Prof. Dr. Mehmet HALIMI : BARDHËSITË E ATDHEUT – SIMBOLIKË E BASHKIMIT KOMBËTAR

“Shkruaj se kur ke talentin dhe s’e përdorë është krim”.
(Lazgush Poradeci).

Me rastin e përurimit të veprës serioze e dinjitoze,emblematike e enciklopedike para shtatë vjetësh,më 5 maj 2015,në Fakultetin e Studimeve Islame,duke iu drejtuar pjesë- marrësve të pranishëm të këtij përurimi madhështor,unë pata shkruar:”Prania juaj e madhështon,e solemnizon dhe e kuptimson këtë tubim,duke e kurorëzuar një vepër ka- pitale dhe enciklopedike-historike të autorit – AFRIM MUSTAFA,i cili falë dëshirës së madhe dhe vullnetit të flakët,duke investuar shumë mund,djersë e punë,duke kaluar shumë net pa gjumë,punoi vijimisht e intensivisht dhe arriti t’i tejkalojë të gjitha pen- gesat drejt synimit e qëllimit të caktuar në realizimin e kësaj vepre madhore të histo- risë sonë kombëtare “ Fjala ime përshëndetëse u mirëprit me kureshtje të madhe e interesim të veçantë,gjë që e dëshmon edhe publikimi i saj në disa revista e gazeta.Se- pse “Profeti më i mirë është ai që e profetizon të mirën”(Euripidi).
E tani edhe pas shtatë vjetësh,me rastin e ribotimit të kësaj vepre të autorit në fjalë,
ruaj të njëjtin respekt e ngrohtësi njerëzore,si ndaj autorit,po ashtu edhe ndaj veprës së tij,i cili shpreh e kultivon në këtë vepër simbolikën e bashkimit kombëtar,si ide,po- rosi e program të Rilindjes Kombëtare, të artikuluar e të kurorëzuar në Lidhjen Komb -ëtare Shqiptare të Prizrenit (1878-1881),të cilin kur e pyetëm përse këtë vepër madh- ore kaq vëllimore nuk e keni ndarë në tri vëllime? Ai u përgjigj: – tri ushtritë çlirimta- re, UÇK-ja e Kosovës,UÇM-ja e Maqedonisë dhe UÇPBM-ja e Preshevës,Bujanocit dhe e Medvegjës,kishin një ide, një synim e një qëllim të përbashkët – çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare,ashtu siç e kishte edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fry- ma e së cilës kurrë nuk u zbeh as nuk u shua që nga shekulli XIX e deri më sot, dhe se ajo nuk do të shuhet derisa ideja e synimi dhe qëllimi programatik e politik i Lidh- jes së Prizrenit të realizohet tërësisht. Kjo ide frymon e vibron tejpërtej indit thelbës- or në veprën integrale të autorit Afrim Mustafa,vepër kjo që përfaqëson një vlerë ka- pitale,emblematike dhe enciklopedike e shkruar me një gjuhë të pastër e stil të rrjedh- shëm e të latuar lapidar. “Gjëja kryesore është të shkruash sa më tepër.Lapsi është kri -juesi dhe mësuesi më i mirë dhe më i mrekullueshëm i të shprehurit”(Ciceroni).dhe se “Lapsi është gjuha e mendjes”(Servantesi).Ndërsa,shkrimtari ynë i shquar Lazgush Poradeci këshillon: “Shkruaj,se kur ke talentin dhe s’e përdorë,është krim”. Madje,si- pas këshillave dhe mësimeve të biblës kuranore,ngjyra apo lapsi me të cilën shkruan shkencëtari ose shkrimtari është e barabartë me gjakun që derdh dëshmori në fushëbe -tejë kundër armikut për çlirimin e popullit e atdheut të vet.
