Edhe këta, këtuku me ndreqen, ku me dreqnuan, e kishin pas kimën e ujkut prej bir vakti! Nuk ka ba vaki që kapërcen një ditë që këtu dikush të mos bënte ndonjë paçariz. Edhe në xhami kur kanë shkua kishe me u lutë,nuk e kanë lënë pabanajçederr. Një dramë (makinë) me i ra xhadesë nuk e ka lanë pa e gjuajte dikush me gurë a me dru. Ngatërresat për mezhda nuk kanë pushuar sa herë ka dalë dikush me punua në arë. Edhe gjëja e gjallë kanë vuajtur bashkë me neve. Kështu edhe unë u zateta me ta, bash pse e kisha pas kimën e ujkut. Po më doket bre loke, ky milet e kishtepas edhe zanatin e dreqit!
Kur iu vra burri Halës, ajo mbeti me një djalë të vogël, sa kishte filluar të bënte hapat e parë. Këta nuk priten as të kryhet e pamja dhe atë të shkretën e rritur jetime, e kthyen për kunatin e saj, për këtë gurin, për të cilin më kishin ndreq e më kishin gurua mua. Dy të nafakëzeza jetime, për një guri të zi kishe burrë. Fati jem e i Halës ishin kanë të njëjtë. Secila ma nafakëzezë se tjetra. Asaj, ia fali zoti edhe dy fëmijë, një djalë e një vajzë. Hala nuk jetoi edhe shumë vjet! Ajo vdiq e re, dhe e shpëtoi zoti nga vuajtjet! Ajo kish pas nafakë ma shumë se unë që mbeta gjallë.
Rrëfimi për njerëzit me qime ujku e zanat të dreqit është i vjetër. Asokohe, pak kush e kishte emrin në defter. As nënëlokja Zahë, megjithëse jetoi plot një shekull, nuk kishte qenë e regjistruar asnjëherë në asnjë defter.
Për dreqësinë e regjistrimit në defter nuk kishte menduar askush. Edhe i zoti i shtëpisë po të ketë fol me imamin dhe po t’ia ketë treguar emrat e anëtarëve të familjes, nuk i ka treguar kurrë askujt dhe pak kush e ka ditë a është i regjistruar diku apo jo.
Pushtuesi i huaj nuk interesohej më shumë se që i duhej atij. Administrata kryente punë për veti e jo për nevojat e popullatës vendore. Kush mendonte të ecë hap me kërkesat e kohës atëherë? Askush!
Me pas punë me hyqymet ka qen zor. Nuk mund të nxirrje kurrfarë letre pa i pasur dy shahit (dëshmitar). Edhe po t’i gjeje, ata mund të mos i kishin emrat në defter dhe nuk i pranonte askush. Ka qenë zor të gjendën shahitë që janë të regjistruar diku.
“Thojshin sa u kanë Turkia, kishe dikush ushkue në mejtep, në shehër, me mësue për hoxhë. Po vallahi,e mbaj mend mirë kur hini Serbia edhe Serbia e dytëkëtu, nisi me i marrë djemtë e shqiptarëve ushtarë, por as atëherë askush nuk i ka ditë shkrolat.
Shkrolat(shkronjat) në këtë nahijen tonë kanë ardhur vonë, vetëm pasi hyni partizani.Sa kenë këtu italiani e gjermani i patën hap do shkolla për djem, se për vajzamozollah!”
Rrëfimi inënëlokes i ngjante një kronike besnike të shkruar në episode. Sa herë mbushej frymë, pushonte pak.Kur fillonte serish sikur kalonte dy tre episode të kronikës së saj besnike. Fliste për një episod krejt tjetër të jetës, nga një kohë tjetër, prej kur kishte mbetur jetime.
“Këta burrat që shkojshin në xhami me u falë, kurrë nuk kanë kuptue çka knonte hoxha arabisht. Ku m’ikuptue mori loke, pa asnjë ditë shkollë?!Ata nuk kanë kuptue as shqip kur ua ka kthye hoxha, e le ma arabisht!”
Vetëm kur vajza rritej për martesë, rrallë ndokujt mund t’i ketë shkuar mendja për një dokument. Vajzat nuk i shënonin në defter të imamit me qellim që të realizojnë “marifetet” e tyre të fshehta dhe ato i ndreqnin(martonin) tinëz me kokë në thes, pa asnjë letër.
