E përktheu: ILIAZ BOBAJ
Sa herë që hap ndonjë revistë,është e pamundur të mos gjej në të disa këshilla për martesë,të shkruara
nga ndonjë ”specialist”.Ky njeri i ditur,duke biseduar me ndonjë zonjë X,e cila ankohet për burrin e vet,
i thotë:
-Dhe çfarë ju bën të mendoni se burri juaj nuk ju do ? Apo e besoni këtë gjë vetëm e vetëm se iu ndjek
nëpër shtëpi me sëpatë në dorë ?
Zonja X e vështron e habitur dhe i thotë:
-Domethënë, nënkuptohet se kjo është thjesht një përshtatje e karakterit tim me të tij ?
-Pikërisht,-përgjigjet i dituri.Dhe mandej i flet për pesë fazat e dashurisë,për kujdesin dhe për përpjekjet
që duhet të bëjë,që t’i shkojë martesa mbarë.
Deri në kohën kur ime shoqe filloi të lexonte disa gjëra të tilla,martesa jonë ishte një lumturi e vërtetë.
Çdo të diel vendosnim të ndaheshim.Vinim rretherrotull nëpër shtëpi si egërsira dhe i thërrisnim njeri-
tjetrit:”TA THEM QË TA DISHË ! GOTA U MBUSH !”
E urdhërova time shoqe të largohej nga shtëpia,ndërsa ajo më thirri të largohesha menjëherë unë dhe
të qetësohej prej meje.
E vështrova dhimbshëm nëpërmjet syzeve të mia dhe mendoja:
”Urdhëro se çfarë gjendjeje ! Ky është shpërblimi im pas pesëmbëdhjetë vjetësh që përpiqesha me
llogari në dorë dhe prisja nëpër radhët e bakallëve”.
Unë i thoshja se duhet të kishte marrë një burrë,që t’i jipte çdo ditë një dru të mirë.
-Pikërisht,-ishte përgjigjja.-Ku e gjen të kisha marrë një njeri ,i cili mund të më rrihte.Ti nuk je i zoti
as për këtë !
Dhe unë,gjoja i qetë,i belbëzoja:
-Përderisa është kështu,përderisa është kështu !
Duke shkumëzuar që të dy,rrëmbenim katalogun për të gjetur telefonin e ndonjë avokati.Sapo gjenim
telefonin,ndjenim të dy një kënaqësi të këndëshme,të ëmbël.Në atë çast ndonjeri prej fëmijve hynte
brenda duke qarë,se njeri prej vëllezërve të vet i kishte bërë një qerthull në kokë.Dhe nëse nuk ndodhte
kjo,befas kujtoheshim se në mbrëmje kishim të ftuar.Brenda një minute rigjenim qetësinë bashkëshortore,
sikur të mos kishte ndodhur asgjë.Bile argëtoheshim mjaft,duke i kujtuar njeri-tjetrit fjalët që kishim thënë.
Gjashtë muajt e fundit bëra gjithshka për t’u grindur,që ta shihja të tërhiqte flokët e saj të zinj dhe të më
thërriste:”Mos ki gajle,im atë do t’i ndreqë”.Por më kot.Buzëqesh durueshëm dhe më thotë:
-Nuk është më mirë,i dashur,ta rinisim bisedën në mëngjez ?
Nuk kam aspak oreks ta rinis në mëngjez këtë temë.Dua grindje sot.Askush nuk mund t’i durojë ato
kohët e pafundme,mbytëse të harmonisë.Jeta familjare nuk është gjendje fizike për një burrë fiziologjik.
Në këtë grackë ai ra këtu e rreth dhjetëmijë vjet më parë.E vetmja gjë që i ka mbetur tani,është të turfullojë
si egërsirrë nëpër shtëpi,i veshur me pizhama,të egërsojë fëmijtë dhe të thërrasë:”Ta marrë djalli ! Kush
i mori prapë brisqet e mi ?” Në të kundërt çfarë i mbetet ?
Nëqoftëse i jipni fund menjëherë grindjes me dikë,pa paralajmërim,,është njëlloj sikur ta lini atë në kreun e
një shkalle të errët.Shkallare nuk ka më,megjithatë ai do të ngrerë këmbën për t’u ngjitur më lart.
Ndoshta grindjet më të bukura me time shoqe i bënim kur dilnim me makinë.Hapnim përpara hartën,
shofer dhe këshilltar.
-Në këtë rrugë,-thoshja unë.
Duke marrë krejtësisht drejtim tjetër,ime shoqe thoshte:
-Duhet të shkojmë këtej !
Unë i thoshja:
-Më duket se e ngatërron këtë rrugë.
-Nuk e besoj,-i dashur !
Më në fund unë pëlcisja.
Ime shoqe më thoshte:
-Në rregull ! Në rregull ! Do shkojmë aty ku thua ti ! Po nëse biem në ndonjë baltore,atëhere do ta gjesh ti
mënyrën për të dalë !
Por asnjëherë nuk ramë në ndonjë baltore.Fituam rreth pesë kilometra rrugë dhe dolëm në një vend të bukur,me një gjellëtore të hijshme,ku gatuanin lloj-lloj ushqimesh të shijshme.Ime shoqe ishte aq e entuziazmuar,
që mendja e saj kishte pranuar mendimin më të saktë,sa ishte gati të ma falte inatin deri në Krishtlindje.
Më së fundi,pikërisht në çastin që nisem për të ndjekur rrugën që zgjedh,vura re se ime shoqe mori atë
pamjen e saj që do të thotë:”Sa lodhet i mjeri,duhet të sillem mirë me të !”.Dhe menjëherë largohet.
-Sigurisht që ke të drejtë,e dashur ! Le të provojmë rrugën që përzgjedh ti.
