Kryetari aktual serb Vuçiq ka deklaruar para auditorit, se gjatë luftës në Kosovë, gjashtë të rinj serbë në lokalin “Panda” afër Pejës, i vrau shërbimi sekret serb. Për këtë u akuzuan kalimtarët shqiptarë të rastit dhe u dënuan. Pasi dëgjon deklaratën e një polici serb për një varrezë masive afër Novi Pazarit po ky Vuçiqi akuzon publikisht pikërisht këtë polic se ai di për vrasjen e atyre shqiptarëve dhe varrezën masive që gjendet atje. Vuçiq është po ai radikali serb i cili lexoi letrën që kishte lënë në derë të kuvendit të Serbisë kryepolici serb Vllajko Stoilkoviq që beri vetëvrasje në Kuvendin e Serbisë, kur ishte zgjedhur edhe deputet i partisë së kryetarit të tashëm serb.
Në anën tjetër kryeprokurori serb për krime lufte Vukçeviq, para mediave deklaron në në varrezën masive në Kizhevak gjenden së paku 650 kufoma të shqiptarëve të vrarë nga policia e ushtria serbe në Kosovë. Prokurori Vukçeviq po ashtu deklaron me bindje para mediave, se urdhrin për ekzekutimit e tre vëllezërve Bytyqi që ishin liruar nga burgu për kundërvajtje në Prokuple, e kishte dhënë krye shefi i policisë speciale serbe Vllajko Stoilkoviq, i cili më vonë bëri vetëvrasje.
Siç dihet, kufomat e vëllezërve Bytyqi të ekzekutuar me plumb pas koke, u gjeten bashkë me qindra kufoma të shqiptarëve të Kosovës në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit.
Për vrasjen masive të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës vetëm një herë shkroi shtypi serb. Pastaj kur gjithë pushtetin dhe të gjitha mediat i futi në dorë kryetari i tashëm i Serbisë, mbyti çdo zë që mund të fliste apo shkruante për krimet konkrete serbe në Kosovë. Sa për gjykimet e vrasësve serbë as që bëhet fjalë prej kur Vuciq ka futë në dorë gjithë pushtetin në Serbi. Dihet saktë edhe kush kishte urdhëruar vrasjen e të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës. Për këtë shkroi vetëm një herë gazetari serb Millosh Vasiq në revistën e përjavshme “Vreme” të Beogradit.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, shtypi serb, herë pas here botonte edhe shënime të dokumentuara për masakrat që kishin bërë policia, paramilitarët dhe ushtria serbe mbi shqiptarë. Sa kohë që pakësohej presioni ndërkombëtar, nga gazetaria serbe u përjashtuan të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kishin shkruar për krimet serbe në Kosovë. Shtypi shqiptar në përgjithësi as që kanë pasur shanse të shohin dokumente me shkrim e të filmuara të krimeve serbe në Kosovë. Këto dokumente i ka Beogradi dhe nuk ka lejuar e as që lejon të botohen sot e kësaj dite. Me zvogëlimin e presionit ndërkombëtar, pushteti serb futi në dorë të gjitha mediat pa përjashtim. Ata pak gazetar të njohur për korrektësi informacioni u përjashtuan nga puna. Disa prej tyre i rrahën brutalisht në rrugë, por pati edhe raste kur i likuiduan .
Gazetari serb (tash i ndjerë) Millosh Vasiq, me përvojë të gjatë gazetarie hulumtuese, u ngarkua të shkruante për masakrimin e të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës. Pas fillimit të hetimeve, pas ngritjes së padisë ndaj shtetit serb për krimin në burgun e Dubravës, nga Natasha Kandiq, gazetari u ngarkua mori detyrë të hulumtojë fakte. Atij për pak kohë edhe iu mundësua qasja në dokumentet konkrete për vrasjen e të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës.