Oj loke, për niçah (kurorë) duhej letër(dokument), por për këtë nuk t’vetshin hiq. Çikat pa letra i kanë shitë ma kollaj se nuk i ka ndjek askush. Ani për jetime, ruana zot! U kanë zor me i njohtë njerëzit e ligj.U shtihojshinsi melaqe e ishin ma të zi se dreqi. Njëmijë të zeza t’i bajshinmas shpine. Për punë të këqija ia kanë kapërcye edhe koftlargut!
Çdo hyqymet që u ndërrua u kanë ma i keq se tjetri.Edhe kur hyni partizani na rrokur përpara.Gjithë natën i thirrshin burrat nëpër konferenca e ditën në punë hangari.
Për letra dhe regjistrim kemi kuptueshumë më vonë, pasi u hi këtu partizani.
Edhe partizanët kur erdhën kishin qenë edhe më të zi se ata përpara. Këta i lëçiten menjëherë. Kah me majt? Veç me hup!Gjithmonë të lëçitur mori loke.Nuk e harroi kurrë kur e detyruan krejt katundin me i lëçitë këta me krejt familjen, pse burri Halës u konë vra sa ishte xhandar i italianëve në Mitrovicë. Mbeta gjallë nga ajo lufta e madhe në ditën e Bajramit, e kur më ndreqen këtu, kishe nuse, edhe këtu na lëçitën. Kishe thojshin u çlirua ky vend, erdhi tjetër hyqymet por për mua njëjtë. Kimja e ujkut nuk mu hoq për së gjalli.
Fshati i saj ku kishte lindur ishte djegur e shkretuar, jo gjatë kësaj luftës së fundit, as në atë luftën e parafundit, por në atë luftën tjetër para këtyre luftërave, që kishte ndodhë në ditën e Bajramit. Tregimi i saj nuk ka datë as fjalë të shkruar diku për atë që tregonte. Ajo ishte gjallë dhe jetoi plot një shekull vetëm me dëshmitarë.
Qysh bahet bre loke me kanë gjallë e mos me të besua askush që je gjallë pa shahit(dëshmitar)? Kështu ishte jeta jeme, por edhe jeta e shumëçikave jetime, me kime të ujkut, të cilat mund t’i shisnin, t’i blinin e t’i dreqnonin për turli-turli brithyemi.
Gjyshja na thoshte; -“na e kemi kimën e ujkut”! -Neve nuk na ka dashtë asnjë hyqymet.As turku, as italiani as gjermani, as çetniku as partizani nuk na kanë dashtë!
Sa herë fliste për familjen e saj, për burrin e saj, për fëmijët e saj, ajo nuk thoshte “na”, por “këta”!
Që kur mbeti jetime, përemrin “na” nuk e përdorte kurrë gjatë bisedës, sikur kështu donte ta largonte kimën e ujkut, së paku nga vetja e saj. Nuk thoshte kurrë u martova, por na ndreqën, na dreqnuante burri.
Prej asaj dite që dolëm duke ikur nga shtëpitë tona, vetja me duket e vdekur. Nuk di as të dëgjojë kur flet dikush. Nuk di as të qeshi, kur qesh dikush. Kam lindur e rritur gjashtë fëmijë, e mendja nuk më ka shkuarasnjëherë të gëzohem që jam bërë nënë.Zemra ime nuk di çka është gëzimi. Përnjëmend ashtu siç më thoshte gjyshja, që për fat vdiq para asaj lufte, zemra ime është bërë gurë. Që nga ajo ditë kur kanë filluar krismat e pushkëve, kur ishim ende fjet, unë jetojë veç ashtu, siç thonë; jam gjallë, dhe e gjalla po u dashka me jetue. Asgjë nuk mbeti nga ajo që kishim deri atë ditë. Gjithë familja ime dhe e axhës me të cilin ishim bashkë, u vranë. Shpëtuam vetëm na të dyja, si dy qyqe.
Ma mirë me na pas vra të dyjave atë ditë kur u ba ajo lufta e madhe në ditë të Bajramit. Atë ditë që u vra kryetrimiështë dashtë me na vra edhe neve të dyjave.
