KUFIJTË E SHQIPËRISË NATYRORE, NGA Ç’PIKË FILLOJNË NË JUG DHE KU MBAROJNË NË VERI.Nga Mitat Frasheri

Mitat Frashëri publikon hartën e kufijve të Shqipërisë që u paraqit prej Qeverisë provizore të Vlorës më 1912, Konferencës së Londrës

“Keta kufi që vijmë të shënojmë është dhe ajo që u dha prej qeverisë provizore të Vlorës më 1912, delegatëve të saj që ishin në Londrë dhe në Paris, kjo kufi u botua me një hartë në shumë gazeta europiane, si dhe në formë të broshyre veçan, prej Shqipërisë Shqiptare (Albanian Comine’tee) që ishte formuarë në Londrë prej politikanë, gazetarë dhe filantropë englezë.
Padyshim pretendimet e drejtë t’anë s’u muarë në vërejtje, dhe Konferenca e Londrës i shënoj Shqipërisë një kufi shum’ më të ngushtë , as sa gjysma jo dot i vendevet që dëftyem më lart.”

PËRGADITI PËR BOTIM PROF. DR. LUAN MALLTEZI
Fjala Shqipëri gjithëmonë ka sjellë në mënt të katrë vilajetet e vjetrë të Tyrqisë europiane : Shkodër, Shkup, Manastir, Janinë. Dyzet vjet më parë kur pas luftësë Ruso-Tyrke të Shënt Stefanit, u formua Lidhja Shqiptare e dëgjuar nën emrin Lidhja e Prizrendit, kjo lidhje kërkoi një autonomi për Shqipërinë, një vetqeverim me shërbimin ushtarak në vënt brënda, me gjuhën Shqipe zyrtare në gjykatoret dhe në zyrat tjera të sunimit.
Lidhja e Prizrendit nën emërin Shqipëri kuptonte të katrë vilajetët që tham më siprë, përvec kazatë dhe sanxhakët e vjetrë Serfixhe, Radovishtë, Kocana, Karatovë, ku banorët janë grekrë, bullgarë, ose tyrq.
Ideja e Lidhjes mi kufit e Shqipërisë, nuk kishte mbirë në mëndje t’organizatorëvet të saj përnjëherë, por ishte një e vërtetë e përhapurë në trull dhe zemrat e shqiptarëvet; kur thoshte pra Lidhja e Prizrendit se kufit e Shqipërisë autonome do të jenë këto dhe këto, s’bënte gjë tjetër veç se, të përfaqësonte vetëdijen Kombiare dhe raciare të shqiptarëve. Liga ahere si kryevend, si ndenjtje për valin e vetëm të Shqipërisë kërkonte Manastirë, me qënë se ky qytet nga pikëpamja gjeografike dhe strategjike mund të shikohëtë si më importënti i tërë vendit tënë.

Këtë parathënje e bëjmë për forcimin e idhesë dhe të vullnetit tonë. Se, për fat të keq, padija e thellë në të cilënt ndodhenë vëllezërit e mij, mungimi i një stërvitje dhe arësimi Kombiar, të mos kënduarët, të mos qënit shkruarë të një gjeografije mi Shqipninë, të mos shëtiturit dhe të mos njohurit e venit tënë, të gjitha këto na bëjnë që të mos dimë që kur e gjer ku zgjatetë ky vënt, që nga ç’pikë fillon dhe ku maron kufi e Shqipërisë s’ënë. Kjo gjë shumë herë na ka sjellë dhe një apati fatale dhe të dëmshme, se duke mos diturë një gjë me siguri dhe me konvikcion, edhe vullneti s’mund të gjejë atë fuqi dhe atë forcë të nevojshme për të dhënë rëndësi një ideje. Shumë herë gjendenë edhe njerës të varfrë të cilët kujtojnë se është mjaftë të dojë dhe të dëshërojë njeriu vetëm ato vende që ka parë, ato vise që di dhe që ka njohurë; ç’duhenë vënde të tjerë, pse të çajmë krye për krahina të largëta? Këta sikur t’i shtrëngosh dhe ca më teprë do të të thonë se mjaft është dhe pshati i tyre dhe shtëpija me kopshtin! Pa u mejtuarë të gjorët që një Shqipëri që s’ka kufit e saja naturale, etnike dhe historike, s’munt që të rrojë, s’munt që të lulëzojë dhe të rrojë një jetë qytetore; do të ndodhetë kurdoherë në rrezik të robërimit politik.
Nga ana e perëndimit s’kemi no një vështirësi për të shënuarë kufin e Shipërisë se atje deti na ka formuarë nji skajë natyrale dhe të patundurë.
Ky kufi i perëndimit zgjatet që nga qyteti Tivar (Antibar) që diplomacija europjane ia dha Malit të Zi më 1880 dhe gjer në Prevezë pikën jugore të saj.
Tivari pra formon pikën veriore të kufisë perëndimore, dhe Preveza pikën jugore të saj.

