Richard Davies: Nje poet i famshem si Kadrush Radogoshi

 

Perktheu nga anglishtja: Dr. Mujë Buçpapaj UDHËTIM I PAHARRUESHËM PËRMES KAOSIT, ERRËSIRËS DHE ÇMENDURISË DREJT DRITËS

Kadrush Radogoshi: “Liria ishte vetëm një ëndër”, 2022

Kadrush Radogoshi, poeti i mirënjohur dhe shumë i nderuar shqiptar me origjinë nga Kosova, që tani jeton në Edmonton (Alberta, Kanada), përjetoi tmerret e luftës, që nisën me pushtimin e Kosovës nga diktatori Slobodan Millosheviç. Ai, si shumë nga bashkëqytetarët e tij dhe bashkatdhetarët e guximshëm, përjetoi shtypjen e lirive civile, dhunën sadiste dhe burgosjen e padrejtë, të gjitha këto ndryshuan përgjithmonë mënyrën se si ky profesor-poet prej kohësh e shikonte vendin e tij nën të këqijat e autokracisë, autoritarizmit, dhe aparteidit.

Për fat të mirë, Radogoshi i mbijetoi asaj, që ai e ka përshkruar si “Sodoma e ringjallur ose Ferri i Dante Aligierit” në përmbledhjen poetike “Liria ishte vetëm një ëndërr” dhe pavarësisht nga të gjitha vuajtjet, ai më pas qe në gjendje të shkruante me elokuencë dhe pasion për këto kohë brutale dyzet e katër nga poezitë e këtij libri të titulluar “Liria ishte vetëm ëndër”, të cilat fillimisht u shkruan dhe u botuan në gjuhën e tij amtare, ndërsa tani atyre iu bashkohen edhe 12 poezi të reja, të shkruara së fundmi (2020-2021) në shtëpinë e tij të re e të ngrohtë kanadeze në Edmonton.

Kjo përmbledhje e re dhe e angazhuar poetike fillon me një poezi-prolog për miqtë e tij poetë (në tanishmen edhe në të kaluarën) me një aludim për Platonin, i cili i përzuri poetët nga “Shteti ideal” i tij për arsye politike për të kufizuar të drejtat dhe liritë e individëve, të cilët kundërshtojnë dhe për të penguar kritikat e tyre, ashtu siç bëri vetë Millosheviçi duke filluar nga viti 1989. Poezitë e këtij libri zbulojnë një konflikt thelbësisht politik midis forcave sodomike ose apokaliptike dhe një republike poetike më të drejtë dhe ideale, të bazuar në lirinë dhe humanizmin. Janë këto dy vizione dhe këto dy botë, që përplasen apo përleshen në mënyrë të vazhdueshme në dyzet e katër poezitë e hershme të përmbledhjes poetike “Liria ishte vetëm një ëndërr”, meqenëse Millosheviçi iu kundërvu dhunshëm popullit të qytetëruar shqiptar dhe kulturës së tij, të cilin e sundoi dhe e shtypi pamëshirshëm.

Dyzet poezitë e para të këtij libri poetik dolën drejtpërdrejtë nga konfliktet e mësipërme dhe u vendosen në perspektivë nga këndvështrimi më i gjerë i Radogoshit për kulturën dhe qytetërimin perëndimor, pasqyruar në aludimet e tij të shumta nga Bibla, mitet greke, Komedia Hyjnore e Dantes dhe historia. Ai gjithashtu aludon për shumë njerëz të famshëm dhe personazhe letrare si Homeri, Laokooni, Centauri, Prometeu, Platoni, Sokrati, Galileo, Macbeth, Iago si dhe për vende si Sodoma, Troja, Ferri dhe Guernika, poqese duam t’i përmendim disa nga më të spikaturat. Me gjithë këto referenca të zgjedhura me shije, Radogoshi dokumenton me sukses tragjeditë e vendit të tij në kontekstin e qytetërimit dhe historisë perëndimore.

Gjithashtu, po aq të shquara janë poezitë “Një pendim publik”, “Një konflikt” dhe “Izolim” nga takimet e tij personale me të këqijat e regjimit të Millosheviçit, që e kërcënuan jetën dhe karrierën e tij si poet. Udhëtimi i tij poetik përfshin gjithashtu referenca prekëse nga familja e tij (gruaja, vajzat, motra e madhe, babai dhe nëna, e të tjerë). Për më tepër, në mënyrë efektive, ai fokusohet në viktimizimin e grave në kohë lufte, pos bukurisë, dashurisë dhe mësimeve të jetës së tyre.