Kurrë nuk kemi menduar për veti. Kush nuk na ka vet për asgjë, sikur të ishim të vdekura! Dy çika të dy vëllezërvenandreqen(martuan) për dy vëllezër prej një babe e prej një nëne.
**
Atë ditë, askush nuk ka pas mundësi t’i numëroj as të vrarët as të gjallët. Kurrë nuk kammarr vesh sa njerëz janë vrarë e sa kanë shpëtuar atë ditë, nga ajo lufta e madhe për të cilën këndojnë këngë edhe sot. Dikush është djegur i gjallë brenda në shtëpi. Dikush i plagosur ka vdekur në mal, pa pas mundësi t’i ndihmoj dikush.Ma vonë i kam dëgjuar të tjerët kah thonë se dikush ka ik edhe në Shqipëri, po nuk u kthye më.
Mori loke, ai katundi jonë ku kemi lindur, është ngjallë e përtëri vonë pas luftës, pa kuptuar kurrë kush e ku përfundoi atë ditë. Njerëzit që nuk janë kanë aty, vetëm me tahmin kanë kallëzuar çka ka ndodhë.
Deri atë ditë, unë kam pas nënën e babën dhe dy vëllezër të vegjël. Mbeta gjallë vetëm unë! Për ata dy vëllezërit që u zhdukën atë ditë, kurrë më nuk kam dëgjua asnjë fjalë të besueshme. Thoshin; dikush i ka dërgua në Shqipëri dhe atje janë rritë! Ndoshta me këto falë donin të më jepnin gajret për jetë. Për nënën e babën kam dëgjua që i kanë vra atë ditë që kam mbërri të dajat, edhe kurrgjë më shumë. Nga ajo ditë, unë e Hala kemi mbet si dy gurë, të vetme, pa askënd të gjallë nga familjet tona..
Në ditën e Bajramit, ushtria e xhandarmeria serbe, tri katunde i dogji e i bëri shkrumb e hi, rrafsh me tokë. Shumë njerëz u vranë e u dogjën brenda shtëpive, pa pasur mundësi as të ikin. Tridhjetë e shtatë shtëpi të katundit tonë u goditën me topa para sabahut. Shumë prej atyre njerëzve, grave, burrave e fëmijëve që ia dolën të ikin nga shtëpitë, nuk u kthyen ma kurrë. Ata humben si t’i lëshonte toka.
Atëherë, edhe me i kërkua njerëzit tanë nuk kemi guxuar, se ka qenë rrezik. Shkau ka dashtë me na zhdukë të gjithëve. Nënën e babin që u vranë atë ditë, ma nuk i kam parë as të vdekur as të gjallë, veç që më kanë treguar të tjerët. Kështu dhe ashtu, për mua ata mbeten të gjallë në kujtime, por që nuk i pashë më me sy e as i preka më me dorë. Për dy vëllezërit e vegjël, edhe tash mendoj që janë gjallë. Çdo herë them vet me veti; ndoshta i ka shpëtuar dikush, ndonjë shpirtmirë, ndoshta janë rritë diku. Edhe tash mendoj se ata do të kthehen! Ata, ndoshta nuk e dinë që unë jam gjallë!?
E hajt pra, më thuaj ti, oj loke, ku e kush mund t’i kërkonte ata njerëz që deri atë ditë ishin të gjallë me krejt familjet në shtëpitë e tyre. Po, kush dinte ku shkoi njëri e ku tjetri, kush shpëtoi e kush u vra!? Pas asaj kasaphane, ma vonë, veç prej katundeve tjera, kanë shkuar njerëz të tjerë dhe i kanë varrosë ata që i kanë gjet të vrarë. Besa pak kujt ia kanë ditur emrin. Shumë të vrarë kanë mbetur pa varrosë me ditë e me javë. Pa qenë dikush i familjes së të vrarëve, këta të tjerët e kanë pas zor me i njohtë dhe nuk kanë ditë as kënd po varrosin.
Atë ditë, tri katunde i vranë, i dogjën e i poqën, ndërsa të gjallët i ndoqën nga vendlindja për t’i shfarosur.
**
Sa ishim fëmijë të vegjël, as shtëpitë tona nuk i kemi njohur mirë deri atëherë.
