një artikuli për folklorin e shqiptarëve në Malin e Zi.

Rastësisht njihen me Shtjefën Ivezaj një burrë rreth të shtatëvjetave, një njeri intelaktual dhe që njihte mirë Muzeun Etnografik Shtjefën Ivezaj-Lekaj, Tuz (grudë), si i vetmi institucion privat i asaj fushe në zonën e Tuzit të Malësisë në Malin e Zi. I shoqëruar nga Shtjefën Ivezaj kontaktoj në telefon me Alber Camaj. Në hotelin ku u vendosa po bëhej përurimi i dy monografive të Anton Berishaj nga Tuzi, profesor në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Prishtinës-Kosovë.

Dita e tretë,

 

E mërkurë, 10 gusht 2016

 

Në ditën e tretë të këtij investigimi profesor Bogdani thotë se “Pata fatin të takoja drejtorin e Shtëisë së Kulturës së Tuzit shqiptari Axhoviç Hajredin. Bisedat tona ishin kryesiht për dukuri të entitetit shqiptar lidhur me kulturën popullore. Nga ai mësova se Festivali Folklorik i Tuzit, për të cilën do të kisha të veçantë. Objekt bisede patëm edhe veprimtarinë e Shoqatës Folklorike “Rapsha” të Tuzit, me drejtor Luç Jancaj. Amsambli “Rapsha”është shquar për trajtesat e folklorit shqiptar me dimensione etnike.së fundmi nga ai bashkëbisedim, i dhurova drejtorit për bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës një vëllim timin, Etnokoreografi II, 1980-1987, Tiranë 2009, 650 faqe.

Gjatë udhëtimit në Krajë komunikova me Nail Dragën dhe Ismail Dodën. Udhëtimi për në Krajë ishte i largët dhe i vështirë nga ngushtësia e rrugëve, për më tepër që taksisti e bënte atë për herë të parë. Me të nuk komunikoja dot gjuhësisht, kështu që vëmendjen e kisha të përqëndruar te soditjet e bukura pamore, posacërisht gjatë bregoreve liqenore në hyrje të Krajë-Shestan.

Si fillim do të duhet të kisha bërë me dije se Kraja është trevë shqiptare e Malësisë së Mbishkodrës. Ndodhet ndërmjet Liqenit të Shkodrës dhe Detit Adriatik, më saktë mes Shkodrës, Tivarit, Ulqinit dhe Virpazar. Quhet Bshkësia lokale Ostros nën administrimin e Komunikës së Tivarit. Krajanët janë marr me blegtori e bujqësi, por kanë kultivuar edhe duhanin e gështenjën. Si vendbanim liqenor kanë ushtruar së shumti edhe peshkimin. Kraja përbëhet nga tetë fshatra: arbënesh, Skijej, Ostros i Madh, Ostros i Vogël, Martiq, Bobosht, Kështenjë dhe Ftajan. Ato kanë tre mijë banorë.

Në anën perëndimore të Krajës ndodhet Shestani apo krahinëza e Shestanit, e cila hera-herës trajtohet edhe si pjesë e Krajës. Në fakt ëhstë Bashkësia Lokale e Shestanit nën administrimin e Komunës së  së Tivarit. Përfshin fshatrat apo bashkësitë: Ljarje, Brisk i Sipërm, Brisk i Poshtëm, Muriq i Sipërm, Muriq i Poshtëm, Besë, Pinç, Gjurac, Nënmal, Pecaj, Bujgër, Dedaj, Lukaj dhe Gurrëz. Kraja dhe Shestani shtrihen rrëzë malit Rumije.

