”ABANER ETT UR FOLK I EUROPA”, ”SHQIPTARËT NJË POPULL I LASHTË NË EUROPË” MË NË FUND NË DUAR TË LEXUESIT NË GJUHËN SUEDEZE BOTUAR NGA QKSH MIGJENI NË BORÅS TË SUEDISË
”Shqiptarët një popull i lashtë në Europë”, Albaner ett ur folk i Europa”, më në fund arriti në destinacionin e saj në Qendren Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Suedisë, pas një rrugëtimi pothuajse një mujor nga shtypshkronja Lena Graphic nër Prishtinë, por ajo më krysorja se ajo tani është në duart e botuesit dhe do të jetë edhe në duarty e lexuesit.
Libri është punua nga grupi punues në përberje të anëtareve të QKSH “Migjeni” me qëndrim në pjesë të ndryshme të Suedisë, entuziast të cilët kanë ndjenjë për gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare dhe ata janë: Rizah Sheqiri, Anxhela Ziso, Hamit Gurguri, Bahtir Latifi, Qerime Gurguri, Suada Imeri, Tåre Gashi, Gladiola Jorbus, Alexander Ziso dhe në redaktim të Karin Tjäder, botues Sokol Demaku, shtypur në Shtypshkronjën Lenagraphic në Prishtinë, maj 2022. Libri ka 100 faqe me fotografi të gjitha në color dhe në gjuhën suedeze. Grupi punues është duke punua në bazë të kërkesave të lexuesve që këtë liber ta boton edhe në gjuhen shqipe në vjeshtë.
Në këtë projekt madhor për shiqptarët Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” punën dhe aktivitetin e saj e ka fillua që në muajin gusht të vitit 2021, në një kohë kur nuk ishte e lehtë puna dhe aktivitet shkaku i Pandemisë, por me vullnetin dhe entuziazmin e tyre këta adhurures të kulturës, gjuhës dhe traditës shqipe ia kanë dalë të realizojnë dicka të bukurë dhe domethense për shqiptarët.
Lidhur më këtë projekt Grupi punues kishte kërkesë nga QKSH Migjeni që të ketë sa më shumë të tillë të cilët do kyqen në këtë punë dhe projekt madhor, kështu që qysh në gusht të 2021 ishin kontaktua te dy ambasadat shqiptare ne Stockholm me një shkresë, pastaj te dy Minsitritë e kulturës ajo në Prishtinë dhe Tiranë, qëllimi më këtë ishte që të kishin një mbeshtetje profesionale në punë, Por cdo gjë ishte në rregull dhe nuk pati asnjë reagim nga këto institucione dhe QKSH Migjeni iu pervesh punës e vetme me anëtaret entuziast të saj dhe më në fund pas një pune pothuajse nëntë mujore u finalizua puna e këtyre entuziastëve dhe sot libri gjendet në duartë e lexuesve.
Libri fillon më një fjalë hyrse shkruar nga redaktorja e librit Karin Tjäder e cila në fjalën e saj shkruan:
-Me emocione mora përsipër të bëj recensionin e librit të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni, në Borås, për shqiptarët. Dhe me këtë rast mësova shumë. Se shqiptarët (ish-ilirët) janë një popull indoevropian këtu me rrënjë nja dy mijë vjet para kohës së Krishtit. Se teritori që përfshin Shqipërinë e sotshme ka pasur emrin ëndërrimtar Ilyria.
Përshtypja më e madhe pas leximit të kësaj përmbledhje tekstesh tek unë:
Krenaria. Për traditat, historinë dhe kulturën e popullit.
Më duhet të pranoj gjithashtu se leximi tek unë më ngjallte një lloj trishtimi.
Shqiptarët ende një popull që më së shumti vuajnë dhe janë të shpërndarë. Pushtimi romak dhe osman. Më në fund një Shqipëri e pavarur por e pa mbrojtur.
-Libri është i ndarë në disa kapituj të cilët lexuesin e njohin me të gjitha ato gjëra të cilat i permendi në fjalën hyrse redaktorja e librit Karin Tjäder duke fillua nga:
-Mbretërit Ilir dhe koha e sundimit të tyre, Historia e shqiptarëve, Shqiptarët një popull i lashtë në Europë, Viset shqiptare, Për Skenderbeun, Kanuni i Lek Dukagjinit, Shqiptarët në Ballkan, Shqipëria sot, Kosova sot, Kostumet shqiptare, Kuzhina shqiptare, Kalendari historik shqiptar, Historia e shqiptarëve, Shqiuptarët në kohën e komunizmit, Lidhjet shqiptaro suedeze, Gjuha shqipe, Tradita gojore tek shqiptarët, Feja te shqiptarët, Të gjitha fetë janë dashuri, Qytetet shqiptare, Bashkëpunëtor të QKSH Migjeni, Ullmar Qvick për librin.
Të gjitha temat janë të ilustruaar me foto dhe fusnota e argumente faktike, cka e bëjnë librin edhe më të vertetë dhe interesant për lexuesin. Ky është libri i parë me një tematikë të tillë për të shpernda njohuri për shqiptarët dhe Shqipërinë si dhe trojet shqiptare në Ballkan, sepse informacione të tilla për shqiptarët mungojnë në të gjitha gjuhë sot.
Qendra Kulturore Migjeni në Borås ka planifikua që të bëjeë promovimin e këtij libri në disa qytete suedeze duke fillua nga Hässleholm në jug, Malmö, Hälsingbor, Göteborg, Borås dhe Stockholm, në menyrë që libri të jetë afër lexuesit suedez dhe pothuaj në gjithë teritorin e vendit në menyrë që lexuesit këtu të ken një informim sa me korekt dhe të plotë për shqiptarët në përgjithësi.
Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni falenderon të gjithë anëtaret e saj, grupin punues qe u permend me lart, Albakos, Qendren e të rinjëve shqiptar në Hässleholm, Organizatën sedeze Bashkimi i veprimtarive shkollore Kulturens me seli në Solna për mbeshtetjen finansiare dhe ekonomike në botimin e këtij libri me rendësi jetike për shqiptaret në Skandinavi.
Ndërsa në fjalën mbullëse të librit alabanologu i njohur suedez nër qytetin Norrköping Ullmar Qvick shkruan:
– Grupi i punës me qendër në Borås ka krijuar një libër magjepsës, shumë të nevojshëm dhe pa dyshim një manual i vërtetë në suedisht për çdo person që kërkon njohuri për popullin shqiptar. Ajo që më gëzon më shumë është se kjo është një enciklopedi për çdo gjë të mudnshme shqiptare, nga historia te kuzhina shqiptare, nga personalitetet deri te kostumet popullore.
Variacioni ndihmon që të mbajtur gjallë interesin e lexuesit për librin.
Kam shpresën dhe ndjenjen time të ngrohtë se libri do të ketë një vend në organizatat arsimore, biblioteka, shkolla dhe shoqatat rreth e për cark Suedisë.
Libri siq thonë në QKSH Migjeni në Borås të suedisë mund të porositet për shoqatës në emailin e tyre dituriad@gmail.com e ajo cka na gezon është se libri do të dal edhe në gjuhën shqipe në vjeshtë.