Burrat vinin rrallë në shtëpinë ku gatuhej buka, po aty gati kurrë nuk kanë fol asgjë. Na çikat nuk kemi ditë qysh doket oda e burrave. Jemi rritë në shtëpinë e grave, aty ku gatuanin bukë. Djemtë kur rriteshin pak, shkonin në odë, kur nuk kishte shumë mysafirë. Rrallë ndonjë herë dikush nga gratë e ka parë odën e burrave si duket brenda. Zakonisht për pastrimin e odës është kujdesur një mashkull i vyeshëm i shtëpisë. Krejt shërbimet që i duhen odës së burrave i ka krye një nga djemtë e ri, që ia ka ditur rendin ma mirë kësaj pune. Besa, aty ku nuk ka pas djem të ri, këtë punë e ka krye edhe ndonjë burrë më i vjetër. Kur urriteshin pak djemtë, mund të hynin në odë e të uleshin atje diku në trapazan, pas derës, dhe të dëgjonin çka bisedohej. Ka ndodhë që ndonjë fëmijë ka qenë më i mprehtë nga mendja dhe ka dëgjuar ndonjë bisedë të rëndësishme, por nuk ka pasur guxim t’i tregojë as nënës së vet. Këso rastesh ka pas ma pak, pasi për punë të mëdha, sidomos për ato me rrezik, burrat flisnin vetëm më njerëz të besueshëm dhe ndaras nga të tjerët. Vetëm në katër sy bisedonin në heshtje. Edhe baba fliste me nënën në heshtje për të mos dëgjuar na fëmijët. As nëna nuk ka guxuar kurrë t’iu tregojë fëmijëve çka ka fol me babën.
Nënat tona kanë fol tinëz për ushqimin e fëmijëve. Me fol hapur për mungesën e ushqimit për fëmijë ka qenë zor. Unë e Hala, sa ishim të vogla, kush e di si kishim arritur në rend për nga një copë bukë misri për të mbetur gjallë edhe një ditë?
Në katundin tonë asnjë shtëpi nuk ka qenë aq e pasur! Askush!
Tri katunde me gati njëqind e pesëdhjetë familje ishin në zor për të mbijetuar vet, e lëre më të siguronin konak e ushqim për 150 luftëtarë, që aty po kalonin dimrin. Sigurimi i fjetjes ishte shumë i vështirë, por ma zor ishte sigurimi ushqimit. Atë ditë Bajrami, sulmin nuk e ka pritur askush.
Meli, sa herë zgjohej në sabah, i thoshte vetes: O zot, ndihmo o zot! Bagëtinë e fshatit e kemi therë moti. Nuk kem zgjidhje tjetër pos furnizimit me ushqim nga fshatrat tjera. Kjo është punë e rëndë dhe me rrezik për jetë. Xhandarmeria, po të hasë diku në rrugë, nëse nuk ia shkrepje ti armën, ata të vrisnin përpara. Dy kije të vegjël që i sollën mbrëmë, nuk dalin më shumë se për një darkë që shtrohet për 150 burra me armë.
Kushdo që zgjohej i pari në mëngjes, lutej që Shëngjergji të vinte sa më parë. Gjelbërimi i nxirrte njerëzit e bagëtinë nga mbyllja e gjatë dimërore. Bajrami është afër, kishte thënë vetmeveti edhe kryetrimi i mbushur mllef. Nuk kemi besë me krajlin. Kurrë nuk i dihet! Mund të na kallin në ditën e Bajramit!Kishte menduar gjatë kryetrimi, por nuk i kishte thënë askujt asgjë.
Kasnecët kishin dështuar diku.
Dani, një luftëtarë i rryer,kishte treguar se një fshatari, në fshatin R. mbrëmë iakishin marrdy kije, gati si me dhunë. Edhe pse ia kishin paguar mirë, ai nuk donte të merrte të hollat.Na erdhi fort vështirë, kishte thënë mixha Dan, por as ai fshatari nuk pati çka thotë, e as na nuk kishim tjetër rrugëdalje. Tjetri i kishte treguar kryeplakut se nuk kanë gjet rrugë për të blerë edhe ndonjë kilogram duhan dhe ia kishte zgjatur atij vetëm disa tabak letrash të cigareve, që i kishte sjellë nëpër terr kasneci i fundit që ishte kthye nga qyteti.
