Benjamín Labatut: Ju tregoj anën e errët të shkencës
Përgatiti: ARMIN TIRANA
Ajo që të godet menjëherë është kopertina, një vepër e Yves Klein e vitit 1960, natyrisht bluja si ngjyra që vetë ai kishte shpikur, International Klein Blue, në vitin 1956. Ngjyra blu shërben për të paraqitur numrin e historive që përbëjnë këtë libër të vështirë për tu identifikuar, të titulluar Kur reshtëm së kuptuari botën, i shkruar nga Benjamín Labatut, i dalë për shtëpinë botuese Adelphi në fillimin e vitit 2021. Janë shumë histori shkence dhe shkencëtarësh, që nisin nga Bluja e Prusisë, pikërisht, për të kaluar më pas tek fizika kuantike. Në një farë mënyre të gjitha janë të lidhura, pasi tek Bluja e Prusisë ka një fill që të çon tek cianuri dhe nga ky i fundit kalohet tek kapsulat me të cilat vranë veten dhjetëra hierarkë nazistë, nga këtu tek Zyklon B, gazi shfarosës i Treblinkës, Sobiborit dhe Ausjvicit, por që ishte edhe më parë një herbicid i mrekullueshëm që shpëtoi jetët e qindramijëra qenieve njerëzore. Faktet janë të vërtetëa, por janë romanizuar me dialogë dhe detaje të sajuara, nganjëherë edhe personazhe, dhe Labatut e ndërton narrativën e tij pikërisht në hapësirën e hirtë midis fiksionit dhe jofiksionit historik. Fille të tjera nisen drejt jetëve të Albert Einstein, Erëin Schrödinger, Ëerner Heisenberg dhe fizikanëve të tjerë që hodhën bazat e kuantikës gjatë Nëntëqindës. Është e vështirë të thuhet kush apo çfarë është protagonisti i këtij libri: nëse shkenca, apo Europa, apo Nëntëqinda, apo tmerri, apo të gjitha këto histori të marra sëbashku dhe vetë qenia e tyre e ndërlidhur si një rrjet nervor apo një tërësi e padukshme rrënjësh dhe kërpudhash.
-Sfumimi i kufijve midis realitetit dhe fiksionit në një libër ku flitet shumë për fizikë kuantike është edhe një lojë, një provokim, për të sugjeruar se në fund të fundit nuk ekziston vërtet diçka e qëndrueshme dhe reale?
-Kufijtë midis fakteve dhe fiksionit kanë qenë gjithmonë të mjegullt, por mendoj se pjesa më e madhe e njerëzve ka një ide shumë naive se çfarë është reale. E kuptoj se për shumë njerëz kufijtë e realitetit kanë nisur të shkrihen vetëm në dy vitet e fundit: fiksioni duket se pushton çdo gjë, nuk arrijmë të besojmë më atë që lexojmë, shikojmë apo dëgjojmë, por të paktën për mua ka qenë gjithmonë kështu. Të gjithë kemi një kuptim shumë të hollë lidhur me realitetin dhe mund të shtyhemi jashtë nga klishetë pa një çast paralajmërimi. Dhe ndërsa është e vërtetë se në agimet e para të shekullit të Njëzet fizika moderne është ndeshur në domen ku papërcaktueshmëria, rastësia dhe probabiliteti duket se luajnë një rol themelor, nëse je i vetëdijshëm me arësye për mënzrën me të cilën funksionojnë perceptimet tuaja, ndjenjat tuaja, mendimet dhe kujtimet tuaja, do të zbulosh se ka një papërcaktueshmëri të madhe në çdo aspekt të jetës tënde.
-Në këtë papërcaktueshmëri a ka hapësirë për spiritualitetin? Në libër duket që po.
-Për nga mënyra sesi e shoh unë, shkenca është një ndarmarrje shpirtërore, kështu që po, spiritualiteti ka një vend të rëndësishëm në librin tim, shumë të rëndësishëm. Gjërat që më interesojnë më shumë janë gjërat që dalin jashtë kompetencës së shkencës, mrekullia e disa përvojave personale, vizionë nokturne dhe makthe, takime të çuditshme që edhe sikur të mos donim ti merrnim shumë seriozisht, padyshim që janë magjepsëse dhe mund të ndryshojnë drejtimin e jetës tonë. Problemi më këtë lloj përvojash është se nuk duhet të ndahen shumë, nuk duhet folur shumë për to. Duhet të mbesin sekrete të vogla të çmueshme, dëshmi nga çudisë së kësaj bote.
-Si raporti midis budizmit dhe Schrödinger apo përvoja psikedelike themelore e përjetuar nga Heisenberg.
-Ndërsa ecim si sonambulë nëpërmjet jetës, pa e vënë asnjëherë në dyshim realitetin appo gjërat e çuditshme – dhe janë shumë – që ndodhin rreth nesh, çdo herë që biem të flemë dhe ëndërorjmë, kujtohemi se ekziston një pjesë e madhe e fenomenologjisë njerëzore që sfidon mënyrën e të menduarit racionalisht të rregulluar të cilën e përdorim për të mbijetuar. Në shumë raste këto përvoja janë të rrezikshme, sidomos për një shkrimtar: sharlatanët gëlojnë gjithandej dhe mund të bihet në çdo lloj kurthi, pasi e vërteta është se nuk modele të përshtatshme për përvojat më të habitshme, nuk ka mënyrë për ti kuptuar. Nuk mund të reduktohen, u rezistojnë analizave, sfidojnë gjithçka që njohim. Aktivizimi i thjeshtë i neuroneve nuk është përshkrimi i duhur për ekstazën e një përvoje mitike. Dhe ndërsa shumë prej vizioneve të mrekullueshme që shikohen pas agjërimit apo meditimit mund të shpjegohen lehtësisht nga tentativa e dëshpëruar e trupit tonë për të mbetur në jetë kur është subjekt privimesh ekstreme, gjithsesi më duket se kjo nuk ka asnjë marrëdhënie të drejtpoërdrejtë me përvojën që mund të përjetojë një person, pasi është diçka e pamohueshme e lidhur me ekstremitetet e mendimit, perceptimit dhe emocionit.
