Adem Nimani: Ludviku i 6-të doli hisedar i barabartë me Harunin . Tregim.

 

 

 

 

-Megjithëse askush nuk merret me origjinën e emrave të zijoshëve, kjo temë po del te jetë me shumë rëndësi?- mendonte Grremçi. As emri Ludviku i 6-të e as emri Harun nuk  kanë origjinë nga Zeza, por janë bërë problem për zijoshët.

Atë ditë dhjetori, duke ndjekur një seancë gjyqësore për çështje trashëgimie, Grremçi për herë të parë në jetë, në Zezë, dëgjoi emrin Ludviku i VI-të. Menjëherë ishte interesuar në mos është fjala për ndonjë mbret, baron apo lord? Mezi kishte pritur hapjen e dosjes, dhe ishte befasuar nga fakti që dikush mund të ketë emrin Lidviku i 6-të dhe të flas shqip si Haruni i Zezës. Deri atë ditë, Grremçi nuk kishte menduar kurrë për origjinën e emrit të Harunit. Tek tash kjo tema e origjinës së emrave të zijoshëve kishte rënë në grepin e Grremçit.

Djali i gruas së dytë të Harunit e kishte emrin Ludviku i 6-të, por nuk kishte asnjë lidhje me ndonjë mbret, baron apo lord të njohur. Haruni qe martuar me Lizën duke menduar të merrte sa më parë leje qëndrimi e pune në një vend evropian, ku kishte shkuar azil nga Zeza. Atij i kishte vdekur e shoqja fill pasi kishte lindur fëmijën e parë.

Enigma e emrit Ludviku i 6-të, jo që nuk ishte zgjidhur në tri seanca gjyqësore, në të cilat morën  pjesë shumë gazetarë, në mesin e të cilëve  edhe Grremçi, por vendosja e drejtësisë për ndarjen e trashëgimisë së Harunit dhe të shoqes, kishte marr kahe që nuk kishte  pritur asnjë zijosh. Në seancë doli në pah emri i një farë baroni gjerman, francez apo anglez, por për të cilin nuk kishte askush ndopak njohuri. Dosja e kësaj trashëgimie as që ishte hapur akoma. Aq më pak mund të imagjinonte dikush sa mund të trashet ajo dosje, derisa të vendoset drejtësia për këtë trashëgimi, jo fort të rrallë në ditët e sotme!

Dikush që ka lexuar ndonjë roman apo ka mësuar diçka nga historia, emri Ludviku i 6-të ishte bërë i njohur moti si mbret i Francës. Ndodhë që një vajzë a një djalë të lakmojnë jetën e një mbreti apo personazhi të imagjinuar nga shkrimtari në ndonjë roman, dhe pastaj ta pagëzojë fëmijën e vet me atë emër. Sa duket e ëma e Ludvikut të VI-të, Liza, kishte  pasur ndopak njohuri për  mbretin  e njohur bullafiq francez nga shekulli XI, Ludvikun e VI-të, i cili kishte qenë i njohur si “Mbreti bullafiq i Francës”.

Grremçi, në heshtje pyeste vetën:

-Vallë a ka mundur të paramendojë  Haruni, se gruaja me të cilën po martohet, sapo të bën kurorë me te, bëhet hisedare e barabartë e pasurisë së paluajtshme që posedonte nga i ati.?

Në të vërtetë, Haruni, aty në gjyq, kishte deklaruar se kur është martuar me Lizën, atë e ka parë, as më pak as më shumë, vetëm si një grua që i pëlqen, dhe kaq.

-Për çfarë trashëgime mund të ketë menduar Haruni aso kohe?- mendonte Grremçi dhe vetë përgjigjej:

-Bash kurrë fare!

-Ai as që ka parë ëndërr, që nesër mund të ndahet me Lizën, të cilën e do pa masë. Ai, po aq e do edhe djalin e vogël të cilin Liza e solli me veti.

Mendonte e çmendonte Grremçi, se si një zijosh, mund të ngatërrohet aq shumë e aq larg, sa ti fus në konflikt juridik tri shtete. Liza ishte gjermane, i biri i saj me burrin e parë ishte francez, por që tash jetonte e punonte në Australi. Ai Ludvku i 6-të ishte rritur e bërë burrë në familjen e krijuar nga martesa e Harunit me Lizën.

