(Roman që për 28 vjet e shpërndau era tek lexuesit)
(Baca Adem, mbolli ide- korri UÇK)
Një ditë, në vitin ‘74
në barakën numër 2
Një libër pa kapak
Pa trokit në derë,
“e solli era’ në dhomën numër 4
Pleqtë thoshin;
Në burg është një burrë,
Vuan për atdhe
Ka hedhë farën e lirisë
fund e krye are,
Në çdo Abetare!
E kishin dënuar bashkë me romanin!
Me pranga në duar, e kishin pyetur;
Kush je ti për popullin tënd?
Që flet për flamur!
E paramendonim dritë të largët,
E donim pa parë kurrë
Ai në mesin tonë
Ishte bërë flamur
Shtohej qyteti, rritej Prishtina
Studentë, përditë e më shumë,
Vërshonin rrugë e sheshe
Valë valë si lumë
Libri pa kapak
Nuk erdhi mbështjell
Pa kapak, pa titull në faqen e parë
Dikush e solli mes nesh
Kush do ta lexoj Adem Demaçin?
Një libër, roman, novelë a tregim,
Për shumë lot në faqe!
Ishim bërë merak
Në librin pa kapak
Na dukej diçka e re,
Diçka krejt tjetër
Moti për ne
Ai libër ishte bërë
Kryevepër
Lexonim me rend
Një libër të vjetër
në heshtje, krejt pa zë,
me sy e veshë katër
Udhëtonte libri pa titull
Kapakët humbur diku
Adem Demaçi sikur thoshte;
“Nuk jam në burg”
“Jam gjithkund me ju”.
Era shpërndante librin,
Mali e ruante në gji.
Po të pyesë njeri
Kush e solli librin?
Përgjigja ishte e thjeshtë:
Era!…. Zotërinj!


















