Shënim për librin “Shkolla e diplomacisë, 100 fabula”
“Fabulat e Bobajt synojnë një restaurim sa të jetë e mundur e moralit shoqëror dhe vërtyrit shqiptar, duke u dhënë përmbajtje të re kuptimit të përsonazheve klasike të fabulave duke mbërritur në përfundime të reja të kuptimit dhe të sjelljes.
Bobaj mund të përkufizohet si fabulist i protestës qytetare dhe kjo vërehet edhe në librin e tij të ri “Shkolla e diplomacisë.”
Për mua si shkrimtar, por edhe si studiues i letërsisë shqipe, Ilaz Bobaj është poet, prozator, eseist, publicist, përkthyes i nivelit të lartë, satirist i famshëm dhe veprimtar i shquar shoqëror.
Bobaj mund të konsiderohet si një intelektual me shumë ndikim në shoqërinë tonë bashkëkohore.
Iliaz Bobaj është një nga poetët dhe satiristët më të mirë bashkëkohor, një përkthyes i fashëm nga shqipja në greqisht dhe anasjelltas. Mjafton të përmendim përkthimin në gjuhen greke të poetit të mirënjohur Ali Podrimja, i nderuar me Cmimin Aleksandi i Madh i Artë, i shpallur në Athinë si përkthimi më i mirë nga gjuhët tjera në greqisht, apo shqipërimin ekselent të noblesitëve grekë, por edhe dhjetra autorëve të tjerë shqiptarë.
Bobaj shkelqen në të gjitha zhanret e letërsisë si poezi, tregim, poemë, ese, skicë, reportazh, kritikë, në të gjitha zhanret e satirës(poezi, poemë, tregim, fejton), në letërsinë për femijë, por vecanarisht shkelqen në fabula.
Bobaj është një mjeshtër i përdorimit të gjuhës dhe kjo vërehet edhe në librin e ri me 100 fabula që po prezentojmë sot me titull “ Shkolla e diplomacisë.”
Bobaj është duke kontribuar në ringjalljen e fabules shqiptare, ashtu sic kanë bërë shumë autorë gjatë dy dekadave të parë të shekullit XXI në botë.
Shkrimtari napolitan Sabatino Scia është autor i më shumë se dyqind fabulash që ai e përshkruan si “fabulat e protestës perëndimore”. Karakteret nuk janë vetëm kafshët, por edhe gjërat, qeniet dhe elementet nga natyra. Qëllimi i Scia është i njëjtë si në fabulat tradicionale, duke luajtur rolin e zbuluesit të shoqërisë njerëzore.
Në Amerikën Latine, vëllezërit Juan dhe Victor Ataucuri Garcia kanë kontribuar në ringjalljen e fabules. Por ata e bëjnë këtë me një ide të re: përdorimi i fabules si një mjet për shpërndarjen e literaturës tradicionale të atij vendi. Në librin “Fábulas Peruanas” botuar në vitin 2003, ata kanë mbledhur mitet, legjendat, besimet e Andeve dhe Amazonian Peru, për të shkruar si fabula. Rezultati ka qenë një punë e jashtëzakonshme e pasur me nuanca rajonale. Këtu zbulojmë marrëdhënien midis njeriut dhe origjinës së tij, me natyrën, me historinë e saj, zakonet dhe besimet e saj, pastaj bëhen norma dhe vlera.
Shkrimtari shqiptar Iliaz Bobaj mendoj se është duke ringjallur fabulen shqiptare me shumë inteligjencë dhe mencuri.
Fabulat e Bobajt synojnë një restaurim sa të jetë e mundur e moralit shoqëror dhe vërtyrit shqiptar, duke u dhënë përmbajtje të re kuptimit të përsonazheve klasike të fabulave duke mbërritur në përfundime të reja të kuptimit dhe të sjelljes.
Bobaj mund të përkufizohet si fabulist i protestës qytetare dhe kjo vërehet edhe në librin e tij të ri “Shkolla e diplomacisë.”
Fabula shqiptare e tre dekadave të fundit mendoj se ka pësuar dy humbje.
Së pari, me largimin e mjeshtrave të fabules, shumë pak shkrimtarë të shquar shqiptarë janë marrë me lëvrimin e saj, duke e bërë atë një zhaner pa shumë fuqi shprehëse.