Sulmi ishte përgatitur në fshehtësi të madhe. Kishin dështuar shumë pika ku merrnin lajme kasnecët, që vinin e shkonin çdo ditë në shehër. Atë ditë, kryetrimi me shokë nuk kishin arritur të kuptojnë me kohë shenjat e dyshimta të sulmit. Vetë mungesa e çfarëdo lajmi për lëvizjen e ushtrisë serbe kishte qenë e dyshimtë.
Pa u zdritë fare, tri fshatra ishin gdhirë të rrethuara nga ushtria e xhandarmëria.
Çdo bisedë kishte përfunduar që në krismat e para të armëve. Kishte fol kush kishte fol. Më nuk kishte pasur kush kujt çka t’i thoshte, e as nuk mund t’i thoshte. Krismat e armeve ishin dëgjuar në tri fshatra përnjëherë.
Thoshin kanë qenë njëqind e pesëdhjetë, por sa burra ishin me armë atë ditë, askush nuk e dinte saktë. Ishte dita e Bajramit, por askush më nuk kishte pasur kohë të mendojë për këtë. Ishin bërë shumë ditë që kryetrimipo qëndronte aty bashkë me shokët e tij të përhershëm, që ishin vendosur në odat e tri katundeve.
**
Ndoshta, nënëlokja e rritur jetime, gëzohej tinëz kur shkonte mysafir Kalemxhiu, siç e quante ajo të vëllain e nuses së djalit. Se sa dëshironte të nxjerrë atë lëmshin e zjarrtë që ia digjte zemrën që nga ajo ditë kur ia vranë krejt familjen, ishte zor të kuptohej. Që nga ajo ditë kur u vra kryetrimi, në atë luftën e madhe, në zemrën e jetimes kishte vdekur gëzimi, dhe siç thoshte çdo herë, kishte qenë pishman që mbeti gjallë.
Kurrë nuk kem pas me kënd me fol. Atëherë, neve çikave nuk na kanë ditë as nuk na kanë numërua që jemi njerëz. Kurrkush nuk na ka vet neve për kurrgjë, oj loke!?
Kronikën e rrëfimit, herë pas here ia ndërpret si me gërshërë uragani i vuajtjeve nëpër të cilat ka kaluar. Ora e gëzimit të nënëlokes iu kishte ndalur pa i mbushë dymbëdhjetë vjet jete, atë ditë që u bë lufta e madhe, në të cilën u vra edhe kryetrimi.
Ani nashtpse këndojnë për ata burra që kanë luftuar atë ditë, por është dashur të na vajtojnë edhe neve që mbetem gjallë e për gazep?Neve është dashtë me na vajtua fort. Kënga që e këndojnë këta, nuk e ka asnjë fjalë për neve që mbetem pa kurrkënd, jetime. Neve që mbetem gjallë atë ditë, dhimbjet nuk na kanë pushuar kurrë. Ma keq ishte kur nuk ke kujt i tregon. Mori loke, aty në zemër e kam atë lëmshin e zjarrit të topave. Po kush i ka numërua sa jetimë kanë mbet veç atë ditë? Erdhi kush erdhi ! Shpëtoi kush shpëtoi! U kthye gjallë, kush u kthye! U vra kush u vra!
Fjalën “këngë”, nënëlokja e shqipton me ironi.
Më duket ajo ditë nuk është hiq për këngë,oj loke!
Herë pas here, si një orë e kurdisur mirë, krejt vetvetiu ndërpret rrjedhën e rrëfimit besnik të kronikës së ngjarjeve, dhe duket si me qellim dëshiron që për pak t’i shmangët dhimbjes.
E mbaj mend që për neve çikave, burrat thoshin; çika duhet të ndreqet të burri. Duhet të bëhet nuse. Duhet të lind fëmijë. Çika nuk duhet të flas kurrë. Ashtu edhe na ndreqen e na dreqnuan të dyjave.
