“NACIONAL” BOTON LIBRIN ME TREGIME “JETË NË DY KOHË” TË PROZATORIT ORHAN SAKIQI

LIBRI TRAJTON ME MJESHTRI TË LARTË FATIN TRAGJIK TË NJERIUT SHQIPTAR NË DIKTATURË DHE DILEMAT E TIJ NË DEMOKRACI
Libri “Jetë në dy kohë” është quajtur i tillë se përmban ngjarje të ndodhura në kohë të socializmit dhe të demokracisë. Libri është i ndarë në tre kapituj.
Kapitulli i parë-Sinopse dhe tregime.- Sinopse quhen tregime të shkurtëra. Në pak rreshta jam munduar të përshkruaj ngjarja nga jeta. Mjeshtër i sinopseve, ndërmjet të tjerëve, ka qenë shkrimtari dhe gazetari Enzo Biagi që e shikonim kohë më parë në RAI cdo mbrëmje. Personazhet e librit janë të gjithë të vërtetë më të shumtit me emrat e tyre .Nuk kam mbajtur renditjen kronologjike sipas viteve kalendarike. Mbase spikasin më shumë duke i përzier kohët, sepse lexuesi sheh edhe pika të përbashkëta në kohë të ndryshme. Veset e njeriut janë të njëjta në çdo kohë. Mund të më ketë shpëtuar edhe ndonjë përsëritje e pashmagëshme në të tilla shkrime.
Në libër ka kujtime të fëmijërisë sepse ai kujtim, thotë Dostojevski, lot rrol më të madh se sa edukata e një jete të tërë.
Duke punuar për afro 25 vjet në ndërmarje ndërtimi me mbi dymijë e pesëqind puntorë aty janë të shumti personazhet e mij. Si mund të harrohen normisti ish pasanik Bajram Xhelo Dibra ironia .Po i burgosuri politik Leka Toto hekurthyes që gremca e hekurit nuk e la të qetë në diktaturë. Të burgosurit e tjerë Agim Musta, Muharrem Dashi Skënder Kosova. Po ashtu janë në këtë kapitull edhe kolegët e mi Koco Miho, Koco Titka, Petraq Kolevica, Maks Velo, Feri Dishnica, etj. Mbase hapësirë më të madhe i kam dhënë Maks Velos sepse në momente kyce jetët tona janë ndërthurur.
Nuk mund të lija jashtë edhe të afërmit. Me ta kam ndarë vështirësitë e jetës, me ta jam këshilluar në cdo hap të jetës. E aty është Hilmi Bimbashi,’ gjeneral Hilmiu’ si e ka emëruar Zamir Këllici në librin e tij, me të cilin kam ndarë vështirësitë e pa merituara të jetës. Patjetër në libër zë vend nëna me lotët që nuk ju thanë kurrë.
Ilia Erenburg në librin Njerëz Vite Jetë përshkruan jetën e Modiglianit. E kam krahasuar me të Edison Gjergos shokut të fëmijërisë, nga zakonet e pija. Por kishte një ndryshim me Modigioanin. Gjergo kishte kundër edhe shtetin.
Është Sinopsi ‘gjysma e lekut’ më është shfaqur gjatë në jetë, edhe tani më shfaqet. Këtu në Amerikë ku vi dy tre muaj në vit jeton shoku shkollës teknike Niko Rrumbullaku që ishte sekretari i rinisë klasës në kohën e’ gjysmës së lekut’. E kujtova Nikon për ‘gjysmën e lekut’. Ai e mbante mend e më tha se do të tregoj edhe dicka tjetër. E lamë të takohemi këtë vit. I bie telefonit por…
Shumë kohë kalonim në zbor, episode të ngjashme me Shvejkun. Nga këto- në mbledhjet për pucistët, vetëm fshatar etj, konspekti zboristit Kafeja gara me konjak etj. Zbori me dy ditë bukë me vete, ishte në fakt njëfarë clodhje mendore, por që prishej nga urdhërat absurde të komandës.
