Shtepia Botuese Nacional boton romanin e shkrimtarit të mirënjohur Josif Doja me titull “RRUGËTIM DREJT PAVARËSISË.”
Romani bazohet mbi një ngarje të vertetë e cila i përket zhvillimeve të vrullshme dhe dramatike të ditëve që i paraprinë Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 dhe pikërisht udhëtimit të Ismail Bej Vlorës nga Durrësi, Kavaja e në vazhdim për në Vlorë ku do të ngrinte edhe Flamurin kuq e zi.
Haki Tafa një përzonazh interesant nga Kavaja është pikërisht karrocieri që do të dërgonte Ismail bej Vlorën në qytetin e Pavarësisë. Shkrimtari Josif Doja përshkruan me mjeshtri të rrallë këtë udhëtim, problemet që e shoqëruan atë gjatë një rruge të gjatë, të vështirë dhe me plot të papritura për shkak të sigurisë dhe kërcënimeve që vinin nga të gjitha anët.
Romani ka një fabul interesante, përsonazhe të skalitur me kujdes, ndërsa dhe i gjithë rrëfimi vjen përmes një gjuhe të pasur dhe stili original.
Ky roman e rëndit shkrimtarin Josif Doja ndër prozatorët tanë më të mirë bashkëkohor, duke i siguruar një vend nderi në letërsinë tonë bashkëkohore.
Josif Doja është poet, prozator, publicist dhe studiues i shquar. Ai është nga themeluesit e demokracisë dhe i shtypit të lirë në vend pas 50 vjetëve diktaturë komuniste. Ai u përfshi si qindra intelektualë shqiptarë në zhvillimet e viteve 1990-1992 të cilat e futën vendin në rrugën e reformave demokratike dhe integrimeve eurotalantike.
Josifi si intelektual ishte gjithnjë një zë i urtë, i mençur dhe i pavarur për të gjitha zhvillimet 33 vjeçare të demokracisë dhe pluralizmit në vend, duke qënë gjithnjë i besueshëm dhe me integritet të lartë profesional dhe njerëzor.
Josifi gjithë veprimtarinë e tij krijuese dhe intelektuale e ka zhvilluar në Kavajë duke qënë krenar për vendlindjen e tij, por edhe një shkrimtar që ka ngritur lart trashëgiminë kulturore dhe njerëzore të Kavajës nga Aleksandër Moisiu deri tek figurat e shquara bashkëkohore të këtij qyteti. Vete romani eshte një dedikim ndaj popullit patriot të Kavajes per ceshtjen tone kombetare.
Josifi është nga njerëzit më të dashur dhe më të nderuar në komunitetin e Kavajës, për interitetin e lartë njerëzor, inteklektual dhe familjar.
Josif Doja ka qënë për shumë vite korrespondent dhe gazetar i Radio Tiranës, i gazetës Rilindja Demorkatike dhe shumë mediave të rëndësishme në Tiranë, duke e sjelle jeten e Kavajes në mendiat tona qendrore.
Shkrimtari Josif Doja është duke kaluar një moment të vështirë shendetësor dhe Shtepia Botuese Nacional dhe gazeta Nacional i urojmë mikut tonë sherim sa më të shpejtë dhe rikthim në veprimtarinë e përditshme krijuese.
Romani “RRUGËTIM DREJT PAVARËSISË”është një tjetër sukses i Josif Dojës por edhe i prozës tonë bashkëkohore. Më poshtë po botojmë një fragment nga romani.
PROLOG
Çdo gjë në këtë botë ka jetëshkrimin e saj, ç’ka do të thotë se ka lindjen,ka rritjen dhe më pas zhvillimin nëpër shekuj e kohëra të përtejme. Vështirë se shkenca të ketë lënë diçka të pamatëshme ne moshë. Natyrisht, ky përcaktim në motshmëri vësh tirë se mund të jetë njëqindpërqind matema tikisht i sakt Kjo, pasaktësi ndodh natyrisht për arsye nga më të ndryshmet. P.sh, është përcaktuar deri më tani mosha e universit,e cila përkufi zohet përafersisht në katër miliard e gjysëm vjeçare. Është përcaktuar gjithashtu edhe mosha e shkëmbinjve,por gjithmonë me përafërsi. Mosha e krijimit të kontinenteve… E qyteteve… E kështjellave… Etj…por gjithmonë me përafërsi. Edhe mosha e fshatrave, gjithashtu, me për afërsi është përcaktuar, sepse, sikurse edhe në rastet e tjera, asnjëherë nuk kanë qenë mundësitë për shkak të mungesës së të dhënave.