Zijoshët, kur ishte fjala për të fituar leje qëndrimi dhe punë, pa përtesë i bënin njëmijë dredhi që pak kush mund t’i imagjinonte. Haruni nuk ishte asi tipi zijosh.  Ai ishte punëtor i mirë dhe i disiplinuar, të cilit nuk mund ti bënte vërejtje asnjë punëdhënës. .

Në gjyq, të gjithë ata që ishin prezent në seancë të hapur, kishin kuptuar se as Haruni as Liza nuk kishin menduar gjatë kohë, kur kishin mbetur vetëm me nga një fëmijë dhe në takimin e parë kishin vendosur të martohen. Ata ishin takuar krejt rastësisht në tren duke u kthyer nga puna. Nuk kishin pritur disa takime me radhë, për ta njohur njeri tjetrin më mirë, por ishin bashkuar menjëherë. Duke qenë se kishin kuptuar që jetojnë të vetmuar, dhe të dy paguajnë apartamente banimi, dukej sikur ky fakt ua kishte shpejtuar bashkimin.

Liza kishte një djalë të vogël që akoma e dërgonte në çerdhe, ndërsa Haruni, djalin e tij të vogël  e të vetëm, po e rriste akoma në Zezë, tek të afërmit.

Puna e emrave të huaj që i kanë për zemër zijoshët e Zezës, jo pak herë u ka dalë për hunde, por ata nuk e kanë dert fare.

Shumë zijoshë që migruan nga Zeza, thuaja në çdo kënd të botës, as që kanë menduar për ligjet e vendeve të tjera, ku kanë shkuar të jetojnë e punojnë. Haruni nuk priti shumë dhe u martua me gruan e dytë. As që e kishte pyetur diçka  për Lizën kur ishte njohur me te në tren.  Atë e mori me gjithë djalin e vogël, pa menduar më gjatë se çka mund të pjellë në të ardhmen. Sa për ndarje të pasurisë, as i kishte vajtur mendja një herë.

Puna e bartjes se pronësisë së tokave nga prindi tek i biri, jo që mund të behej fare lehtë siç mendonin zijoshët, por përditë e më shumë shihej se kjo do tu dali për hunde, siç thotë populli. Haruni  ishte fare i ri kur e mori Lizën me gjithë djalë. Në Zezë, ai kishte dy hektar toke dhe një shtëpi modeste. Pasuria e tij, arat dhe shtëpia në kadastër figuronin në emër të të atit të tij, Hariçit. Kishte vite që Haruni kishte shfaqur dëshirën të rregullonte trashëgiminë e pronës nga i ati. Kjo punë doli aq e komplikuar sa i kishte ra pishman pse e nisi. Haruni dhe Ludviku i VI-të nuk ishin vëllezër as nga babai as nga nëna.

Sa kohë që Ludviku i 6-të u rrit në fshat, shoqërohej me Harunin dhe u bënë burra si të ishin vëllezër. Në moshën njëzet vjeçare Haruni emigroi në Australi ku gjeti punë të mirë. Bile atje gati e harroi fare Zezën. Ai as nuk shfaqi kurrë interes të ndahej nga e ëma, e cila mbeti të jetonte me Harunin  në Zezë.

Shumëkush do mund të pyeste, se çka ka lidhje gjithë kjo histori me një letër trashëgimie të pronës?

Hariqi ishte akoma gjallë me gjithë të shoqen kur Haruni kërkoi bartjen e pasurisë së të atit, por puna doli të jetë aq e komplikuar sa që ky problem të arrinte në nivelet më të larta, jo vetëm të Zezës, por edhe të një shteti-kontinent siç është Australia.

Sapo u zu në gojë puna e trashëgimisë, Liza tha; se pari prona duhet të ndahet përgjysmë mes saj dhe Harunit me të cilin ka kurorë.

I biri i saj Ludviku i 6-të që punonte në Australi, ishte bërë moti milioner. Ai as që kishte shfaqur ndonjëherë dëshirë të kthehej tek e ëma dhe as që ishte interesuar së çka po ndodhë në Zezë ku jetonte Liza e kurorëzuar me Harunin.

Sapo Haruni bëri kërkesë për trashëgimi, sharra hasi në gozhdë. Me çdo ligj të Zezës, edhe Liza ishte trashëgimtare e gjysmës së pronës, dhe kështu pasi i briri i saj Ludviku i 6-të edhe pse nuk ishte i biri i ndonjë Ludvikut të 5-të,  por nuk ishte as  vëllai i Harunit zijosh, doli të ketë hise të barabartë në ketë trashëgimi.