-Si ka lindur kjo strukturë historishë, secila e lidhjur me tjetrën si një rrjetë?
-Ky libër është një lloj tejrritjeje e librit tim të mëparshëm, Después de la luz, që u shkruajt në një gjendje dëshpërimi. Ishte një tentativë frenetike për të sulmuar bashkërisht pjesë të mendjes time, në një moment ku kisha luajtur në shumë mënyra. Ka përfunduar duke qenë një investigim i boshllëkut dhe i asgjësë, por asgjëja nuk është vetëm errësira, është diçka jashtëzakonisht e rrëshqitshme. E vështirë të arrish ta kapësh me dorë. Kur shkruan në boshllëk, kërkon që të riveshësh me fjalë substancën e vetme që është e kundërt me domethënien e tyre, që është krejtësisaht rezistente ndaj komunikimit. Kështu, kërkimi për Kur kemi reshtur së kuptuari botën ka lindur në librin tim të mëparshëm dhe ka lindur nga ide dhe përvoja që sfidojnë kuptimin, që askush, sa do inteligjent, nuk mund ti përballojë. Flet për limitet e mendimit, për ëndërra të çmendura të arësyes dhe për përbindsha të çuditshëm që mund ti gjenerojë logjika. Gjithçka që tejkalon përvojën tonë të përbashkët dhe që synon drejt asaj që është vërtet njerëzore: ajo që është pak përtej kapjes tonë.
-Historitë e fizikanëve dhe shkencëtarëve që tregoni janë edhe plot me histori të vogla dytësore historike, momente në të cilat duket se doni të tregoni shkëndijat e vogla që më pas kanë shkaktuar ngjarje të mëdha në histori: për shembull, si ka lindur Zyklon B, por edhe hisotrinë e kalimit të dytë të Kometës Halley në vitin 1222, që e bindi Gengis Khan të pushtojë Europën. Duket sikur ju dëshironi të tregoni lidhjet midis ngjarjesh shumë të largëta dhe nuk keni mundur të mos mendoni për Sebald.
-Ka një metodë muzikore ku, për shembull, Sebald është mjeshtër: konsiston në lënien e thërmijave të vogla pas vetes për t’ia lënë lexuesit t’i mbledhë. Është një formë manipulimi, jam i vetëdijshëm, por e pafajshme: pasi kërkon të vendoset një dialog me lexuesin, në të cilin ai ndjen sikur këto gjurmë i zbulon vetë. Është një mënyrë për ta mbajtur brenda mënyrën tënde e të menduarit, prej shkrimtari, sepse teksa shkruan – dhe duke shkruar gjen këto koinçidenca të buta – si autor të duket se je në rrugën e duhur. Të duket se po gjen glitch brenda Matrix, linjat e përkohshme që lidhin një histori me tjetrën. Është një ndjenjë që çdo shkrimtar e njeh, ku të duket se bota është duke u hapur, duke u shfaqur lakuriq vetëm për ty. Por edhe kjo teknikë është një gënjeshtër. Koinçidencat që gjen mund të jenë krejtësisht të pamotivuara dhe fare mirë mund të mos ketë asnjë rregullsi të fshehur në botë. Këto lidhje që bëj mund të ekzistojnë vetëm pse jam duke e futur në një formë narrative. Realiteti mund të jetë shumë më pak i ndritshëm: ndoshta nuk ka asnjë rregullsi, asnjë lidhje, vetëm kapriço. Ndoshta i gjithë rrjeti i asociimeve që po projektojmë mbi botën është diçka krejtësisht e shpikur nga njeriu.
-Duke folur për histori: e gjithë ngjarja e librit është e ambientuar në Europë, në një farë kuptimi vetë Europën e Nëntëqindës, me luftërat, manastiret, lulëzimin e aktiviteteve intelektuale, mund të konsiderohet si një protagoniste e librit, por ama është një Europë që duket e zhdukur.
-Kur më ndodh që të shëtis në një qytet europian, në një farë mënyre provoj të njëjtën ndjesi që më kap kur vizitoj qytetet e majave apo të aztekëve, të mëdha dhe bosh: një trishtim që vjen nga gërmadhat e së kaluarës. Diferenca është se Parisi apo Londra janë plot me njerëz dhe pjesa më e madhe e ndërtesave është akoma në këmbë. Në disa aspekte, Europa ka një diçka prej mauzoleumi dhe kultura e saj, anipse plot me sharm, peshon mbi të gjithë. Si latinoamerikan, Europa më duket një botë krejtësisht ndryshe, një përzierje midis parkut të dëfrimeve dhe varrezave. Herën e fundit që kam qenë në Madrid, nuk po arrija t’u besoja syve të mi: shikoja para, para kudo. Nëpër ndërtesa, nëpër rrugë, nëpër muzeume. Dhe për mua, nuk arrij ta shikoj gjithë këtë para pa menduar për gjakderdhjet dhe për dhimbjen.
-Europa e ka humbur aftësinë e saj për të prodhuar histori?
-Nuk e kam idenë. Ajo që di është se piku i qytetërimit që ka arritur Europa ka përkuar me zenitin e tmerrit.
(Nga Rivista “Studio”)