Dritëro Agolli: 12 poezitë e fundit nga libri “Prit edhe pak”

Që në hyrje të librit, Dritëroi shprehet se këtë libër ia dedikon Sadijes, bashkëshortes së tij, e cila i ka qëndruar në krah për 53 vjet në krijimtarinë e tij.
Më prit edhe pak i thotë shkrimtari i madh vdekjes, sepse ka ende për t’i dhënë publikut, ka akoma për të komunikuar me të dhe për të ndarë shqetësimet e jetës së përditshme.
E dashur Sadije
Të dua si jetën time, madje edhe më shumë. Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti të jetosh
Unë edhe i vdekur do të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde. Megjithëse kjo buzëqeshje, Brenda errësirës së varrit nuk duket. Por unë do të bëj të pamundurën, qoftë edhe me anën e një fluture, që do të dale nga kockat e mia.

GËNJESHTRAT

O popull, ç’të bëjnë!
Të japin lodra të luash,
Të mbajnë me përralla,
Të flesh në shtrat sa të duash,
Pa zhurma e andralla,
Të quajnë të vogël,
Dhe thonë se ende s’di shumë,
Të japin në duar një lodër
Dhe thonë: Pusho, mos bëj zhurmë!
Refren i përhershëm në kohët,
O popull, ç’të bëjnë!
Të thonë:
“Gërvish e fito” në letra!”
Dhe ti gërvish me thonjtë e paprerë
Nën mëngët e vjetra,
Dhe fati s’të vjen asnjëherë.
Të marrën përdore me lekë
T’i shohësh Miss¬et,
Kur zhveshur kërcejnë,
Me brekë e pa brekë,
Në Skenë.
O popull, ç’të bëjnë!
Të japin lodra në duar Me Tomin dhe Xherrin,
Të bëhesh fëmijë i duruar,
Mos njohësh telashin dhe sherrin.

NË KOHËN E MIRIT TË XHIKES

Jetova në kohën e Mirit të Xhikes,
Në vitet me dert pleqërie,
Këtu në pallatin e Rrugës së Dibrës,
Me gruan e dashur Sadije,
Jetova në kohën e Mirit të Xhikes.
Dhe çuditërisht i tërbuar bëj zhurmë,
Më gërryen lakmia me ankthin e frikës,
Se jam infektuar dhe unë
Nga koha e Mirit të Xhikes,
Dhe çuditërisht i tërbuar bëj zhurmë

EPITAF PËR VETEN TIME –VARIANT

Përjetësisht këtu fle Dritëroi Me etrit,
gjyshërit dhe shokët pranë.
Të mira bëri pak gjersa jetoi,
Më tepër mund të bënte,
po s’e lanë.

TESTAMENTI

O toka ime që të lërova e të thura këngë,
Që të kam dashur plisin dhe barin,
Që të kam fshirë me duar, me mëngë,
Në ç’vend ma le varrin?
Më mirë ma bëj diku në një brazdë,
Apo larg mbi përrua ndofta,
Mbi mua të tundë bishtin e saj një laraskë,
Duke më sjellë lajme nga bota,
Nga bota që e pata të mbyllur sa rrojta,
E kyçur dera, me lloze poerta…
PIJA
Vërtet unë i pijes kam qenë
Dhe netët sa gota më thyen!
Kam pirë dhe pakëz kam ngrënë
Dhe kockat në shishe m’u kthyen.

DËSHIRA E PLAKUT HORR

Ne pleqve mirë na bën një hudhër,
një lakër
Për zgjatjen e jetës
Për zgjimin fatmadh

I DASHUR UJK

Ujk i dashur,
që bredh me tët bir netëve vonë,
ta kam zili këtë mall për tët bir,
Ne njerëzit dhe birin tonë e lidhim shpejt,
shpejt me zinxhir veç për një pronë.
NE Kanuni
dhe malet dhe gjyshërit në varre
Na dhanë infeksionin me emrin
“hakmarrje”
Ne vitet argasëm me plumbin dhe gjakun
Dhe gjumin e pridhëm për nderin dhe hakun.
Për thikë e për pushkë s’na del njeri tjetër,
Të zotët nuk jemi për penë e për letër.
Lavdia s’na duhet, ¬lavdia të jetë,
– Pak erëz të fryjë, ne ngrihemi vetë.

MPIRJA E NJERIUT

O kohë, ndalu pak!
Na ler të shtrihemi,
të hapëm gojën në krevat,
të shpihemi me sy në tavan të shohëm një vrimë,
një mizë a zhuzhak. O kohë Ndalu pak!

NË QYTETIN TIM

I themi njëri-¬tjetrit
“mirëupafshim”,
po s’dihet nëse shihemi vërtet;
na dalin dy¬tre horra dhe na vrasin dhe lamtumirë,
ti qytet.
Të vrasin për hiçgjë,
për treqind lekë,
me to mjafton të pihet një konjak me kurvat
në një klub a diskotekë,
ndaj “mirupafshim”
s’vlen aspak.
1996

PËR DASHURINË

Dashuria fillimisht është e turbullt,
Dashuron,
po cilin aspak s’është e qartë,
Dhe agimi kur vjen,
është i mugët,
Sendet s’kanë as formë e as trajtë.
Dita zbret dhe gjerat dalin të plota:
Forma, trajta, konture e vija,
Dalëngdalë e tillë vjen bota,
Ja,
fytyrën kështu e zbulon dashuria.

PËR TY

Mendoj për ty kur buzët skuq në pasqyrë,
kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,
kur rri e shfleton një libër të vjetër,
kur flet e përhumbur pa ditur as vetë se ç’thua.
Mendimet e tua të gjitha veç unë i marr vesh
dhe as tjetër me gjuhën e shpikur nga ti dhe unë.
Sa keq që në Zot s’kam besuar,
sikur të besoja,
i lutesha që ti të mos plakeshe.
Nesër pemët do gjelbërojnë,
të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit;
rreth nesh le të gumëzhijnë bletët
dhe qëngjat le të blegërijnë.
Ç’ti bëjmë natës që vjen?
ç’ti bëjmë mëngjesit,
Kur në pasqyrë
i kuqçel trëndafili?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here