1
Vëllimi me tregime, “Thika pa gjak” i shkrimtarit të mirënjohur Zija Çela, më ka treguar dhe mësuar shumë. Nuk po flas si një rast i rrallë (në mos i vetëm në letërsinë tonë) që një shkrimtar paraqitet me 54 tregime, si 54 shkallë brenda një libri, këtë e thonë specialistë të mirefilltë letrarë. Por po flas për artin e rrëfimit dhe larminë e subjekteve në këtë vëllim. Me përshtypjet e atij nxenesit të emocionuar para një provimi të veshtirë, më erdhi të pyes veten: A mundem të shkruaj dy fjalë për shkrimtarin që më la pa fjalë? A mundem, se kjo punë do mjeshtrinë e artit letrar, e në këtë linjë unë mbetem në nivele modeste, e zëmë se e shumta mund të veteshpallem lexues mesatar. E prapeseprapë ky “status” nuk mjafton të bëj specialistin e fushës, duke hyrë në zemrën e prozës së ketij letrari të madh. Duke qenë keshtu, s’e di nëse shkrimtari ma jep lejen që të vihem në provë, por di të them se 54 shkallët, brenda titullit metaforik “Thika pa gjak”, ma hoqen drojën si me magji, duke më berë të ndihem një “tjetër”. E kështu, le të shkruajë dora çfarë i thotë zemra për Zija Çelën.
2
Unë nuk e kam takuar asnjëherë fizikisht shkrimtarin. Por di atë që dinë të gjithë: Zija Çela qendron me dinjtet në vijën e parë të letersisë së sotme shqipe.
Sigurisht që në bibliotekën time (emertimi më i saktë do te ishte raft i thjeshtë me një dorë libra) proza e shkrimtarit ka vite qe ka ardhur, por i ndergjegjeshem për numerin e titujve, në krahasim me sa ka botuar autori. E di se rafti im nuk e nxë të gjithë krijimtarinë e Zija Çelës, por do të vij duke i shtuar titujt. Pasi, siç e thotë vetë shkrimtari, “me pak harxhim begatojmë veten intelektualisht. Begatojmë gjithashtu edhe familjen me pasuri, që trashegohet nga brezi në brez”.
Ateherë po, atëherë mund të them se kam një bibliotekë.
Por kushedi, një ditë me lejen e Zotit (kështu titullohet një nga librat e autorit: “Me lejen e Zotit”), mund të takohemi prej verteti dhe ateherë me siguri do të kem edhe unë autografin nga dora e tij, pse jo në librin e radhës. Do të ishte një autograf me vlerë miqesie. Shpresoj. Sidoqoftë, një ndjesi fort interesante më lajmëron se shkrimtari më njeh mua. Më njeh si lexues, ndoshta qysh në fillimet e hereshme të botimeve të tij. Dhe që atehere i ruan lidhjet me lexuesit/et, me identitetin e tij njerëzor e profesional, se nuk ecet pa njëri-tjetrin, dhe jetojmë për njëri-tjetrin, se me njëri-tjetrin të shtohet jeta. Kështu e kam lexuar unë thuajse pikë per pikë mjeshterin e letrave shqipe, Zija Çelën.
Po te ishte ndryshe, s’do të ndalesha jo rrallë në disa nga veprat e Zija Çelës, e të lexoj veten time gjithë emocione, si një personazh në ngjarjet me pikante, në kohë dhe në temë, në udhetimin tim gjatë jetës.
Mjeshtri ynë, me frymen e artit në komunikimin mes brezash, më kujton rrugën nga dhe si kam ardhur, që nga femijeria e deri në ditet e sotme të pleqerisë, larg në dhera të huaja. A s’ju ka dhënë këtë ndjesi, lexues të nderuar, permbajtja e “Princit të Buzëqeshjes”, që e kam lexuar online?! Prekëse sa të duash!
3
Shumë lart e kanë vlerësuar, kritikë të mirefillte letrarë dhe shkrimtarë kalibri, librin “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes” të shkrimtarit tonë të madh Zija Çela.
Në planin artistik nuk përbën ndonjë “surprizë”. Arsyeja dihet, shkrimtari ynë na ka dhuruar shpesh vepra të mēdha. Ai vetë na ka mësuar kështu. Kjo do të ishte përgjigjja ime në heshtje, tek po ndiqja një emision televiziv me specialistë te fushës, enkas për këtë libër.
Mirëpo kohë më vonë, pasi e lexova, mësova gjëra që nuk i dija, as i imagjinoja. Nuk po flas për vlerat artistike, se magjia e artistit të fjalës dihet, por edhe në planin njerëzor jam mahnitur. Këtu ndjeva peshën e vertetë të një dhimbjeje thellësisht trishtuese. Preka dinjitetin dhe ekuilibrin e një burri universal. Mora fuqinë që të jep ky burrë: Të qendrosh mbi dhimbjen deri në fund. Ndërsa e rilexova mesazhin plot energji pozitive: Të dimë të ngrihemi dhe të bëhemi me të fortë, edhe kur jeta na rrëzon. E nenvizova si kryefjalë.