Natyrisht,biem përherë në baltore.
Martesat më të shumta janë si makinat e përdorura.Mos i prekni dhe punojnë mrekullisht.Mund të duan një sërë ndryshimesh dhe rregullimesh.Tjetër llogari ajo…Po që prej çastit kur filloni të ndreqni diçka,të gjitha prishen.
Gruaja ime e shihte makinën vetëm si shportë për blerjet.Çdo vit,duke shkuar në shtëpinë tonë jashtë qytetit, kalonte nga një perimeshitës,që është në të majtë të rrugës dhe përherë donte të ndalonte për të blerë repa.
E keqja është se është shumë e papërshtatshme për t’u kthyer majtas.Mijra gra u thonë burrave të tyre të
ndalojnë aty dhe në këtë mënyrë ai vend është kthyer në një labirinth të vërtetë. Në qoftë se do të blinim diçka që do t’ia vlente barra qiranë,ndonjë biftek,ndonjë birrë të ftohtë,pasta,atëhere po.
-Nuk më intereson aspak.Nuk më duhen repat,-i thoshja.
-Kuptoje një herë e mirë ! Nuk je i vetmi njeri në familje !-më thoshte ime shoqe.
Gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve u mundova të parakaloj perimeshitësin,por nuk munda asnjëherë.Sivjet,kur u afrova, u mundova të ulja shpejtësinë dhe i thashë nëpër dhëmbë:
-Hidhu,arritëm ! Rend për ato repat e tua të mallkuara !
Gjatë gjithë kësaj kohe ime shoqe mendonte:”Më duhen me të vërtetë këto repat,apo mos është thjesht një pretekst për të shpërthyer agresiviteti im ?”.Dhe më thoshte:
-Si të duash,i dashur .Nëse nuk ke dëshirë,nuk është nevoja të ndalosh.
Por gjërat morën rrugën më të keqe se çdo vit tjetër.Sapo kisha filluar të merrja kthesën dhe përnjëherësh u mundova të bëja pas.Një grumbull makinash,maunesh,motoçikletash,m’u kundërvunë.Ajri u mbush me pluhur.Dikush filloi të më fyente.I thashë të shkonte në djall.Ime shoqe mendoi se i thashë asaj dhe mori pamjen e saj misionare:
-Nuk e kupton,i dashur,se do të ishte më mirë ta bisedonim nesër në mëngjez ?
Po të dëgjoj ndonjë nga ata psikologët e dashurisë të thotë se në një çast të tillë njeriu mund t’ia dalë mbanë me durim dhe mirëkuptim të ndërsjelltë,do t’ia shkul flokët fije-fije.
Shpesh ime shoqe dhe unë e bëmë zakon të argëtonim miqtë me ndonjë zënkë tonën të vogël.
Ndërsa ata hanin mezenë pa e bërë qejfin qeder dhe mendonin:”Kemi edhe ne shqetësimet tona,por shkojmë mrekulli,në krahasim me disa të tjerë.Këta të dy janë merr njerin e hidhe mbi tjetrin”.Kjo gjë na bëri kryefamiljarë shumë të dashur dhe simpatikë.
Tani jemi vetëm:”merr njerin…”.Sapo nisim ndonjë zënkë në rrugë,ndërsa je duke pritur rrufenë,ime shoqe mendon:”Mos vallë është shumë i lodhur? Mos vallë nuk tregoj mirëkuptimin e duhur ?”.Më lë të flas me zë deri në tri oktavëmë të lartë se zëri i zakonshëm,ndërsa ajo buzëqesh ëmbël,kthehet në drejtim të ndonjë të ftuari dhe i thotë:
-Më thuaj,pra,si kaluat në Florida ?
Kur miqtë shkojnë në shtëpi të tyre,thonë:”E di unë se ç’do ai.Ah,fatkeqja ! Habitem si e duron”.
Tjetër herë argëtohesha pakëz nëpër festa,duke thënë ndonjë shaka me ndonjë bionde.Ime shoqe mendonte: ”Ai qesharak diçka bluan në mendjen e vet.Më duhet ta marr vesh,edhe nëse është e nevojshme t’i hedh sheqer në ujin që rruhet”.Gjithë kjo ndodhi më bënte të ndjehesha si ndonjë qenush i gëzuar.
Tani pyes veten:”Po a kam të drejtë të ndërhyj ? Mos është shumë e kufizuar?”.Shkon,pra,pak më tej,gjen dikë që i ngjan një diplomati të huaj,i cili i thotë asaj se është tipi i gruas së ëndërrave të tij.Ndërsa unë kam mbetur me bionden dhe papritur zbuloj se ajo është tërësisht e pamend.Dhe në çast e kuptoj se dashuria ime për time shoqe nuk është shuar aspak.Veçse është e pamundur për ta gjetur gjëkundi.
Që nga koha kur shkenca zbuloi mikroskopët e paqetë dhe tërësinë e fjalëve të pashterrshme për martesë,dëgjojmë
një sërë përgjigjesh aty ku nuk shkojnë.Nëse do të kërkoni mendimin tim,do t’ju thoshja se të gjithë ata… shkencëtarët do bënin shumë më mirë të shikonin të bënin diçka më shumë me ato lëndët e tyre plastike dhe ta linin njeriun të qetë.
Në gjithë botën ka burra dhe gra që i bien njeri-tjetrit me pjata në kokë,që flasin midis tyre me fjalë të rënda,që rrinë të ftohtë e gojëkyçur dhe që vetëm rrahja e orës e thyen heshtjen e tyre.Është një zakon i vjetër e martesës: Gjithshka në fund shkon mirë e bukur.Mjafton të mos fillojnë ta shohin martesën si një tjetër problem të kohës sonë.Atëhere shkruaj: lumë e det !