Rovena Vata: GAZETA “NACIONAL” DHE ROLI I SAJ NË FORMËSIMIN E IDENTITETIT TONË KULTUROR KOMBËTAR

Kultura është një faktor i rëndësishëm në formësimin e identitetit tonë kombëtar dhe gazeta “Nacional” i është përkushtuar një misioni të tillë, prej gati 15 vjetësh, prej kur kjo javore elitare ka dalë në treg.
Si studiuese kam hulumtuar të gjithë lëndën që ka të bëjë me objektin e këtij studimi, duke analizuar politikën editoriale të kësaj gazete, shprehur në përmbajtjen e saj lëndore.
Identiteti kulturor, ose ndjenja e përkatësisë shihet si një karakteristikë e individit, por edhe e grupit identik kulturor të anëtarëve që ndajnë të njëjtin identitet kulturorë. Gazeta “Nacional” prej numrit të parë i jep prioritete këtij qëllimi në:
1.Nëpërmjet një koleksioni identifikuesish të ndryshëm kulturorë, duke përfshirë: artin, letërsinë, historinë, kombësinë, gjuhën, besimet fetare, etninë, estetikën etj. Sigurisht, duke njohur koherencën dhe modernizmin.Kjo përmes rubrikash të përhershme të gazetës dhe debatesh të nivelit akademik, që kanë të bëjnë me :
-Gjuhën shqipe, ruajtjen dhe përdorimin korrekt të saj
– Trashëgiminë kulturore shqiptare…
– Botimin 80% të letërsisë shqipe.
-Shkrime që forcojnë elementë të veçantë të identitetit tonë kombëtar dhe apelojnë për t’i ruajtur ato si : harmonia fetare, patriotizmi, humanizmi, solidariteti, duke apeluar për ruajtjen e tyre, nëpërmjet eseve, shkrimeve të ndryshme, intervistave, portreteve, rubrikës personazh, dossier etj.

1. Identiteti Etnik është një pikëpamje e pranuar gjerësisht si bazë e formimit të identitetit kulturor. Në këtë model, gazeta e ka parë identitetin kulturor përmes një procesi trefazësh: identiteti kulturor, kërkimi i identitetit kulturor dhe së treti arritja e identitetit kulturor.
Këtij aspketi gazeta në mënyrë profesionale i kushton vemendje në shumë esse, studime dhe shkrime të ndryshme, kërkimit të identitetit kulturor, eksplorimit, hulumtimit për të mësuar më shumë rreth saj dhe për të kuptuar atë, ndërgjegjësimit në rritje të forumeve shoqërore , politike dhe qeveritare për të investuar më shumë për kulturën.
Por edhe duke kërkuar nga të rinjtë, nxënësit dhe studentët që të interesohen për rrënjët e tyre kulturore, kombëtare dhe të përfshihen në aspekte që kanë të bëjnë me njohjen e trashëgimisë, qoftë edhe duke vizituar muzetë, leximin e burimeve relevante kulturore, regjistrimin në kurse shkollore, ose pjesëmarrjen në ngjarjet kulturore kombëtare.

2.Gazeta “Nacional” dhe letërsia e diapsorës, apo letërsia shqipe e emigracionit. Gazeta në çdo numër rreth 30% të lëndës së saj, ia kushton prurjeve që vijnë nga krijues, studiues dhe kritikë që jetojnë në emigracion, me theks të veçantë të shqiptarëve të rinj që kanë lindur atje, me qellim mbajtjen e lidhjeve të tyre me kulturen kombëtare, gjuhën dhe letërsinë kombëtare. Kjo është e vetmja media në Shqipëri dhe hapsirat shqiptare që e kryen një punë të tillë me theks të fortë kombëtar.

3.Gazeta, identitetin kulturor e ka parë edhe si simbol të përvojës thelbësore të dikujt, të individit, të vetvetes, meqë përfshinë botëkuptimin, sistemin e vlerave, qëndrimet dhe besimet e një grupi me të cilin ndahen elemente të tilla të përbashkëta kulturore. Gazeta “Nacional” i kushton vemendje letërsisë kombëtare, por edhe krahasimit dhe komunikimit të saj me letërsinë dhe kulturën ballkanike, europiane dhe nderkombëtare. Një numër përkthyesish të konfimruar, njohës të gjuhëve ballkanike dhe ndërkombëtare kanë sjellë në faqet e gazetës “Nacional” letërsinë e huaj.
Gazeta Nacional është një media elitare, gjeneraliste në traditën më të mirë të shtypit kulturor kombëtar prej Rilindjes deri në ditët tona. Në këto vite tranzicioni, ndërsa qeveritë kanë anashkaluar kulturën dhe artet, kjo gazetë investon nga pikëpamja financiare dhe intelektuale, që ajo që quhet si krijimtari apo industri krijuese të mos ndërpritet, por t’i mbijetojë rrethanave të tregut dhe të shohë nga e ardhmja në konkurencën e popujve dhe kombeve të tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here