Ndalesën e parë e bëmë në një majmali i quajtur “Qafa e Ljarjes. Pllaja, lugina, male, kodra dhe ujërat e Liqenit të Shkodrës e hijesojnë natyrën me bukuri të rralla. Pas asaj ndalese soditëse, vijojmë udhëtimin nëpër Shestan, më saktë në fshatin Gjoraq, teksa kanë mbetur gërmadha gurësh dhe, aty-këtu, ndonjë shtëpi banimi. Meditime dhe impresione të pafund përpara hapësirës së natyrës të Shestanit, për të cilin kam ndjerë kam e kam përjetime, teksa ishte e pabesueshme që ato tashmë të materializoheshin në vetëndjesinë time, madje, pse jo, me përmallime dhe emocione të fuqishme.

Një ndalesë të tretë e bëmë në plazhin e quajtur “Zalli i Muriqit” në fshatin Muriq i Poshtëm. Qendresa e fundit gjatë asaj vite intensive u shënua në fshatin e madh dhe të dëgjuar Ljarje. Ky ëhstë vendbanim me tre-katër lagje, kryesisht të ornamentuara me mure prej guri jo të lartë, karakteristikë e Krajë-Shestanit. Thirrjes së Ismail Dodës: “A prisni mysafirë o t’zotët e shpis’? nga brenda shtëpie nga erdhi përgjigja: “Byrymemir’ se ju pru Zoti!”. Përpara na shfaqet një burrë i moshuar dhe një grua që ishte e motra. Ismaili e njohu menjëherë dhe iu drejtua me thirrjen: “Mir’se t’kena gjet o nan’Marije!”. Marija afrohet dhe na përshëndet me një shqipe të kulluar, njëfarë gegërishte allashkodranëshe, e cila më joshi shpirtërisht. Aty pranë nesh vjen edhe Gjon Nikaj, 96 vjeçar, bashkëshort i Marijes. Babë Gjon Nikaj, siç iu drejtua Ismaili, fliste pafundësisht për traditat shqiptare, por edhe për ato malazeze, të cilat ai i njihte mirë. Vetkuptohet se tema kryesore e bashkëbisedimit tonë sillej rreth traditave vendase, krysisht për këngët dhe vallet. Kthehemi në qendër të fshatit Ostros dhe, pasnjë ndalese, marrim drejtimin pë rte shtëpia e Ismail dodës, teksa do e kaloja atë natë si mysafir i tij. Vendbanimi i Ismailit ishte fshati i dëgjuar Arbesh, që ndohej dy kilometra nga Ostrosi.

Familja e Ismailit përbëhej nga bashkëshortja dhe një vajzë, të dyja mikpritëse dhe bujare. Ata kishin edhe një vajzë tjetër, të martuar në Tivar”.

Dita e katërt,

 

E enjte, 11 gusht 2016

 

në ditën e katërt dhe të fundit të këtij investigimi profesori shprehet: “Herët në mëngjes të dyja amvisat e shtëpisë na kishin përgatitur një pjatancë me petulla e mjaltë, por edhe me djathë. E bëra me dije Ismailin se pas kthimit nga ekspedita e Zarës më 2013, pata konsulenca me shumë botime, kryesisht të autorëve vendas. Të tillë kam veçuar dijetarë, si: Aleksandër Stjepçeviç, Josip Rela, Kruno Krestiq, Shime Deshpali, etj. Këta, në botimet e tyre, përgjithësisht kanë patur në epiqendër historinë e kulturës popullore. I tregova Ismailit se konsultatues parësor kam pasur shestanasin Gjokë Dadaj përmes veprës dyvëllimshme Shestani.

Ky botim, siç dihet tashmë, pati prioritet për mua ngase arty trajtohen disa fusha të traditave popullore vendase, përfshirë edhe vallëzimin popullor të fshatrave të Shestanit dhe të Krajës.

