Skema e prejardhjes së Gjuhës shqipe : Prof.Doc. Brian D. Joseph.
Kryelajmi i dy shekujve për Kombin Shqiptar- . Indoevropianisti Amerikan Brian D. Joseph:
Intervistoi: Dr. Mujë Buçpapaj
-“Tani që Laboratorisht, dhe me punime të avancuara shkencore të gjuhëtarit Brian D. Joseph, gjuha shqipe konsiderohet */Gjuhë Kentum/, gjitha aludimi i antishqiptarëve rrëzohet si një kështjellë rëre. Duhet ta dini se armiqtë më të mëdhej te shqipes, janë disa gjuhëtarë të çuditshëm, që nuk dinë asnjë fjalë nga gjuha shqipe. Ata që mësojnë shqip , menjëherë e kuptojnë rëndësinë e saj, dhe punojnë me dashuri shkencore për të”.
-“Për gjuhën shqipe dhe origjinën e saj, ka mbi 30 mijë vepra në bibliotekat Evropiane, duke filluar nga mesjeta deri ne ditët e sotme dhe unë uroj që Akademia e Shkencave të angazhohet për krijimin e fondit të veprave të Albanologjisë. Rreth 98 për qind e tyre vënë në dukje vjetërsinë dhe rëndësinë e Shqipes në Gjuhësinë Evropiane e Botërore.”
-Dr. Mujë Buçpapaj: Zoti Nikolla, ju ishit në Tiranë nga data 31 tetor deri më datën 6 nëntor. Cila ishte arsyeja e ardhjes tuaj në vendin amë ?
-A.Nikolla: Arsyeja e vetme e ardhjes time në atdhe ishte Gjuha e Bukur Shqipe. Më erdhi një ftesë nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë për të qenë prezent në Pranimin si Anëtar të saj, të Indoevropianistit dhe Albanologut Brian D. Joseph nga Universiteti i Ohajos në SHBA. Bashkë me gjuhëtarin tjetër amerikan James Clackson, përbëjnë dy nga gjuhëtarët më të mëdhenj të Indoevropianistikës në Botë dhe sigurisht ishte një eveniment që nuk duhej humbur. Pastaj kisha takim më njërin nga antropologët më të mirë shqiptarë aktualisht, i njohur në të gjithë Evropën, prof. Dr. Luan Përzhita dhe me gjuhëtarin e mirënjohur prof. Dr. Valter Memishaj, pa harruar këtu drekën e punës me Strukturalistin e vetëm që kemi sot në shkollat Shqiptare, Prof. Dr. Shezai Rokaj. Pra ishte një javë shumë intensive dhe e ngjeshur me biseda e takime, që kishin të bënin vetëm me Gjuhën shqipe dhe prejardhjen e saj.
-Pyetje 2: Pse ishte shumë e rëndësishme prania juaj në aktivitetin e Akademisë së shkencave?
-Përgjigje: Jua shpjegoj arsyen përse. E para: Ashtu si në fushën e politikës, Gjuhësia Amerikane me punën e saj shkencore, është një bekim për Gjuhën Shqipe dhe Gjenezën e Kombit Shqiptar. Kështuqë kam një admirim të posaçëm per Gjuhësinë Amerikane e cila është e drejtë, e paanshme dhe e pandikuar nga politikat nacionaliste. E dyta: Kërkimet e mia gjuhësore përkojnë me rezultat e gjuhëtarëve amerikanë. Për dijeni, në vitin 2020, në kulmin e Pandemisë Covid 19, doli në dritë libri im në versionin frëngjisht, në dy volume mbi: “Etimologjinë dhe Semantiken e Gjuhës Shqipe”, i titulluar ” Le Celte Préhistorique : Guègue, la langue-mère du Monde”, në dy volume, ku e ndaja Gjuhën Shqipe, në dy lloj “gjendjesh gjuhësore”: Gegërishten, si Versionin Arkaik i konservuar në Veriun e Shqipërisë përfshirë edhe Kosovën, dhe Epirotishten, si versionin i Polisit (Qytetërimit) konservuar nga Lezha deri ne Artë, dhe shprehesha qartë se Shqipja ishte */Gjuhë Kentum/. Pas dy vitesh, vjen indoevropianisti më i madh i Botës se sotme, Brian D. Joseph dhe vërteton shkencërisht dy tezat e mia, se Shqipja është */Gjuhë Kentum/ dhe se Greqishtja e antike rrjedh nga Shqipja Arkaike, pikërisht para Akademikëve të Shqipërisë. Në atë kohë, askush nuk më besoj mua, se isha një gjuhëtar Shqiptar!!!!…..Ne u besojmë më shume të huajve sesa Albanologëve shqiptarë! Por jam i lumtur që t’i besojnë Mikut të madh të Kombit Shqiptar, Gjuhëtarit të përbotshëm Brian D. Joseph. Pranimi i Brian D. Joseph si anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është një hap shumë cilësor. Unë e përshëndes dhe shpresoj që drejtuesit e Akademisë të pranojnë të tjerë albanologë në radhët e tyre për te Krijuar Grupin e Shkencëtareve që do ta ndriçojnë Gjuhen tonë në Universitetet e Botës.
