Ali Tahiri, Gjakovë: KJO JETË NUK QËNKA ASGJË

Ali Tahiri

VJEN E SHKON KOHA

Unë akoma i strukur në shtëpinë time
Friguar nga unë
Nga ai e ajo që shqip më flasin
Buzëqeshin ironishëm
Mbajnë krahun Dreqit e të birit
Dreqi me të birin
Ja dogj Babën
Dhunoi Nanën
Varril Motrën e vogël në shtyllë të rrymës
Vëllaun ja verboj e në bunar e hudhi
E ky tash, ky marrja
Shanë në gjuhën e dreqit I ngazëlluar
I vezullojnë sytë nëpër
Emisionet degraduese
Për Dreqin punon
Çfarë fare paskam qenë
Damari im ka gjak a ujë
Vjen e shkon koha
Unë gërmuc me shekuj
Nga Dreqi e i biri
Në sofrën t’ime Ilirjane
21. 12. 2022
Gjermani

BUZMI BUJAR E KRISHTLINDJA

Unë flas e s’ja qëllojë
Mësimet nga shkolla mbrapshtë i mora
I fshehën të vërtetat
Hasmëri mbollën
Ata
Buzmin Bujar,
Shëngjergj e Shënmiter
Babi festonte
Tanat janë, thoshte
Shtrembër shiqohej nga Ata
Me Baba Qazimin
Në Teqen e Bektashiane
Këto tema dikutoheshin
Natën vonë kthehej
Prrcjellur nga Ata
Shtrohej sofra me mundësitë që ishin
Uraten e gjyshit e këndonte
Të nesërmen e merrnin Ata
E priste Vitin e ri në birucë.
Flas e s”ja qëlloj
Edhe sot e gjithë ditën
Nga Këta sikur Ata
Festat mi mohojnë
Ma vyshkin vorrin e gjyshit
Cenojnë vetën e mua
Gjermani,
24. Dhjetor 2022

KJO JETË QËNKA ASGJË

E kërkujt, mashtuese
Na të mashtuarit e sajë
Ëndërrojmë ëndërrojmë, në fund asgjë
Ngeh e shtyje, hyn e del, shko e eja
Fundi asgjë
Vjen ky vit, shkon i vjetri
Ëndërrat përsëriten
Zhgënjimet nga vet unë
Në tryezën e ditës
Mbarim nuk kanë
Ëndërroja si fëmijë dikur
Gjakova madhështore e Herojve, shkencës
Pishtarve të arsimit
Drita e syve Shqiptarisë
Ëndërr paskam qenë
Zhgëndërra, zhgënjim
Jam zgjuar keq, apo jam çmendë
Neve na quajnë të çmendur
Kështu duan Ujku don mjegull
Gjakova ime në fund të pusit
Apo s’po shof mirë
Më iku burrnia, besa e shkollimi
Herojt nëpërkëmbën,
Shkenctarët vdiqën bashkë me veprat e tyre
Athua kjo është moderrnja
Shuarje e vetëvetes
Rritja mendjes lokaliste
Nema ma e madhe për mua
Pra ky qenkam unë
I mjeri unë
Kjo jetë asgjë
Gjermani 31.12.2022

HIJE SILUETA

Natën e sotme hije
Vërtiten në dy krihët
Para e mbrapa
Ani pse nate pa Hënë sillen rrethrotullim
Duken silueta të zeza
Shfaqen hije nën presionin e mjegullosur
Fantazmës gjallë
Mbi personalitetin Zeqë Cana
Trimërinë intelektin burrninë
Gjakovarit, s’ja
Krijon siluetë e hije as fantazmat kobëzeza
Vërdallë që sillen
Vendlindjen ma shëndruar në hije e mjegull
Shkollën e dinjitetin ma zbehën
Rininë ma çoroditën
Por
Bacën Zeqë , s’lejoj
S’lejoj se më vret populli
Më vret Zoti
Më vret vetja
Historia më vret
Më vrasin Verrat e Llukës,
Më vret Plaku i Urtë me
Normale të Elbasanit
Hijet zhduken
Portretet e bacës Zeqë
Plakut Anton
Nga rreflektori
Ndriçohen
Bie perdja
Gjermani
10.01.2023

A DO TA ZË ATË DITË

Turr e vrap ngutem
Ti zë edhe ca ditë
Ndoshta të fundit
Të kësaj jete
Flluskë sapuni mjegullnajë
Me gëzime hidhërime
Jetë sikur lule stinore
Dandofill me gjemba
Karajfil me ngjyra
Lulëzon
Gufon
Çelë
Kënaqë aromë e sajë
Vyshket
Thahet
Harrohet vitin tjetër
Vrapoj t’a nderqë… vetëm
Gjakovën
Çabratin
Kalldrëmin e
Krojet e shterrura
Abetaret e ndryshuara
Teatrin e rrëzuar
Mi çartën
Mi shkatërruan
Mi dogjën
Më vranë pas shpinde
Humbën gjurmë
Zbehën ninullën
Ma kthyen në tallava
A thua i zë ditët e fundit
Apo më ikën bashkë me
Drandofillin Karajfilin
Vrapoj deri në ditën e fundit

Gjermani
12.01.2023

VULLNET HYJNOR

Tha Zoti dhe u bë
Të jem Shqiptar
Më i madhi
Më i vjetëri
Më i bukuri
Asimilohem lehtë
Më rrudhën teritor
U zvoglova
Më vjedhën histori
Dal më i riu
Bukuria vjen e shkon
Lakohen shkrihem
Karakter labil jam
Ndërroj komb për fe
Zoti më dha të gjitha e
Avropën që e mbrojta
Mi shtrydhi
Mi fshehi
Më dënoj me fshirje nga dheu
Mi ndërroj festat
Dhelpra plakë
Historia Avropën tradhëtoi
Dredhitë zbuloi
Mua më tregoj
Shqip Ashtë folë
Shqipja Nana gjuhëve
Zeusi kështu foli
Jo greqisht serbisht
Shqip Faraonët shkruan
Leka Pirro shqip sunduan
Shqip akoma flas
Avropa tregon përralla
Fëmijët i venë në gjumë
Thotë kam kulturë
Unë i marr lakmi
I mjeri unë

Gjermani
14.01.2023

Zhgënjimi im
U zotova që do t’a mbajë premtimin
Gjakovë
U zotova kisha bazë
Shkollën trimërinë akademikët Teatrin
Elementin kisha
Fabrikat vreshtat plantazhet
Bukurinë mendore kisha
Gjitha mi zbehën
Shkollën ndrydhën
Akademikët i mori gjumi
Teatrin hudhën si leckë
Fabrikat shiten për hekur
Vreshtat plantazhet
Tjerrina u shitën
U zotova por
Ma shuan zotimin
Ma thanë shpirtin
Më bënë me vajë
Ata, më shumë këta
Unë i dishim isha
Dija në fyt më ngeli
S’guxova t’a hapë gojën
Ma rrahnin gjuhën me thupër
Mosdija paguhet shtrenjtë
Armiku fitoj kësaj radhe
Fiton prap kur
Dija më ndrydhet
Gjuha me thupër më rrahet
Lotët rrëke më rrjedhin
U thava në shpirt
Zotimin se mbajë dot
Oj Gjakova ime
Më falë

Gjermani 16.01.2023

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here