Nga Preveza kufija është shënuarë me mëngën e detit (Mëng e Nartës) dhe më pastaj prej lumit me kët emrë dhe prej maleve të Pindosë gjer në Mecovë kjo është skaja jugore e vendit t’ënë.
Nga Mecova do të ngjitemi drejt veriut duke marrë krëhërin e malevet të Avdellës dhe Samarinës (këta qytete mbeten jashtë) arrijmë në bisht jugor të vargut të Gramozit (Konicën e marrim brenda) dhe duke vazhduarë pak ky varg zbresim në fushë të Devollit: këtë fushë e marrim të tërë brenda në kufi të Shqipërisë me qytetin Bihlisht dhe të gjithë pshatrat.dhe hidhemi më të djathtë (nga lindja ) te maja që i thonë Viç. Nga maja e Viçit shkojnë afrë Belkamenit dhe bjenë në fushë të Pllerinës (Belkameni) dhe ky qytet i fundit duke u marrë brenda prej fushës vija merr vargun e maleve të Morihovës, të cilët ngrihenë prej lindjes së fushës së Manastirit. Nga vargu I Morihovës duke marrë Përlepin brënda dalim në maja e Babunës prej të cilës vazhdojnë malet Golenicë dhe arrijmë në fushët Olçe-Pole përmi Qyprili(ky qytet mbetet jashtë kufisë) .Nga fusha Olçe skaja formohetë prej brigjevet që janë në lindje të Kumanovës (e tërë fusha Olçe dhe ajo e Shkupit, si dhe Kumanova duke u marrë brenda) dhe arrihetë në kufit që kishte Serbija me Tyrqinë para motit 1913, pakë në lindje të stacionit t’udhës së hekurtë Zibeçe. Një herë pranë Zibefçes, kufija do të marrë vijën e vjetrë në mes Tyrqisë dhe Serbisë dhe do të dalë përmi Mitrovicën, në katund Belloçicë- këtu mbarohetë skaja lindore me një mënyrë që Mecova gjendetë në majët jugore të kësaj vije dhe Belloçica në majët veriore të saja.
Nga Belloçica kufija shkon në mes të Mitrovicës dhe të Jeni Pazarit dhe gjen vargun e malevetë të Rrozhaj (ose të Tergovishtës) prej të cilëve arrin në Beranë dhe vete pshtetet me një vijë të drejtë nga perëndimi në kufija tyrko-malezeze, ashtu si qe para lutës së 1912. Së këtejmë skaja s’ka veç të vazhdojë këtë kufi dhe të dalë në liqen të Shkodrës , duke shkuarë përmi Grud dhe Hot. Nga liqeni e në det kufija prêt vëndin më të ngushtë të tokës dhe del në Tivar..- edhe kjo është vija verore e vëndit të ndenjurë prej shqiptarësh.
Kjo kufi që vijmë të shënojmë është dhe ajo që u dha prej qeverisë provizore të Vlorës më 1912, delegatëve të saj që ishin në Londrë dhe në Paris, kjo kufi u botua me një hartë në shumë gazeta europiane, si dhe në formë të broshyre veçan, prej Shqipërisë Shqiptare (Albanian Comine’tee) që ishte formuarë në Londrë prej politikanë, gazetarë dhe filantropë englezë.
Padyshim pretendimet e drejtë t’anë s’u muarë në vërejtje, dhe Konferenca e Londrës i shënoj Shqipërisë një kufi shum’ më të ngushtë , as sa gjysma jo dot i vendevet që dëftyem më lart. Politika ka arësyet dhe të drejtat e saja të cilat nukë mundinë të rrëzojnë as t’onatë. Edhe ne flasim për veten t’ënë, për një të drejtë që na përket neve, dhe të cilën ne, më teprë se të gjithë të tjerët duhet që ta dimë ta besojmë dhe mos ta harojmë.
