Rashel Solomon, poeteshë izraelito-shqiptare : UNË PËR TY ,“ LUFTOJ” ME TE ZEMRËS FJALË, POEZI

UNË PËR TY ,“ LUFTOJ” ME TE ZEMRËS FJALË

Kushtuar izraelito-shqiptarit Josef Kantozi, një ndër udhëheqësit e Luftës Heroike të Vlorës, më 1920, prej të cilit unë trashëgova emrin e vajzës së tij Rashel.

Nga Rashel Solomon, poeteshë
izraelito-shqiptare

Një engjëll përherë më sillet vërdallë
Veshur kostum, at kostum luftëtarë
Në sy më sheh, zgjas dorën ta kap
I trubulluar largohet, me erën me vrap

Në qiellin e Vlorës endesh i lirë
Nuk le jo korbat, qiellin t’ia nxinë
Për Vlorën, si lumë shkrive pasurinë
Bukuroshes Vlorë, i fale dashurinë

Në qiellin e pafund të shoh të vizatuar
Jo kurrë nuk më ndahet, diçka për të treguar
Ç’të ketë lënë vallë tek unë, ky trim ?!
Amanetin medaljon, me emrin e bijës trendafil Rashel –

Për Vlorën ishe gati jetën ta dhuroje
Nën dheun e saj të ngrohtë, përjetë qetësohesh
Armën rrëmbeve që Vlora të mos tretej
Në oqeanin e ngrire si pikë uje , JO,
të mos mbetetej

Në çdo hapin ti shkrove historinë
Sëbashku me djemtë e Vlorës dhuruat lirinë
Trim o luftëtarë që për Vlorën luftove me armë
Unë bija jote për Ty , “luftoj” me të zemrës fjalë

TRE URA KOSHËR

Mbi tre ura eh, sa kam vallzuar
Nuk ishin të thjeshta , as të asfaltuara
Pas çdo parmaku, fshehur të pa pritura
Gjahtarët zënë prita si dhelpra, dhëmbë zbuluar

Ura e parë si të Adriatikut buzë bardhë
Me fjalën e artë e lidhëm Besën :
– “Për jetë të jetës, të jemi vëllezër “
Shqiponjën krenare ruajta me kujdes,
siç ma lanë të parët, Amanet

Në urën e dytë si balon në qiell, çlirova ëndrën
Ëndrat e shpresa lidhur, fortë dora-dorës
Ylli i Davidit mburojë në çdo furtunë e pengesa
Për dy mijë vjetë ruajtur çelë, portat e zemrës së nënës
Për të ne, më të bukurit pëllumba e pëllumbesha

Në urën e tretë çelur trëndafila e gjëmba
Bukuritë e Babilonis, i gjeta duke lulëzuar
Tryeza mbushur plot-përplot, helm e ëmbëlsira
Por si bletë puntore nektarin mblodha, nëpër zemrat e mira

Përmbi tre urat, si sorkadhe jam ngjitur
Besa dhe shpresa, medaljonët e ndritur
Me të tre urat thurur gërshet argjënd i rallë
Të tre urat koshër ruaj asnjëherë oh jo, nuk i ndaj

DIELLI SONTE

Dielli sonte në të shkuar
Faqet qiellit, pikturuar
Ngjyrë rozë, ngjyrën e pjeshkës
Imiton, të bukurat vashat e bjeshkës

Vizatoi permbi retë
Ëndrës i dha krahë e fletë
I dha buzëve ngjyrë trëndafili
Zemrës , zjarre ne gji ndezi

Eh ky dielli i Bekuar
Gjithësinë mbron me të tijat duar
Dashurinë, eh seç e le zgjuar
Ëndrat ,eh ëndrat në valle ka ftuar

Dielli sonte në të shkuar
Faqet qiellit ka pikturuar
Edhe detin, në ninulla ngjyrash
Eh seç e perkundi