Teksa kjo problematikë për të cilën po fl asim deri më tani është sa e gjërë, aq dhe delikate për t’u trajtuar,le të përqëndrohemi tanimë në subjektin të cilin kemi marrë përsipër të ndriçojmë. Le të fl asim tani së pari për fshatin e Luzit të Vogël. Pikërisht tek ky fshat ku zënë fi ll rrënjët e kësaj historie. Ku kishin lindur, jetonin, punonin dhe vep ronin pjesa më e madhe e personazheve tanë… Fshati i Luzit të Vogël shtrihet në jug perëndim të qytetit të Kavajës. Nga veriu ku fi zohet nga fshati Vorrozen, në perëndim nga fshati Çorum, në jug nga fshati Luz i Madh,kurse nga lindja,në një hapësirë të vogël kufi zohet me fshatin Harizaj. Në vitet e pragshpalljes së pavarësisë kom bëtare, numëronte jo më shumë se nga 300 deri në 1000 banore. Jo për të shtuar vlera të pa qëna, por thjesht për të dëshmuar një të vërtetë nga më të bukurat dhe kuptimplotat, populli i këtij fshati nga më të njohurit e më të rëndësishmit e krejt zonës se Kavajës, është shquar kurdoherë si mbartës i cilësive dhe vërtyteve më të mira,të cilat na veçojnë e na nderojnë ne si komb, siç jane: bujaria, dashuria për njëri-tjetrin, për vend lindjen e për Shqipërinë dhe për një sërë cilësish e vërtytesh nga më fi snike. Këtu në Luz të Vogël (por jo vetëm në këtë fshat), ka një zakon nga më të bukurit:cilido kalimtari qoftë dhe i rastit, falë një përshendetje që mund të shkëmbejë me njërin apo tjetrin vendas, thuhet”rrimë”, ç’ka dotë thotë hajde të hamë drekë,paçka se thjeshtë mund të jenë orët e para të mëngjesit. Ose, po ashtu,luzanjakët e kanë në majë të gjuhës fj alën “bujrum”, ç’ka do të thotë urdhëro, urdhëroni! Duke qënë një fshat krejtësisht fushor dhe ç’është më e rëndësishmja me toka të pasura me humus, në krahun tjetër zotërit e tyre,teksa e vlerësojnë këtë fat që u ka rënë për pjesë, janë mjaft punëtorë. Dhe jo vetëm të tillë: Ca më shumë akoma,ata janë mjeshtra te vërtetë të një llojshmërie kulturash bujqësore.Është pikërisht kjo arsyeja që banorët e kësaj treve u kishte dalë zëri për mirë dhe jashtë kufi jëve të atdheut Psh,edhe përpara shpalljes se pavarësisë,por edhe më pas falë këtij emri të mirë qe e kishin fi tuar me meritë, ata ishin futur ne marrëdhënie me shoqëri tregëtare italiane, për të cilat kul tivonin kultura të tilla si patllëxhani,preshi etj., teksa vetkuptohet pjepri,shalqini,domatet,speca t,bamjet e gjata, thjerrëzat, lakrat, spinaqi e me rradhë, ishin pjesë e përditshmërisë në punët e tyre. Ndërsa gruri dhe misri ishin kulturat krye sore, të cilat zinin sipërfaqet më të mëdha të të mbjedhave
uzi i Vogël kishte (dhe ka) disa familje të spikatura si bie fj ala: Bushët, Xekët, Hajdinët, Kamberët, Lushajt e tjerë. Në këtë rradhë bën pjesë, natyrisht, edhe familja e Tafajve.