Besomëni, pas çdo kapitulli, në mos pas çdo faqeje, natyrshëm e kam menduar atë pyetjen, njerëzore e esenciale, në një: Ku e gjen ky njeri të gjithë këtë fuqi, përballë kësaj gjame pa shterim të rrefejë me kaq kthjelltësi e dinjitet për jetën dhe personalitetin e të birit?
Pergjigjen veteëm Zoti dhe Zija Çela e dinë.
Zija Cela, i vënë në provë në piken më të lartë të dhimbjes shpirterore, ka shkruar për djalin e tij, ashtu siç e ka shkruar vetë Zoti për të dy, babë e bir, shokë të ngushtë e bashkepunetor gjithashtu. Ashtu me zemer të perveluar, por me një durim e qendrese të blinduar, ngritet mbi dhimbjen njerezore, dhe rrëfen për Engjellin e tij, me një frymë tejet burrerore dhe letrare të shkrira në një.
Shkrimtari ynë i madh, në një ekran televiziv, do të shprehej: “Ne raste te tilla, njeriu ose thyhet perfundimishte, ose mbledh mendjen dhe i ben vetes terapi me pune.” Me këtë parim, ky njeri me një dinamizem të jashtezakonshem, gjen kurajon e mjaftueshme dhe i thërret vetes: O sot o kurrë! E kur? Fiks tri javë pasi Krijuesi i Gjithesise ndau nga familja të birin dhe e mori pranë vetes, bash në kulmin e jetës, vetem 36 vjeç, duke lënë trashegim Kevin dhe Livian, dy zemrat e gjyshit, si dhe përkthimet e paharrueshme nga Dino Buzzati, Kalvino etj. Fiks në muajin kur gjyshi kishte pervjetorin e 60-të të lindjes. Gjatë harkut kohor 25 mars – 17 korrik 2006, babai i Dritan Çelës investoi gjithë shpirtin, duke nxjerrë nga vetja diamantin, por llavën, ah llavën që i vlonte, e mbajti për brenda. Ai skaliti me pendën e tij të artë monumentin e dinjitetit (keshtu e kanë cilesuar specialistë të fushes) dhe e pagezoi me titullin kuptimplotë: “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”.
Më ka mbetur në mendje për të mos e harruar, një rrëfim i veçantë i Zija Celës (jo vetem letrar) në ekranin e Top Channel, me 28/11/2011. Duke e quajtur krijimtrinë e tij një vuajtje të ëmbël, diktuar ndoshta nga ajo berthama e rrufesë që mbane brenda shpirtit, mjeshtri e prindi pohon njëherësh: ”Zotit pyetje nuk i behen, Tanin e ndjej brenda meje, Edhe pa i bere pyetje Hyjit, me besim eci perpara.” Janë prush i rëndë këto fjalë, peshën e tyre secili mund ta vërë në balancën e gjykimit të vet.
Mjeshtri ynë i madh! Sa herë lexoj një libër tuajin, ndjej se brenda meje diçka ka ndryshuar. Por “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes” është si i tjeterllojtë. I posaçëm. Eshtë vertet monument dinjiteti. Më ke mesuar aq shumë, sa në mendje e në zemër e kam të shkruar një “roman” për ju. Por në letër, ah, në letër!… Letra e romanit është tjetërgjë, ndërsa kjo është thjesht letra e lexuesit për ju. Aq më tepër që, në “Gazetën shqiptare”, ja çfarë thotë një studiuese: “Ashtu si veprimtaria e Ismail Kadaresë, që e ka nxitur lirinë e mendimit në kohën e diktaturës më të egër, proza e Zija Çelës e ushqen kreativitetin e leximit në epokën e sotme të kulturës së popullarizuar të konsumit. Me veprën e tij, Zija Çela arrin të krijojë një autoritet të ri, atë të lexuesit.”
4
Për krijimtarinë e Zija Çelës kritika e specializuar ka folur e shkruar deri në detaje. Ndaj unë s’besoj se mundem të shtoj ndonje pikë, apo të leviz ndonje presje. Por mendja e zemra më thonë se penda e artë e shkrimtarit (Zija Çela edhe sot krijimtarine e tij vazhdon ta shkruaj me dorë, pastaj e kalon në kompjuter. Interesant!), siç i këndon prozes me aq ndjenjë dhe emocion, po aq përulësi e vleresim percjell edhe në komunikimin e vazhdueshëm me lexuesit e tij.
Në këtë plan po. Këtu, megjithese s’është e lehtë, do te mundohem të shpreh ndjesitë e mia, ashtu siç e shoh unë njeriun human Zija Cela. Për të cilin po më vjen ta ndaj drejteperdrejtë pyetjen me lexuesit e tij të shumtë: Ju ka ndodhur ndonjeherë me autorë te tjerë të komunikoni në këtë raport kaq dashunie, dashamiresie, vleresimi e gatishmërie si me Zija Celën? Në e doni pergjigjen time: Sinqerisht jo. Për mua në kete rraport, e kam bindje dhe e them pa tepri, Zija Cela është pikë rreferimi. Unik!
