Jozefina Topalli: Si e pagoi Shqipëria me 10 vite vonesë hapjen e negociatave

Jozefina Topalli nxjerr deklaratën e bërë si kryeparlamentare:

:

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, reagon për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ku sot u mbajt në Bruksel Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Në një postim në “Facebook”, shoqëruar me një deklaratë të saj të bërë kur drejtonte Kuvendin, Topalli shkruan se Shqipëria e pagoi me 10 vite vonesë hapjen e negociatave, pasi para 10 vitesh Evropa i kishte vendosur kusht Shqipërisë që të votonte 3 ligje, por opozita e asaj kohe (PS) nuk pranoi.

Postimi i Topallit:

Gjate gjithe ketyre viteve kam menduar se si per tekat ose pa aftesine e politikaneve vendi mund te rreshqase aty ku nuk mund te mendohet.
10 vite me pare , EU i kishte vendosur kusht Shqiperise , qe te votonte 3 ligje.
Keta kerkonin 84 vota, dmth pa voten e opozites nuk kalonte.
Opozita e asaj kohe nuk pranoi, duke shpikur justifikime qesharake.
Shqiperia e pagoi me 10 vite vonese hapjen e negociatave.
( ky eshte vetem nje rast)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here