-Pyetje 3: Në një interviste për një televizion shqiptar ju keni mbrojtur punën e Eqrem Çabejt nga sulmet që i bëhen, ndërkohë që Akademia e Shkencave të Shqipërisë po orientohet drejt gjuhësisë strukturale perëndimore?
-Përgjigje: Ndaj Çabejt ka pasur sulme sidomos nga të ashtuquajturit “Dishepujt e shkollës pellazgjike”. E para e punës, është e vërtet se Aristoteli, Platoni, Homeri, Hesiodi e të tjerë përmendin Pellazgët si popuj para-greke, por nuk duhet të harrojmë faktin se Pellazgët ishin Indoevropianet e parë, dhe anasjelltas. Ata ishin i njëjti Popull, ndaj është thjesht emërtimi i tyre që ndryshon, pra është çështje emërtimi (Konvencioni). Eshtë njësoj si ajo fraza e vjetër që thuhet në Jug: “Jo-po quhet Ali Baba, jo-po quhet Baba Ali!”. Ana tjetër, është fakt se gjuhëtarët e vërtetë nuk sulmojnë askënd, por japin versionin e tyre mbi gjuhën dhe dukuritë gjuhësore me studime konkrete shkencore, ku ka një metodologji kërkimi, që do të thotë se librat dhe studimet duhet të jenë të bazuara mbi citime historike dhe gjuhësore. Koha bën seleksionimin e saj dhe kush ka qenë e është gjuhëtar i vërtetë – mbetet, kush ka qenë dhe është gjuhëtar i rremë -eliminohet vetvetiu. E dyta; Eqrem Çabej, Shaban Demiraj dhe gjuhëtarët e tjerë te kohës së komunizmit, gjithmonë sipas mendimit tim, krijuan metodologjinë e parë të studimit të shqipes, që sigurisht kishte problemet e saja për shkak të përzierjes së politikës në çështje gjuhësore, por gjithsesi shërbeu si bazë nisje për studime të diferencuara dhe komparative të gjuhës shqipe. E treta: Qëndrimi intelektual dhe moral i disa figurave është vërtet për t’u përshëndetur dhe i nderon ata. Dihet nga të gjithë se kur sigurimi i shtetit, që donte të arrestonte Petro Zhejin dërgoi emisarë tek Çabej për ta pyetur se çfarë mendonte për Petro Zhejin, ai i përgjigj se; “Te dy , unë dhe Zheji kemi të njëjtin qëllim: të ndriçojmë vjetërsinë e gjuhës shqipe, por rrugët që kemi zgjedhur si metodologji janë të ndryshme”. Petro Zhejit si presion, për ta poshtëruar, Sigurimi i shkatërroi Familjen duke e ndarë nga Bashkëshortja, pastaj i gjetën një punë për të siguruar bukën e gojës, si në “Mitin e Sizifit”, (në përkthim romanesh e librash) që të mos kishte kohë të shkruante veprën e tij Gjuhësore. Po ta shohim me kujdes Çabejin, i takon Shkollën Komparativiste Gjermane dhe ishte teknicieni i gjuhës shqipe, ndërsa Petro Zheji ishte filozofi dhe Semantologu i shqipes. Qartësisht shihet se në një sistem normal gjuhësor, ato janë komplementarë (plotësues) për njeri-tjetrin. Petro Zheji nuk ka lënë asnjë kritikë apo kundërshtim për veprën e Çabejt, dhe Çabej nga ana e tij nuk thënë apo nuk ka lënë asnjë frazë apo sharje për veprën e Petro Zhejit. Petro Zheji është një version shqiptar i Jean-Jacques Rousseau, i cili shkruajti veprën e tij : “Essai sur l’origine des langues (Ese mbi origjinën e gjuhëve) e cila duket se ka frymëzuar. Por në veprën e Petro Zhejit kemi gjithashtu elementë të */Semantikës së aplikuar/ të Roland Barthes. Si duket ai ka patur mundësi të lexojë veprat e Gjuhësisë Formaliste dhe Strukturale Franceze.