Shkaket, tham që na bëjnë të shënojmë ato kufi janë etnografike, gjeografike dhe historike. E lëmë politikën mënjanë, këtë politikë që duhet të na bëjë të mejtohemi që sot për ditën e nesërme dhe e cila na thotë se një Shqipëri e ngushtë, e voglë e ndarë nga vëndet e mirë dhe të pasurë dhe pa kufitë natyrale të saja nukë munt që të rrojë. E lëmë, themi politikën më nj’anë, dhe shikojmë vetëm të drejtat etnografike dhe historike.
Ahere e shohim se e drejta jonë nukë mohohetë dhe nukë pshihet dot prej njeriu. 1 a: Se vendësit e këtyre viseve që shënuam janë Shqiptarë ose tërësija ose shumica. 2. ta: se ato vënde janë trashëgimet e gjyshë dhe stërgjyshëve tanë.
E di që fqinjët lakmonjës do të na nxjerrin gënjeshtrat dhe ngjizjet e tyre të fjalëve Epir, Maqedoni dhe Serbi e vjetrë. Po fjalët s’duhet që të pshehin dhe të na çnaturojnë të vërtetën. Fjalët pra Epir,Maqedhoni dhe Serbi e vjetrë duanë çquarë dhe ndarë pas vleftës së vërtetë që kanë.
Epir munt ta quajnë shumë mirë Shqipërinë e Poshtme
mbase dhe të gjithë Shqipërinë, se ky emër kurrë no një herë s’ka treguarë no një truall grek, dhe as me një kohë të historisë, e vjetrë, e mesme ose e re qoftë. Greqia s’ka pasur no një të drejtë në këtë copë dhe’. Dhe sot pra Epiri është një baltë dhe një truall shqiptar në të cilët kujtimet shqiptare janë të gjallë dhe ku njerëzia është shqiptare prej race të paktën në shumicë të saj. Them të paktën me shumicë se në Epir kanë hyrë dhe Vlleh mbase dhe një pakicë fort e vogëlë grekë të vërtetë. Por shumic’ e madhe është prej gjakut arbëresh edhe ata që kanë harruarë gjuhën e vërtetë të tyre nënë influencë të propogandës me anë të kishës dhe të shkollavet – duken prej fisionomie prej kokës dhe fytyrës që janë djem të Shqipërisë dhe jo grekër”.
Maqedhonia do kuptuarë ashtu si është ndarë etnografikisht dhe jo me një emër të përgjithshëm pas në konsepcie së turbull dhe të mjegulltë. Nuk mohojmë kurrë se në Maqedoni ka edhe grekë edhe bullgarë, edhe tyrq, kur të vemi nga Selaniku nga Sereci, nga Kocana dhe Ishtija. Por në vendet që shënuamë brënda në kufi që vijëtuamë, shumica është shqiptare e ndjen veten e saj shqiptare dhe toka jo e shumta por katër të pesta, ësht’ e shqiptarëvet. Pra në Maqedoni ka vënt edhe për lakmitë e grekërve edhe për ata të Bullgarisë. Por s’do harruar që ana perëndimore është truall shqiptar.
Serbi e vjetër, e të varfërvet serbë na bën që të qeshim pakë, pra për tëndimet e këtyre sllavëve nuk pështetet as në gjendjen etnografike të sotme, as në të drejtat historike, me qënë se në këtë ditë shumica e madhe është arbëreshë dhe serbët me Urashët dhe me Dushanët e tyre nuk kanë bërë atje veçse një mbretëri të shkurtër që s’ka lënë asnjë gjurmë në vënt.

*Marre nga revista “Diturija”, gusht 1916, Nr. 3, f. 33-36, Bukuresht. Revista drejtohej nga vete Lumo Skendo (Mithat Frasheri).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here