RRËNJËT KU ZË FILL KJO HISTORI
Disa vite më parë e disa vite më pas, kryeplak i Luzit të Vogël ishte Halil Tafa. Ai është larguar nga kjo jetë që në vitin 1916. Një kohë e gjatë e kjo, mëse e mjaftueshme për të hedhur pluhur harrese mbi shumë ngjarje e historira nga më të ndryshme. Mbi shumëçka, por jo mbi bëmat e këtij burri të shquar. Të moshuarit një pjesë e të cilëve ndonëse nuk kanë arritur ta njohin për së afërmi,siç ja në: Qerim Tafa, -banor i zonës, Ali Tafa (Like)- banor i zonës, Reshat Roçi, -me origjinë nga Luz i Vogël, Hoxhë Bushi, -hoxha i gjithë zonës,e tj.,nuk kursehen të fl asin për atë me një krenari dhe respekt të veçantë. Duhet të jesh me të vërtetë mbartës i vlerave dhe i virtyteve të vyera, që të mund të mbetesh i paharruar në kujtesën e brezave. Një i tillë burrë ishte pra, edhe Halil Tafa. Në personin e tij populli i Luzit të Vogël kishte ditur të përzgjedhe një njeri të devotshëm 10 JOSIF DOJA si për detyrën që i kishin besuar,ashtu dhe për karakterin e tij të veçantë ndër të tjera dhe kjo falë: Të qënit i ndershëm… I drejtë… I dashur… I dhembshur… Bashkëshort dhe prind shembullor. Por, teksa gëzonte dhe manifestonte ndër të gjithë banoret e fshatit të tij cilësi si këto,pa mëdyshje ishte dhe një atdhetar i përkushtuar. Luzin e Vogël ai dëshironte që ta shihte sa më mirë ne të gjitha drejtimet. Ai e donte atë me të gjithë fuqinë e shpirtit sepse aty kishin lindur stërgjyshërit e tij, prindërit e tij,fëmijët e tij… Teksa e kishte trashëguar këtë dashuri dhe frymë atdhetare nga të parët e tij,ai jo vetëm dëshironte, por tashmë e kishte bërë realitet, duke i edukuar edhe fëmijët e tij me të njëjtat ndjenja. Ndaj dhe asnjëherë nuk përtonte që darkave, para se të mblidheshin për të ngrënë buke, ai u fl iste të pesë djemve: Aliut, Hazbiut, Hajdarit, Kasemit, më të voglit, Hakiut,por edhe vajzave, Mihanes dhe Bejazes, në prani të së shoqes, Fatimes, për betejat e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbe, në krye të luftëtarëve shqiptar kundër hordhive pushtues osmanë dhe për sa e sa burra të tjerë të shquar e ngjarje të tjera ku kishte shkëlqyer trimëria e tyre e pashoq. Të gjithë e dëgjonin me dëshirë për të mësuar sa më shumë prej tij. Ato biseda të bëra darkave midis familjarësh linin përherë e më shumë përshtypje të pashlyera te fëmijët. Baba Halilit i bëhej qejfi teksa shikonte sesi ata e refl ektonin efektin e tyre ashtu siç ai dëshironte. Tek secili nga djemtë ai shihte të pasqyruar vetëveten. Ata të pestë po bëheshin përherë e më shumë të sjellshëm. Përherë e më shumë të dashur. Përherë e më shumë të edukuar. Dhe ajo ç’ka ishte akoma më e rëndësishme (me sa shikonte ai), përherë e më shumë trima (i dallonte nga sytë që u xixëllonin). E ku kishte më bukur e më mirë sesa kështu? Pesë djem. Pesë sypetrita. Pesë shpirtra të dëlirë. Por, tashmë edhe pesë shokë të ngushtë që si ndante asgjë nga njeri-tjetri. Nganjëherë, atij burri të rradhë siç ishte Halil Tafa, i bëhej se ata nuk ishin bijtë e tij!! Po te kujt ishin tjetër përveç se të atij vetë?!! Dhe i bëhej zemra sa një mal teksa dilte nga përhumbja e çastit dhe kthehej sërish në realitet. Sepse ja, do të vinte shumë shpejt dita që ai do të krenohej me ata si asnjëherë tjetër…
