UDHA E SHQIPËRISË. Poezi nga Shaip EMËRLLAHU

Shaip EMËRLLAHU U lind më 1962, në Trebosh, Tetovë. Fakultetin Filologjik, Degën Gjuhë dhe Letërsi Sh¬qipe e mbaroi në Universite¬tin e Prishtinës. Magjistroi në Letërsi në Universitetin e Tiranës. Është doktorantë i Letërsisë në Tiranë. Ai, është mësimdhënës në Universite¬tin e Tetovës.
Botoi vëllimet me poezi “Pagëzimi i viteve” (1994), “Projekti i thyer” (1997), “Vdekja e paktë” (2001) dhe “Troja e kalit” (2018). Më vitin 2001, “Akademia Ori¬ent – Oksident” e Bukureshtit ia botoi në gjuhën shqipe dhe rumune vëllimin me poezi “Vdekja e paktë / Pu¬tina moarte”. Në vitin 2004, PEN-i kroat dhe Shoqata e Shkrimtarëve Kroatë ia botoi vëllimin dygjuhësh kroat¬isht/shqip, me titull “Poezi”. Në vitin 2004, Sh.B.“Feniks” nga Shkupi ia botoi në gjuhën maqedonase librin me poezi të zgjedhura “Dvorski son”. Në vitin 2000, në bashkautorësi botoi librin me dëshmi të masakrave në Kosovë shqip/anglisht “…edhe ne dëshmojmë / We Witness”, sh.b. “Ditët e Naimit” (shqip-anglisht). Në vitin 2009, shtëpia botuese italiane “La stanca del po¬eta – 57”, ia botoi vëllimin me poezi “Stracci di vita”, ndërkaq, po atë vit i botohet në gjuhën angleze libri po¬etik “Life‘s Rags”. Më 2014, i botohet në gjuhën frënge librin me poezi “Les Albanian marathon”. Në Japoni, Junpa books ia boton poezinë në një libër me titull “Duet of Roads” (dialog poetik -Taro Aizu). Në Tajvan — 50 — E NAIMIT 2020
i botohet në gjuhën kineze (mandarin) dhe në ate an¬gleze libri “Life‘s Rags”. Më 2019, në “Kultura snov”, Za¬greb, i botohet në gjuhën malajziane libri me poezi të zgjedhura “Mollët e Tetovës”. Më 2020, i del në gjuhën maqedonase libri “Konjska Troja”. Ndërkaq, cikle poe¬tike të tij janë botuar edhe në gjuhën spanjolle, hebrai¬ke, suedeze, arabe, rumune, ukrainase, induse, turke, polake, bullgare, boshnjake etj. Poezia e tij është përf¬shirë në disa antologji ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në festivale poetike ndërkombëtare dhe ato vendore.
Është lauruar me çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, si; çmimin letrar për kreativitet “Naji Naaman”, në Liban, 2003, çmimin letrar “Ali Ben Gha¬dem”, të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Tunis, 2003, në Samitin Ndërkombëtar të Poezisë në Daka (Bangladesh), shpallet laureat për vitin 2019, çmimin letrar “Lyra e liqenit”, në Festivalin e Poezisë në Pogra¬dec, 2003, çmimin letrar “Skampini”, në Festivalin e Poezisë “Lulet e Verës”, Elbasan 2002, çmimin letrar të Radio Ulqinit në Festivalin e Poezisë “Kalimera poetike”, Ulqin 2001, çmimin letrar “Dritëro Agolli” në Festivalin e Poezisë “Netët Korçare”, Korçë 2018 etj.
Ministria e Kulturës e Republikës së Bullgarisë i ndan Mirënjohjen e lartë “GRAMOTA” për ngritjen e urave të komunikimit të kulturës shqiptare dhe asaj bullgare. Në Greqi, nderohet për punën e tij shumëvjeçare për promovimin e letërsisë, kulturës dhe artit nga UNESKO – Dega e Pirreut, si dhe merr Medaljonin e praruar në ar “Aleksandri i Madh”.
Ka punuar gazetar në mediumet elektronike dhe të shkruara, brenda dhe jashtë vendit. Në Berlin, bashkëthemelon dhe punon kryeredaktor i Radiotel¬evizionit “Zëri i Shqiptarëve”.
Për disa vite ka qenë redaktor i Rubrikës së Kulturës në të përditshmen “Flaka”, Shkup
Është themelues dhe drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ‘Ditët e Naimit’.