ËNDRA IME

Nënën oh jo, më nuk e kamë pranë
Malli për zërin e saj, oh sa më ka marë
Zëri i saj më i bukur se i çdo zogu këngëtarë
Ajo në jetë , dashuria e pare

Vargjet për të, jo kurrë nuk mbarojnë
Ëmbëlsia, mirësia gjithkund më shoqëron
Por ajo, më la veç një thesar
E ajo është pra, gjuha e saj

Sa do të desha prej ëndrash të dilje
Pranë meje, veç një minutë të rije
Lotët prej syve ti, të mi fshije
Sëbashku të shijonim kafenë turke

Kjo pra, kjo është sot ëndra ime
Malli për nënën mal që veç ritet…

PENË KAM YLBERIN

Unë jam poete, me penë e letër
Penë kam ylberin, që më ndrin netëve
Zemrën letër, si rëre e bardhë
Vargje lidh sa herë zemra për ty,
ka mall

Ëndrat më vijnë, si të vullkanit valë
Shpesh me heshtjen përpiqem
Stop, ti ndal
Por …
A ndalet vullkani, vallë ?!

Ty të fala , zemrën e asgjë tjetër
Ndofta, nuk ish e ëmbël si verë e vjetër
Por ish e pastër si ylli i mëngjesit
Si hëna e plotë , larë në ujin e Bekuar të detit
Poezinë kam shokun më të mirë
Dielli ma fali në një ditë pa dritë
Ndaj me të flas, flas pa pushim
Edhe kur shpresa endet
si dallëndyshe në rrugëtim

Unë, jam poete …

BUKURIA VRET

Një ëndër , si zog më ndjek
Më ndjek kudo nga pas
Kur sytë i kam çel
A kur dremis ,nga pak

Mes yjesh më thëret
Më tërheq si magnet
Goja seç më kyçet
Zemra për të , më fort troket

Si lule në bjeshkë ritet
Ritet e merë jetë
Aty ku ylberi krijohet
Aty ,ku dielli me shiun përqafohen

Kënga e tij shpesh ngjitet lart
Pushton me mall,qiellin pa cak
Zemra shkrihet në sinfonin e saj
Pas saj vrapon ,vrapon si e marë ta kap

Nuk di ç’farë të bëj ,këtë zog ta largoj
Perpiqem të rëshkas si peshk mbi ras
Oh jo, nuk më ndahet aspak
Nuk më ndahet jo ,për asnjë çast

Një ëndër si ëngjëll më ndjek
Më ndjek a e ndjek ,kudo nga pas
E bukur si zanë , është vërtet
Por shpesh bukuria, pa mëshirë vret

VAZHDOJ NË TIMEN TRAJEKTORE

Në poezi zhvishem, si pemët nga era
Siç vijmë lakuriq në këtë botë
Gjithe sekrete i nxora nga imja kasafortë
Si çarçaf të larë në tel i ndera

Zjarrin pa shkarpa aty ,e ndeze ti
Ngado që shkoj hirin e mbaj në gji
Ndaj si diell nëpër terr ndriçoi
Me dogji shume ndaj dhimbja e shoi

Ndaj te lutem mos u merzit nga poezia
Ajo ndrin në qiell si yll veç nga mërzia
Me shallin tim mendafsh e mbeshtolla
Të mos lagen kur shi të bjerë mbi stola

Tani jam tjetër njeri më e lehtë , më e lirë
Si shqiponjë fluturoj në të qiellit kaltërsi
Nuk më trëmb më kjo botë , mizore
Ndaj vazhdoj, në timen trajektore

IMAZHI I ZËMRËS

Si vello u ul mbrëmja ,mbi detin e qetë
Në gjumë të thellë ra , një fjalë pa thënë
Hëna pas malit fshihet ngadal si zonjë
Mbrëmjes ëndrën aspak , të mos ja trëmbë