Në këtë kapitull kam edhe disa tregime të botuara në gazetën Nacional. Tregimi Dashuri në zyrën e kuadrit është me pak ndryshime auto biografike, kurse tregimi- Dashuri e vetme është nga jeta e shokut tim. Po tregimi sytë e qenit tonë Luka. E ku harrohet Luka. Kam një veti apo mangësi që nuk mund të shkruaj gjëra të pa jetuara. Mbase ky është kufiri i ndarjes me shkrimtarë të vërtetë. Nuk mund të bej triller sikurse thonë sot. Ngjarja e muzikantit Gaspër Cucia na preku shumë atë mot. Unë kam një kujtim të paharruar me të që është te tregimi Balada e tristë e një trompe. Trompa e Cucisë ishte një kushtrim lirie. Tregimi i dyzet e njishi marrë nga filmi rus me të njëjtin emër që nuk u lejua të cfaqet në fillimet e viteve 1960, është një histori e dashurive të palejuara midis të rinjve me prejardhje te ndryshme shoqërore dhe politike. Të dënueshme ishin ato edhe këtu.
Dua të theksoj se unë nuk e quaj veten të persekutuar. Nuk kam qenë në burg as internim. Kam jetuar si pjesa më e madhe e shqiptarëve. Nëna ime po, punëtore në fërkimin e granilit sikurse përshkruhet te sinopsi -dy gra në shkallët e godinës K.Q. Ato vite deri sa dola unë në punë në moshën 16 vjecare kanë qenë vitë të vështira pa triska. Nuk kam pasur vuajtje trupore por shpirtërore po. E ato janë më të lodhshme më të vështirat që lenë edhe pa gjurmë. Netë të tëra pa gjumë… Disa nga këto dihatje janë përshkruar edhe në këtë kapitull.
Kapitulli i dytë- Tirona…qytet i lindjes. Janë shkrime të postuara në facebook dhe disa të botuara nga gazeta Nacional. Fillimi është me kater’ Presidentët e Tironës’ -Osmon Kazazi, Shefqet Ndroqi, Sadik Kaceli dhe Cen Kazazi, kater Qytetarë Nderi. Kam shkruar edhe për disa rrugica të lagjes time ku kam lindur si edhe për fqinjët e banorët fisnikë që kanë banuar në to. Botën duhet ta sundojë finikëria në shpirt ka thënë George Sand.
Rrugica e Shallvares ku kam banuar deri në vitin 1964, kohë kur u prish shtëpia për ndertimin e shkollës, shtëpitë e prishura shumica por edhe me njerezit e larguar nga kjo botë. Kur kaloj sot e kësaj dite andej më cfaqen si në ëndërr shtëpitë. Ja këtu ka qenë e Osman Myderizit më poshtë shtepia Shijaku prishja e fundit para një viti. Shtëpitë Zavalani, Këllici, Hoxholli, Parruca Dashi etj. Po ashtu edhe rrugicat e Camëve, Llagamit, Hajdar Hidit, Mutesin Këllicit, dhe e Bimbashëve janë në këtë kapitull. Në librin tim Gjurmë nga Shallvarja 2209 janë trajtuar disa prej tyre.
Qazim Mulleti, djali i hallës i nonës time ka qenë i njohur prej meje që në vogli. Këtë ngjarje me Selim Bej Stërmosin ma ka treguar nipi i tij Tanushi. Nga të pakta ngjarje që nuk kam qenë dëshmitar. Të paharruar kanë mbetur në kujtesën time, dhe të përshkruara në libër, ngjarjet me daj Rexhepin. Rexhep Jella djali tezes nonës .