Ngjarjet,si ujërat e një lumi të rrëmbyeshëm malor,do të rridhnin shpejt. Shqipëria si rradhëherë në historinë e saj jetonte kohëra sa të lavdishme, epokale për ardh mërinë e saj e po kaq të turbullta,të rrezikshme, që mund edhe t’ia fshinin emrin nga harta përgjithmonë. Le të avancojmë për momentin në shkurt marsin e vitit 1913. Ushtritë serbo-malazeze kërkonin t’ia ngul nin kthetrat Shkodrës dhe më pas për tu futur akoma më thellë në kufi jtë e Shqipërise, sepse pangopësia e tyre për të pushtuar nuk kishte kufi . Në këto kushte, qeveria e porsa krijuar e Ismail Qemalit lëshoi kushtrimin për t’i dalë zot fatit të kufi jve të shenjtë të atdheut. Këtij kushtrimi,tre nga djemtë e tij, Aliu, Kasemi dhe Hakiu, do t’i përgjigjeshin pa më të voglin ngurim. Por, ne jemi akoma në atmosferën e ndezur të fundvitit 1912. Po afronte nentori… Nentori ynë,muaji i madh i pavarësisë. Le të sjellim, pra në vazhdim,sa më shumë të mundemi, të gjallë, ashtu siç dhe ka ndodhur, këtë atmosferë
FATI I DYTË I SHQIPËRISË
Rrugëtimi politik i të madhërishmit Ismail Qemali i ngjan një lumi, i cili kurre nuk reshtet së vërshuari deri në arritjen e derdhjen e tij në det. Paçka se nuk e kemi si qëllim në vetëvete për të nxjerrë në pah veprimtarinë e gjërë dhe të shumëanshme të tij, nga shkaku se për atë është shkruar shumë nga autorë të ndryshëm, faktet që do të sjellim dora-dorës në vazhdim të këtyre faqeve,mendojmë se do t`i shërbejnë trajtimit sa më mirë të temës që kemi marrë përsipër të shtjellojmë. Dhe konkretisht: Vizitat në kolonitë arbëreshe në Kalabri dhe në Siçili. Gjatë qëndrimit të tij në Romë e në Napoli, atë e vizitonin gjithnjë veç e veç e me delegacione dhe e ftonin që t`u shkonte për t`i takuar në fshatrat e tyre. Vizitat e tij në Bruksel, por dhe në Itali,Greqi dhe në Angli. Pjesëmarrja në kongresin e organizuar nga xhonturqit në Paris, ku mbrojti pikepamjen si pas së cilës kombësive jo turke duhej tu garan toheshinliria dhe të drejtat e tyre. Thirrja nga Veziri i madh Qamil Pasha,i cili i shfaqi dëshirën ta kishte në kabinetin e tij titullar të punëve të jashtme dhe mospranimi i tij. Mospranimi i tij gjithashtu edhe i kandi daturës për Kryetar të Parlamentit Turk. Zgjedhja e tij si deputet i këtij parlamenti krahas 25 deputetëve shqiptarë në vitin 1908. Dhe ç’ka është më e rëndësishmja, urdhëri I Sulltanit që Ismail Qemali të kthehej ne Turqi dhe të gjykohej në Stamboll për tradhëti të lartë, moszbatimi i urdhërit dhe dënimi me vdekje në mungesë. Në veprimtarinë e tij sa politike, po aq dhe atdhetare vështirë se mund ta gjesh, mendoj, në jetëshkrimin e mjaft personaliteteve të shquar sit ë kombit tonë,ashtu dhe të vendeve të tjera, të cilën të mund të barabitësh me atë të Ismail Qemalit. Ai, si rrallëkush tjetër ndjente një dashuri dhe dhimbje të pakufi shme për dheun e të pa rëve tanë, Shqipërinë e shtrenjtë, gjaku i së cilës i lëvrinte nëpër damarë. Asgjë nuk e ndali dhe nuk mund ta ndalte atë burrë. As jeta e rehatshme që mund të bënte si në Turqi,po ashtu dhe në mjaft vende të tjera. As njëra joshje më mikluese sesa tjetra,për një karrierë të suksesshme politike,mjaft që të vihej në shërbim të interesave të Portës së Lartë. As kundërshtarët e tij të shumtë, të cilet RRUGËTIM DREJT PAVARËSISË 15 bënë ç’është e mundur që ta pengonin në rrugën e shenjtë që kishte nisur, por pa ia arritur në asnjë mënyrë qëllimeve të tyre ogurzeza,q ë do të ishin mënxyra e Shqipërisë. As dënimi me vdekje në mungesë… Prandaj, nuk ka pse të mos imagjinojmë (me taforikisht e kemi fj alën), transferimin e gjakut të Skënderbeut në rrembat e Ismail Qemalit. Sepse, në karakterin dhe formimin e këtyre dy burrave të mëdhenj, kishte ngjashmëri të pazakona. Siç qenë bie fj ala: Përkushtimi ndaj Shqipërisë. Guximi. Trimëria. Mosepja ndaj vështirësive. Kapaciteti intelektual. Dhe mjaft e mjaft cilësi dhe virtyte të tjera. Skënderbeu që ishte fati i parë i Shqipërisë në kohën kur jetoi,i shpartalloi hordhitë e pa numërta osmane për 25 vjet me rradhë, aty, në kështjellën legjendare të Krujës e në mjaft beteja të tjera, ndërkohë, që ato, pasi të kishin pushtuar vendin tonë, do t’i suleshin Europës. 