Së dyti, fabula në kohët moderne, është banalizuar pasi shkruhet nga amatorë dhe të patalentuar, duke e bërë atë gati të papërfilshme. Por më e keqja, fabula është minimizuar sidomos në librat për fëmijë, në tekstet që rekomodohen si literaturë për nxenësit e shkollave dhe që qarkullojnë masivisht. Në këtë rast mungon cdo fantazi krijuese, ndërsa bëhet përpjekje për një përshtatje mekanike të fabullave për të rritur, në ato për femijë.
Iliaz bobaj është një mjeshtër edhe i fabules për femijë.
Fabulat e Bobajt kanë mesazhe morale të përjetshme që vijnë si produkt i kulturës së tij të gjërë, leximeve në disa gjuhë të rëndësishme ndërkombëtare, natyrës filozofike dhe mencurisë së sofistikuar të autorit.
Ja një shëmbull domethënës:
– “Ç’ke, – i thanë kohës, që rri e menduar,
ti ecën para, pa u ndalur një çast.
– Vërtet, – tha koha, – unë eci para,
po më brengosin njerëzit që mbeten kaq pas… “
( KOHA,“Shkolla e diplomacisë, 100 fabula” f.50”
Fjala fabul vjen nga fjala latine FIBULA, që do të thotë histori, të flasësh dicka. Fabula është një zhanër letrar mjaft i vështirë, ku pas përsonazheve kafshë, sende apo objekte të vecanta, fshihen mistere dhe virtyte të vecanta , që nënkuptojnë sjellje specifike njerëzore. Që përcjellin mesazhe ironike, sarkastike dhe një moral të padiskutueshëm.
Lëvrimin e fabulës e njohim qysh me Ezopin i cili jetoi në Greqinë e lashtë reth vitit 550 p.e.s, pastaj me poetin romak Horaci, biografin grek Plutarkut dhe satiristin grek Luciani.
Ndërkohë që kemi traditën e fabulës së Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme, me fabulat e famshme të “1001 netëve.”
Levrimi fabules vijoi edhe në mejestë duke u integruar edhe si pjesë e letërsisë europiane.
Në shekullin XVII fabulisti i famshëm La Fontaine e riktheu edhe njëherë fuqinë e fabulës, duke vazhduar me fabulistin polak Ingacy Krasicki, rusi Ivan Krylov etj.
Në kohën moderne fabula njohu emra të tjerë të medhenj si Lev Tolstoi, Nico Maniquis, Ambrose Bierce, Sholem Aleichem, George Ade, Wladysloë Reimont, Franc Kafka, Italo Kalvino, George Orëell.
Në gjuhen shqipe fabulat e autorëve të fashëm botëror hynë me përkthimet e shkelqyera të Naimit dhe Cajupit, ndërsa krijuan një traditë të fabulës Ndre Mjeda, N.Bulka, Spiro Comora, Dritëro Agolli, Ferit Lame, Pëllumb Kulla, Iliaz Bobaj, Odise Grillo, Mico Kallamata, A.Bishqemi, Pandeli Koci, Kozma Gjini, Vangjush Sara, Skëndër Rusi, Shkëlzen Zalli, Themi Bello, Adelina Mamaqi, Fehrat Cakerri, Beatrice Ballici, Ejup Cerraja, Agim Bajrami, Miltiadh Davidhi, Hasan Bucpapaj, Jani Duri, Luan Myftiu, Pilo Zuba, Pëllumb Velaj, Izet Culi, Riza Pajollari, Kastriot Hadëri etj.
Fabulisti shqiptar Iliaz Bobaj ia ka dalë mbanë që me përsonazhe të vjetra si dhelpra, ujku, gomari, lepuri, luani, etj, të na sjellë histori të reja me kthesa befasuese dhe intepretime filozofike.
Për shembull, dhelpra një përsonazh i intrigës dhe zgjursisë në botën e fabulave, thotë se ka mbëtur pas në dinakëritë saj kur e krahason vetën me dredhitë e politikanëve të ditës, aq sa vendos t’i hyjë shkollës së diplomacisë që të fitojë aftësi të reja që të jetë konkurente.