-Pyetje 4: Ju thoni se Çabej dhe Zheji janë plotësues për njëri-tjetrit në shkencën e Gjuhësisë Shqiptare?
-Përgjigje: Padyshim, janë si Saussure dhe Barthes në Gjuhësinë franceze e botërore. Saussure merret me misionin dhe strukturën teknike të gjuhës , ndërsa Barthes merret me Sistemikën semantike të gjuhës dhe logjikën shprehimore (sencin). Francezët i kanë të dy në sistemin e tyre shkollor. E njëjta gjë mund të bëhet edhe për Çabejin dhe Zhejin në sistemin shkollor shqiptar. Gjuhësia shqiptare do të ishte e plotë dhe e konsoliduar duke bashkuar teoritë e këtyre gjuhëtareve në një filozofi gjuhësore kombëtare. Teoritë e reja mbi Shqipen të Indoevropianistit Brian D. Joseph dhe të James Clackson, janë një alternim i dijeve te dy gjuhëtarëve shqiptare. Unë do ta përshëndetja një reagim pozitiv të Akademisë së shkencave te Shqipërisë mbi Veprën e Petro Zhejit, dhe vendosjen e Bustit te tij në Akademinë e Shkencave përkrah Eqrem Çabejt. Çabej i takon Gjuhësisë Sinkronike (Shqipes nga shekulli XV-XX), ndërsa Zheji i takon Gjuhësisë Diakronike (Fillesave te Shqipes) dhe është marrë me konceptet etimoniale dhe logjike të leksikut te shqipes. Pra në tërësinë e Gjuhës Shqipe ata janë “Vëllezër Siameze”.
-Pyetje 5: Ju keni botuar në frëngjisht për gjuhen shqipe shume vepra. Pse nuk ju kanë ftuar të jepni leksione në universitetet shqiptare, kur ju keni një diplome belge rreth “Gjuhës si fenomen dhe origjinës se saj”. Apo t’ju ftojnë edhe në Akademinë e Kërkimeve Albanologjike.
-Përgjigje: Nuk mendoj se një studiues duhet patjetër të jetë pedagog. Nëse do te kisha qenë pedagog nuk do të kisha patur kohë të kryeja studime laboratorike mbi gjuhën shqipe, aq më pak, të shkruaja tre volume mbi Origjine e Gjuhës Shqipe, dhe etimologjinë semantike-strukturore të saj . Sa i takon Akademisë se Shkencave dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike, sigurisht që, nëse kërkohet ekspertiza ime, do të isha i gatshëm të angazhohem sapo të kem ofertën e parë. Aktualisht kam vetëm një oferte nga Filologu Belgo-Francez Philiphe Troux për të punuar së bashku “Fjalorin Struktural Etimonial e Matricor të Gjuhës Frënge”. Por unë mendoj se duhet të punoj për Gjuhën Shqipe dhe besoj se një fjalor i tillë do ta vinte mbi baza shkencore të niveleve botërore, kërkimet mbi gjuhën shqipe dhe origjinën e saj. Deri më tani studimet shqiptare kanë qenë të Bazuara mbi Gjuhësinë komparativiste të Shkollës Gjermane, ndërkohë që kohët e fundit kam vënë re se Akademia e Shkencave po orientohet drejt shkollës Franko-Anglo-Amerikane, që përveç krahasimit (Kom+para+ti+ve) , ka si bazë studimi edhe */Semantikën e Gjuhës se Artikuluar/, si dhe */Logjikën e kompozimit të gjuhës në kontekst Ligjërimor/ (Sociolinguistikës) .
-Pyetje 6: Ju flisni për studime laboratorike të gjuhës ? A ka të tilla ne Shqipëri?