500 vjet më pas, Ismail Qemali do të ishte fati i dytë i madh i Shqipërisë, teksa luhej tashmë si asnjëherë më parë me egzistencën e saj. Me madhërinë e saj… Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali i nisur 16 JOSIF DOJA nga Triestia e Italisë arriti në Durrës më 21 nëntor 1912. Se bashku me patriotët durrsakë, ai vendosi të ngrinte në qytet fl amurin kombëtar Por autoritetet turke bashkë me qarqet antikombëtare,ndonëse përkohësisht,e penguan këtë mision historik. Komanda turke e Janinës u orvat nga ana e saj ta kapte Ismail Qemalin gjallë ose vdekur, por shumë shpejt u detyrua të hiqte dorë nga ky vendim, ngaqë për shumë arsye nuk ishte tashmë në gjëndjë të pengonte lëvizjen kombëtare shqiptare për pavarësi. Ditët kur duhej ecur me shpejtë se koha Dihet se ç’është humnera. Mjafton të ndodhesh në buzë të saj, të vësh trosh tej e përtej, deri ku ajo soset dhe të merren mend. Të të merren mend, aq sa dhe mund të ma rrësh rrokullimën drejt asaj skëterre, pa të shtyrë askush. Edhe kështu mund të ndodhë… Në një situatë të tillë prej humnere ndodhej Shqipëria në muajt tetor-nëntor të vitit 1912. Teksa ushtria turke në Ballkan ishte krej tësisht e dorëzuar në të gjitha frontet,trupat serbe pasi kishin hyrë në Lumë, Mirditë e Mat, pushtuan më 18 nëntor, Lezhën.
Një pjesë e tyre iu drejtuan Durrësit,ndërsa njësi të tjera të saj u nisën drejt veriut. Ato, në bashkëpunim me forcat malazeze që kishin pushtuar Shëngjinin, arritën derisa të rrethojnë edhe Shkodrën. Ushtritë serbe që vepronin në Maqedoni, pasi pushtuan Manastirin, marshuan drejt Shqipërisë së Mesme, kurse ushtria greke, ndërkaq, pasi rrethoi Janinën, arriti të pushtoi Sazanin dhe më 19 nëntor zbarkoi në Himarë. Në këto rrethana, e vetmja zgjidhje,ose ca më qartë akoma, e vetmja rrugë ku duhej ecur për të shpëtuar Shqipërinë, ishte shpallja e pavarësisë së saj. Teksa në Durrës u hasën të tillë pengesa të cilat nuk lejuan ngritjen aty së pari të fl amurit te pavarësisë, tanimë duhej shpejtuar akoma më shumë. Koha natyrale ecën ngaherë me të njejtin ritëm. Koha nuk e ndryshon asnjëherë ritmikën e rrjedhës së saj. Por ja që në ditët e pazakontë në të cilat po jetonte Shqipëria, duhej ecur më shpejt se koha. E pra, që të mos na përpinte humnera,nuk kishte asnjë rrugëdalje tjetër, përveçse: Punët e 100 ditëve t’i bëje në një ditë të vetme… Gjumin ta përjashtoje nga vetja. Mendjen ta mbaje të fokusuar vetëm në një çështje të vetme, që ishte ardhmëria e Shqipërisë. Nëpër rrjedhat e historisë ky vend e ky popull kishte përjetuar ngjarje njëra më e rëndë sesa tjetra,por asnjëherë më parë: Koha nuk kishte qënë kaq e vyer… Ca më shumë akoma, kaq e shtrenjtë. Duhej rendur me maksimumin e shpejtësisë. Po të ishte e mundur, edhe duhej fl uturuar… Tanimë drejt Vlorës. Por,si do të ecej? Cila rrugë do të ndiqej? Ajo,nacionalja, që lidhte në një farë mënyre qytetet kryesore të vendit nga veriu në jug, para qitej me shumë rreziqe.