Format dhe mënyrat e luftës për çlirim kombëtar janë të shumta dhe të nduarndua- rta,por ne mund të dallojmë e të veçojmë tri mënyrat më të shquara,më thelbësore,më të rëndësishme e më përmbajtësore,e këto janë: lufta dhe rezistenca:me dituri,me pasuri dhe me trimëri,me jetë me gjënë më të shenjtë e më të shtrenjtë të njeriut,që sakrifikon dhe flijon jetën e vet në luftën konkrete me armë në dorë,ballë për ballë me armikun,bie dëshmor,bëhet kurban dhe themel i lirisë së popullit dhe atdheut të vet, vdekja e të cilit nuk duhet qajtur. Sepse ai ka fituar krenarinë e lavdinë, pavdek –shmërinë dhe përjetësinë historike. Mirëpo,lufta nuk bëhet pa armë e pa pasu- ri,pa dituri e pa diplomaci dhe pa strategji,madje,këta janë faktorë bazë që i paraprijnë ,e zhvillojnë dhe udhëzojnë luftën konkrete në fushëbetejë.Faik Konica,një intelektual i ditur e i ngritur,me namë e famë,një poliglot e diplomat i spikatur,shkrimtar e atdhe- etar i dalluar dhe i shquar,për t’u arsyetuar para popullit, me përvujtni e modesti,me përulësi e sinqeritet njerëzor tha: “Unë nuk jam njeri i luftës.Palla (shpata) ime është pena.Me këtë përpiqem t’i ndihmojë atdheut.” …Edhe në fillimshekullin XXI,eprorët ushtarakë të KFOR-it,kur i shkuan Mehmet Gjevorit,autorit të abetares shqipe e flaka- kadanit të arsimit kombëtar,e gjetën duke shkruar me laps në dorë në tavolinën e tij të punës,i trokitën në dritare dhe e pyetën: – A ke armë?
– Po kam – iu përgjegj Mehmet Gjevori.
– Ku i ke armët? –Ja ku i kam,-ngriti lapsin.Lapsi është arma ime,me të cilën tërë jetën i kam ndihmuar popullit tim.Ata qeshën dhe shkuan.Ndaj,edhe utori i kësaj vepre madhore,i cili falë dëshirës së tij të madhe dhe vullnetit të flakët,diturisë së tij,prirjes dhe talentit për të shkruar,mjeshtër i fjalës dhe i pendës,duke investuar shumë energji,mund e punë,duke punuar gjatë kohë,arriti t’i mposhtë,t’i mbizotërojë e t’i tejkalojë të gjitha ngecjet e pengesat drejt qëllimit e realizimit dhe kurorëzimit të kësaj vepre intelektuale e piramidale të bazuar në të thëna e të dhëna,në rrëfime e përjetime reale, në argumente e fakte konkrete historike.
Mbështetur në faktografi historike,shkencore e publicistike,autori Afrim Mustafa me saktësi e përpikmëri,me mjeshtri e dashuri,me seriozitet e dinjitet ,si një kronikan i rryer e i vyer,që syrit të tij,nuk i shpëtoi asgjë,ai i përshkroi të gjitha ngjarjet e ndo- dhitë,të gjitha betejat e ushtarëve dhe eprorëve ushtarakë të tri ushtrive çlirimtare, duke ndjekur çdo betejë,në çdo hap e në çdo vend,i bëri ngjarje e beteja të përjetshme, ushtarë e eprorë luftarakë e historikë,që do të zënë vend të çmuar dhe të merituar në historiografinë tonë të lavdishme mbarëkombëtare shqiptare. Në këtë mënyrë,autori , mbështetur në themelet e betejave të tri ushtrive tona çlirimtare,sajoi dhe ndërtoi një vepër të përkryer lapidare me vlera piramidale të historiografisë sonë kombëtare.Tash e tutje kjo vepër do të shërbej si një vepër bazë,që do t’ua lehtësojë punën kërkimore dhe shkencore historianëve tanë,që do të marrin mundimin e guximin,vullnetin e durimin dhe synimin të merren me ndriçimin dhe studimin e betejave të tri ushtrive tona çlirimtare në fjalë.Ndaj,kjo vepëpër nuk mund të anashkalohet,por ajo do të shërbejë si pasurim e argument dokumentimi dhe citimi e dëshmi e betejave të zhvilluara.