-Përgjigje: Me sa di unë nuk ka, ose janë në stade primare. Dua të theksoj se studimet mbi Shqipen Prehistorike , duhet të kryhen kryesisht nëpërmjet gjetjes së lidhjes së fjalëve njërrokeshe me fenomenet natyrore, të kombinimit të tyre në sisteme fjalëformimi sipas ligjeve të gramatikës, të stimulimit të formave dhe situatave probabilitike fonetike. Studimet gjuhësore duhet te shihen në formën 3D, dhe të kombinohen me studimet atropomologjike dhe gjenetike. Krijimi i Laboratorit të kërkimeve gjuhësore, është një emergjencë për Gjuhën Shqipe. Ky laborator do t’i shërbente Fakultetit te Filologjisë, Akademisë së Shkencave dhe sidomos Akademisë së Studimeve Albanologjike. Laboratore të tilla posedojnë; Universiteti i Sorbonës; Kembrixhit, Oksfordit, Berlinit, Kamberas në Australi etj. Duke qenë se shqipja klasifikohet nga studiuesit si një ndër gjuhët më të vjetra ende gjallë, nevojitet që ky laborator të konceptohet dhe të vihet në shërbim të kërkuesve. Përveç qendrës se kërkimeve nacionale me mbi 2000 kërkues dhe bashkëpunëtore, Franca ka edhe një laborator të specializuar në gjetjen e fjalëve onomatopeike, të regjistrimit, matjeve të gjatësive te fonemave dhe zanoreve, të eksperimenteve në natyrë etj., të drejtuar nga specialisti Ludovic Ferrand .
-Pyetje 7. Na jepni shembull konkretë si funksionon kërkimi gjuhësor laboratorik dhe si mund të ngrihet ky laborator?
-Përgjigje: Ta zëmë në shqip, kemi tre fjalë të së njëjtës origjine si: Tok (kur përplas dy gurë zalli dhe i bën bashkë) nga ku kemi foljen */tok/ (bashkë) të toskërishtes, */tik/ ( kur përplas dy gurë zalli dhe i largon) kur kemi foljen */tik/ (prekje me precizion) nga rrjedh edhe toponimi */Ball-tik/ ( sipas studiuesve të indo-evropianishtes) dhe */cik/ -*/cek/- (kur e kalon gurin tangent me një prekje të lehtë) nga ku rrjedh folja */cek/ (prek) e gegnishtes. Laboratori i kërkimeve gjuhësore, do të bënte të mundur mbledhjen e fjalëve në terren, regjistrimin e tyre në forma të ndryshme shqiptimi, matjen e kohës së shqiptimit (gjatësinë) të zanoreve, etj. etj. Ndërkohë që studimi laboratorik i gjuhës shqipe në aspektin gramatikor, e ka filluar Babai i komparativizmit Franz Bopp, i cili kërkoi format primitive të gramatikës së gjuhës së parë njerëzore tek “Përemri vetor i gjuhës shqipe”, punë që u depozitua në Akademinë e Berlinit dhe zhduk në mënyrë të mistershme. Kur u pranua anëtar, Bopp e përmend punën e tij të parë Shkencore para akademikëve Gjermanë. Çabej u muar shumë me gegnishten, dhe hapur “u dashurua” me letërsinë e penave të veriut te mbiquajtur 4B, Buzuku -Budi – Bogdani – Bardhi, sepse ai e respektonte gjenezën e Gjuhës Shqipe. Si shembull, në versionin letrar të shqipes është zgjedhur forma */është/ në vend të formës, */asht/ ndërkohë që në derivimin e foljes në ndajfolje, është zgjedhur forma */ashtu/ që vjen nga forma */asht/ e gegnishtes në vend të formës fonetike /ështu/ që propozon toskërishtja. Në kushte laboratorike në mund të konstatojmë se forma primitive foljes */jam/ -është forma */â/-/âsh/ -/âsht/ – e cila duke derivuar në fjalëformim matricor e semantik ka dhënë foljen e sotme /äsht/-/është/. Zgjedhimi i foljes* /ä/, që ruhet në të folmet e Tropojës , */ û a/ (un jam), */ti e/, /aï a/, mund të studiohet me saktësi vetëm në sisteme laboratorike të specializuara për gjuhën. Interesant p.sh., është të shihet origjina matricore dhe semantike e fjalës */po/, që është shumë e vjetër dhe e veçantë. */Ho/, është një fjalë shumë primitive e modelit esklamativ në sistemin habitor të shqipes që na vjen nga Homo Erectus, që tregon lartësi: */Ho sa lart/; */ho sa i madh/; */ho sa i bukur/. Duke i shtuar një parashtesën matricore */p/ që nënkupton përcaktorin */për/, kem */pho/ e cila me rënien e */h/-së si bashkëtingëllore “parazitare” ka dhënë fjalën */po/ të shqipes, e cila ka funksione shumëtipeshe në gjuhë si; foneme -fjalë, por edhe fjali pohuese kuantative . Për mua të gjitha fjalët e shqipes duhet të kalojnë testin laboratorik të Gjuhës, për të gjetur pozicionin e tyre në Sistemin e Shqipes , ose Fjalorin e madh Struktural.