Shkrimi i tij, megjithëse jo i plot, bëri bujë të madhe në Serbi. E kërcënuan hapur pas atij shënimi(që mund ta lexoni në vazhdim). Ai shkrim është përfolur edhe në disa intervista të gazetarëve tjerë që kanë bërë me gazetarin Vasiq.
Në mes tjerash, gazetarja Svetlana Lukiq e pyet Vasiqin për atë shënim, pasi ai kishte edhe emra e dokumente konkrete. Vasiqi tregon se në muajin prill të po atij viti, Prokuroria për krime lufte ftoi në bisedë ish ministrin e drejtësisë së Serbisë, Jankoviq…
Kah fundi i muajit maj të vitit 1999, dikush u kujtua që sulmet e NATO-s t’i shfrytëzojë
për të mbuluar masakrimin e të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës, në Istog, të Kosovës.
Ai rast u mjegullua shumë për t’u hedhur në tollovinë e përgjithshme të propagandës së regjimit serb. Për habi, disa vjet me vonë, për shkaqe gati krejt banale, papritur, në Prokurorinë speciale për krime lufte në Beograd ishte paraqitur një padi penale.
Hetimet preliminare dëshmuan se drejtësia është e ngadalshme, por megjithatë e arritshme, shkruante gazetari serb i të përjavshmes ”Vreme” të Beogradit.
Po që se ministri i drejtësisë nga koha e Millosheviqit, njeriu që i përket periudhës kritike, të mos merrej në pyetje në prokurorinë për krime lufte, në rrugën “Ustanicka”, vështirë se dikujt do t’i kujtohej se çka kishte ndodhur në burgun e Dubravës në Istog të Kosovës, ndërmjet datës 19 e 23 maj të vitit 1999. Fondi për të drejtën humanitare një vit më herët kishte kumtuar se ka ngritur padi penale për vrasjen e të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës.
Dihet se një padi penale është paraqitur edhe me herët, ndërsa thuhej se prokuroria kinse po merret me rastin, prej vitit 2008, për të cilën gjë dihet pak, për shkaqe të arsyeshme. (v.a. megjithëse Vasiq kishte qasje në dokumentet relevante, por në shënimin e tij, me siguri nga frika iu ka shmangur shumë fakteve që i ka pa me sy në ato letra, pasi siç thotë edhe vet i rrezikohej jeta)
Gazetari serb në fillim përshkruan historinë e ndërtimit të burgut:
Shih seri! Për t’i ikur shënimit konkret për të cilin kishte aq material të dokumentuar, ai mbushë faqen me shkrim për ndërtimin e burgut.
Burgu i Dubravës ka filluar punën në vitin 1986. Ndërtimi i burgut kishte zgjatur dhjetë vjet. Sipas vlerësimit të Sigurimit Shtetëror jugosllav, burgu ishte ndër me modernet në Evropë. Burgu kishte kapaciteti për vendosjen e 3000 të burgosurve. Në raportin e përmendur autori shton se sipas disa informatave, ai Burg ishte ndërtuar edhe për qëllim tjetër me kapacitet aq të madh. Mendohej se ai do të mund të plotësonte nevojat edhe për vendet tjera fqinje. Cili ishte destinimi tjetër kobzi i atij burgu dhe për cilat vende është fjala, për fat të keq, nuk thuhet asgjë.
Në çastin e bombardimit të parë të aeroplanëve të NATO-s, sipas raportit të Sigurimit Shtetëror Serb (DB-se), në burg kishte 1004 të burgosur,95 % të të cilëve ishin shqiptarë.
Versioni zyrtar
Gazetari serb që në fillim thekson se për ngjarjet kritike, ekzistojnë më së paku dy raporte të shkruara, të cilat i ka pasur në dorë vet ai. Gazetari i Revistës javore VREME të Beogradit me përvojë të madhe sa i përket punëve sekrete të shërbimeve të sigurimit, thotë se njëri raport ishte i papërfunduar dhe i pa nënshkruar, por i hartuar dhe i përshkruar në mënyrën dhe stilin e UDB-ashëve.