UDHA E SHQIPËRISË

Sadudin Gjurës

ndiqte diellin e udhës
qençe i dukej
jeta e falë
ngutej të linte
ç’kishte për të lënë

ikte
diellin e udhës
e kishte një pëllëmbë

bora
i shtrihej në ëndrrën
e shprishur
ecja
e dëgjonte lartësive

DRITË E APOLONTË

(Silke Liria Blumbach)

ç’ulërimë zemre bartte lumi
kur shkëputej nga gjoksi i burimit
një kod shqiponje i përdridhej rrezeve të diellit
sytë sa nuk i çaheshin
Hyu pellazg i ishte ulur në krah
tek sa zbriste poshtë në jug
deti i kishte nderë krahët e engjëllit
t’ia përpinte njëmijë dhembjet e fëmijërisë
të ankthit ujk të zi që si bënte vend për ta shtruar shpirtin
e zhgënjyer nga dashuria që nuk i binte në shtat
qysh në hapje të pare
në Onhezëm
duar të bardha drejt saj i shpojnë sytë oqean
plot etje për paqe kaltërsie të paanë
çmenduri buzëqeshjesh që mishërojnë valëdeti
hapin koncertin mikpritës
në stacionin e fundit të udhës
trupi i fle në qiellin e identitetit onhezmian
me kokën plis
e ëndërrt Lirie
shtrin duart me qirinj përplot dritë të apolontë
udhën ta gjej fisi i saj i fisëm
në Rrafshin e Tetë
dashuria i kishte dritën të delltë
kishte ngrit familjen e munguar
ishte bë katund
vajza e djem me emra muzash
Naim Poeti i kishte vënë në dorë Qiriun
në festën e vet
himnizonin së bashku Arbërinë
kujtimet i kishte me emblemë buzëqeshjeje
nën hijen e lisit të gjatë falltar
plakat e Dodonës pellazge
e pajtojnë në fund me fatin
dhembja i bronzohet në klithmë
vuajtja ngjitet në ajër fjalësh.
dhembje ankthi ujk të zi
vetëm sa i shëmbëllen vrasjen e shpirtit
kthehet në bukuri vargjesh
lumi
i rridhte drejt burimit
drejt burimit i rridhte lumi
kur vajtojcat e Rekës
i kishin shkuar te koka
Trebosh, 12. VI. 2020

ZBRITE MADRIDIN MES NESH

e shkundur gjithsesi se je kthyer
s’ka si të jetë ndryshe
pa fyer ndjenjat që u bymyen në atë dyll sysh
e qejfi i shpirtit ta çante tupanin e lirisë së paanë
ëndrra jote ishte tango
tango që i jepeshe dëshirës së lirë
nuk kishe gardian robi të të bezdiste
me sy vrojtuesi të të vriste
hapësirën e mundësisë që ishte krejt jotja
sa një Madrid
ku luhet loja e djersën e ndryrë hedh
liria është si dielli
ku të prek qielli, qielli, qielli…
e takon Perëndinë
e falënderon për Madridin
i kërkon të kthehesh prapë
në shtëpi, prapë në Madrid
ku lufta me Dema ndodh këtu në Shkup
e fustanin e kuq s’ke si e vesh
se vërsulen dema, edhe desh
ec e merre vesh
ku mendon ta lësh shpirtin
e ku mishin
unë pres ta pi kafen në “Galaxy”
e ta dëgjoj paqen që ka marrë formën tënde
Madridin
zbrite mes nesh
këtu te Skënderbeu në Bit Pazar
Zoti është një
Jeta është një

NË GAETA

një shikim u gozhdua
në atë çast meteori
në Gaeta!
solemn ishte mesazhi
dilema e zjarrtë vizatohej
në hapjen e vet
e mori me vete brengën
kur kërthiza e rrugës u pre
nuk deshi
as hija të plaset mbi udhëtarin
burimi i etur
kur mos mbettë

SILUETË GAETIANE
mbi atë gjideti si gji femre
në Gaeta
Ditit i tregoja, Ventotenen
e mendimit të burgosur shqiptar
ngrohtësi rëzonte shpirti
valë e nxehtë afshi
fliste përballë
ishte dehur deti
nxinte rrëmeti
kuaj të bardhë krushqie vinin me dallgë
dhëndër isha zgjuar, nuse kisha në kalë
një këngë e dehur dasme me klarinet
përdridhej Jugut
arbëreshe më zbriste nusja
siluetë qe Diti
siluetë
që zhdirgjej gjirit tënd
si gjideti në Gaetë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here