Fabulat e librit kanë një nivel të lartë abstraksioni duke përdorur gjithnjë një gjuhë filozofike , për të ironizuar natyrën spekulative të shoqërisë bashkëkohore dhe marrë në mbrojtje njerëzit e ndershem, të ditur e fisnkik, si dhe moralin e tyre të lartë, me synimin për të afirmuar gjithë vlerat e qëndrushme morale dhe për këtë mund dhe duhet të përfshihen në tekstet shkollore pasi janë fabula zbavitëse por edhe edukuese për femijët dhe të rinjtë shqiptarë. Ja një tjetër shëmbull:
“Sa herë dora diçka jep,
– Ç’bën, moj ti ! – goja bërtet.
Sa herë dora merr për vete,
goja hesht, rri si memece.”
( DORA DHE GOJA, po aty f.68).
Kjo filozofi vërehet edhe në shumë fabula të tjera si; “Shkolla e diplomacisë”, “Kau dhe gomari takohen ne doganë”, “I zoti pyet zagarin e vet”, “Daullja dhe shishja”, “Karriera e kalit”, “Urdheri”, “Lepuri dhe zagari”, Trimeria e mbretit, Bisedë pas zgjedhjeve, Një natë para zgjedhjeve, Largësitë gjeografike, Kërmilli dhe gomari, Ndërrimi i këmborës, Dy motrat, Koha, Gomari i dehur, Rrodhet, Fusha dhe kalimtari, Këshilla e majmunit, Fshatari dhe druri, Dora dhe goja, Emërimi, Cmimi i vitit, “Pas prerjes së pemëve”, “Pas tragjedisë”, “Vëllezërit dhe zogu.”
Bobaj tallet me maredhënjet hipokrite njerëzore deri edhe mbrenda familjes, të cilat kanë për bazë interesin material dhe jo atë të gjakut, si tek “Dy motrat”, “Vëllëzërit dhe zogu”, etj. Ja cfarë thotë kjo e fundit:
Tre vëllezër në një fshat,
ndanë ca ara me ca fiq,
lere ç’sherr, lere ç’shamatë,
në fund u bënë si armiq.
Tha një zog: – Tek ne kjo s’ndodh,
mes vëllait me vëllanë.
Hidhet njëri: – Se tek ju,
s’keni prona për të ndarë.
(VËLLEZËRIT DHE ZOGU, Po aty” f. 101).
Nëse jeni duke kërkuar përgjigje pse shoqëria jonë është në një rreth vizioz , në një tranzicion të gjatë dhe dëshpërues, merrni dhe lexoni fabulat e Bobajt.
Me një gjuhë të re dhe fjalor të zgjedhur përsonazhet e fabulave klasike si: gomari, ariu, dhelpra, bufi, luani, etj, nuk do t’i takoni në një pyll të humbur, por në zyrat e ministrive, doganave, tatimeve, shkollave dhe institucioneve.
Fabulat e Iliazit janë unike. Ato në të gjitha rastet kanë dykuptimësi, por ju merreni atë që ju pelqen. Bobaj është një vëzhgues , apo një mbikëqyrës kritik dhe i sofistikuar i fenomeneve negative të shoqërisë shqiptare. Sado i hidhur dhe sarkastik që shfaqet nga fabula në fabul, ai duhet lexuar me kujdes.Sic duhet lexuar edhe fabula e “Emërimi”:
“U kthye bilbili nga jashtë shtetit,
i diplomuar muzikant,
diplomën dhe doktoraturën,
i shpuri vet në rektorat.
Rektori tha: – Kjo shkollë bilbilësh,
ka bërë ndryshim në kohët tona,
këtu muzikë japin gomerët,
nga ata që i kanë blerë diplomat.
Pa humbur kohë shkoi tek ministri,
ai e priti fytyrëçelët,
në çast i vuri firmë e vulë:
– Do shkosh muzikant tek gomerët “! EMËRIMI, Po aty” f. 72
Bobaj me mjeshtri nderton fabula me kafshë dhe sende që flasin ose veprojnë si qenje njerëzore, duke fishkulluar dobësitë shoqërore, plot histori koncize që përfundojnë me një moral domethënës, sarkastik dhe shpesh si një udhëzues moral.
Fabulat e Bobajt përfundojnë gjithnjë me një mësim e ngandonjëherë edhe me një proverb. Ja cfarë thotë fabula “Urdhëri.”