Fisnikja e Tironës është krenaria e ime në sinopset. Po kthehesha në shtëpi kur në qoshin e rrugës Rugova me M. Shyri hasa nonën duke qepur me shtiza. M’u kujtua menjiherë gjyshja ime. Sa i ngjante. Dhe shumë gjysheve të tjera. I mora leje për foton. Mos më nxir në televizor… Fisnikja..Kështu mund të ketë thurur edhe pajën e saj,
Përshkruhen edhe vila që i kanë shpëtuar prishjes si, Skënderi, Petrela, Balla, Pepa Juma etj.
Shkrimet në këtë kapitull i kam në dialektin tironas për kujtim të nonës, tezeve, dajallarëve dhe gjithë farefisit të nonës. Nuk di sa ja kam arritur.
Ne fund është shkrimi-Filluan prishjen e godinës ish A.T.SH. Nuk ka më keq për një inxhinjer ku i prishet objekti i projektuar prej tij kur ai është akoma në jetë. Edhe me arsyetimin që ishte rrezik shembje. Që nuk ishte aspak e vërtetë. Ku nuk shkova, me ankesa në studio televizive, me shkrime . Një shok më tha; këta prishën Teatrin Kombëtar e nuk ju drodh qerpiku…
Kapitulli i tretë- Mbretërorët Atdheu mbi të gjitha.-Përmbledh shkrime kryesisht të postuara në facebook me titullin e mësipërm. Ka disa ngjarje dhe foto, por unë dua të vecoj takimin që bëmë me shokun tim Sokol Komani me Mbretin Leka dy ditë para zgjedhjeve të 29 qershorit 1997. Në zgjedhjet dhe refenderumin që në fakt mbretëria fitoi.
Më ka lënë mbresë vizita në vilën e Zogut këtu në N.Y.C. me një histori të cuditëshme. Shkruaj edhe për burimin në Qaf Shtamë. Emri i Nanës Mbretneshë, në burimin e jetës ujin dhe në burimin e dijes shkolla. Që në fëmijëri më kanë tërhequr dy dokumenta që nana ime i ruante me kujdes. Diploma e shkollës dhe emërimi si mësuese. Dokumente shëmbull për seriozitetin e shtetit. Mbretit Zog ju bënë gjithë nderimet e duhura nga demokracia është një shkrim tjetër. Jeta e ushtarakëve që bien në krye të detyrës si kapiten Ferid Frashëri më ka tërhequr në cdo kohë.
Pastaj vijon një shkrim i Dashnor Kalocit në vitin e kaluar . Aty përshkruhet jeta dhe veprimatria e babait tim Akil Sakiqi zhdukur në natën e 28 tetorit 1944.
E dija që babai im ka marë pjesë në rezistencën e 7 prillit 1939. Por duke qenë se në vite është mohuar kjo rezistencë e ‘oficerëve të Zogut’ nga diktatura, ky qëndrim kishte zënë një vend sa do të vogël tek unë. Dokumentat e zbuluara nga i njohuri Dashnor Kaloci, tre telegrame drejtuar komandës në Tiranë nga zv/komandant i batalionit të Rojes Mbretnore të Kufinit, kapiten Akil Sakiqi vërtetojnë katërcipërisht këtë pjesëmarje. Sikur jam më i qetë sot. Në fund është edhe një shkrim botuar në Revistën Ushtarake më datë 15 dhjetor 1937- me titull- Ku dhe si bahet shërbimi i Rojës Mbetnore të Kufinit shkruar nga kapiten Akil Sakiqi. Një kalim nga ky shkrim- Ai,roja i kufinit shpesh herë instiktivisht e con pamjen e tij përtej kufinit…e i mbushen sytë me lot mallëngjimi, kurse zemra e tij rref për ditë më të mëdha.
Thonë që librat e falur nuk lexohen. Unë i lexoj të parët librat e miqve të mij që mi dhurojnë. Shpresoj që sinopset e mija ti lexojnë më lehtë duke qenë më të shkurtëra dhe të më ngacmojnë…qoftë edhe me vërejtje…
Beniamin- Jeta jetohet për tu futur në libër. Këtë jam munduar vtë bëj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here