Në atë raport me shkrim theksohen detaje të cilat dëshmojnë se ai nuk buron nga Ministria e Drejtësisë e as nga ajo e Punëve të Brendshme, pasi aty shihen fakte që nuk do duhej të ishin bërë publike e të cilat as Vasiqi nuk i bën publike në shënimin e tij.
Duke ndjekur shtypin serb, më kohë është parë eliminimi e përjashtimi i çdo gazetari që në çfarëdo mënyre ka nxjerrë ndonjë fakt për krimet konkrete.
Vështirë është të paramendohet ndonjë burim i katërt shkruan ai. Mirëpo, në atë raport, mungojnë disa detaje, të cilat gjenden në raportin e Drejtorit te burgut të Dubravës së Istogut, të datës 24 maj 1999, gjë që tek lexuesi forcon bindjen se fjala është për raport të (RDB-së).
Në vazhdim gazetari Vasiq thotë se iu ka përmbajtur përshkrimeve të cilat përputhen më shumë në të dy raportet. (kush e di se fakte kishte në ato dokumente, të cilat i ka parë Vasiqi në tërësi). Ky konstatim mund të nxirret lehtë nga fjalët e tij në fjalinë e sipërme.
Me 19 maj 1999, rreth orës 13.05, burgu i Dubravës (KPZ) në Istog, është sulmuar nga ajri me disa projektil. Në njërin raport thuhet konkretisht që është goditur personeli komandues i sigurimit dhe pavijoni i mbikëqyrjes se përforcuar, një pavijon i zbrazët, dhe ndërtesa e shërbimit të sigurisë (kazerma).
Me atë rast janë vrarë tre të dënuar shqiptar dhe shumë të tjerë janë plagosur. Të burgosurit tjerë( të dënuar) dhe (drejtori) janë vendosur pastaj në terrenet sportive.
Ekspertiza është kryer rreth orës pesë (17) pas dite. Pastaj ,deri më 21 maj, nuk ka të dhëna të tjera, ndërsa atë ditë, prej orës 8 e 20 minuta deri në orën 10.30, burgun e godasin-sipas raportit te drejtorit- se paku edhe 25 projektil të kalibrit më të madh dhe shumë të tjerë më të vegjël. Me atë rast vritet zëvendës-drejtori, ndërsa plagoset edhe një gardian.
Sipas njohurive të para pati dhjetëra të vrarë dhe dhjetëra të plagosur rëndë, shkruan drejtori i burgut me 24 maj, në raportin e tij. Pas dite është sjell një grup gazetarësh, mirëpo atëherë ka fluturuar një avion pa pilot i NATO-s, kështu që ata janë larguar me kohë. Pastaj ka ardhur edhe ekipi për ekspertizë, mirëpo nuk ka shkuar më larg se deri tek hyrja e pjesës së mbyllur të burgut, ngase serish ka filluar bombardimi. Sipas shikimit të thjeshtë të drejtorit, janë vrarë afër 100 të burgosur, shumica e të cilëve gjenden nën gërmadha. Raporti i shërbimit të sigurimit shtetëror (DB-se), shihet çartë se është i datës së mëvonshme, dhe flet për 93 të burgosur të vrarë në vend dhe 196 te plagosur rendë e lehtë. Të dy raportet theksojnë goditjen e murit dhe autorët vënë në dukje qëllimin e NATO-s që t’ua mundësojë ikjen të burgosurve.
Raporti i (RDB-së), madje precizon se në mesin e “ te burgosurve terrorist”, ka pasur kriminel, të cilët kanë vrarë shumë policë e ushtarë serbë, prandaj për këta janë interesuar pa ndërprerë Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe organizata të tjera të ashtuquajtura humanitare, dhe kjo merret si motiv i bombardimit. Mirëpo askush nuk ka arritur të ikë. Në raportin e drejtorit ,nuk theksohen veprat për të cilat ishin dënuar të burgosurit.