Poezitë e tij të fundit në këtë përmbledhje kanë të bëjnë gjithashtu me përshtatjen e tij me jetën pas Kosovës dhe atë që ai ka mësuar në planin afatgjatë për bukurinë, të vërtetën, drejtësinë, mbijetesën personale dhe përballjen me vdekjen. Radogoshi ka më shumë se të drejtë për të gjitha këto epifani; ai ka paguar prej kohësh detyrimet e tij si studiues, poet i dashurisë, poet politik, luftëtar lirie, familjar i devotshëm dhe kërkues i sinqertë dhe i vazhdueshëm i së vërtetës dhe mençurisë.

“Liria ishte vetëm një ëndërr” është një udhëtim i gjatë, por i paharrueshëm përmes kaosit, errësirës dhe çmendurisë drejt dritës, një lirie të merituar dhe, së fundi, paqes së mendjes. Libri është një kujtesë për të gjithë lexuesit sot se çfarë ndodhë, kur errësira vendos dorë mbi dritën, si dhe mbi gjithçka, që është e mirë në jetë, e cila vazhdon ta kundërshtojë duke mbijetuar pavarësisht nga forcat e pandërgjegjshme të së keqes.

Edmonton, 17 shkurt 2022

(Autori i këtij shkrimi është poet i shquar kanadez, kritik dhe historian i letërsisë, kitarist dhe kantautor.)

 

 

 

 

 

Richard Davies

 

Canadian poet, essayist and literary critic

 

A MEMORABLE JOURNEY THROUGH CHAOS, DARKNESS AND MADNESS TOWARD LIGHT

 

Kadrush Radogoshi: Freedom Was Just a Dream, 2022

Kadrush Radogoshi, the well-known and much-revered Albanian poet originally from Kosovo now living in Edmonton, Alberta, Canada experienced the horrors of war that begin with Kosovo’s takeover by the dictator Slobodan Milosevic. He, like so many of his fellow citizens and brave compatriots, endured repression of civil freedoms, sadistic violence, and unjust incarceration all of which changed forever the way this long-time professor-poet viewed his country and the evils of autocracy, authoritarianism, and apartheid.

Fortunately, Radogoshi survived what he has described as a “resurrected Sodom or Dante Alighieri’s Hell” in the poetry collection Freedom Was Just a Dream. And despite all he suffered, he was subsequently able to write eloquently and passionately about these brutal times–44 of the poems here were originally written and published in his mother language and now joining them are 12 new poems written recently (2020-2021) in his new Canadian home of Edmonton.

This engaging new collection begins with a prologue poem to his poet-friends (both present and past) with an allusion to Plato out poets from his “ideal state” for political reasons to limit the rights and freedoms of individuals who drove and to thwart criticism (much as Milosevic himself did beginning in 1989). The poems in this book reveal an essential political conflict between sodomic or apocalyptic forces and a more just, ideal poetic republic based upon freedom and humanity. It is these two visions and worlds which repeatedly clash in the early poems of Freedom Was Just a Dream, much as Milosevic opposed the civilized Albanian people and culture he ruthlessly ruled and oppressed.

The first 44 poems arose immediately from the above conflicts and are put into perspective by Radogoshi’s larger view of Western culture and civilization, reflected by his many allusions from the Bible, Greek myths, Dante’s Divine Commedia, and history. He also alludes to many famous people and literary characters such as Homer, Laocoon, Centaurs, Prometheus, Plato, Socrates, Galileo, Macbeth, and Iago as well as to places like Sodom, Troy, Inferno, and Guernica, to name several of the more prominent. With all these appropriate references, Radogoshi successfully documents his country’s tragedies within the context of Western civilization and history.

Equally remarkable, though, are the poems such as “A Public Repentance”, “A Conflict” and “Isolation” from his own personal encounters with the evils of Milosevic’s regime which threatened his own life and career as a poet. His poetic journey also includes poignant references to his family (wife, daughters, elder sister, father and mother, and others). Moreover, effectively, he focuses on the victimhood of women in wartime, in addition to their beauty, love, and life teachings.

His last poems in this collection are also about his adjustment to life after Kosovo and what he has, in the long term, learned about beauty, truth, justice, personal survival, and facing death. Radogoshi is more than entitled to all these epiphanies; he has long paid his dues as a scholar, a love poet, a political poet, a freedom fighter, a devout family man, and a continuing sincere seeker of truth and wisdom.

Freedom Was Just a Dream is a long but memorable journey through chaos, darkness, and madness toward light, a well-deserved freedom, and, finally, peace of mind. The book is a reminder to all readers today of what happens when darkness gets the upper hand on light as well as all that is good in life that persists against and survives despite the unconscionable forces of evil.

Edmonton,

February 17, 2022

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here