Valbona R.Hadri
NJË GOTË VERË
Fantazia e hyjnores tretur në gotë me verë të kuqe,
mbahej me elegancë nga gishtrinjtë e hollë
të zbukuruar me unazë ari.
Pasioni nga përjetimi i një gēllënke verë,
shtoi ndjesinë përrallore të të kuptuarit
e veçantisë sê shijes në buzën e saj.
Me sy gjysmë të mbylluar,
në anën tjetër të gotës së kristaltë,
u shfaq pamja e tij që i bëhej portret
nga dorë e shkathët artisti.
Pasioni i dashurisè,
rrëmbeu fuqishëm çastet e heshtura
duke pasuruar me mençuri dhe bindje
mallēngjimin, me një gotë verë.
ATA ….
Që ende mbajnë inat
dhe përbrenda helmojnë shpirtin e tyre
asnjëherë nuk u pajtuan me humbjen.
Ata
Që me shekuj bën ç’mos t’a përmbysin historinë ,
duke fshehur autoktoninë ende zvarriten
si gjarpërinjtë e zi.
Ata
Që me të bēmat e tyre në përvetësimin e tokës së huaj,
thurin lavd dhe histori ,
ende ëndërrojnê rikthimin.
Ata
Që me të parë dhe të shkruar
pranuan se iku nga dorë e tyre bukë e huaj,
rrefehen para masës me dinakëri dhe gjuhë dhelpërake.
Pra ajo që u shkëput nga dorë e juaj
pas sundimit me shekuj,
e pastë bekimin e Perëndisë pa juve….
MAGJIA E LOTIT TË SAJ
Freskia e kësaj nate vere
përshkonte fytyrën e një bukurie veçane
në kërkimin e shpëtimit të saj
Me një mbyllje sysh njelmësia e lagështisë
ngarendi tek buza e tharë
Vazhdoj tutje deri në qafên
e mbuluar me fijet e flokut të artë
Duart e saj ngritur në kaltërsi qielli,
mbështilleshin me grohtësinë e afshit
në krah engjëlli
Besoj në ty tha zëri i shumëpritur
Bashkë do presim edhe stinët tjera
Buzëqeshi në zbehtësi pamjeje
Shëmbëllimi në fytyrën e saj
u mbulua me ngjyrimin e jetës
Prijë vallës së zanave
për ta shuar etjen krojeve të ftohta
Qëndis çarçafin e bardhë
për të skalitur në murin e artë
Paqe për të gjithë njerëzimin
Në shuarje zëri hija e saj
u mbulua me shkëlqimin parajsor
Ngadalë mbylli pamjen e një rreze drite
me shpresë për ditë të bardha në vazhdim.