“Vuri dora firmë e vulë,
Thërret koka: – Ç’është kjo punë !
Kush urdhëron, e mori dreqi !
– I thashë unë, – ia ktheu xhepi.” (URDHËRI, Po aty f. 34).
Apo tek fabula “Interesi “
“Kërkonin dikë,
vlerën e njeriut, ta vinte në provë,
ta peshonte saktësisht.
U lodhën fort, asnjë nuk e gjeti.
Ndërkohë u dëgjua një zë:
– Ma lini mua, – u tha interesi.” (Po aty, F.79).
Fabulat për maredhënjet shoqërore, familjare
Në një numër të konsiderueshëm të fabulave Bobaj stigmatizon dhe ironizon maredhënjet njerëzore të bazuara në interesin dhe lakminë, por edhe mburrjen e pavend, karshillëkun edhe brënda vetë pjesëtarëve të familjes;
ZOGU I PULËS
Një zog, sa doli nga veza,
mori rrugën drejt qymezit.
I thotë pula: – Ku po shkon ?
– T’i jap mësime këndezit.( Po aty, f.6).
Maredhënje mes dy motrave
DY MOTRAT
Shtëpitë, tokat, pasuritë,
i ndanë të gjitha qetë – qetë,
secila mori pjesën e vet.
Kish mbetur vetëm maçoku i shtëpisë.
Këtu mirëkuptimi u thye si qelq.
– Do ta marr unë ! – thirri e para.
– Jo, jo, maçokun do ta marr vetë !
As njera, as tjetra s’e la me kaq,
u turbulluan fjalët,
si uji me baltë.
Nuk mbeti gjë nga mirëkuptimi i parë,
edhe të ndara, mbetën pa u ndarë.
Një ditë maçoku dha shpirt tek zabeli.
Iku maçoku,
po nuk iku sherri.
Fjalët s’e lanë të qetë njera- tjetrën,
sherri për maçokun,
vazhdoi gjithë jetën. (Po aty f.51).
Maredhënjet mes dy fqinjëve
FSHATARI DHE DRURI
Një fshatar nguli një hu gardhi,
një dru të fortë, të prerë nga pylli.
Dikush e pyeti: -Ç’e do, or babë ?
– E dua si shkak të grindem me fqinjin. (Po aty f.67)
Maredhënjet mes dy kunatave
LARASKA DHE SORRA
Një laraskë,
tundte fushatën elektorale,
kra, kra, kra, thërriste me të madhe:
– Mos e votoni laraskën bishtprerë !
I tha mëllinja:
– Ç’pate këtë herë,
përse ke marrë flakë ?
Me sa di, laraskën bishtprerë,
e ke dhe kunatë.
Ç’janë gjithë këto thirrje, hakërrime ?
– E di si është puna, – i tha laraska, –
dua t’i nxij jetën,
kunatës sime. (Po aty, f.88)
Fabulat që satirizojnë politikën
Një pjesë e konsiderueshme e fabulave të librit “Shkolla e diplomacisë , satirizojnë politikën.
Këto fabula janë: “Hyrja, “Shkolla e diplomacisë”, “Kau dhe gomari takohen ne doganë”, Garancia , “Karriera e kalit”, “Urdheri”, “Bisedë pas zgjedhjeve’, “Një natë para zgjedhjeve”, “Kërmilli dhe gomari”, Ndërrimi i këmborës, Rrodhet, Bishti dhe këmba, Mëndimi i kundërt, Dy kuajt , Pas prerjes së pemëve, Këshilla e majmunit, Dora dhe goja, “Emërimi”, “Cmimi i vitit”, “Pas prerjes së pemëve”, “Pas tragjedisë”, etj.
Pjesa më e madhe e tyre satirizojnë padurimin për të fituar prestigj shoqëror, pushtet politik brenda grupeve të caktuara dhe përfitimeve të dyshimta politike përmes rrugëve jo demokratike. Ja njëra prej tyre:
HYRJA
Pasi dëgjoi se kështjellën e pushtetit
me kështjellarët e saj të prapë,
e kritikonin me hak,
delja u nis drejt e aty.
– Do shkoj, – tha, – të vendos drejtësi !