Na të dyja jemi kanë përnjëmend pa nafakë. Fill pasi na ndreqen, u ba luftë tjetër. Erdhën italianët e gjermanët. Burri i Halës u vesh xhandar në Mitrovicë. Xhandar me tesha të italianëve. Dikush gëzohej! Dikush nuk fliste asgjë! Dikush shante pse i ka veshë ato tesha. Nuk kaloi shumë kohë dhe ai u vra diku përtej Mitrovicës. Hala e kishte djalin e vogël, veç sa kish nisë me ecë, pak më shumë se një vjet i ka pas, kur iu ka vra baba. Kështu mbeti jetim pa e njohur hiq babën e vet. Kjo Hala mbeti edhe më zi se nuk kishte as ku kthehej. Gjini ku shkojmë nuk kemi pas as unë as ajo. Eh, hajt loke, thuaj çfarë nafake ishte kjo e Halës?
Kur mbushet frymë, nënëlokja ndalet për pak, sikur harron vazhdimin e rrëfimit të nisur. Kështu, ajo duke bën një digresion mjeshtëror sikur me qëllim për të ndërprerë vargonjtë e dhimbjeve. Për familjen e vet kurrë nuk thotë na, por këta!
O pasha zotin, edhe këta këtu, ku na ndreqen nuse, ishin kanë krejt xhin të trentë. Ishin kanë katër vëllezër me një motër! Ishin kanë me babë e me nanë, por shumë të varfër. Sa herë që njëri dilte diku, nuk kthehej pa ba ndonjë paçariz a cedër! Një kasollee kishin pas në qosh të oborrit, që dukej më shumë si shpellë arushash se si shtëpi ku jeton dikush. Ajo kasolle, kinse ishte shtëpia jonë, kur u martuam!
Po çfarë faji kishim ne? Askush nga ne nuk mendonte më shumë, veç qysh me kapërcye edhe një ditë? Përditë mendonim vetëm për bukën e gojës, që nuk e siguronim kurrë për një vit. Dimri te na zgjatej dhjetë herë më shumë, kur e kuptonim sa larg është pranvera.
-Këta këtu, tokë, ara e mal kishin pas boll, po nuk punonin hiq. Ngatërroheshin për ditë me kojshi. Ngatërresat në këtë fshat të dreqit, nuk janë ndal kurrë. Nuk ka ba vaki me harrua një të ligë, kur ka pjellë tjetra. As një ditë dasme, as ditë Bajrami, nuk ka kaluar pa ndonjë paçariz. Këtë rrugën që po e shihni sot, e ka pas ndërtua Austria. Katër vjet ka ndenjur këtu Austria, e punën nuk e ka ndal asnjëherë. Sa herë kalonte dikush andej rrugës me ndonjë dramë (makinë), dikush e gjuante me ndonjë guri e me ndonjë dru dhe kështu plaste sherri. Edhe në xhami kur kanë shkua m’i falë Bajramin, dikush nuk e ka lanë pa banaj sherr.
Mulliri i dreqit!
Një ditë, këta (familja e saj) u ngatërruan e u vranë me ata kojshitë, për udhën e mullirit. Andej, anash asaj rrugës së ngushtë u kanë jazi i mullirit. Pas disa ngatërresave, këta (familja e saj) u vranë me kushërinjtë të vet për këtë udhë, he mbet shkret, dhe ashtu mbeti. Me duket me dëgjoi edhe zoti. U vranë për jazin e ujit të mullirit që u dashke m’i pastrua shumë herë për me mujt me blu drithë dikush. U dashke me pas udhë deri te mullini, me të cilin kishe mundoheshin me mbet gjallë. Pasi ranë në bela, edhe mulliri u mshel përgjithmonë. Tinëz jam lutë që të mos hapet kurrë, sa të zezat janë ba për atë mulli. Më duket me ngoi edhe zoti dhe nuk bloi ma kurrë.
E sheh atje ku e kanë ndërtuar urën e re? Atje ku nisë kthesa e rrugës drejt urës mbi lumë!Aty ishte ai mulliri. Bile, ky plaku (burri i saj) ka pas kërkua me ia lanë jazin e mullirit nën këtë rrugën e re, po nuk di si u ba e nuk e lan hiq atë kanal. Ku me ngoi zoti, e i hupi edhe themeli ati mulliri të dreqit.Kojshia thoshin se ky plaku mori pare për udhën dhe jazin e mullirit dhe ashtu ajo punë mori fund.
Po ma shumë e mbanin mbyll atë dreq mulliri, se që bluante diçka. Sa herë folshin për atë mulli, kriste gazepi. Cili me shku m’i ruajt mullirin e me i pritë njerëzit që vijnë me blu. Shtyheshin mes veti cili me punua ditën e cili natën! Po prej asaj dite kur u vra vëllai i vogël i tyre, Ruli, ma nuk ka blua kurrë ai mulli.
