MUHARREM KURTI: PROMOVIMI I KRIJIMTARISË LETRARE NË RRJETET SOCIALE

Promovimi i krijimtarisë letrare në rrjete sociale i ka të mirat dhe të këqijat e veta. Pse të mirat? Sepse promovimi i krijimtarisë letrare në rrjetet sociale është i shpejtë dhe i kudo dërguar. Pra, i afrohet fqinjit tënd dhe mikut tënd apo frend-save të tu, edhe në kontinentin më të largët, për një kohë rekord, aq sa ti ia bën send dhe krijimtaria e jote iu afrohet të gjithë miqve te tu në rrjetet sociale, e gatshme për ta lexuar apo shikuar dhe dhënë laike, apo anashkaluar, si të duash ti. Ky lloj promovimi, nuk merr kohë, siç ka ndodh në të kaluarën e dërguara e krijimtarisë tuaj fizikisht në redaksi reviste apo te redaktori, me postë apo vet nga një qytet në një qytet tjetër, me dorë. Madje, dërguara e krijimtarisë tuaj në rrjetet sociale, emali, e eliminon rishkrimin fizik të krijimtarisë tuaj në kompjuter apo në faqen e redaksisë së revistë, gazetës që ke përzgjedh. Një promovim i tillë, elektronik, i krijimtarisë tuaj, ka eliminuar, dy pengesa të mëdha, që i kishte promovimi i krijimtarisë, përpara se të shpikën rrjetet sociale dhe përpara se të bëheshin rrjetet sociale të përdorshme lirshëm nga përdoruesit. Një, pengesën ideologjike të diktaturave, tiranive, e cila nuk lejonte asgjë të botohej apo publikohej në gazetat, apo revistat, edhe në mediet elektronike siç është televizori. Dy, krijimtaria e juaj, derisa ka filluar aplikimi lirisht i rrjeteve sociale, kishte pengesën e dytë, atë të redaksisë dhe redaktuarës gjuhësore dhe përmbajtjesore. Jo gjithçka, publikohej në redaksitë e gazetave dhe revistave, me kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës, përpara rrjeteve sociale. Publikimi i krijimtarisë tuaj, nëpërmjet filtrit të redaksisë dhe redaktuarës kalonte nëpër një sitë, të imtë, që herë ishte edhe preferencë e vet redaktorit apo redaksisë, apo çfarë mbante sita, apo lëshonte, publikohej. Me aplikimin e rrjeteve sociale, këto filtra kanë marrë fund.
Mirëpo, promovimi i krijimtarisë letrare në rrjetet sociale, sot e dy dekada më parë, ka dy mangësi esenciale, atë gjuhësore dhe para-vlerësuese: redaktimin e redaksisë. Në rrjetet sociale promovohet gjithçka dhe çfarëdo, pa asnjë filtër gjuhësor, madje pa asnjë nivel profesional letrar. Lerë më redaktorial. Ai, ose ajo që do të promovoj krijimtarinë e vet letrare në rrjetet sociale, pasi ta ketë shkruar, me mija gabime gjuhësore dhe devijime të patolerueshme profesionale, i jep një publikë, apo send dërgesës së vet dhe krijimtaria e vet behet publike, në këtë apo atë rrjete social. Mjafton që t’i të kesh adresat e rrjetit social dhe dërgesa e jote bëhet publike shpejtë dhe menjëherë. Madje nisin vlerësimet, e vlerësuese të krijimtarisë tuaj letrare në rrjetet sociale, shpejtë, herë- herë pa lexuar fare, vetëm se ty të ka mik, apo mik klani, aleat të rrjetit: më promovo se të promovoj, pa asnjë normë gjuhësore dhe pa asnjë kriter profesional, me vlerësime pompoze; Të lumtë dora! Të lumtë mendja dhe pena! Ke shkruar një kryevepër, vlerëson analfabeti vlerësues gjuhësor dhe profesional! Ke sjellë risi në prozë, apo poezi! Thonë soji i vlerësuesit shund dhe kiç. Në rrjetet sociale promovojnë krijimtari letrare edhe krijuesit serioz, të mirëfilltë dhe profesional. Kjo është një gjë shumë e mirë. Një mundësi tejet e nevojshme që krijuesit profesionale, të promovojnë vlerë, që kanë vlerë gjuhësore dhe profesionale letrare, por sa iu bëhet laike atyre dhe sa komentohen krijimet e tyre?, pyetet. Saktë tetëdhjetë për qind më pak vlerësohet krijimtaria e krijueseve të mirëfilltë, se krijimtaria e krijueseve diletantë dhe amatore. Atëherë, kush është vlerë këtu, tetëdhjetë për qind krijimtaria e vlerësuar e diletanteve, amatoreve, apo krijimtaria e mirëfilltë e krijueseve të vërtet, që vlerësohet veç njëzetë për qind, që i bie gjashtë dhjetë për qind me pakë se ajo diletante dhe amatore.