-Nëse puna qenka kështu, atëherë edhe Haruni do të mund të ishte hisedar në pronën milionëshe të Ludvigut të 6-të në Australi?- mendonte Grremçi, i cili kishte përvojë të gjatë në gazetari, dhe kishte marrë pjesë në shumë seanca gjyqësore për çështje trashëgimie.

Në sallën e gjyqit, atë ditë, për një çast kishte mbretëruar heshtja. Grremçi i kishte pëshpëritur në vesh një avokati të mbrojtjes, se këtu kemi të bëjmë me një problem shumë më të madh se që e keni menduar. Në Australi nuk vlejnë ligjet e Kosovës, o zoti avokat! Ju duhet më shumë kohë për të zgjidhur këtë problem.

Në sallën e gjyqit ishin edhe shumë gazetar nga shtetet e  ndryshme të botës. Mbi të gjitha, publikimi i emrave dhe i çështjes që po shqyrtonte gjyqi kishte zgjuar interesimin e mediave në të katër anët e botës.

Grremçi ishte gazetar i gazetës Vatan, nga Turqia. Ai njihte mirë gjuhen shqipe dhe turqishte, megjithëse edhe për këtë seancë gjyqësore ishin siguruar përkthyes të duhur, jo vetëm për gjuhën turke por edhe për gjuhen gjermane, pasi vetë emri Ludviku i 6-të kishte zgjuar interesim në të katër anët e botës.

Rasti i bartjes së trashëgimisë së Harunit nga i ati, kishte dal jashtë kufirit të Zezës.

Ludviku i 6-të me punë kishte  bërë pasuri milionëshe në Australi.  Ai kurrë nuk kishte menduar të merrte diçka nga hisja e Harunit. E ëma e Ludvikut të VI-të, sipas ligjeve të Zezës kishte të drejt trashëgimi të gjysmës së pronës së Hariqit, Po a mund të merrte Haruni diçka nga pasuria e Ludvikut  të VI-të në Australi,  kjo doli të jetë pjesa më problemore e çështjes.

Në tri shtete ishin kompletuar lëndët gjyqësore përkatëse. Zeza nuk do të kishte këtë emër po të mos ishte burim i aq shumë të zezave për kokë të vetë. Derisa Ludviku i 6 -të, me ligjet gjermane, kishte të drejt trashëgimi të pronës së familjes, e ëma e tij, pasi ishte martuar në Zezë, kishte kurorë me Hariqin, dhe kishte të drejt të kërkonte hise nga prona e burrit. Mirëpo, pasi i biri i saj ishte rritur përkrah të ëmës, dhe  pasi e ëma e tij kishte kurorë me Hariçin, sipas ligjeve të Zezës,  kishte të drejt ta merrte gjysmën e pasurisë së burrit zijosh. Atë pjesë që do të trashëgonte gruaja e dytë e Harunit, atë mund  t’ia lente trashëgim djalit të saj Ludvikut të 6-të, ta shiste apo t’ia falte kujtdo që dëshiron ajo.  E gjitha kjo punë mbetej në vullnetin e Lizës.

Askujt nga Zeza as që i shkonte ndërmend ndonjë zgjidhje tjetër,  për të nxjerrë se paku “bishtin e sëpatës” nga “kovaçi”, siç thonë zijoshët.

Pas dy seancave nuk u mor asnjë vendim. Gjithçka dëshmonte se Zeza si zakonisht paguan çdo gjë edhe kur askush nuk ka edhe një ide se çka duhet tjetër të ndodhë.

Grremçi që kishte ndjekur këtë rast fill e mbarim,  kishte menduar natë e ditë se mos ndoshta edhe Haruni mund të ketë hise në pronën milionëshe të Ludvikut të 6-të, por doli se ky rast është krejt i humbur. Australia, as Gjermania nuk njohin tjetër ligj pos atyre ekzistuese sa i përket pronës-shkroi Grremçi në ditarin e tij.

Grremçi nuk u mor me rastin por me shkaqet që sollën këtë rast, kur një gjerman milioner ia merr gjysmën e pronës  së Hariqit, pasi i biri i tij Haruni është martuar  me gruan e dytë Lizën, dhe ai as as që ka menduar se ajo  grua gjermane bëhet hisedare  e plotë në pasurinë e tij.