Tek dera e priti kau stoik:
– Këtu nuk hyn dot dhe pikë !
Këtu ka rregulla të rrepta,
në këtë kështjellë hyjnë vetëm dhelpra.
– Po aty shoh dhe gicin qimesertë.
– Atë e përgatisin për deputet. (Po aty, F. 9)
Njerëzit e politikës gjithmonë kanë qenë para një pasqyre, por po të përifrazojmë Aristotelin(njeriu është kafshë politike), ashtu si çdo kafshë që përdor aftësitë e saj të shquara për t’u ngjitur në radhët e grupeve të tyre, lloji i politikanit ka zhvilluar më shumë mjete për të ushtruar këtë magji në vetvete, duke kërkuar njohjen prej të tjerëve edhe kur suksesin e arrijnë përmes pandërshmerisë. Duke ditur këtë, politikanët krijuan publicitetin dhe propagandën.
Por a e kemi pyetur vetën pse njerëzit përhapin thashetheme, lajme të rreme dhe komplote e akuza të rreme ndaj njëri tjetrit? Kjo vjen edhe për shkak të statusit që lakmojnë dhe hierarkisë që synojnë me cdo kusht dhe me cdo mjet, duke shkelur cdo ligj dhe rregull, shpesh duke eleminuar krejt konkurencën dhe vijimsinë. Këtë e vëren edhe Bobaj në fabulën sintetike “Pas prerjes së pëmëve.”
PAS PRERJES SË PEMËVE
Paguan sharrën, u fut me vrull,
e rrafshoi pyllin e lisit dhe blirit.
Tani krekosen e s’mbahen kaçubet:
– Jemi pemët më të larta të pyllit…( Po aty, f.87)
– Bobaj ka një sasi të mrekullueshme fabulash politike të zbulimeve dhe ankesave kundër përpjekjeve të dominimit të dyshimitë dhe keqpërdorimit të besimit qytetar, duke fishkulluar dhe tallur elitën e re politike si të korruptuar dhe shfrytëzuese të pozitave politike duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet e saj me kombin që i përket.
PARA ZGJEDHJEVE
Luani urdhëroi: -Të mblidhen gomerët !
Do mbante para tyre,
fjalimin e vet.
– Ata m’i ler mua, – i tha dhelpra.
më jep ca thasë me krunde
dhe votat e tyre i ke në xhep.
Mbreti im,
kot sa të mbushet salla,
tek gomerët,
më mirë zë vend një thes me krunde,
sesa fjala. (Po aty, f. 96)
Bobaj përftion nga përvoja e fabulistëve dhe satiristëve të vendit dhe të atyre të botës duke cuar më tej atë cfarë shqetësimin qytetar.
Për shembull James Thurber përdori stilin e lashtë të fantazisë në librat e tij “Fables for Time Time” (1940) dhe “Fables for Our Time” (1956) dhe në tregimet e tij “The Princess and the Tin Box” dhe “Ora e fundit(1961), The Revolt i Wladyslaë Reymont (1922), një metaforë për revolucionin bolshevik të vitit 1917.
George Orëell me “Fermen e Kafshëve (1945), përshkroi një revoltë të kafshëve që morën përsipër fermën e tyre për të vendosur “barazi”. Ai satirizoi në mënyrë të veçantë komunizmin stalinist, dhe totalitarizmin në përgjithësi, në maskën e fermës së kafshëve.
Bobaj me fabulat e veta, vë në sprovë gjykimin e njerëzve të lirë. Atij i pelqen të shkruaj duke përdorur simbolikën, alegorinë dhe sarkazmën, pra kodin e vjetër opozitar të botës për të goditur paudhësitë e politikës dhe pamoralin e konjukturës.
Fabulat e satirës politike shprehin gjendjen tonë të tanishme si shoqëri.Mbi të gjitha, këto fabula nënkuptojnë një shqetësim të përbashkët lidhur me çështjet e pushtetit dhe abuzimit të tij, me thirrjen për ta kundërshtuar keqpërdorimin e kësaj fuqie.
Në fund të fundit, një lexim i fabulave të Bobajt në librin e ri “Shkolla e diplomacisë”, mund të prodhojë jo vetëm humor dhe të qeshura, por edhe qytetarë më të mprehtë dhe më të angazhuar.