Unë them, kjo e mirëfillta, profesionalja, e cila i përmbahet normave gjuhësore dhe letrare, pa hezitim. Çfarë thotë një i ri apo e re? Kë vlerëson i riu apo e reja, krijimtarinë e mirëfilltë apo diletante, amatore? Pa humbur kohë gjenerata e rrjeteve sociale, jep këtë vlerësim. Diletanti dhe amatori marrin pikët votuese të tyre. Assesi, të mirëfilltit dhe profesionalët. Atëherë lind pyetja: kë po formojnë rrjetet sociale, të rinj dhe reja, që vlerësojnë me kriter dhe me parime, apo pa kritere dhe pa parime? Mund të themi lirisht, se promovimi i rrjeteve sociale, të krijimtarisë letrare diletante dhe amatore, ka krijuar edhe një brez vlerësuesish diletant dhe amator, pa asnjë diskutim. Kjo është e keqja më e madhe e rrjeteve sociale, mendoj unë, bazuar edhe në sondazhe të shumta. Pra, rrjetet sociale, që nuk përfillin asnjë kriter gjuhësor dhe letrar-profesional, po krijojnë një mendësi, aspak profesionale, tek të rinjtë tanë, jo vetëm shqiptar, por edhe rajonal, edhe më tej, se ti mund të bëhesh vlerësues, pa pasur asnjë njohuri gjuhësore dhe letrare, i një vepre letrare. Më keq nuk ka ku shkon se kaq. Rrjetet sociale, i kanë mundësuar edhe një brezi diletant dhe amatore, vlerësimin aspak profesionale letrare dhe gjuhësor, të veprës letrar, dilentantisht dhe amatore. Sa e sa vlerësues, aspak profesional, diletant dhe amatore, kemi në rrjetet sociale që shkruajnë komente dhe kritika moralizuese, lavdëruese, glorifikues, ndaj një krijimtarie diletante dhe amatore, kur krijimi nuk plotëson aspak kriteret gjuhësore dhe profesionale dhe vlerësohet me epitete të eperta. Ndërkohë, që do të duhej vlerësuar më epitete të ultë dhe kategorizuese.
Megjithatë, ditëve të fundit, gjithnjë e më shpesh, po ka kritika, për krijues që nuk e dinë abc-në e shkrimit në rrjetet sociale. Pra, ka nis të formohet një grup krijuesish dhe vlerësuesish, që një libri, pa nivel gjuhësor apo një autori që vetëm dedikimin e ka me dhjeta gabime gjuhësore të ia vënë në spikamë si diçka të patolerueshme. Kjo me jep shpresë, se edhe në rrjetet sociale do të ketë një promovim të krijimtarisë letrare, me nivel gjuhësor dhe profesional. P.sh, një faqe letrare “Porta e Poezisë”, rekomandonte hapur, se nuk botojmë poezi, pa kriter gjuhësor, sidomos. Bravo, duhet përgëzuar. Ndërkohe, duhet përgëzuar revistën Nacional, Ilz, Hejza, Poezi Elitare, Revista Letrare, të cilat kanë promovuar dhe po promovojnë letërsi kombëtare dhe ndërkombëtare të mirëfilltë gjuhësisht dhe profesionalisht. Pra, rrjetet sociale promovojnë edhe letërsi elitare, nw tw cilat lexuar sa më shumë të rinjtë, për të krijuar shijet letrare dhe profesionale. Urojme që, kjo të rritet dhe të standardizohet.

* Shkrimtar dhe kryetar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë

*Kumtesë për në Tema e Tribunës së Mitingut të Poezisë të 58-tin të sivjetëm

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here