Këtu, në këto versione zyrtare hasim një dallim të dukshëm, shton Vasiqi. Në të dy raportet, thuhet se me datën 22 maj 1999, rreth orës pesë, në KPZ të Istogut ,kanë ardhur njësitë speciale të MUP-it të Serbisë dhe kanë hyrë në pjesën e mbyllur të burgut, ndërsa rojet, me urdhër të tyre janë tërhequr në unazën e jashtme të sigurisë. Njësitë speciale kanë ardhur rreth orës 17 të datës 23 maj dhe rreth orës pesë të mëngjesit të së njëjtës ditë. Dallimi qëndron në faktin se drejtori i burgut, thot në raportin e tij, kështu;” nuk dimë çka bënin atje, por janë dëgjuar shpërthime. Raporti i RDB nuk përmend shpërthimet. Siç do shohim më vonë, ky dallim do të dëshmohet i rëndësishëm.
Çka ngjau me të vërtetë?
Prokuroria e krimeve të luftës, në ndërkohë, brenda tre vjetësh ka konstatuar se nuk ka ngjarë gjithçka ashtu siç është shkruar në ato raporte, shton Vasiqi. Në ato raporte ka zbrazësi të rëndësishme. Se pari është bërë e ditur, se në kohën kritike, nga Burgu korrektues(serb.KPD)i Pozharevcit, për në Burgun korrektues (serb. KPZ të Istogut) janë dërguar një grup të burgosurish të dënuar për vepra të rënda penale. Nga ky grup, së paku 13 prej tyre ishin të dënuar (shumica), jo me më pak se 20 vjet burg. Paralel me këta të dënuar, transportohet dërgesa me armë prej 39 pushkësh automatike,12 pushko-mitralozë dhe një sasi e konsiderueshme bombash të dorës dhe municion, të gjitha këto nga rezervat e (KPD) Zabela te Pozharevcit, destinuar për rojet e Burgut në Istog. Të gjitha armët janë evidencuar dhe nënshkruar. (prapë tregon sa armë janë dërguar, por thotë se 13 të burgosurve u janë dhenë armët, ndërsa flitet për 39 pushkë automatike, 12 mitraloz dhe numër i pacaktuar bombash e municionesh, që lë të kuptohet se mbi të burgosurit shqiptar kanë shtënë shumë ma tepër njerëz se 13.)
Pse pikërisht ata të dënuar dhe për ç ‘arsye janë zhvendosur nga Pozharevci në Dubravë, e dinin të gjithë drejtuesit më të rëndësishëm shtetëror të Serbisë.
Sidoqoftë, atyre trembëdhjetë vetave u janë ndarë armët e përmendura dhe ata janë ngarkuar me to, për çka ekzistojnë reversët dhe nënshkrimet e tyre. ( reversët për armë theksohen vetëm për 13 veta, po për të tjerët nuk thotë asgjë. Kjo seshmon se gazetari ose donte të nxjerrë diçka konkrete ose të fsheh diçka konkrete. Krejt kjo mbetet në ndërgjegjen e tij, por gjithmonë duhet pasur parasysh se gazetari e ndjente rrezikun po të publikonte më shumë fakte. Edhe vetëm ato pak fakte që ka publikuar në mënyrë të tërthortë, mjaftojnë për ngritje të aktakuzës së rëndë.
Atëherë ka filluar masakrimi; sipas njohurive të Prokurorisë për krime të luftës, së paku 93 të dënuar shqiptarë, të burgosur në KPZ Dubrava, janë vrarë në periudhën prej 19 deri më 21 maj të vitit 1999 me plumba armësh të këmbësorisë dhe me bomba dore. Në prokurori thonë se ka pasur dy qasje; disa të burgosur janë sjellë në kuzhinë, kinse për t’iu ndarë cigare duhani; u janë ndarë cigaret dhe janë vrarë…,( nuk iu ka mbetur merak për cigare, sikur tallet Vasiqi në raportin e tij). Grupi i dytë është rreshtuar në fushës e sportit, dhe aty i kanë kositur me rafalë. Janë varrosur se paku në një varreze masive, ndërsa Serbia e ka akuzuar NATO-n për vrasjen e tyre.