Sigurisht, kjo e ka një shpjegim. Mjeshtri ynë ka krijuar në rrjetin social facebook, enkas, një “konto” të perbashkët me të gjithë komentuesit. I madhi dhe i thjeshti artisti i fjalës, aspak enigmatik as me fjalë të mëdha, por i kuptueshem, i ndritshëm si vetë shpirti i tij, prej vitesh vazhdon pa ndërprerje komunikimin perzemersisht. Ai ka me mijëra miq virtualë e realë që e ndjekin dhe që i shkruajnë. Por edhe ai u përgjigjet të njohurve e të panjohurve, emër për emër, pa kurrfarë dallimi apo nënvleftesimi kultural. Po them, pra, se shkrimtari ynë vazhdon terapinë me punë, në permbushjen e misionit (e kanë quajtur misionar edhe në letërsi) jo te lehtë por aq fisnik, që i ka vënë vetes. Është ky raport, brenda të cilit ka mesazhin sensibilizues për të zgjuar interesin e lexuesve. Kjo e ka bërë shkrimtarin tonë njohësin më të mirë të lexuesve të tij.
Se kur e gjen kohën ky njeri për sa më sipër, vetëm ai e di. Fjlën dhe kohën shkrimtari i ka të shenjta. Nuk i shperdoron kurrë. Por kur është puna për lexuesit, vullneti i këtij njeriu, që rrezaton dinjitet e vlera njerëzore, i gjen të dyja. Dhe koha e fjala asnjeherë nuk i kanê shkuar në erë. Natyrshëm, vepra e tij dhe ky raport janë faktor i rendesishëm i numrit te lartë të lexuesve dhe të adhuruesve, që shkrimtari ka fituar gjithashtu mes emigrantëve të shumtë.
Avancimi i teknologjise në pergjithesi e ka paksuar lexuesin e librave të shtypshkronjës. Por jo për krijimtarinë e Zija Çelës. Rikthehem shpesh në Shkodër dhe shoh se ka interesim të veçantë për prozën e këtij shkrimtari. Sidomos tre-katër librat e fundit kërkohen më shumë. Por hajde e gjeji! As miku s’të bën pune. Të gjithë librashitesit, të paktën në kete qytet, do të pergjigjen: Janë shitë. Kanë mbaru.
5
Kështu u drejtohet shkrimtari lexuesve te tij, në një nga bashkebisedimet. Mesazh plot dashuri e vlerësim, që vjen vetëm nga një shkrimtar i lindur. Për Zija Çelën nuk mjafton emri shkrimtar i madh. Një autor mund të jetë gjithashtu nobelist, por lexuesve u shtohet respekti kur jep edhe modelin e humanizmit, dinjitetit e përhapjes së vlerave njerëzore.
Nuk e di a do të më mirekuptojë shkrimtari. I kerkoj ndjesë për guximin që, pa leje, po riprodhoj një tekst të tij, kur njoftoi se, për arsye shëndetësore, do të kishte një ndërprerje të përkohëshmr të komunikimit.
“Të shtrenjtët e mi, jeni të lutur, mos bëni merak për mua, se më vret meraku juaj pastaj… Dua të them, mos duhej të kisha heshtur?! Edhe mundet. Por u bënë pesë vjet që komunikojme së bashku pa reshtur dhe ta nderprisja komunikimin në mënyrë të njëanshme, madje befasisht, më dukej si një pabesi ndaj jush. Kam mirenjohje të thellë për gjithë ndjeshmerinë, mesazhet dhe gatishmerinë tuaj pas njoftimit “Perkohesisht”. E kam thënë, ju me mua e unë me ju, një kalim nga zemra ne zemër. Shumekujt i bie të heqë ndonjë semundje kalimtare, për të cilat mjekimet efektive tashmë nuk mungojnë. Kjo foto flet vetë: Në ballkonin tim shega ka nisur të lulezojë…”
Ja, ky është raporti i Zija Çelës me lexuesit. Binom i lindur. Dhunti e një shkrimtari të madh. Vitet? Vitet janë një malore e bukur. Perfekte kur mjeshtërisht ke arritur majat. Por Zija Çela nuk njeh moshë, as lodhje. Perkundrazi! Sfidant me dinjtet ndaj moshës, lodhjes e dhimbjes njerëzorr. Po te ishte ndryshe, s’do të vinte gjithnjë në rritje kurba e krijimtarisë së tij letrare. Prandaj ai kurrë s’do të ketë “një herë të fundit”. Shkrimtari ynë! Nderi i Kombit! Në krejt çka merr hapësira e Kombit është dhe do të jetë i veçantë. I paperseritshëm, siç e vleresojnë. Për mijëra lexues, por jo vetëm, Zija Çela është vetë bota e dashnisë. Dhe dihet, dashnia as nuk ka moshë e as nuk vdes sa të jetë jeta.
Tungjatjeta, Zija Çela!