Gjate kohës së komunizmit u tentua të mblidhej pasuria gjuhësore duke përdorur mësuesit e gjuhës, por ishte një punë joprofesionale dhe nuk pati klasifikim fjalësh dhe shprehjesh. Sot ndërtimi i një laboratori me të gjitha pajisjet akustike, regjistruese dhe krijimi i serverëve kushton pak, në krahasim me të kaluarën dhe ka një vlerë të paçmueshme për konservimin e leksikut, të formave shprehimore, të krahinizmave, të traditave kuvendore, është punë emergjente. Studimin e gjuhës shqipe në kushte Laboratorike e ka nisur gjuhëtari i Famshëm, albanologu Norbert Jokl, i Universitetit te Vjenës, kur bëri regjistrime për llogari të Akademisë Austriake. Në rrjetin televiziv shtetëror, mund të hapet një kanal Televiziv, që mund të quhet TGJSH (Tradite e Gjuhë Shqipe) i cili do të shërbente si platforme për regjistrime të folmeve të ndryshme, për intervista mbi gjuhën me gjuhëtarë, mbi antropologjinë, etnografinë, traditat , artin popullor, artin e ndërtimit, etj, e cili do të kishte si funksion primar konservimit te materialeve gjuhësore, të traditave, por do të ishte edhe një Karte turistike, për turizmin shqiptar.
-Pyetje 8: E ri-përsërisim: Ju thoni se deklarata e prof.dr. Brian D. Joseph, është lajmi më i rëndësishëm i dy shekujve për gjuhën shqipe. Si e argumentoni?.
-Përgjigje: Duhet ta dini se trashëgimia Iliro-shqiptare, ka qenë sulmuar pikërisht në faktin që Shqipja konsiderohej si gjuhë */Satem/ -lindore, ndërkohe që Ilirishtja ka qenë gjuhë */Kentum/- e modelit gramatik perëndimor. Pra teknikisht shqipja ishte krejt e papërshtatshme si gjuhë, për të qenë pasardhësja e grupit */Proto Iliro-Dalmat/- gjeneza A, dhe */proto Iliro-Thrake/(Epiro-Maqedone) -Gjeneza B apo Proto Ilire -Frigase ( Selene dhe Helene)– Gjeneza C. Tani që Laboratorisht, dhe me punime të avancuara shkencore të gjuhëtarit Brian D. Joseph, gjuha shqipe konsiderohet */Gjuhë Kentum/, gjitha aludimi i antishqiptarëve rrëzohet si një kështjellë rëre. Duhet ta dini se armiqtë më të mëdhej te shqipes, janë disa gjuhëtarë të çuditshëm, që nuk dinë asnjë fjalë nga gjuha shqipe. Ata që mësojnë shqip , menjëherë e kuptojnë rëndësinë e saj, dhe punojnë me dashuri shkencore për të. Për gjuhën shqipe dhe origjinën e saj, ka mbi 30 mijë vepra në bibliotekat Evropiane, duke filluar nga mesjeta deri ne ditët e sotme dhe unë uroj që Akademia e Shkencave të angazhohet për krijimin e fondit të veprave të Albanologjisë. Rreth 98 për qind e tyre vënë në dukje vjetërsinë dhe rëndësinë e Shqipes në Gjuhësinë Evropiane e Botërore. Nuk mund të ndërtohet një fjalor Gjithëpërfshirës i Gjuhës Shqipe, ku të gjitha dialektet e saj, si; Gegnishtja, Toskërishtja, Arvanishtja e Greqisë , Arbërishtja e Italisë, dhe Arvëreshu të Sardenjës të përfshihen pa diskriminim, pa ngritur një Laborator Kërkimor që do të bënte klasifikimin natyror, semantik dhe logjik të tyre, bazuar në modelin “sistemik e struktural të gjuhës” -si metodë kërkimi, dokumentimi dhe Konservimi”!
*Intervista u realizua me linje Watsapp, nga Brukseli, më 09.11.2022