1.Liljane, pas një libri me poezi në gjuhën shqipe, tani jeni duke botuar një vëllim në gjuhën italiane. Sa e kenaqur jeni nga kjo ngjarje për jetën tënde letrare?
– Jamë shumë e kënaqur që po botoj një libër në gjuhën Italiane. Ky është një hap perpara për mua, dhe krijimtarine time, pasi do te ballafaqohem me nje lexues te nje kombi tjeter.
2.Keni lindur në Shkodër më 1969. Si e kujtoni qytetin e atyre viteve, shkokët dhe shoqet e femijërisë, prindërit, familjen? A u riktheheni shpesh atyre kujtimeve?
– Qyteti im është qyteti i ëndrrave të mia. Aty kam lindur e jam rritur. E kujtoj me mall qytetin e femijerise time, lojarat, kopshtin, shkollat, rrugicat dhe shetijet karakterstike te Shkodres dhe jeten kulturore dhe sportive te ketij qyteti. Me miqtë e mi kam akoma lidhje, shumë herë kur shkoj atje mblidhemi në ndonjë bar apo kafene , kujtojmë vitet e rinisë… Sa herë shkoj në atë atë vënd karikohem me energji positive.
3.E keni filluar ping pongun në moshën 10 vjecare, ishte rastësi apo cfarë ju tërhoqi drejt këtij sporti?
-Sportin e kam filluar krejt rastësisht. Në Shkoder, por besoj edhe ne rrethet tjera, ishte si obligim që mbas shkolle duhej të zgjidhje se me çfarë do të merreshe dhe për këtë shkonim pranë shtëpisë së pionierit, sic thirrej atëherë.
Mësusesi na udhëzonte të merreshim ose me sport, ose me mizikë, ose me punë dore dhe pikturë. Mua, mësuesi më kishte thënë se kam dorë per pikturë, vizatim me lapës. Dhe më të vertet më pelqente vizatimi, por atë ditë salla ku ishte rrethi i pikturës kishte qënë mbyllur, kështu për të mos u kthyer në shtëpi vendosa të shkoj aty ku ishte fusha e volejbollit, por ika shpejt, pasi nuk më pelqeu. Aty afer dëgjova disa zëra që qeshnin kështu hyra brënda, profesori një burrë babaxhan më ofroj të luajmë ping-pong bashkë. Ai më tha se mund të frekuentoja këtë kurs 3 herë në javë dhe kështu bëra dhe besoj e gjeta veten time, pasi nuk do të voninin rezultate.
4.Fëmijët e kësaj moshe parapelqejnë më shumë lojërat e nga pak librat por edhe dëshirën për t’u marrë me sport. Ju si i harmonizonit këto dëshira?
-Mua më pelqente edhe letërsia. Në fakt me poezi jam marrë qysh 17 vjeçe. Në atë kohë babai im ishte ushtarak. Ai ishte gjithmonë jasht shtëpis me shërbime, ndërsa nëna ishte gjithmonë me ne. Sa herë që vinte duhej të ulnim zërin e radios o të ndrronim stacionin. Mua më pelqente shumë muzika e huaj sidomos ajo italiane. Por në atë kohë rregimi komunist nuk na lejonte. Kështu shumë herë kur nëna na ndrronte stacionin e TV unë rrevoltohesha e mbydhja deren dhe rrija e shikoja qiellin me orë , aty më shfaqeshin flesh, fjalë të cilat i shkruaja në copa letrash ku i mshifja nëper qoshet e sirtareve të komodinave. Në atë kohë banain tim e lirojnë prej pune sepse dhe ai kishte pikpamje demokratike . Aty per herë të parë kuptoj se nuk ka askush të drejtën e fjalës së lirë. E kam shprehur dhe të një poezi “Lirija është gjëja më e shtejtë e çdo njeriu. etj…”
- Duket se talenti juaj dhe i ekipit të të rejave të Vllaznisë ku merrje pjesë, pati një sukses të fortë. Në vitet 1982, 1983 dhe 1984 u shpallet kampion kombëtar per femra si ekip. Si ishte për ju ky sukses ?
