SHQIPJA, IDENTITETI GJUHËSOR NGA E CILA U KRIJUAN MITET DHE MITOLOGJITË
“Autori i këtij libri është edhe autor i gjashtë fjalorëve etimologjikë që mbështeten në “teorinë e embriomorfemave”, teori e cila e zbërthen morfemën klasike të gjuhëve indoeuropiane në embriomorfema e këto të fundit (embriomorfet) ndodhen të lira e me kuptim të mëvetësishëm në gjuhën shqipe dhe gjenden të përngjitura në koncepte gjuhësore (që i quajmë fjalë) në të gjitha gjuhët i.e.”
Mitologjitë, që sot i njohim si greke, janë një nga shtyllat kryesore të asaj që na kanë mësuar ta njohim si kulturë të antikitetit helen por në fakt, janë një përmbledhje e mitologjive të paraantikitetit grek të përkthyera në greqishten e vjetër e që kanë mbrritur, falë atij përkthimi, deri në ditët e sotme e kjo është një vlerë e madhe që i njihet greqishtes së vjetër. Pyetja, që mbetet të shtrohet, është: cili është identiteti gjuhësor në të cilin u krijuan mitet e mitologjitë, apo cila ishte gjuha që i polli mitet dhe, nëse kjo gjuhë ka ekzistuar, a ka lënë gjurmë më ndonjë gjuhë që ka mbrritur deri në kohën tonë ?! Më shkurt pyetja do ish: a ka një gjuhë e cila mund të shpjegojë kuptimin e emrave të personazheve mitikë? Nëse gjendet vërtetë sot një gjuhë e gjallë, që jep etimologjinë e emrave të personazheve mitikë të paraantikitetit grek, automatikisht ajo dëshmohet të jetë edhe gjuha më e vjetër e Kontinentit Europian e më gjerë dhe kjo ndryshon shumçka në rikonceptimin e antikitetit të njohur si grek, porse duke ndjekur misterin etimologjik të emrave të personazheve mitologjikë, zbardhet një e vërtetë, që mbase do diskutohet shumë në të ardhmen dhe ndryshon në thelb etnicitetin gjuhësor të mitologjive, ashtu sikurse i njohim sot, për të na dhënë një realitet gjuhësor tjetër e më bindës. Në bazë të këtij studimi është pak të themi se perceptimi ynë për gjuhën e miteve ka qenë krejt i rremë dhe këtu nuk ngrihet thjeshtë një hipotezë mbi origjinën e vërtetë të miteve, por zbardhet e konfirmohet gjuha në të cilën u lindën mitologjitë dhe asaj gjuhe i njihet origjina e miteve. Jetojmë ende në epokën, ku gjuhësia zyrtare nuk ka ende një përkufizim gjuhësor për fjalën. Kuptimi që përcjell pjesa më e shkurtër e një fjale quhet morfemë. Ashtu si shkenca e fizikës kishte dikur si kufi të pakalueshëm atomin, edhe gjuhësia e sotme kufizohet nga morfema si pjesa e pazbërthyeshme e një fjale. Autori i këtij libri është edhe autor i gjashtë fjalorëve etimologjikë që mbështeten në “teorinë e embriomorfemave”, teori e cila e zbërthen morfemën klasike të gjuhëve indoeuropiane në embriomorfema e këto të fundit (embriomorfet) ndodhen të lira e me kuptim të mëvetësishëm në gjuhën shqipe dhe gjenden të përngjitura në koncepte gjuhësore (që i quajmë fjalë) në të gjitha gjuhët i.e. E thënë më qartë: ekziston ende sot gjuha që zotëron të plotë të gjithë tabelën e mundshme të embriomorfemave të lira që janë përgjegjëse për krijimin e morfemës klasike në të gjitha gjuhët indoeuropiane dhe nëpërmjet kësaj tabele të embriomorfeve, sot është krejt e mundshme të zbardhet etimologjia e gati krejt fjalëve të gjuhëve i.e. dhe kjo metodë, që rrjedh nga teoria e embriomorfemave, rezulton të ketë efikasitetin e lartë në gjetjen e etimologjisë jo vetëm të fjalëve, por edhe të emrave të personazheve mitikë. Autori i kësaj teorie të saktë shkencore ende nuk gjen në vendin e tij një universitet, ku të mbrojë teorinë e tij, pasi universitetet e vendit të tij kanë një stepje të pashpjegueshme për një ndërrmarrje të tillë dhe mbajnë heshtje të plotë, që konkuron me kodin e heshtjes së organizatave të mafies. Duke qenë se gati gjithë embriomorfemat e gjuhëve i.e. (përgjegjëse për krijimin e fjalëve) gjenden të lira në gjuhën shqipe, kjo e fundit, mu për këtë shkak e këtë fat, sillet si qendra e gjuhëve indoeuropiane dhe e ka lehtësisht të mundur të zbërthejë etimologjikisht fjalët e gjuhëve të tjera të familjes gjuhësore i.e. Kërkimi për gjetjen e origjinës së gjuhës në të cilën u krijuan mitologjitë mund të përqëndrohet thjeshtë e me sukses më së shumti në gjetjen e etimologjisë së emrave të personazheve mitikë dhe gjuha që u përgjigjet atyre etimologjikisht është pikërisht gjuha e origjinës së tyre. Gjeografia e origjinës së mitologjive përfshin më së shumti brigjet e Mesdheut e të Detit të Zi dhe përkon kështu me vendbanimet e pellazgëve, që u quajtën ashtu mbase pikërisht pse banonin afër këtyre pellgjeve të mëdha e metateza [az-g] : [g-az] e rikthen emrin e tyre në origjinë: pell[az-g] > pell[g-az] > pellgazë > pellgas > pellgasit. Hapësira më e ngushtë gjeografike që lidhte pellazgët e Detit të Zi me pellazgët e Detit Mesdhe ishte Gadishulli Ilirik që krijoi lidhjen e pellazgëve me të njëjtën gjuhë nga brigjet e dy deteve dhe një hapësirë tokësore që mund të përshkohej edhe me këmbë për disa ditë e pikërisht, këta pellazgë të kësaj hapësire, që lidhte dy brigje të dy deteve, u quajtën ilirë dhe emri i tyre edhe mund të pozojë konceptin [lidh], lidhje, përpos edhe disa varianteve të tjera etimologjike që janë dhënë deri më sot. Duke u përmbajtur te rotacioni fonemor ll:dh (që ndodh rëndom brenda shqipes) dhe atë r:l, mund edhe të shtrojmë ekuacionin etimologjik: ILLIR = ILLIL = IDHIL = I DHIL = LIDH-I (anagr.) = I LIDH Banorët (pellazgët) e Gadishullit Ilirik, që lageshin vetëm prej Deti Mesdhe, u quajtën epirotë dhe vendi i tyre Epir.
* Parathënie e librit: “Origjina e miteve dhe gjuha e tyre”