Një yll i rallë këngëtarë ,
Lehtas, mu ul mbi të ëmblën fjalë
Me sqepin e tij, ëndrën më ledhatoj
Buzët me buzë, m’i vodhi me ëndje ti provoj

E shushatur mbeta, sytë jo, nuk i çela
Nuk desha të largohesh ,as në gjumë
Në zjarr ti ndizja puthjet sa më shumë
Këndonte çuçuriste eh, si zog mbi tela

A thua ishe ti, ylli që më ndriu ?!
Që si zog këngëtare ëndrën më përpiu
Apo ish imazhi i zëmrës,
Që më mashtroi, këtë mbrëmje

NË JERUSALEM!

Poezi nga poetja :Hebrew-Shqiptare
Rashel Solomon

Në Jerusalem, kënga ndizet zjarrë
bijtë e saj trima,vallen eh seç mbajnë gjallë
Nëna hebrew kandillat ndez, në çdo Shabat

Në Jerusalem Dielli, ndihet me fatë
Qytetin e Davidit përqafon me mallë
Historinë e lashtë puth në çdo gërmadhë

Historia e popullit hebrew shkruar,
Në rënoja ,shkruar gjërë e gjatë
Lotët e saj, eh, pikojnë gjakë

Në Jerusalem dollia ngrihet me verë
për besë, me bukë kripë e zemër
me popullin shqiptarë, të vërtet vëllezër

Në Jerusalem nuk shtrohet Rakia
do t ju a çoj unë, për besë
se, Rakia veç,Verën ka motër
Në Jerusalem kënga ndizet zjarrë

Populli i saj trim,
Vallen eh, seç e mbanë gjallë

EPOKA E RE

Në epokë të re jetojmë sot,
Epoka e mashtrimeve frymon kudo
Thellë hedhur rënjët, sa nuk e shkulim dot
Duhet të gjithë sëbashku të mblidhemi ne, tok

Shtrirë gjatë e gjërë në qeveri
Dashuria po shitet e blihet fare pa anxhi
Si barë i keq gjithandej ka mbirë
Pa masë pa kufi eh si, mosmëkeq

Jetojmë në një epokë “kërc ” të re
Plehrat ngritur lartë, deri në re
Me duart tona plagosur historia
Epoken e lavdishme të mos mësoi jo rinia

Maskën e mashtrimit vesh kryetari
Si dele nga mbrapa shoqëron ,sekretari
Pa turp fare mashtron taksidari
Mashtron budallai se nuk i punon kandari
Mashtrimeve i mban ison edhe hileqari

Jetojmë në epokën ku ,lulëzojnë mashtrimet
Si lisa të gjatë, eh riten premtimet
Deri kurrë do te hesht ky popull trim ?!
Me shpresë pret diellin, të buzëqeshë sërisht

BREZAT, DUHET TË NXËNË

Padituria sot ngritur në piedestal
Çiret e bërtet se ajo ,në vendë të parë
Grushton mbi tavolinë me diploma të blera
Që tashmë ma janë bërë mullar, si asnjëherë

Kokën tund e shkund ,sikur i di të tëra
Gojën çel, si corape e grisur
Kur në gojë mban pa turp, diturinë
Ti kafshojë kërkon të librit bukurinë

Bukurinë e zemrës
Bukurinë e shpirtit
Bukurin e fjalës
Që ndrin brënda librit

Padituria ulërin ,e kërkon miq,
Në ç’emër ta thëres injorancën?!
Që me yjet shkëmben rezonancën?!
Me miq të liq, kërkon të lartin ofiq

Nga rënjët ta shkulim ,paditurinë
Që si barë i keq botës ka mbirë
Diturisë qiellin, eh seç u a ka nxirë
Edhe luleve ëndrat, nuk ja le të lirë

Dituria askund, nuk gjenë strehë
Si jetime endet si të mos ketë nënë
Ejani sëbashku me dashuri ta mbrojmë
Në banga ta ulim, brezat duhet të nxënë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here