– Ishim një ikip vajzash të talentuara dhe idealsite si Mimoza Kazazi, Violeta Berloka, Feride Bici, Majlinda Maliqi dhe unë, nën drejtimin e tranjerit të përkushtuar Selaudin Medja. Punonim shume, sterviteshim shume dhe suksese ishte i madh. Kur kemi fituar kupen kombëtare pati shumë jehonë për atë kohë, sepse na pasqyrouan gazetat e kohës, radiot e telivizioni. Përvec kënaqësisë shpirtërore nuk është se kihsim nodnjë shpërblim material, ndërsa kishim avantazhe edhe me punën pasi punonim vetem 5 orë dhe orët tjera I kompensonte shteti.
- Në vitin 1985 deri në vitin 1990 garuat me ekipin e të rriturave të Vllaznisë. Cila qe ecuria juaj në këto vite?
-Ishte një ecuri e mirë dhe me shumë emocione të tjera.Janë pjesë të jetës që nuk harrohen kurrë.Sporti të edukon shpirtin e garës, qendresën, forcën dhe punën në ekip, në skuadër dhe këto janë shprehi që të shërbejnë në jetë.
- Pas vitit 1991, ju shkëputeni nga sporti dhe fokusoheni teke jeta e zakoshme, ma vonë familja dhe ndërkohë gjeni edhe pritjet, apo talentin për t’u marrë me poezinë. Ishte rastësi apo një ëndërr e hershme e juaja?
-Pas vitit 1991 shkëputem prej sporti sepse fillojnë trazirat politike që cuan në ndërrimin e sistemit. Unë në këtë kohë fejohem dhe më pas martohem.
Kështu unë dhe burri vendosim të ikim jashtë shteti në Itali . Aty fillon një tjeter jetë me tjeter mentalitet. Por malli per vendlinje per njerzit, per miqt e mi është shumë i madh. Një zë i mbrënshëm më thërret gjithnjë….
- Prej njëzetë vjetësh jetoni në Itali, si ju ka ecur jeta atje, puna, kujdesi për femijët, por edhe të gjeni kohë për librat leximet, si dhe krijimtarinë tuaj?
-Si të gjithë emigrantët, kemi luftuar më dinjitet që të integrohemi në shoqërinë italiane dhe të rritim dhe edukojmë femijët me nder dhe krenari që jemi shqiptar.
Sigurisht njohja e shkelqyer e gjuhës italiane me ka dhënë mundësi që të lexoj shkrimtarët dhe poetët më të mirë italinë dhe botërorë të përkthyer në këtë gjuhë. Kjo më ka sherbyer për të zgjeruar kulturën time letrare por edhe përpunuar stilin tim poetik.Pra jam përpjekur që pas punës të gjejë sado pak kohë që të lëxoj dhe të shkruaj. Libri i fundit ne gjuhen italiane besoj e shpreh kete itensitete kulturor dhe kulture letrare.
9.Si i mbani lidhjet me vendlindjen, familjarët apo edhe me shoqet e dikurshme të sportit?
-Mbaj gjithmonë lidhje me vendlindjen time, me familjen e gjërë që jeton në Shkodër, por edhe me shoqet e shkollës dhe të sportit. Kam shumë mall por internet na ka mundësuar të gjejmë njëra-tjetrën dhe të bisedojmë për jetën, familjet tona dhe hallet e jetës së përditshme. Por unë vij vazhdimisht edhe në Shkodër.
10.Cfarë dëshironi të shtoni tjetër?
-Dua të falenderoj gazetën Nacional dhe redaksinë për mundësinë që më jepni për të informuar kexuesit tuaj me projektin tim të ri, librin në gjuhën italiane, por edhe me planet e mia krijuese në të rdhmen. U t’u them lexuesve se jam gjithmonë në kërkim të mirësisë më pelqen të mësoj gjëra të reja, të udhëtoj, më pëlqen e bukura dhe kultura. Faleminderit!
-Faleminderit nga Ju dhe krijimtari të mbarë!