Me aq shumë, saqë, pa më të voglin dy shim, gjithë ai mund (mbinjerëzor do të thonim) i Ismail Qemalit dhe i bashkëudhetarëve të tij të të njejtit ideal, mund të katandisej në një disfatë të pariparueshme. Ca më keq akoma,në një vdekje të një kombi të tërë. Sepse hafi jet e kishin bërë me siguri punën e tyre… Rruga tjetër ishte ajo dytësorja… Ajo rrugë pa rrugë… Ajo rruga nëpër baltra, nëpër këneta… E vështirë do të ishte të ecje nëpër të, por Në foto: Bajram Xhani duhej ecur me çdo kusht. Po as më të voglin hezitim… Qyteti më i afërt ish te Kavaja. Aty, nëpër fshatrat e tij duhej kaluar, për të qenë sa më larg rreziqeve. Me siguri që në atë qytet dhe në ato fshatra do të gjëndeshin njerëz të devotshëm të cilët do të tregoheshin të gat shëm për t’i çuar në Vlorë shëndoshë e mirë, atë dhe shokët e tij.
Teksa Ismail Qemali pyeti, disa patriot durr sak i thanë se ata njihnin asisoj prej tyre, që mund ta bënin pa më të voglin hezitim atë punë Para së gjithash fj ala ishte për Bajram Xhanin, Qazim Merhorin dhe Haki Tafën. I pari ishte njeri i pushkës, i shkolluar në Akademinë Ushtarake të Romës, patriot me zemër të fl aktë, i cili tanimë, në fshatin e tij të Luzit të Madh kishte ngritur edhe një çetë atdhetare. Në foto: Haki Tafa I dyti ishte pa asnjë dyshim karvanxhiu më i njohur i Kavajës, i cili, vështirë se mund të kish te lënë ndonjë qytet të Shqipërisë pa çuar e pa sjell prej andej mallrat ë ndryshëm. Ai kishte bërë bile edhe rrugë akoma më të largëtë, duke shkuar deri në Manastir, për të sjellë prej andej libra dhe gazeta për mësimin e gjuhës shqipe. Të dy e pranuan me dëshirë të madhe misionin patriotik që iu besua. Si i pari dhe i dyti e njihnin fare mirë edhe Haki Tafën. Bajram Xhani nga Luzi i Madh e njihte jo vetëm si fqinjë e karvanxhi nga Luzi i Vogël aty pranë, por edhe ngaqë e kishte pjesëtar të çetës patriotike, të cilën e kishte formuar vetë dhe po vetë ishte komandant i saj. Me djaloshin dhe karvanxhiun me emër Haki Tafa, njihej mjaft mirë edhe Qazim Merhori. Në foto: Qazim Merhori Si karvanxhinj që ishin, të dyve u kishte ndo dhur disa herë që të bënin udhëtime të për bashkëta. Qazim Mer hori, ndërkohe, kishte bi seduar edhe me Bajram Xhanin, teksa kishin rënë dakort që të merrej takim me Hakiun. Haki Tafa, ngaqë ish te nga Luz i Vogël, e njih te fare mirë atë rrugë dytësore sepse kishte udhëtuar disa herë nëpër të. Por, ai kishte edhe një përparësi tjetër: karroca e tij ishte më e përshtatshme për të përballuar udhëtime kaq të gjata dhe të vështira. E pra: në moshën më të bukur po, trim e patriot po, karrocën e cila i plotësonte kushtet për një udhëtim kaq të gjatë dhe të vështirë, po, atëherë Haki Tafa ishte njeriu më i përshtatshëm, pikërisht si i domosdoshmi. Ndërkohë, ishte lënë që bisedën e parë me Hakiun ta bënte Qazim Merhori. Kjo bisedë e një rëndësie të veçantë, do të bëhej në një prej kafeneve periferike të qytetit, pak ditë më parë sesa të niste ai udhëtim i paharruar historic (vijon)