Të dënuarit e ardhur (të mobilizuar për të vrarë të burgosurit shqiptar në Dubravë, (v. a.) nga Zabela pastaj, në mënyrë të rregullt i kanë kthyer armët(pasi kanë vrarë të burgosurit në Burgun e Dubravës, janë kthyer në Pozharevac dhe kanë marrë dhuratë nga 20 ditë pushim. Dihet saktë se disa vrasës të komanduar, janë kthyer në Pozharevc, e disa jo. Disa edhe sot e kësaj dite mbeten të akuzuar por vazhdojnë të jetojnë nëpër Evropë. Kinse për ta ka urdhër arreste serbe, dhe që ata, pasi të arrestohen, do të vuajnë dënimin.
Madje gazetari thotë se njëri prej këtyre vrasëseve, mban pozitën e bossit të një karteli të njohur kokainës, dhe duket emër i njohur. Njëfarë Simiqi, është arrestuar diku, por nuk dihet asgjë për opinion.
Kontingjentit spanjoll të KFOR-it , në ndërkohë i është tërhequr vërejtja dhe ka bërë eskumimin dhe ekspertizën mjeko-ligjore, në së paku një varr masiv të të burgosurve shqiptar, të vrarë në KPZ Dubrava të Istogut. Aty janë gjetur plumba pushkësh, të përshtatshëm për ekspertizë, copa bombash dhe të mjeteve tjera shpërthyese ,dhe shihet se kush me çka është vrarë.
Prokuroria e krimeve të luftës posedon reversët për armët, kush dhe me çfarë arme është ngarkuar, Janë shënuar numrat e pushkëve, numrat serik të tyre, lloji i armës dhe emrat e personave që i kanë marrë në posedim. Kishte mbetur të kryhej vetëm ekspertiza balistike, se kush me cilën pushkë ka shti dhe cilin të burgosur e ka vrarë.
Gënjeshtrat, thashethemet, maskimi;
Procedura fillestare hetimore, që po vazhdon, përfshinë së paku 160 dëshmitar, dhe më së paku 35 të dyshuar, prej të cilëve, 13 të përmendurit nga burgu Zabela i Pozharevcit, ndërsa të tjerët pjesëtarë të grupit, OPG të MUP-it të Serbisë, që janë paraqitur në KPZ të Istogut në kohën kritike.
Këtu duhet të kthehemi në fillim të ngjarjes, mirëpo, kësaj radhe nga pikënisja e Prokurorisë për krime lufte, dhe deri ku ka arritur ajo.
Se pari Burgu është bombarduar, pasi që NATO kishte të dhëna se aty fshihej Milorad Legija Ulemek, me elemente të njësitit të tij për operacione speciale JSO. Ai ishte atje, shton Vasiqi në shkrimin e tij ,por ishte tërhequr dy-tre ditë më parë në Beograd, pasi Millosheviqi kishte kuptuar se Kosova për te është rast i humbur. Kështu do të mund të shpjegohej edhe fluturimi i avionit të NATO-s pa pilot mbi këtë lokalitet, i cili përmendët në raportin e Drejtorit. Pastaj thuhet se drejtori ka informuar “ata lartë ” se kanë vrarë 200 të burgosur, në vend të 93-ve, të cilët ishin vrarë në aksionin e përbashkët të të burgosurve të Pozharevcit. Ministria e Drejtësisë dhe MUP-i, dyfishojnë numrin e të vrarëve, me shpresë se “ata lartë” do të heqin dorë nga kjo kasaphane. Mirepo,“ata lartë” kanë thënë; se duan se paku 500 të vrarë.
Kush janë “ata lartë?
Për këtë duhet pyetur Shainoviqi dhe ekipi i tij që bënte luftë në Kosovë në vitin 1999. Sa i përket atyre ardhjeve të njësive POG (Policisë speciale të MUPit),dhe për këtë ka shpjegim.