Kjo puna e vrasjeve është njëjtë bre loke!
Si m’i vra dikën, si me t’ vra dikush!
Edhe këta ranë në bela. Edhe këta edhe ata mbetem mbyllë. Komshinjtë i kishin te dera. Nuk kishin kah me dal pa e pa njeri tjetrin. As ata pa i pa këta, e as këta pa i parë ata, nuk mund dalshin për dere.
Iku gjermani, hyni partizani!
Apet, për ne, krisi gazepi! Kinse, dikush thoshte u çliruam. Po,çfarë çlirimi erdhi ?Këta që iu thoshin partizanë, na e morën edhe ata pak miell që kishim në magje. Nuk kanë lënë as vrimë të miut pa na kontrollua për drithë e për armë.
I kanë kontrollua mullinjtë edhe ma shumë se shtëpitë, mos po sjellë dikush drithë tinëz me blu. Ky njeri (burri i saj), me fener ka blue natën në mulli, se ditën me të gjet kah bluan ta shihte sherrin krejt katundi. Natën kanë blue tinëz me roje në të katër anët e katunit.Këta partizanëtpër ne ishin kanë edhe ma të zi se xhandarët e krajlit serb. Ushtria e krajlit serb na vrau e na dogji të gjallë, e këta, të gjallëve ua morën edhe bukën. Gazepi për ne nuk u krye kurrë. Qe, unë mbeta pa kurrkënd! Edhe për mua thotë dikush është gjallë! Nuk kuptoj hiq pse thonë jam gjallë!
Ani kur thonë po këndojnë këngën e asaj luftës së asaj dite?!
A na ka vet kush neve dyjave çka kemi pa atë ditë? A ishte ajo ditë për këngë, oj loke? Po as lotët e krejt dynjasë nuk mjaftojnë për të vajtuar atë ditë, për të na vajtuar neve fëmijëve e grave që nuk dinim as nga të shkojmë. Nuk na mbeti shpirt në trup as për të fol, e lërë më për të kënduar.
Po, jo!
Ndoshta të gjallët duhet të këndojnë!
Po këta le të këndojnë, veç unë jo!
Nuk di as qysh këndon dikush! Nuk di ku merr zemër dikush që këndon për atë ditë! A e sheh bre loke, unë nuk kam as lot me kajtë. Atë ditë më kanë humbur lotët. Prej asaj dite, ma kurrë nuk kam kajtë. Veç i këqyrsha këta të tjerët kah kajnë!
Ani, thonë me pas kojshi!?
Këta Trakaliqet, iu kanë ngjitëgjithcilithyqymet që u ndërrue këtu. Edhe në kohë të turkut, ishin kanë në hyqymet. Edhe sa ish këtu Serbia e parë, këta kanë punue në hyqymet. Kanë ditë me u ba me këta e ma ata.Pasha loken, iu ngjitën edhe partizanit. Të gjithë hynë në punë. Atyre nuk iu kërkuan armë hiq, as nuk i rrahu kurrkush, e këta (familjen e saj) po! Atyre nuk iu morën “vishak” hiq e këtyre (familjes së saj) ua morën çka patën. Edhe ashtu, te këta nuk kishin as çka me marr,po e morën! E fshinë me fshesë miellin në magjen e bukës. Ata që këtu ju thonë Trakaliç, janë me shtëpia krejt afër këtyre, por kujt në katund nuk i kanë ba mirë kurrë.
Kështu rrëfente jetimja për nafakën e saj! I dukej që ajo mbeti gjallë, jo pse deshi, por pse ishte me kime të ujkut, e jo që deshi fati të mbetet gjallë.
Nuk po më jetë merak që nuk mora ndonjë ndihmë si jetime gjithë jetën, sepse i pata djemtë që me kanë mbajtur mirë, pasi punojnë jashtë vendit, por nuk me hiqet zhigu që as unë e as këta ku më ndreqen, nuk e hoqën kurrë “kimën e ujkut”, për të cilën më tregonte nëna. Ishte vështirë mi pas kimën e ujkut se ajo nuk po t’u hiqte për së gjalli as për së vdekuri!