Duke pasur parasysh faktin se ngjarjet e ndodhitë,betejat e luftërat,nëse nuk shkruhen,ato nuk ruhen,por shlyhen në arkivin gojor e mendor.Sepse kujtesa për to mund të pësojë ndryshime e variantizime,ose zbehet e zhduket krejtësisht. “Kujtesa është gjah,kurse shkrimi është kurth”(fj.u).ashtu siç e zë kurthi gjahun e nuk e lëshon të ikë dot,po ashtu edhe shkrimi e zë kujtesën dhe e përjetëson.Me këtë vepër madhore publicistiko-shkencore të historisë sonë kombëtare,autori i nderuar,Afrim Mustafa e ka pasuruar literaturën për historinë tonë kombëtare ,duke përjetësuar shumë beteja e përleshje kundër armikut të egër e barbar serbosllav dhe i ka vënë në bazamentin faktiko-historik,shumë viktima e shumë dëshmorë e heronj,gjaku i të cilëve na solli lirinë,i ka bërë të pavdekshëm,sepse liria fitohet,ajo nuk dhurohet.Ajo është e shenjtë dhe shumë e shtrenjtë.Ndaj me ndërgjegjësinë e përgjegjësinë më të lartë njerëzore e kombëtare,duhet ta çmojmë e ta gëzojmë,duhet ta ruajmë e ta vlerë- sojmë siç i ka hije një populli liridashës e paqedashës. “Ne duhet të përpiqemi vijim- sht e intensivisht që ta ndërtojmë e lulëzojmë atdheun tonë që të jemi të denjë e kren- arë që jetojmë në Të,e nëse është nevoja edhe të vdesim për Të”(Harri Fulc).
Populli ynë, qytetarët tanë ashtu siç mburremi e krenohemi me luftëtarët,dëshmorët e heronjtë tanë,po ashtu mburremi e krenohemi edhe me njerëzit e dijes e të pendës,të artit, të kulturës e të teknikës,që kanë shkruar dhe afirmuar vlerat historike dhe artis- tike të kombit dhe të atdheut tonë. Sepse,shkolla shqipe,shkronjat e alfabetit shqip janë të lara e të shkruara me gjak. “Më vrisni,por lejoni që gjaku im të shërbejë për ngjyrë që t’i shkruani shkronjat e alfabetit shqip” (Petro Nino Luarasi).Autori me punën e vet të lodhshme e të mundimshme,por të ngulmët,të vullnetshme e të ndërgjegjshme publicistiko-shkencore,fillimisht krijoi idenë,(bëri skicimin skeletor),e hartoi planin e realizimit dhe të jetësimit të saj,i dha shije e kuptim,vlerë e qëllim kësaj vepre të dobishme e shumë të rëndësishme për të gjithë pjesëtarët e hisedarët e kombit shqiptar kudo që gjenden ata në rruzullin tokësor,sepse të gjithë kontribuan në fitoren e lirisë.Pra,me këtë vepër,autori duke qenë edhe vetë një vlerë,ai krijoi një vepër me vlerë jo vetëm publicistiko-shkencore e historike,por edhe me vlerë artisti- ke, sepse edhe historia është art. Ndaj,në këtë rast e çast mund të themi me plot gojën se autori AFRIM MUSTAFA ka bërë një punë të mirë serioze shkencore dhe dinjito- ze humane e njerëzore me hartimin e kësaj vepre monumentale,që mund të konside- rohet kryepërmendore e përmendoreve.Ndaj e përshëndesim sinqerisht, e përgëzojmë dhe e urojmë përzemërsisht për këtë vepër madhore,që përfaqëson një përmendore dokumentare me vlerë të lartë enciklopedike të historiografisë sonë kombëtare edhe me rastin e ribotimit e ndërplotësimit dhe pasurimit me vlera të shtuara faktografiko-historike,duke i uruar shëndet e vullnet, nxitje e cytje,dashuri e përsosmëri për të na dhuruar edhe vepra të tjera me cilësi edhe më të lartë shkencore,me stil të rrjedhshëm, me gjuhë të pastër e të qartë të gjuhës sonë të ëmbël e të artë amtare!

Prishtinë,24 qershor 2022

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here