Bashkërisht me Ismailin dëshmuan për traditat e vallëzimit popullor dhe më gjerë të zonës së Zarës (sot njihet Zadar) në Kroaci, të cilat tashmë pothuajse janë shuar. Ndaj, i tregova se në botimin tim, atë zbrazësi jam mundur duke iu referuar origjinës së atyre vendasve, kryesisht nga Shestani i dikurshëm. Do të veçoja faktin se Kraja apo Krajna dhe Shkodra kanë pasur lidhje të shumta dhe të fuqishme, ekonomike dhe historike, ndaj dhe është thirrur edhe si “Kraja e Shkodrës”. Për një zgjerim të mëtejshëm për dituritë rreth Krajës, Shestanit dhe më gjerë, do të bëja objekt edhe tri nga eventet që hasa gjatë kësaj ekspedite udhërëfyese. Pa mund të them se si fillim mora dije se në hapësirën e 15-vjetorit të “Shoqatës “Buzuku”, të rrethinave të Shestanit, qenkësh organizuar më 21.11.2014 në Ulqin manifestimi popullor me titull “Vallja e Shestanit”. Në atë koncept vlerash tradicionale, vendin parësor e zinte një makrovalle me të njëjtin titull të atij eventi. Ajo ishte ekzekutuar nga një grup i madh vajzash dhe djemsh, të veshur me kostume komëbtare të atyne anëve. Veç hijeshisë dhe elegancës interpretuese, dëshmojnë në të më së miri traditat vendase, siç është retthi i mbyllur. Së dyti, do të bëja objekt organizimin e një festiviteti popullor, po aq interesant, i titulluar “Festa e gështenjave”. Ky event tradicional qënkërka mbajtur prej dhejtë vitesh në qendër të Krajës, në fshatin apo qytezën Ostros. Organizues kishte qenë i quajturi Bashkimi Kombëtar, përmes trekëndëshit: Tivar-Ulqin-Shkodër. Në atë oaz artistik ishte gërshetuar edhe tregtimi në formë panairi, të produkteve nga banorëvendasit, si: duhani, vajulliri, djathëra, hudhëra, fruta të fermentuara dhe, më kryesorja, gërshtenja me gështenja apo “kështeja”-vendase, që i ka dhënë atij manifestimi një emërtim përcaktues sa peotik aq edhe kuptimplotë. Fetsa e gështenjave trajtohet edhe në miniaturën e një festivali folklorik, të cilin do ta konkretizoja edhe me një pamje shkëputur nga një valle sa e thjeshtë dhe e bukur, kërcyer nga një grup vajzash ku zotëron e bardha karakteristike e grave krajane. Së treti, imazhi tradicional “Ditët e Diasporës Shqiptare” që organizohet në Anën e Malit. Në festivalin “Ditët e Diasporës Shqiptare” shquan një pjesëmarrje e gjerë nga Diaspora vendase në Europë, Amerikë dhe Australi. Ky event ka për objekt edhe investimet e zhvillimit kryesisht për Anamalin, vendlindja, e shumicës së emigrantëve vendas. Veprimtaria u zhvillueka në Ulqin ngase, sipas organizatorëve, Diaspora e Ulqinit është shumë e madhe. Për këtë, dëshmon më së miri edhe libri Krajanët në Amerikë të Muharrem Hardolli nga fshati Skijej të Krajës, Neë York 2006, ku thotë: “Sot në Amerikë është një Krajë shumë më e madhe se sa Kraja vetë-1053 familje me 4097 banorë”.

Dhe sç fundi profesori e mbyll me mendimin se: Në formën e një epilogu potencial, vetëm sa do të dëshiroja të klikoja dimensionet e manifestimeve popullore: Etnofestitetet “Mirësevini në Alpet e Shqipërisë-Vuthaj” dhe “Maja e krafilit” (Plavë-Guci); Festivali Folklorik Mbarëkombëtar dhe ai “Shoqatës “Rapsha” (Zona e Shestanit); Manifestimi “Vallja e gështenjave” (Krajë); Festiviteti “Ditët e Diasporës Shqipatre” (Krajë); Festiviteti “Ditët e Diasporës Shqiptare” (Zonat Ana e Malit dhe Ulqini). Këto shtatë memoralio-monumentale dhe popullore-historike do të përbënin edhe objektin e artikullit TE SHQIPTARËT NË MALIN E ZI.

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here