Në një çast, njëfarë komandanti i OPG ka kuptuar se çka ka ndodhur, dhe ka vrapuar deri në vendin e ngjarjes.
– A janë normal ata, ka pyetur ai; a do të besojë bota se NATO ka vrarë të burgosurit shqiptar me plumba pushkësh në KPZ në Istog? Atëherë ka filluar përpjekja për të fshehur krimin dhe maskimi i gjithë asaj që kishte ndodhur me të vërtetë. Po ai komandant ka sjell njerëzit e tij, të cilët kanë zbrazur pjesën e mbyllur te KPZ të Istogut dhe kanë filluar të vendosin mjete shpërthyese që hidhen nga raketat, prej Zolas 64 mm; e pabesueshme; me shpresë se ndoshta dikush do të besojë, se të burgosurit janë vrarë nga sulmet ajrore. Shikuar nga aspekti juridiko-penal, ngjarja në KPZ në Istog, nuk ka mundur të ndodhë pa dy vertikale të komandimit; Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendëshme. Edhe ftesa që iu bë ish ministrit Jankoviq del e arsyeshme dhe logjike. Kolegu i tij Vllajko Stojilkoviq, këtë e ka zgjidhur me kohë, si të themi… ( ka bërë vetëvrasje, v.a) Ku mbeten funksionarët tjerë, midis tyre dhe ata të (KPZ) të Istogut; gjeneralë të caktuar, kolonel, kryeshefa, drejtor të drejtoratëve, komandant të sigurimit, komandant të njësive në terren etj. Këtu, Prokuroria për krime lufte, përsëri (për të satën herë) ballafaqohet me rezistencën pasive të kuadrove të Millosheviqit, të ruajtura (të fshehura) pas kthesave të 5 (pesë) tetorit; dhe siç thotë një fjalë e urtë popullore “sorra sorrës nuk ia nxjerr sytë”, pra as gjenerali- gjeneralit. Po të “këndonte”(fliste) vetëm njeri prej tyre, të tjerët do të vraponin se kush kujt do t’ia rrëmbejë me parë lajmin, por askush nuk merr guximin ta bëjë këtë, thotë njëri nga hetuesit.
Rrëfimi më i dhembshëm është ai; se si ka kuptuar Prokuroria për masakrën në KPZ në Dubravë të Istogut;
Një grup rojash të cilët kanë parë gjithçka dhe e kanë ditur prej fillimit, kanë qenë të mashtruar dhe janë revoltuar. Në të vërtetë, ata kanë mbetur pa kompensim për orët e punës jashtë orarit dhe mëditjet, ngase, ndonjëri nga drejtorët(jo obligativisht ai nga periudha kritike), ka falsifikuar nënshkrimet e tyre, dhe ka marrë paratë e tyre. Atëherë, ata janë hidhëruar dhe kanë shkruar padi penale për krime lufte në KPZ në Istog.
-Nuk jepni paratë!? – E tash do të shihni çka do të bëjmë!
I njëjti rast ka ndodhë edhe me frigoriferët plot me kufoma të shqiptarëve që u gjeten në Batajnicë; Një shofer është zemëruar, nga se MUP-i nuk ia ka dhënë banesën e premtuar. Kjo është gjeja më e tmerrshme. Po të mos ua vidhnin mëditjet e premtuara dhe po të mos i plaçkitnin, asnjëherë nuk do te “këndonin”(tregonin) për krimet më të tmerrshme, që kishin bërë aty brenda burgut. Ndoshta ndonjëri edhe do të këndonte, po, por të mos bëjmë mëkate (thotë autori i tekstit). Kjo ishte eksperienca e tij e deritashme, thotë ai.
Në çdo fjalë e fjali të tij fshihen më shumë fakte, por ai si gazetar me përvojë, zgjodhi atë që ishte më pak e rrezikshme për kokën e tij. Megjithatë nuk e lanë të qetë edhe në revistën Vreme ku punoi si njëfarë opozitari.