Agim Bajrami: JAM PJESË E KËSAJ BOTE , MBËSHTJELLË ME MËRZI , Poezi

PUTHJA

Ç’iu kujtua vallë ato momente
Ndërsa buzëqeshi paksa lehtë
Ndofta ju kujtua mbrëmja e djeshme
Puthja e tyre e parë në bregdet

Lart në qiell , një hënë ish pikturuar
(Nga ato që rrallë mund ti shikosh )
Trupi i saj i brishtë pranë tij harkuar
Ndërsa lehtë nën zë diçka i thosh

Befas koka e tij zu të përkulej
Thua se kish pritur këtë sinjal
I nuhati gushën aromë lulesh
Dhe mbi buzët e saj me pas u ndal

Një pulëbardhë nga qielli zu të ulej
Që folenë t’ia ngrinte rmbi qerpikë
Një moment i tillë s’është veç i bukur
Një moment i tillë është dhe magjik

Asaj nëpër mend diçka i erdhi
Dhe buzëqeshi lehtë me ëmbëlsi
Vjeshta s’mund të ikte aq e qetë
Pa marrë peng nga pas , puthjen e tij

….

PAS PAK

Pas pak do të nisë një erë e fortë
( .Mundet që të ketë edhe reshje)
Ti do të duash te ikësh ,por s’do mundesh dot
Dhe do vuash në heshtje !

Do ngrish si pema në dritare
Me sytë e ngulur pa adresë
Dhe fik e ndiz, pa fund cigare
Gjersa paketa bosh të mbesë

Pas pak do të nisë një furtunë
Dhe shiu do të lagë pastaj çdo gjë
Ti vështrimin do ta çosh tek unë
Dhe vetveten do mallkosh pa zë

S’ka gjë , se fajet i ka moti
Që nis e prishet, kur s’e pret
Ti rast kërkon të bësh ca sherre
Gjersa t’i zbrazesh nervat krejt

Pas pak do nis një erë e fortë
Dhe unë pa fjalë do të pres në shesh
Unë i kuptoj nervat e tua
Po heshtjen time se marr vesh !

…..

GJËJA E FUNDIT

Gjëja e fundit që mund të bëja për ty
Eshtë të të përfytyroj si një mbrëmje janari
Ti je një krijesë që rrezaton ngrohtësi
Dhe s’ të shkon fare acari

Edhe atëherë, kur qiejt nxihen
Të parathonë ndonjë stuhi
S’ia fshin portretit buzëqëshjen
Me erërat kurrë s’bën shoqëri

Gjëja e fundit që mund të bëja për ty
Eshtë të të përfytyroj, si një re në kalim
Ti dhe kur mërzitesh, si bën strehë mërzisë
Dhe si thërret shirat për ndihmë

Ndaj dhe ke mbetur kaq tërheqëse
Me dritëhije dhe mister
Ndërsa më josh të rend drejt teje
Me hap të gjelbërt çdo pranverë

Gjëja e fundit që mund të bëja për ty
Eshtë të të përfytyroj, si një stinë pa aroma
Kjo gjë natyrisht do të ish çmenduri
Dhe unë s’ jam çmendur akoma !

….

FTOHTË

Jashtë bën kaq ftohtë dhe unë po kthej në shtëpi
Me mantelin e dimrit i veshur
Në kafene ka kaq tym , përzier me raki
Dhe njerëz që kolliten pa reshtur.

Më ka ikur dëshira e shoqërive të zhurmshme
Me gota alkoli dhe zëra
Eh këto i përkasin një kohe te dikurshme
Covidi i ka fshirë të tëra.

Dikur më pëlqente të shetisja gjatë bregut
Gjatë vjeshtës dhe verës së nxehtë
Këmbeja shakara me shitësit e peshkut
Dhe isha i lumtur vërtetë

Tashmë dal gjithë drojë nga shtëpia e ftohur
Me hapa të ngurtë dhe të brishtë
Ju shmangem gjithkujt , që dikur e kam njohur
Dhe ata bëjnë .këtë gjë sigurisht.

Jashtë bën ftohtë dhe unë po kthej në shtëpi
I padukshëm si ajri dhe i zi si një xhind
Jam pjesë e kësaj bote , mbështjellê me mërzi
Dhe me simptomat e saj ngjyrë covid.

…..

DIKUR +++++++++++++++++++++++++++++++++++

Ndonjëherë më bëhet se ish gusht
Ndonjëherë më bëhet ish shtator
Në kopshte mollët rridhnin musht
Dhe shegët skuqnin në oborr

Mbi kokë më ndrinte një copë qiell
(Që pak ti thuash ish pasqyrë )
Gjithçka më ftonte të buzeqëshja
Gjithçka më dukej kaq e mirë

Ndaj s’kisha kohe te shihja rrotull
Nuk shihja anash ,vetëm drejt
Më priste vajza që unë doja
Dhe kjo ish mrekullia vetë.

E di që mollët mu zemëruan
Dhe shegët më kanë marrë inat
Por unë ate çast , s’ kam qenë vetvetja
Duhet të kem qenë në qiell të shtatë

Tashmë më vret mërzi e tyre
Dhe pse s’ma shprehin dot me gojë
Ato se dinin si ish puna
Por ndonjë ditë do t’ua spjegoj

Ndonjëhere më bëhet ,se ish vjeshtë
Ndonjeherë më bëhet se ish verë
Ka disa gjera qe te mbijne ne kujtese
Dhe si fshin dot asnjëherë.

….

TASHMË E DI !

Tashmë e di ,përse të dua
Mos më kërko ta them me gojë
Prej teje del një aromë lulesh
Sa herë afrohem të t’pushtoj

Dhe s’ndjej për këtë kurrfarë habie
(E kam majë gjuhës çdo shpjegim )
Ti ke një stinë përbrenda teje
Qe e ka emrin gjelbërim

Ndaj le të çmenden gjithë janarët
Të derdhin shira dhe acar
Për ty s’kanë vlerë kalendarët
Se ti je vetë një kalendar

Ky diell që fshihet prej stuhisë
Dhe herë pas here nxjerr një sy
Në gjoksin tënd vjen të dremisë
Sa herë prej reve ndjen bezdi

Tashmë e di përse të dua
(Nuk ka nevoje të ta shpjegoj )
Ka qejf njeriu kur është i lodhur
Në mes dy diejsh të pushoj !

…..

PRISHJA

Ajo donte që emrin e saj , ta shkruaja në rërë
Dhe pastaj ta rrethoja me zemër
Unë qesha dhe vazhdova në rrugën e gjerë
Dhe e pashë pak shtrembër

Njëqind herë i kisha lënë të kuptonte
Se gjëra të tilla , s”më pëlqejnë asnjë herë
Emri i të dashurës, në rërë s’mund të gdhendet
Se ..mjaftonte një erë

Pas kësaj ajo u zhduk e trishtuar
S’kish pjekur kurrë një tip të tillë
Ishte nga ato që s’pranojnë kundërshtime
Dhe i plotësohet çdo trill

Më pas dikë do të ketë takuar
(Ndonjë më të butë se unë vërtetë )
Që me qejf emrin i’a ka shkruar
Jo veç në rërë , por dhe në det

Megjithëatë s’ndihem i fyer
Dhe s’e vras mëndjen pa dyshim
Unë dashuritë si gdhend në rërë
Por thellë në gjoks ,në shpirtin tim

…..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here